Becchetti Archives - Albeu.com

“Becchetti”/ Albcontrol nuk ka arkëtuar rreth 105 mln € në 3 vjet, merr 74 mln € hua nga shteti
Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023.

Këto të ardhura, Albcontrol duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, ulje-­ngritje e mbikalime për periudhën 2021-2023.

E dhëna është bërë e ditur në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare të bilancit të Albcontrol të vitit 2023. Zëri “Llogari të arkëtueshme nga kompanitë ajrore”, i cili paraqet të drejtat për arkëtim për shoqërinë, por që nuk janë arkëtuar paratë për këto të ardhura, është rritur me shpejtësi nga viti 2021, kur u bë dhe bllokimi i llogarive të Albcontrol, pranë Eurocontrol.

Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021, u rrit në 6.7 miliardë lekë në vitin 2022 për të arritur në 10.5 miliardë lekë në 2023, me një rritje prej 57% brenda vitit.

“Këto aktive afatshkurtra në vlerën 10,385,744,284 lekë përfaqësojnë, të drejtat e shoqërisë më 31.12.2023 ndaj kompanive ajrore në vlerën 10,501,942,029 leke, nga të cilat llogari të dyshimta për vitin 2023, janë në vlerën 116, 197, 745 leke.

Gjatë vitit 2023 ashtu si edhe gjatë vitit 2022, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit, për ngrirjen e llogarive të Albcontrol sh.a. pranë organizatës Eurocontrol”, thuhet në raportin e audituesve.

Eurocontrol është organizatë paneuropiane e dedikuar në mbështetjen e aviacionit europian, me seli në Bruksel.

Në vitin 2023, kompania raportoi të ardhura prej 3.3 miliardë lekësh, në rritje me 20% në krahasim me vitin e mëparshëm, si rrjedhojë e gjallërimit të aktivitetit ajror pas pandemisë.

Megjithatë në raport thuhet se Albpetrol ka llogari në pritje të ardhura për tu marrë në vlerën 2.6 miliardë lekë, nga të cilat 1.12 miliardë lekë janë të ardhurat e vitit korrent dhe 1.46 miliardë lekë të vitit të mëparshëm.

“Të ardhurat nga ky shërbim publik janë njohur dhe kontabilizuar sipas parimit të të drejtave të konstatuara”, thuhet në raport.

Audituesit: Ngrirja e llogarisë krijon pasiguri për vijimësinë e shoqërisë

Audituesit kanë dhënë opinion me rezervë në bilancin e 2023 duke pohuar se nuk janë në gjendje të vlerësojnë efektin që ndonjë korrigjim i mundshëm nga zhvlerësimi i llogarive të arkëtueshme do të kishte në pasqyrat financiare të shoqërisë.

Albcontrol në bilanc ka zhvlerësuar si llogari të arkëtueshme të dyshimta vetëm 116 milionë lekë, nga 10.5 miliardë lekë që është shuma totale për tu arkëtuar, ose vetëm 1% të totalit.

“Shuma e zhvlerësimit deri në masën e vlerës së tyre të rikuperueshme do ulte vlerën e aktiveve dhe të kapitaleve të veta në të njëjtën masë”, thuhet në raportin e audituesve.

Audituesit nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre se “si rezultat i vendimit të gjykatës së Brukselit, llogarite bankare të shoqërisë Albcontrol sha pranë Eurocontrol janë ngrirë, që mund të krijojë ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e Shoqërisë për të vazhduar në vijimësi.

Megjithatë ata theksojnë se “Albcontrol ka statusin e një enti publik jobuxhetor dhe jofitimprurës.

Fondet e përfituara nga tarifat e përcaktuara në ligjin 40/2024 “Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol “, përdoren ekskluzivisht për mbulimin e kostos së ofrimit të shërbimeve të lundrimit ajror dhe mundësimin e veprimtarisë së Albcontrol-it, në funksion të këtyre shërbimeve, në përputhje me parimet dhe marrëveshjet nderkombëtare dhe gëzojnë imunitet nga urdhrat e ekzekutimit deri në masën e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit normal të Albcontrol-it”.

