Be Archives - Albeu.com

Von der Leyen: Zgjedhja e presidentit hapi i radhës, stabiliteti institucional themeli i rrugës drejt BE-së
<html><head></head><body>

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se vendi po kalon një periudhë kyçe politike dhe kërkoi që të ruhet stabiliteti institucional e të vazhdojnë bisedimet ndërmjet partive.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen komentoi edhe vendimin e Dhomave të Specializuara, duke e lidhur atë me përgjegjësinë individuale të të pandehurve.

“Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet. Mbrojtja ka të drejtë që të apelojë, por një gjë është e qartë: ky aktgjykim ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të personave të pandehur. Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, theksoi ajo.

Ajo u bëri thirrje institucioneve dhe qytetarëve që të nderojnë kujtimin e të gjitha viktimave dhe të ecin përpara drejt pajtimit.

Duke u ndalur te situata politike, Presidentja e KE-së e vlerësoi si pozitiv krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë, duke shtuar se tani duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës.

“Kuvendi dhe qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i radhës është zgjedhja e presidentit apo presidentes”, u shpreh ajo.

Sipas saj, bashkëpunimi mes subjekteve politike është i rëndësishëm, pasi pa stabilitet institucional nuk mund të ketë reforma apo zhvillim ekonomik.

“Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje për reforma, për rritje dhe për përparim në rrugëtimin tuaj drejt BE-së”, deklaroi ajo.

Von der Leyen rikonfirmoi përkrahjen e Bashkimit Evropian për rrugën evropiane të Kosovës, por e kushtëzoi atë me zbatimin e reformave.

Ajo njoftoi se Kosova mund të marrë deri në 882 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa deri tani është disbursuar vetëm 62 milionë euro si parafinancim.

“Plani i Rritjes mund t’ju çojë më afër drejt tregut të përbashkët dhe ju duhet ta kapni këtë mundësi”, tha ajo.

Institucionet e Kosovës u ftuan që të përshpejtojnë reformat dhe të sigurojnë funksionalitet të plotë institucional.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi dy fusha ku pret përparim të mëtejshëm: procesin e roaming-ut dhe anëtarësimin e mundshëm në SEPA.

“Tani keni kryenegociatorin e emëruar dhe shpresojmë që negociatat të fillojnë”, u shpreh ajo për çështjen e roaming-ut.

Për SEPA-n, von der Leyen deklaroi se miratimi i legjislacionit përkatës do t’i hapte rrugën Kosovës drejt Zonës së Përbashkët të Pagesave në Euro.

Sipas saj, SEPA mund t’u kursejë bizneseve të Ballkanit Perëndimor deri në 500 milionë euro në vit.

Presidentja e Komisionit Evropian trajtoi edhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të besimit me komunitetin serb.

“E ardhmja evropiane e Kosovës varet nga shoqëria që e ndërton. Kosova duhet të ruajë karakterin multietnik, të ndërtojë besimin me komunitetin serb”, tha ajo.

Ajo kujtoi disa arritje të vitit, si marrëveshjen e 14 marsit dhe marrëveshjen për personat e pagjetur.

Gjatë vizitës në Kosovë, von der Leyen parashikohet të shkojë edhe në Universitetin e Prishtinës, ku do të takohet me studentë dhe do të vizitojë ambientet e ndërtuara me fonde të Bashkimit Evropian.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Kosovës”, përfundoi ajo.

</body></html>

The post Von der Leyen: Zgjedhja e presidentit hapi i radhës, stabiliteti institucional themeli i rrugës drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

Fehlinger-Jahn: Integrimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të të zhdukurve
<html><head></head><body>

Ekonomisti austriak Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, kërkon që Bashkimi Evropian ta bëjë bashkëpunimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë pjesë të rëndësishme të procesit të integrimit të Serbisë. Sipas tij, kjo përfshin hapjen e arkivave, identifikimin e vendeve të varreve dhe dokumentimin e plotë historik.

