Begaj mikpret senatorët amerikanë në Tiranë Archives - Albeu.com

Begaj mikpret senatorët amerikanë në Tiranë, Chris Murphy dhe Gary Peters: SHBA-të, miku e aleati më i madh i shqiptarëve
President, Bajram Begaj priti sot në një takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të një turi rajonal. Ata shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizitat e shumta kohët e fundit, jo vetëm nga zyrtarë të administratës amerikane të ngarkuar me Ballkanin Perëndimor, por edhe të përfaqësuesve të dy dhomave të Kongresit, janë shprehja më e mirë e kësaj vëmendje në rritje.

Presidenti Begaj,vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA-të, si dhe nënvizoi se për Shqipërinë e shqiptarët, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre.

Më tej, Begaj përshëndeti bashkëpunimin shumë të mirë që dy vendet kanë pasur, veçanërisht gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kanë ndërmarrë iniciativa të përbashkëta për të dënuar agresionin e paprovokuar e të pajustifikuar ushtarak rus në Ukraninë, përmes rezolutave të ndryshme.

Në këtë kuadër, Presidenti u ndal edhe tek sfidat e reja me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit Perëndimor, si dhe rritjen e aktivitetit kërcënues nga aktorë të tretë dashakeqës ndaj zhvillimeve euroatlantike në rajon.

Begaj shprehu mirënjohjen gjithashtu edhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen që agjencitë e specializuara amerikane po japin për përballimin e sulmeve kibernetike, që kanë si synim kryesor dëmtimin e infrastrukturës dixhitale të shtetit shqiptar.

Ndërsa, duke iu referuar dialogut Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj, nënvizoi nevojën e përkthimit të dakordësimit publik të Ohrit mes palëve në një marrëveshje të detyrueshme ligjore e të njohur ndërkombëtarisht. “Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke do të kishte një ndikim shumë pozitiv për sigurinë dhe progresin e rajonit të Ballkanie Perëndimor”, nënvizoi Begaj./albeu.com/

The post Begaj mikpret senatorët amerikanë në Tiranë, Chris Murphy dhe Gary Peters: SHBA-të, miku e aleati më i madh i shqiptarëve appeared first on Albeu.com.