74 milionë euro kredi për të përballuar aktivitetin

Pamundësia për të arkëtuar paratë nga shërbimet që ajo ofron kanë detyruar Albcontrol që të marrë kredi dhe ndihma pranë institucioneve shtetërore.

Në fund të vitit 2023, Albcontrol kishte një principal kredie për tu paguar prej 7.4 miliardë lekë, nga 2.4 miliardë lekë në 2022. Nga kjo shumë, 421 milionë lekë janë dhënë hua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit Rrugor.

Për këtë kredi afati i shlyerjes është shtyre brenda 6 mujorit të parë 2025, së bashku me interesat dhe komisionet që do ti paguhen huadhënësit.

Qeveria nga ana e saj ka dhënë një mbështetje financiare prej 3 miliardë lekë përmes një akti normativ të miratuar në dhjetor 2023.  Shoqëria do të kthejë shumën e marrë brenda 31.07.2026 (shlyerja do të bëhet me 3 këste të barabarta gjashtëmujore duke filluar me këstin e pare të pagueshëm në date 31.07.2025).

4 miliardë lekë të tjera janë dhënë mbështetje financiare me vendim të Asamblesë së Aksionarit, përkatësisht nga 2 miliardë lekë në dhjetor 2022 dhe nëntor 2023. Aksioneri i Albcontrol është Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Konflikti me Becchetti, shteti ende njeh detyrim 108 milionë euro

Zanafilla e përplasjes mes shtetit dhe investitorit nisi në qershor të 2015-ës,  kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Bllokimi i këtyre aseteve çoi edhe në mbylljen e televizionit Agon Channel, element që u përdor nga Beccheti për të çuar çështjen në Arbitrazh.

Përballja e Shqipërisë me investitorin italian, Francesco Becchetti, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, përfundoi me një vendim në favor të tij, duke i akorduar një kompensim prej 110 milionë eurosh në vitin 2020.

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti ku u regjistrua një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë.

Por në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare.

Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku një prej tyre është llogaria e Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Në buxhetin faktik 2023, qeveria e konsideron si kontingjent për tu paguar vendimin që Gjykata e Arbitrazhit ka dhënë për çështjen Becchetti ku shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë sipërmarrësit 108 milionë euro.

Ky detyrim përbën rreth 60% të totalit të kontingjentit ndaj arbitrazhit deri në fund të vitit 2023./Monitor

The post “Becchetti”/ Albcontrol nuk ka arkëtuar rreth 105 mln € në 3 vjet, merr 74 mln € hua nga shteti appeared first on Albeu.com.

Kompania Albcontrol në rrezik falimenti pas bllokimit të llogarive nga Becchetti
Nga; Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare u detyrua të fusë dorën në xhepin e taksapaguesve për t’i dhënë hua kompanisë publike Albcontrol, pasi gjendja e saj financiare mbërriti në pikën e falimentit si rrjedhojë e bllokimit të dhjetëramiliona eurove të ardhura nga kërkesa e biznesmenit italian, Francesco Beccheti për pagesën e gjobës së dhënë nga gjykata e Arbitrazhit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama, ka pretenduar gjatë viteve të fundit më shumë se një here se ai nuk ka ndër mend që të paguajë gjobën e rëndë, të vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit,  kundër qeverisë së tij në favor të biznesmenit kontrovers Italian Francesco Becchetti, për konfiskimin e paligjshëm të televizionit Agon Channel nga autoritetet shqiptare në vitin 2015.

Por ndryshe nga sa pretendon Rama, duket se taksapaguesit shqiptarë  jo vetëm që po paguajnë 108 milionë eurot e caktuara nga gjykata si dëmshpërblim për shkeljen e të drejtave të biznesmenit italian nga qeveria shqiptare, por me gjasa, po paguajnë edhe interesat shtesë.

Pagesat po bëhen përmes llogarive të kompanisë publike, Albcontrol pranë organizatës Eurocontrol.

“Gjatë vitit 2022, ashtu si edhe gjatë vitit 2021, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi en route dhe terminal charge si pasojë e një vendimi të gjykatës së shkallës së parë të Brukselit, për ngrirjen e llogarive të Albcontroll Sh.A. pranë organizatës Eurocontrol,” thuhet në raportin e Albcontrol mbi bilancin e vitit 2022. Totali i këtyre shumave të bllokuara deri në dhjetor 2022 ishte 6.75 miliardë lekë [mbi 60 milionë euro me kursin e kohës].

