baze Archives - Albeu.com

Mero Baze: SPAK, i frikësuar nga Berisha, nuk i prekin të birin/ “Partizani”, histori banale për një njeri që vrau në bulevard!
Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me afera dhe cështjen e rënda të qeverisjes së tij, por e kanë banalizuar hetimin te kompleksi “Partizani”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Baze tha se SPAK nuk ka guximin të hetojë djalin e Berishës dhe as vrasjen e protestuesve në bulevard në 21 Janar.

“Në rastin e Berishës, SPAK është i frikësuar, janë sabotues në proces, sipërfaqësorë në akuza, shmangin akuzat kryesore për Berishën. Nuk ka Berisha akuzë kryesore klubin Partizani, të jemi të sinqertë, standardi për klubin Partizani, është standard i lartë hetimi nëse vendos kështu. Me atë standard duhen hetuar të gjithë kryeministrat e Shqipërisë pastaj, pra ajo që thashë se ata nuk vendosin një standard. Për njërin e bëjnë ndryshe dhe për tjetrin ndryshe. Ndërsa, Sali Berisha ka vrasje në bulevard, mbaro me atë punë njëherë.

Atë nuk e prekin me dorë, kanë bërë betejë tre vjet ata në Gjykatë të Lartë, që mos të shkonte ajo çështje në SPAK, sepse nuk duan të përballen me një gjë, që të arrestojnë dhe dënojnë Sali Berishën. Merren me këtë, ke fituar nga kjo përqindje, të takonte apo jo toka, e kanë bërë të neveritshme atë histori dhe do të banalizohet në fund. Aty ku është për të prekur nuk e prekin. Djalin e tij nuk e prekin, prekin Fatmir Mediun, e marrin aty në sallë gjyqi, jo po kush e firmosi këtë urdhër për armatim, a thua se është çështje armatimi. Ajo është aksident teknologjik, në finale, ne e dimë çfarë është, por ajo është histori korrupsioni, kapje e shtetit nga djali i Sali Berishës, se për çështjen pse shpërtheu, është defekt teknologjik, nuk vajti Shkëlzeni ti vinte zjarrin për të hedhur në erë biznesin e vet. Problemi është që i kanë të gjitha gjurmët dhe bëjnë sikur nuk i shikojnë dhe merren me çështje komplet banale, e trajtojnë Fatmir Mediun si shef armatimi”, deklaroi Baze.

The post Mero Baze: SPAK, i frikësuar nga Berisha, nuk i prekin të birin/ “Partizani”, histori banale për një njeri që vrau në bulevard! appeared first on Albeu.com.

Mero Baze: Problemi im me Edi Ramën
Gazetari Mero Baze, i cili është një nga të parët që denoncoi se Kulla që do të ndërtohet në mes të Tiranës nuk ka pronar atë që figuron me letra por Shkëlzen Berishën, ka bërë një reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm.

Baze thekson se ai bie dakord me të gjithë akuzat e Ramës drejtuar kritikëve, ndërsa me ironi shton se me të vetmën pikë që nuk bie dakord me kryeministrin ëhstë kur thotë se nuk duhet të merremi me thashetheme se kush qendron pas investitorëve që kanë nofka në vend të mbiemrit.

Reagimi i Bazes:

Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e Kryeministrit Edi Rama. Jam dakord dhe jam i kënaqur që projekti i kullës është bërë me konkurs ndërkombëtar dhe ka fituar projekti më i mirë. Shumë i bukur është .

Dhe shumë mirë që qenka gëzuar dhe ai djali nga Elbasani që këtu në Shqipëri nuk ka korrupsion.

Bie plotësisht dakord që Shqipëria ka marrë një ritëm të jashtëzakonshëm zhvillimi në fushën e ndërtimeve dhe sidomos infrastrukturës për turizëm, çka në një farë mënyre po i del para fluksit në rritje të papërballueshme të turizmit në Shqipëri.