Fehlinger-Jahn iu drejtua edhe kryetarit të SNS-së, Millosh Vuçeviç, për arrestimin e nëntë personave në Zubin Potok. Ai tha se pretendimet për pafajësinë e tyre duhet të mbrohen në gjykatë, ndërsa çdo akuzë për fabrikim provash ose shkelje të të drejtave nga policia duhet të dokumentohet dhe të vërtetohet.

Sipas tij, cilësimi i arrestimeve si «terror» apo «spastrim etnik» nuk u jep përgjigje provave materiale dhe nuk ndihmon në identifikimin e personave të zhdukur. Ai theksoi se fushata politike nuk mund të zëvendësojë përgjigjet ndaj provave forenzike dhe se kalendari zgjedhor në Serbi nuk duhet të ndikojë në kohën e hetimeve penale në Kosovë.

Fehlinger-Jahn bëri thirrje për vigjilencë të shtuar gjatë tetorit, në një periudhë që e cilësoi politikisht të ndjeshme në Serbi. Ai kërkoi që gjithçka të dokumentohet dhe që retorikës politike t’i përgjigjen me fakte të verifikueshme, arkiva, ADN, prova forenzike dhe të drejtë ndërkombëtare, jo me propagandë.

Në qendër të apelit të tij janë personat e pagjetur dhe e drejta e familjeve për të mësuar të vërtetën e për t’i pasur pranë të dashurit e tyre. Ai kërkoi kërkimin e çdo të zhdukuri, hapjen e çdo arkivi përkatës, zbulimin e varreve dhe identifikimin e viktimave, në mënyrë që ato t’u kthehen familjeve aty ku familjet dëshirojnë dhe të nderohen me dinjitet. Fehlinger-Jahn kërkoi gjithashtu përcaktimin e zinxhirit të përgjegjësisë dhe llogaridhënie për çdo krim që ende mund të provohet.

Duke kujtuar se kanë kaluar 27 vjet, ai tha se asnjë i zhdukur nuk duhet harruar, asnjë varr i fshehur nuk duhet shpërfillur, asnjë viktimë e identifikuar nuk duhet të mbetet pa u kthyer me dinjitet dhe asnjë arkiv përkatës nuk duhet të qëndrojë i mbyllur. Mesazhin e mbylli me kërkesën që të evidentohen të gjitha viktimat e të përcaktohen faktet: së pari e vërteta, më pas drejtësia e mbështetur në prova dhe, në fund, pajtimi.

</body></html>

The post Fehlinger-Jahn: Integrimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të të zhdukurve appeared first on Albeu.com.

Përfundon protesta e 123 kundër qeverisë me thirrjen “Nesër më shumë”; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
Protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u mbyll me thirrjet “Nesër më shumë”. Qytetarët thanë se revolta do të vazhdojë dhe se dorëheqja e Ramës mbetet një kërkesë e panegociueshme.

Gjatë marshimit në kryeqytet, protestuesit thirrën “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Ata ndezën edhe flakadanë.

Më herët, presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen, ishte takuar me kryeministrin Edi Rama. Qytetarët u mblodhën në pika të ndryshme të Bulevardit, pasi policia nuk i lejoi ta zhvillonin tubimin në sheshin përpara Kryeministrisë.

The post Përfundon protesta e 123 kundër qeverisë me thirrjen “Nesër më shumë”; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës appeared first on Albeu.com.

Aplikimi i Kosovës në BE pa përparim, katër vjet pas dorëzimit
<html><head></head><body>

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar më 15 dhjetor 2022, nuk ka kaluar në asnjë hap tjetër të procedurës. Edhe pse këtë dhjetor bëhen katër vjet nga dorëzimi i tij, Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, tha se rruga drejt anëtarësimit mbetet e bllokuar, pavarësisht përparimit në disa fusha dhe zbatimit të reformave.

