be udhetimet Archives - Albeu.com

Operacioni “Shpirti”, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, të cilët akuzone për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Tashmë, SPAK ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes. Gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6 (gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve I. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6 (gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5 (pesë) milion Euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./albeu.com

The post Operacioni “Shpirti”, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen appeared first on Albeu.com.

BE u dha lajmin e mirë shqiptarëve për lëvizjen, por çfarë duhet të dini para se të niseni për pushime
Pas më shumë se një viti, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë së shpejti drejt Bashkimit Europian për udhëtime jo thelbësore (jo-esenciale). Kjo falë dakortësisë së arritur  nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian lidhur me heqjen e kufizimeve për udhëtimet nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian.

Të 27 ambasadorët kanë aprovuar zgjerimin e listës së vendeve të treta që konsiderohen të sigurta për situatën epidemiologjike  aktuale lidhur me pandeminë COVID-19. Ky zgjerim përfshin Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në dokument, nënvizohet se qytetarët mund t’i nënshtrohen një testi PCR 72 orë para udhëtimit  (në rastin e Shqipërisë :tampon negativ) drejt një prej vendeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu, shtetet anëtare ruajnë të drejtën për të gjykuar nëse karantina është e nevojshme pas mbërritjes në një prej shteteve të Bashkimit Europian. Qytetarët shqiptarë të vaksinuar me dy doza vaksinash të njohura nga Bashkimi Europian (EMA), normalisht nuk duhet të kenë nevojë për një test PCR. Por këtu është I nevojshëm informimi me detaje me agjensitë e udhëtimit.

Burime të shteteve anëtare kanë treguar për ABC, se duke filluar nga 1 korriku, disa shtete anëtare do të njohin edhe vaksinat kineze (CoronaVac) dhe ruse (SPUTNIK V). Si rrjedhim, qytetarët shqiptarë  që janë vaksinuar me vaksinën kineze do të mund të udhëtojnë drejt këryre vendeve. ABC do të njoftojë prej 1 korrikut se cilat janë shtetet anëtare të Bashkimit Europian që  do të njohin vaksinën kineze dhe ruse.

Shqipëria arriti të futej në listen e vendeve të sigurta si rrjedhim i plotësimit të kritereve kryesore të vendosura nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian: Më pak se 75 të infektuar për çdo 100.000 banorë për dy javët e fundit (14 ditë), një trend të qëndrueshëm në ulje të treguesve kryesorë lidhur me pandeminë që kanë të bëjnë me uljen e numrit të vdekjeve dhe të të shtruarve në spital, disponueshmërinë e testeve PCR dhe vijimin me procesin e vaksinimit.

Vendimi zyrtar i shteteve anëtare të Bashkimit Europian mbi zgjerimin e listës së vendeve të treta pritet të merret të premten (18 qershor) gjatë takimit të ministrave të ekonomisë dhe financave të Bashkimit Europian.

Në vendim pritet të preçizohet ekzaktësisht, se nga cili afat, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian për udhëtime jo-thelbësore. /abcnews

The post BE u dha lajmin e mirë shqiptarëve për lëvizjen, por çfarë duhet të dini para se të niseni për pushime appeared first on Albeu.com.