Dhe shumë mirë që kryeministri e ka shqetësim personal këtë dhe thërret studio të famshme arkitekture që u di dhe sa punonjës kanë. Dhe shumë mirë që këta shqiptarët miliarderë që do ta ndërtojnë Kullën, nuk ja tregojnë sa punëtorë kanë .

Bile plotësisht dakord dhe me sulmin e tij ndaj gjithë kritikëve të kullës, ndaj Lulzim Bashës që e çon në SPAK, (edhe pse një nga ndërtuesit e Kullës është në hetim nga SPAK) ndaj Arlind Qorrit që është kundër kapitalizmit, ndaj të tjerëve që dyshojnë për pazare politike etj.

Dhe shumë mirë ma ka bërë dhe mua që kam dashur të bëj pis Shkëlzenin, duke i prishur rehatin Mëhallës së Kullës në Rolling Hill, vetëm për faktin se këta që kanë vënë emra si ndërtues janë zara të tij.

Bie dakord dhe me Shkëlzenin që falënderon Edi Ramën që ua tregoi vendin të gjithëve që kanë probleme me Kullën.

Por e vetmja gjë që nuk kuptoj është përfundimi i Edi Ramës që të mos merremi me thashetheme se kush qëndron pas investitorëve që kanë nofka në vend të mbiemrit.

Këtu e ka tepruar pak, se më çon dëm gjithë autokritikën, duke pranuar se ka frikë që i del emri Shkëlzenit.

Se unë vetëm kaq kam problem, që Shkëlzeni është investitori i fshehtë i Kullës. Dhe jo vetëm unë. E kanë problem miliona shqiptarë që e kanë nxjerrë “non grata” me vota Sali Berishën, njësoj si aleatët tanë strategjik, që e kanë nxjerrë me ligj.

The post Mero Baze: Problemi im me Edi Ramën appeared first on Albeu.com.

“Mali i Tiranës”, gazetari: Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufit
Gazetari Mero Baze, ka reaguar sërish mbi Kullën që po ndërtohet ne me stë Tiranës, pas së cilës sipas tij qendron Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali berisha.

Në shkrimin e tij Baze thekson se Shkëlzen Berisha qendron me qera në vilën e Ilir Shtufit, një nga 3 ndërtuesit e kullës në qendër.

Shkrimi i Bazes:

Janë tre vila ngjitur në Rolling Hills, lagjia e të pasurve të Tiranës. Vila 99 është e Agim Zeqos, që njihet me nofkën “Gimja i Red Bullit”, Vila 97 është e motrës së tij, që dikur ka pasur burrin drejtor tatimesh si xhandar të Saliut për të gjobitur kundërshtarët.

Në mes është vila 98. Me letra pronar rezulton Ilir Shtufi, “investitori” i kullës në qendër të Tiranës. Praktikisht banor i vilës është Shkëlzen Berisha.

Vila edhe pse ka roje sigurie, rezidenca sigurohet nga roje private.

Nuk është ndonjë problem i madh se të gjithë e dimë që Shkëlzeni ka lekë për më shumë se një vilë si ajo.

Problemi është tek fshehja e pasurisë së njerëzve që merren me politikë. Në praktikën e tij jo dhe aq shumë inteligjente, ai është bazuar tek fshehja e pronave tek një rreth i ngushtë njerëzish, që janë gjithsej 3 deri 4 vetë, të cilët marrin përsipër të kenë emrin tek certifikata e pronave të tij në bregdet dhe vilat ku jeton.

Po ta shikosh kompozimin e “Mëhallës së Kullës” që jeton brenda Rolling Hills, aty janë të gjithë, “Gimja”, Sandri, Ilir Shtufi i vërtetë, që është Shkëlzeni, ai që heq dherat, dhe të tjerë partnerë të here pas hershëm të grupit të kullës.

Meqenëse gjithë debati është rreth Shkëlzenit dhe babait të tij “parimor”, tani ai duhet të bëjë publike marrëdhëniet e tij me vilën që jeton në “Mëhallën e Kullës”.

Nëse ja ka marrë me qira Ilir Shtufit, të na tregojë kontratën e qirasë. Nëse ai ja ka dhuruar si njeri i varfër, të na e tregojë që i është dhuruar.