Kompania publike, Albcontrol gjendet aktualisht në rrezik falimenti si pasojë e faktit që nuk është në gjendje të tërheqë të ardhurat e saj nga shërbimet e shitura për shkak se gjykatat belge kanë pranuar kërkesën e Becchettit për të bllokuar llogaritë e saj për të shlyer dëmshpërblimin që Gjykata e Arbitrazhit i ka dhënë atij.

Në dhjetor, qeveria i akordoi Albcontrol, një hua me vlerë afro 30 milionë euro pa dhënë shpjegime.

Por, duket se huaja lidhet me pamundësinë e Albcontrol për të kryer operacionet e zakonshme në kushtet e bllokimit të llogarive.

Ndërsa qeveria nuk jep shpjegime për situatën, të dhëna shtesë shfaqen në bilancin e kompanisë Albcontrol, i cili u depozitua së fundmi në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Bilanci që u depozitua me gjashtë muaj vonesë, paraqet situatën në fund të vitit 2022 dhe audituesi i bilancit ka “ngelur” raportimin financiar të administratës së kompanisë, duke theksuar se bllokimi i të ardhurave të saj në Belgjikë, sugjeron se kompania është në gjendje të ndryshme financiare nga çfarë raportohet.

Para të bllokuara

Albcontrol është një kompani aksionere nën pronësinë e tatimpaguesve shqiptarë. Ajo ofron shërbimin e fluturimeve ajrore që ulen ose ngrihen në Shqipëri, ose që kalojnë mbi qiellin shqiptar.

Të ardhurat e zakonshme të kompanisë për vitin 2022 ishin mbi 2.7 miliardë lekë “rreth 24 milionë euro”.

Por duke qenë se kompania operon si pjesë e një sistemi ndërkombëtar të shërbimeve për transportin ajror civil, pagesat e klientëve të saj depozitohen në Bruksel dhe jo në Tiranë, para se të transferohen në dispozicion të kompanisë.

Në së paku dy raste, llogaritë e Albcontrol në Belgjikë janë bllokuar si pasojë e mungesës së vullnetit nga qeveria shqiptare për të respektuar vendime gjyqësore. Në rastin e parë ishte kompania General Electric, e cila kërkoi dhe mori 25 milionë dollarë dëmshpërblim kur qeveria e ish-kryeministrit Si Berisha, vendosi të anulojë në mënyrë të njëanshme një kontratë që qeveria e mëparshme, kishte firmosur me kompaninë amerikane për ndërtimin e një linje hekurudhore.

Kësaj here, gjithsesi, shifrat në lojë janë të stërmëdha. Bilanci i Albcontrol, duket se ka klasifikuar llogaritë e bllokuara si “llogari të arkëtueshme”.

Pasqyra e gjendjes financiare tregon se këto “llogari të arkëtueshme” ishin 6.7 miliardë lekë në fund të vitit 2022, shifër që ka gjasa është rritur më tej gjatë vitit 2023.

Kompania duket se ka marrë 2 miliardë lekë hua gjatë vitit 2022, për të mbuluar shpenzimet në kushtet e bllokimit të të ardhurave, përveç 3 miliardëve që iu dha nga Këshilli i Ministrave në dhjetor.

Në fakt, huatë nga qeveria për Albcontrol, duket se janë një lojë fjalësh dhe audituesit e kompanisë kanë “ngelur” raportimin financiar të administratorëve duke dhënë “opinion me rezervë”.

Audituesit vërejnë se kompania është një shoqëri aksionere jofitimprurëse, synimi i saj është që të garantojë shërbimin publik që ofron dhe jo të nxjerrë fitime. Dhe tarifat e saj përcaktohen në bazë të kostos.

Për rrjedhojë, kompania nuk nxjerr dot fitime për të shlyer huatë që qeveria i ka akorduar asaj nga paratë e taksapaguesve dhe në instancë finale, taksapaguesit po paguajnë faturën e gjobës së Becchettit në mënyrë indirekte, pavarësisht se kryeministri Edi Rama pretendon se kjo nuk po ndodh.