Kosova vazhdon të jetë vend potencial kandidat. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se mund ta përgatisë Opinionin për aplikimin e saj, nëse merr një kërkesë të tillë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Sipas Zulfajt, synimi i menjëhershëm është marrja e statusit të kandidatit. Ai vlerëson, megjithatë, se ky status nuk do të mjaftonte më vete dhe se negociatat e anëtarësimit duhet të hapen pothuajse në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, Kosova ka bërë përparim në disa detyrime të integrimit evropian. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është në fuqi që nga viti 2016, vendi përfiton asistencë para-anëtarësimi dhe po zbaton agjendën e reformave të Planit të Rritjes.

Zulfaj e cilësoi BE-në si donatorin dhe partnerin më të madh tregtar të Kosovës, duke theksuar se integrimi evropian është në interes të të dyja palëve. Ai paralajmëroi se vonesat institucionale kanë ndikuar në zbatimin e reformave dhe mund të prekin edhe përfitimin e disa fondeve evropiane.

Sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së, Zulfaj tha se Kosova është plotësisht e përafruar me të, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë. Për këtë arsye, ai nuk sheh ndonjë pengesë reale në këtë drejtim.

Mes pengesave të tjera në rrugën evropiane, ai renditi dialogun me Serbinë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së. Sipas tij, integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin, por edhe me forcimin e sundimit të ligjit, të institucioneve demokratike dhe të tranzicionit energjetik.

</body></html>

The post Aplikimi i Kosovës në BE pa përparim, katër vjet pas dorëzimit appeared first on Albeu.com.

Gashi dhe ambasadori Schuebel diskutojnë reformat në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit
<html><head></head><body>

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe anëtari i këtij institucioni, Visar Krasniqi, zhvilluan të mërkurën një takim me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.

Bashkëbisedimi u përqendrua te reformat në sistemin prokurorial, sundimi i ligjit dhe sfidat e rekomandimet e paraqitura në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Gashi e falënderoi ambasadorin Schuebel për përkrahjen e vazhdueshme që Zyra e BE-së i ka dhënë sistemit prokurorial në Kosovë, veçanërisht në proceset reformuese dhe në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, kryesuesi i KPK-së prezantoi punën dhe prioritetet e Këshillit, duke vënë theksin te rritja e efikasitetit dhe rezultateve të prokurorive, përmirësimi i performancës institucionale dhe fuqizimi i mekanizmave të llogaridhënies, në përputhje me mandatin dhe kompetencat ligjore të KPK-së.

Ambasadori Schuebel shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai gjithashtu e informoi Gashin për një projekt të ri në fushën e drejtësisë.

Palët shqyrtuan edhe masat e ndërmarra nga KPK-ja për adresimin e sfidave dhe rekomandimeve të përfshira në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën.

Një temë e veçantë ishte përfshirja e komunitetit serb në sistemin prokurorial. Sipas KPK-së, të dyja palët u pajtuan se procesi i integrimit duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

KPK-ja bëri të ditur se gjatë këtij viti ka realizuar një sërë angazhimesh të rëndësishme për konsolidimin dhe avancimin e sistemit prokurorial. Në mesin e tyre janë procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe avancimi i Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Informacionit dhe Lëndëve (SMIL), çështje këto të përmendura edhe në raportet e mëparshme të BE-së.

Gashi nënvizoi se rezultatet konkrete, reformat dhe masat e ndërmarra nga KPK-ja gjatë këtij viti duhet të pasqyrohen në mënyrë të plotë dhe objektive në raportin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Në përmbyllje, përfaqësuesit e të dy institucioneve riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky bashkëpunim synon forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit në institucionet e drejtësisë dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Kosovës.

Në fund të takimit, Arian Gashi i dorëzoi ambasadorit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, një dhuratë simbolike.