Vila e Shkelzen Berishes në Rolling Hills dhe foto te postuara nga vet gruaja e tij Armina Mevlani nga mjedise te vilës që është në emër të Ilir Shtufit.

Por SPAK për fat ka krijuar një precedent shumë të ashpër në këtë drejtim.

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja, një njeri që për hir të së vërtetës nuk e kam dëgjuar të jetë përfshirë në afera korruptive, edhe pse nuk vë dorën në zjarr, po dënohet me burg, pasi vetingu ka zbuluar se në një apartament modest në plazh, në emër të vëllait të tij, është provuar se ky paguan ujin dhe dritat në emër të vet dhe i është konsideruar fshehje pasurie. Shumë e ashpër është, por tani është precedent.

Arben Ahmetajt i janë zbuluar nga SPAK dy vila, njëra në emër të shoqes së ish- gruas, për të cilën SPAK thotë se ka prova se ujin dhe dritat i ka paguar ish- gruaja e tij, dhe i konsiderohet pronë asaj, ndërsa vila tjetër në Hamallaj e blerë nga partnerja aktuale, i quhet po ashtu problem se është i përfshire në transaksione një shok i tij.

Tani Shkëlzen Berisha fle fizikisht në vilën 98 në Rolling Hills.

E dëgjova që ju “përgjigj” Edi Ramës, pa ja kërkuar ky i fundit, rreth debatit për kullën, kur i tha, “anullo lejen ose haje”, për t’i treguar se ai nuk ka gisht tek kulla.

Meqë çështja e kullës është çështje e ndjeshme politike, për shkak të përfshirjes së tij në atë histori, së pari SPAK duhet të hetojë me metodat tashmë të perfeksionuara të tij, se kush banon në vilën nr. 98 në Rolling Hills. Aty janë kamerat e sigurisë, aty janë rojet, aty është administratori i Rolling Hills, aty është komshiu “Gimja” dhe fisi i tij, aty janë gjithë ortakët e fshehtë dhe të hapur të kullës. Madje po shkoi sonte mund ta gjejë dhe atë vet aty. Kjo nuk ka më dyshime.

Dyshimet që duhet të provojë SPAK, kanë të bëjnë me faktin, nëse djali i Sali Berishës fle në një vilë që është në emër të pronarit formal të kullës, por që është e tij, si shumë biznese të Shtufit, apo Shtufi ja kë lënë vilën që të ketë afër “Gimen”, që të diskutojnë modalitetet e kullës, meqë është njeriu që ka mundësuar lejen.

E vërteta është se kjo histori e ka përbaltur më shumë se sa duhet Edi Ramën, edhe pse ai do hyjë në historinë politike të Shqipërisë, si politikani më antitaliban i vendit, por që fatkeqësisht talibanët e përdorën për të zaptuar qendrën e Tiranës, siç përdor ISIS ligjet e Perëndimit për demokraci, për të hedhur në erë Perëndimin.

Dhe ai ka dhënë një leje me konkurs ndërkombëtar, me prezencë perëndimore dhe arkitekt të njohur, për ISIS tonë. Dhe hera herës ngjan si Fan Noli që i binte flautit, ndërsa zogistët marshonin drejt Tiranës.

Gjithë “Mëhalla e Kullës” janë fqinjë dhe në Rolling Hills. Nuk di a i ka bashkuar kulla, apo ngaqë kanë qenë bashkë, kanë vendosur të bëjnë kullën.

Ndaj para se sa SPAK ta bëjë këtë hetim për fshehje pasurie, është mirë që Shkëlzeni të thotë me gojën e tij pse jeton aty dhe a është kjo e vetmja pronë e Shtufit që ai përdor si të vetën.

Dhe pastaj “ose ta mbajë, ose ta hajë”, vilën e “pronarit” të kullës ku jeton si në shtëpinë e vet.

The post “Mali i Tiranës”, gazetari: Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufit appeared first on Albeu.com.