Sipas audituesve: “ne kemi ndeshur informacione publike, si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës së Apelit në Bruksel, që mund të krijojë ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e Shoqërisë për të vazhduar në vijimësi”.

Audituesit vërejnë gjithashtu se Albcontrol sipas ligjit “nuk është një subjekt fitimprurës”.

Ajo mbulon nevojat e saj me të ardhura, të cilat duhet të jenë të barabarta me fitimet.

Për këtë arsye, dukshëm qeveria shqiptare po i jep Albcontrol hua, e cila ka zero shanse të kthehet.

Gjoba e Becchettit është një nga pasojat financiare të sjelljes së qeverive të ndryshme ndaj investitorëve të huaj.

Së fundmi, një numër kompanish kanë ngritur pretendime shtesë ndaj qeverisë për ndërprerje të njëanshme të kontratave në lidhje me vendimin e papritur të Ramës, për të dhënë me koncesion për ndërtim pallatesh në portin e Durrësit.

The post Kompania Albcontrol në rrezik falimenti pas bllokimit të llogarive nga Becchetti appeared first on Albeu.com.

110 mln euro për Becchettin, reagon Rama: Lajm në prag fushate, nuk i ka marrë asnjëherë paratë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Arbitrazhit për të  dëmshpërblyer me 110 milionë euro biznesmenin Becchetti pas mbylljes së Agon Channel.

Në një postim në Tëitter, Rama shkruan se “para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€”, dhe sipas tij është një lajm i prodhuar nga kundërshtarët e tij.

Rama: Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!

Në një vendim të marrë më 29 mars, një gjykatë e përbërë nga shtetasi amerikan Grant Hanessian si kryetar, Robert Anderson KC i Mbretërisë së Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicrës urdhëruan rrëzimin e përshpejtuar të kërkesës për rishikim nga ana e Shqipërisë si qartazi pa merita ligjore.

Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk kishte vërtetuar se kishte marrë dijeni për ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.

Çështja u hap në Gjykatën e arbitrazhit në vitin 2015, ku paditësit pretendonin se ishin viktima të një fushate të motivuar politikisht që synonte investimet e tyre në sektorët e medias, hidroenergjisë dhe menaxhimit të mbetjeve të vendit.

Fushata e supozuar përfshinte procedime penale shqiptare kundër Becchettit dhe drejtuesve të tjerë. Sipas pretenduesve, masat u nxitën nga kritikat ndaj qeverisë nga stacioni i tyre televiziv Agon, i cili u mbyll dhe pajisjet iu sekuestruan.

Shqipërisë përveç shumës prej 110 milionë euro të vendosura në vendimin e parë, i shtohet edhe detyrimi prej 145 mijë euro si detyrime për rihapjen e çështjes./Albeu.com/

The post 110 mln euro për Becchettin, reagon Rama: Lajm në prag fushate, nuk i ka marrë asnjëherë paratë appeared first on Albeu.com.

Komisioni hetimor “Becchetti”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me komisionin hetimor “Becchetti”.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Gjykata.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 10.03.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (jo më pak se ¼-ta e deputeteve), me objekt:

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 80/2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”””.

Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin e ¼-ës të deputetëve që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues në raport me ¼-ën e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisionit hetimor.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese./albeu.com/

The post Komisioni hetimor “Becchetti”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD appeared first on Albeu.com.

PS rrëzon kërkesën e PD-së për “Becchettin” jep OK me kushte për hetimin e 25 Prillit
Shumica socialiste do të rrëzojë një nga tre komisionet hetimore që ka kërkuar Partia Demokratike, ndërsa për dy të tjerët ka dhënë “OK”, por me kushte.