</body></html>

The post Gashi dhe ambasadori Schuebel diskutojnë reformat në drejtësi dhe forcimin e sundimit të ligjit appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen viziton Kosovën më 1 tetor, BE-ja harton udhërrëfyes për Shqipërinë dhe Malin e Zi
<html><head></head><body>

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë në Kosovë të enjten, më 1 tetor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ajo pritet të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti, bëri të ditur zyra e saj.

Vizita në Kosovë është pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor. Udhëtimi i von der Leyen nis të mërkurën në Tiranë, vijon pas Prishtinës në Podgoricë të enjten dhe mbyllet të premten në Shkup. Sipas Komisionit Evropian, në qendër të diskutimeve do të jenë perspektiva e anëtarësimit në BE, integrimi gradual dhe zbatimi i Planit të Rritjes për rajonin.

Ky udhëtim zhvillohet në një kohë kur Komisioni Evropian po përgatit udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë shënuar përparim më të madh. Von der Leyen e njoftoi këtë nismë në fjalimin e 16 shtatorit, por nuk bëri të ditur emrat e vendeve. Raportimet e mediave sugjerojnë se dokumentet do të përfshijnë Shqipërinë dhe Malin e Zi në Ballkanin Perëndimor, si dhe Moldavinë e Ukrainën në lindje të Evropës. Udhërrëfyesit synojnë të përcaktojnë reformat, kushtet dhe afatet orientuese për fazat e ardhshme të negociatave, ndërsa propozimet nuk janë prezantuar ende zyrtarisht.

Gjatë vizitës në Podgoricë, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq. Mali i Zi konsiderohet vendi më i avancuar në procesin e negociatave për anëtarësim, pasi ka hapur të 33 kapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht 18 prej tyre, sipas të dhënave të fundit të Komisionit.

Sipas raportimeve nga Komisioni Evropian, Bashkimi Evropian ka nisur gjithashtu përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe ka propozuar një paketë financiare që do të mbështeste kalimin e mundshëm të vendit drejt anëtarësimit.

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk janë përfshirë në itinerarin aktual të turneut. Komisioni Evropian ka deklaruar se von der Leyen synon t’i vizitojë këto dy vende në një moment të mëvonshëm, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme atje.

</body></html>

The post Von der Leyen viziton Kosovën më 1 tetor, BE-ja harton udhërrëfyes për Shqipërinë dhe Malin e Zi appeared first on Albeu.com.

BE shqyrton afate për anëtarësimin e katër vendeve, ndërsa Kosova, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbeten jashtë planit
<html><head></head><body>

Brukseli po shqyrton për herë të parë mundësinë e përcaktimit të datave orientuese për Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë, me synim përmbylljen e etapave kryesore të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Propozimet e reja do t’u ofronin këtyre katër vendeve, që konsiderohen më pranë anëtarësimit, një plan të detajuar dhe gradual drejt integrimit në bllok, ndërsa shtetet e tjera kandidate do të mbeteshin pas tyre.

Sipas dy zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, të cilët folën për Politico në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së planeve, po hartohen “udhërrëfyes” të posaçëm për Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë. Nisma është pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar një proces që ka zgjatur prej dekadash.

Katër vendet konsiderohen favorite për t’iu bashkuar BE-së, por deri tani janë përballur me ritëm të ngadaltë reformash dhe mungesë qartësie mbi datën e pranimit. Udhërrëfyesit do të përbënin garancinë e parë se, nëse zbatohen reformat themelore, negociatat mund të çojnë në anëtarësim, ndërsa do të përcaktonin edhe afate orientuese për përfundimin e tyre.

Një prej zyrtarëve deklaroi se planet do të qartësojnë kërkesat ndaj secilit kandidat dhe do të krijojnë njëkohësisht përgjegjësi për shtetet anëtare të BE-së, të cilat duhet të japin miratimin e tyre për vijimin e procesit. Dokumentet pritet të përmbajnë edhe data të përafërta për mbylljen zyrtare të grupeve të reformave, të njohura si “grupe” negociuese, të cilat përbëjnë etapa të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi në fjalimin për Gjendjen e Unionit, në fillim të shtatorit, mbështetje të përqendruar për vendet kandidate që kanë shënuar përparimin më të madh.

Ndërkohë, zyrtarët konfirmuan se në këtë fazë nuk do të hartohen plane për vendet që ndodhen në një etapë më të hershme, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Jashtë kësaj nisme mbeten edhe Gjeorgjia, Turqia dhe Serbia, aplikimet e të cilave janë bllokuar për shkak të shqetësimeve mbi regresin demokratik dhe gjyqësor.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se planet do të krijojnë “një rrugë drejt përfundimit të negociatave të pranimit”. Sipas tij, ato do të përcaktojnë përparësitë, afatet dhe rezultatet e pritshme, duke ndihmuar kandidatët më të avancuar të përmbushin reformat e nevojshme.

“Imperativ gjeopolitik”

BE-ja po e sheh gjithnjë e më shumë afrimin me demokracitë pro-tregut, veçanërisht me ato të rajonit përreth, si një çështje strategjike. Kjo ndodh në një periudhë tensionesh me partnerë si SHBA-të, përballjesh me praktikat armiqësore të Kinës dhe kërcënimeve nga Rusia. Në Bruksel ekziston shqetësimi se zgjatja e procesit të anëtarësimit mund të shkaktojë zhgënjim te kandidatët ose t’i bëjë ata më të ekspozuar ndaj presionit të rivalëve që kundërshtojnë afrimin me BE-në.

Nisma për udhërrëfyesit vjen në të njëjtën kohë me rishikimin e politikës së “para-zgjerimit” të Bashkimit Evropian. Zyrtarët mendojnë se kandidatëve duhet t’u sigurohet një mënyrë më e mirë për “integrim gradual” në bllok, përmes përfitimeve ekonomike dhe pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta që do të lidhen me përparimin e tyre.

Ky rishikim drejtohet nga Alexandre Adam, këshilltari i afërt i Ursula von der Leyen, dhe do t’u paraqitet zyrtarëve të lartë më 6 tetor. Synimi është që vendet kandidate të mbeten të lidhura me procesin e integrimit, ndërsa aplikimet e tyre vazhdojnë të shqyrtohen.

“Zgjerimi… mbetet një imperativ gjeopolitik. Megjithatë, procesi i anëtarësimit kërkon kohë”, thuhet në një draft të rishikimit të zgjerimit, të parë nga POLITICO. Dokumenti nënvizon se kandidatët duhet të kalojnë një proces rigoroz, të bazuar në merita, si dhe të zbatojnë reforma të thella e afatgjata.

Sipas të njëjtit draft, kjo periudhë duhet të përdoret në mënyrë strategjike, si për përgatitjen e Bashkimit Evropian për një zgjerim të ardhshëm, ashtu edhe për thellimin e integrimit gradual në fusha me interes të përbashkët.

Si pjesë e rishikimit, Ursula von der Leyen dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, pritet të propozojnë ndryshime në mënyrën se si funksionon brenda BE-së, me qëllim krijimin e mekanizmave mbrojtës. Këto masa do të synonin të parandalonin anëtarët e rinj që të dëmtonin politikat kryesore të bllokut ose të tërhiqeshin nga angazhimet e marra.

Ndryshimet e mundshme mund të përfshijnë klauzola emergjence dhe periudha tranzicioni, përpara se shtetet e reja të përfitojnë plotësisht nga të drejtat që lidhen me anëtarësimin.

“Analizat e politikave tregojnë se Bashkimi mund të përfshijë anëtarë të rinj përmes përshtatjeve të synuara, kryesisht brenda kuadrit ekzistues të Traktatit”, thuhet në draft. Në dokument argumentohet se nuk është e nevojshme të ndryshohen ligjet themelore të BE-së për të adresuar shqetësimet që lidhen me zgjerimin.