Gazetarja e “ABC”, Esiona Konomi mëson nga burime brenda grupit parlamentar të PS-së që u mblodh mëngjesin e sotëm nën drejtimin e Taulant Ballës, se shumica ditën e enjte do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becchetti”, ndërsa për “Inceneratorët” dhe atë që e cilëson “masakër zgjedhore” në 25 Prill do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

Vendimi i shumicës socialiste pritet që të shkaktojë reagim të fortë te Partia Demokratike, e cila do të këmbëngulë te hetimi i çështjes “Becchetti”, por edhe te qëndrimi që ka duke mos ndryshuar objektin hetimor për dy komisionet e tjera që ka kërkuar. Seanca e së enjtes pritet që të sjellë debate të forta në Kuvend./ Abcnews.al

The post PS rrëzon kërkesën e PD-së për “Becchettin” jep OK me kushte për hetimin e 25 Prillit appeared first on Albeu.com.

Qeveria e “mbytur” në borxhe, Denaj: Do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë, mund të paguhen me këste
Qeveria shqiptare do të paguajë mbi 263 mln euro për gjyqe të humbura në arbitrazh, 110 mln euro nga të cilat i takojnë çështjes me sipërmarrësin Francesco Becchetti. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, ministrja e Financave Anila Denaj tha se detyrimet ndaj Becchettit do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë.

“Ne patjetër që do ta paguajmë. Hyn edhe në negociata. Po në rastin e Beketit, ne jemi në pritje të përgjigjes nga Avokatura e Shtetit. Ne nuk mundemi dhe juridikisht të buxhetojmë procesin nqs Avokatura e Shtetit nuk thotë tani ky vendim duhet zbatuar. Ka procese dhe ka kontrata që nëse do të negocioheshin në kohë mund të kishin kompensuar dhe dëmin e fitimit të gjyqit. Dhe sa më shumë ta lëmë në kohë, jemi duke shtyrë një proces që nuk është në të mirë të shqiptarëve. Nuk po flas për rastin konkret këtu. Por në momentin që procedurat finalizohen atëherë janë detyruese për buxhetin e shtetit. Dhe ata kanë vëmendjen për tu paguar proporcionalisht sipas fondeve. Nëse vjen e formës së prerë do të duhet të hiqet një fond nga një proces tjetër.”- tha Denaj.

Ministrja shtoi se qeveria ka arritur një marrëveshje e cila i lejon pagesën me këste të një prej këtyre faturave.

“Ka dhe marrëveshje brenda katër elementëve që listuat pa qënë nevoja të themi kush. Pra edhe elementi marrëveshje me palën është një element i njohur. Marrëveshje për ta shtyrë me këste pagesash ose për të arritur një marrëveshje e cila mund të cojë… se mund të ketë disa produkte në proces. Por atë që vlen sot të themi ; çdo proces gjyqësor është një dëm por do duhej Shqipëria për hir të këtij dëmi të mbante një dëm më të madh? Këtë duhet ta vlerësojmë dhe për secilin rast duhet të shkojmë të bëjmë një analizë. E parë nga jashtë nuk vlen. është gjykim personal.” – tha Denaj në Përballë.

The post Qeveria e “mbytur” në borxhe, Denaj: Do të shlyhen kur vendimi të jetë i formës së prerë, mund të paguhen me këste   appeared first on Albeu.com.

Borxhi i Becchetti-t, Basha: Do t’i paguajnë ata që i kanë shkaktuar dëmin jo taksat e shtetit (VIDEO)
Lulzim Basha i ftuar në Zonë e Lirë komentoi gjobën që i detyrohet shteti shqiptar Becchettit. Ai tha se  nuk do lejojë që 120 milion eurot të dalin nga xhepat e shqiptarëve.

“Jo nga buxheti i shtetit, por prmes instrumentave të tjera që shtetet e tjera i kanë përdorur, nga ata që i kanë shkaktuar këto dëme. Ne do kalojmë ligje që sot i kanë vende skandinave … Nuk kam gjë personale, por mendon se do lejoj 120 milionë euro të dalin nga paratë e shqiptarëve? I kemi gati praktikat më të mira botërore të cilat do bëjnë një gjë; kur një individ me pushtet dëmton me vetëdije interesat e publikut, nuk do paguajë publiku, por vet ai”, tha Basha.

The post Borxhi i Becchetti-t, Basha: Do t’i paguajnë ata që i kanë shkaktuar dëmin jo taksat e shtetit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.