Kryeqytetet evropiane vazhdojnë të jenë të kujdesshme për pranimin e anëtarëve të rinj, disa prej të cilëve kanë vetëm pak dekada përvojë demokratike. Një nga arsyet është regresi i Hungarisë në respektimin e shtetit të së drejtës nën kryeministrin Viktor Orbán, si dhe përdorimi i vetos nga Budapesti për të bllokuar politika të rëndësishme, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën.

Përparimi i vendeve kandidate në procesin e anëtarësimit kërkon mbështetjen unanime të shteteve anëtare.

Udhëheqësit e vendeve të BE-së do të diskutojnë mënyrën dhe ritmin e pranimit të anëtarëve të rinj në një samit dyditor në Bruksel, i cili nis më 15 tetor. Komisioni do të kërkojë prej tyre mbështetje politike për përshpejtimin e procesit, ndërsa në draft-agjendën e takimit parashikohet “një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat e brendshme” në Këshillin Evropian.

Marta Kos i tha POLITICO-s në fillim të këtij muaji se shpreson që propozimet e reja dhe bisedimet me liderët evropianë të sjellin një “vjeshtë të zgjerimit”, pas disa vitesh me ecuri të ngadaltë.

Gjatë kësaj jave, Ursula von der Leyen do të udhëtojë drejt Ballkanit Perëndimor, ku do të zhvillojë bisedime me drejtuesit e Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ajo nuk do të vizitojë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, pasi të dyja vendet ndodhen në periudhën e zgjedhjeve kombëtare.

</body></html>

The post BE shqyrton afate për anëtarësimin e katër vendeve, ndërsa Kosova, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbeten jashtë planit appeared first on Albeu.com.

Dallimet politike të trajtohen me dialog/ Ambasadorja e BE-së: Ambicia për mbylljen e negociatave deri në 2027 kërkon reforma! Besueshmëria varet nga arritjet
Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira se la Sousa, ka vënë theksin te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar se perspektiva evropiane duhet të shoqërohet me reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete për qytetarët.

“E ardhmja evropiane për Ballkanin Perëndimor, një perspektivë e tillë do të thotë një rajon në të cilët ekonomitë janë më të lidhura me njëra tjetrën dhe të rinjtë e shikojnë të ardhmen e tyre në vendet e tyre dhe kur dallimet politike trajtohen me anë të dialogut. Prandaj ecuria e arritur deri tani është e rëndësishme, por puna që duhet bërë është akoma më e rëndësishme.

Ambicia për të mbyllur negociatat deri në 2027 është impenjative, kërkon angazhim politike, reforma të mëtejshme të qëndrueshme dhe zbatim efikas i të gjithë kapitujve.

BE është mbështetësi juaji kryesor, por kredibiliteti dhe besueshmëria e kësaj ambicie do të varet tek arritjet.

Mesazhi është i qartë vazhdoni me këtë punë që po bëni, mbani fokusin tek rezultatet për qytetarët.

Rrugëtimi evropian i Shqipërisë e ka ndryshuar Shqipërinë, detyra që mbetet është që ky shndërrim të vazhdojë, përfitimet e reformave të ndihet tek qytetarët.

Destinacioni është më shumë sesa anëtarësim në një organizatë, por një Evropë më e bashkuar dhe me rezistente ndaj kërcënimeve të së ardhmes”, u shpreh diplomatja evropiane.

The post Dallimet politike të trajtohen me dialog/ Ambasadorja e BE-së: Ambicia për mbylljen e negociatave deri në 2027 kërkon reforma! Besueshmëria varet nga arritjet appeared first on Albeu.com.

Integrimi/ Rama u drejtohet eurodeputetëve: Ne e dashurojmë Evropën, mos na lini në baltë, do jetë dështim i madh për ju
Gjatë fjalës së tij, në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, kryeministri Edi Rama, ka bërë thirrje për një angazhim më të madh të Bashkimit Evropian, ndaj procesit të zgjerimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama paralajmëroi se një dështim i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, do të kishte pasoja më të gjera për vetë Bashkimin Evropian.

“Ne debatojmë shumë gjera në vendin tonë. Kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njeri-tjetrin. Ama për një gjë kemi rënë dakord, për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës dhe që ne e dashurojmë Evropën. Prandaj ne shpresojmë të mos na lini në blatë. Nëse Evropa lë në baltë Ballkanin Perëndimor nuk do jetë dështim i thjeshtë për Evropën, por do jetë dështimi madhor”, tha Rama.

Rama kërkoi që vendimet politike për zgjerimin e BE-së të mos shtyhen deri në fund të procesit, por të merren në kohën e duhur, ndërsa më pas secili vend kandidat të vlerësohet mbi bazën e meritës dhe përmbushjes së kritereve.

“Ka prej tyre që janë të zellshëm që ta shohin që tani, ka të tjerë që ngurojnë. Por shpresojmë që të gjithë pavarësisht zellit apo ngurrimit, uroj që të gjithë të gjejnë rrugën për ti dhënë botës, por edhe vetë Evropës një sinjal shumë të fortë. Unë besoj se nuk është e vështirë Vendimet politike nuk duhet të lihen për në fund, por te merren tani dhe pastaj të lihen proceset në bazë të meritës që çdo vend ka”, u shpreh Rama.

Rama përdori një batutë duke iu referuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe faktit që BE-ja ka shtatë vende kandidate.

“Kjo do të thotë se ka një koincidence. 7 fëmijë ka Ursula dhe BE ka 7 kandidatë. Kështu që fëmijët e Uruslës nuk u rritën në lagje, por u rritën rreth tavolinës. Ajo nuk i tha vajzës shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus, sepse mami është e zënë. Ajo nuk i tha djalit shko e luaj me ca lodra kineze sepse tani tavolinën e përdorin të rriturit”, deklaroi kryeministri.

The post Integrimi/ Rama u drejtohet eurodeputetëve: Ne e dashurojmë Evropën, mos na lini në baltë, do jetë dështim i madh për ju appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, BE: Besim të plotë te SPAK për hetimin
<html><head></head><body>

Bashkimi Europian ka shmangur komentet e drejtpërdrejta për dosjen e Vlora Hysenit, por nga Brukseli është përcjellë mbështetje e qartë për SPAK-un në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.

Çështja u komentua nga Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, i cili u pyet për masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtueses së SHISH. Ai theksoi se Komisioni nuk merr qëndrim për raste që janë ende në proces gjyqësor.

Megjithatë, krahas qëndrimit për të mos komentuar çështjen konkrete, Mercier nënvizoi se institucionet europiane i ndjekin nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës.

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, deklaroi Mercier.

Zëdhënësi i Komisionit Europian u shpreh gjithashtu në favor të punës së Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Kemi besim të plotë tek aftësia e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar”, tha ai.

Kështu, Brukseli nuk ka shprehur asnjë vlerësim mbi fajësinë apo pafajësinë e Vlora Hysenit dhe as mbi provat e përfshira në dosje. Në aspektin institucional, mesazhi i BE-së lidhet me mbështetjen ndaj SPAK-ut dhe vijimin e procesit hetimor.

Mercier bëri të ditur se komunikimi mes Bashkimit Europian dhe autoriteteve shqiptare vazhdon.

“Në një këndvështrim më të gjerë, ne jemi gjithmonë në kontakt me homologët shqiptarë”, tha zëdhënësi i BE-së.

</body></html>

The post Arrestimi i ish-drejtueses së SHISH, BE: Besim të plotë te SPAK për hetimin appeared first on Albeu.com.