Mero Baze zbulon pse nuk po reagon Rithemelimi për “PËRBINDËSHIN” në mes të Tiranës
Kulla prej 185 metrash që pritet të ndërtohet në qendër të Tiranës, e cila do të zhdukë përfundimisht hapësirën mes nëntëkateshve dhe TOB, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Por ajo që ra në sy më shumë se gjithçka, ishte mungesa e reagimit të Rithemelimit të drejtuar nga Slai berisah dhe PL-së së Ilir Metës.

Nga opozta reagoi vetëm Lulzim Basha në një postim në Facebook dhe deputeti Saimir Korreshi.

Heshtja e besnikëve të Sali Berishës, por dhe heshtja e shumë mediave në vend, e bëjnë edhe më të mjegullt situatën.

Por lidhur me këtë temë pak kohë më parë në një studio televizive ka folur gazetari Mero Baze, sipas të cilit kjo ëhstë kulla me të cilën Rama dhe mazhoranca blenë zgjedhjet e 14 majit dhe opozitën.

“Problemi që kam unë dhe që e kam me Edi Ramën dhe qeverinë e socialistëve, të cilët ashtu siç janë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, kanë një të metë themelorë, që shoqëritë si këto tonat, që duhet të ringrihen patjetër në luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta kenë, këta janë njerëz që e dinë që Berisha është hajdut familjarisht. E dinë që të birin e tij, mund ta arrestosh për pesë ditë, t’ia gjesh letrat, e dinë që dhëndri i tij ka privatizuar parkun, e dinë që Shkëlzeni ndërton në të gjithë Tiranën, nga Lalzi në Tiranë dhe e lejojnë, sepse kanë këtë parimin që shiko se ky na duhet të jetë në lojë, sepse na bën punë. Duke qenë ky në lojë, le të bëjë ca lekë, duke bërë ca lek ky ndihet i rëndësishëm, duke u ndjerë i rëndësishëm ky nuk ikën nga politika dhe duke mos ikur ai nga politika ne rrimë në pushtet. Kanë bërë një llogari regresive, duket pak si konspiracion por është e vërtetë.

Nuk mund të them dot që Edi Rama nuk e di që Shkëlzen Berisha është ortak tek ai resorti që ka dhënë ky si investitor strategjik në Lalz… Nuk besoj dot që Edi Rama nuk e di që ai që ka marrë kullën 64 katëshe (në Tiranë), është i punësuar i Shkëlzenit… Okej nuk e ka emrin por e dimë se si funksionojnë, mund ti bësh nja dy provokime të vogla dhe ata të tregojnë vetë se kush janë dhe si funksionojnë. Dhe këta e dinë, por thonë le të bëjnë ndonjë lek.

Ndaj them që beteja ime me Berishën nuk është obsesionale, unë nuk kam obsesion ndaj Berishës por nuk e duroj dot këtë situatë që këta bëjnë sikur Berisha ka ikur dhe ti tani pse lodhesh. Berisha jo vetëm që nuk ka ikur, por të gjithë këta të tjerët që më thonë mua që ke obsesion, luftojnë që Berisha të rrijë. Ky është problemi.

E mbajnë me idenë, na duhet ky, le të rrijë sepse ky nuk fiton më, është shkatërruesi i krahut të vet, mban një grusht idiotësh…

Atyre u duhet, por është një gjë regresive për shoqërinë, sepse duhet ta lësh garën të hapur dhe duhet ti japësh shansin shoqërisë që të dalin elementë opozitarë, që të jenë avant-garde. Unë e di që Edi Rama është më i zoti në këtë vend, por më i zoti akoma do të jetë nëse lejon që përballë tij të dalë një i zoti, por ai e ka bërë lojën që përballë Edi Ramës të jetë Saliu dhe tani Saliu e ka aset kombëtar.

Nuk është obsesion, por është një problem që nuk ka përfunduar Saliu, është një problem i pazgjidhur. Është i rëndësishëm tani, si shkatërrues i opozitës”, tha ndër të tjera Baze.

Por gazetari Baze ka bërë dhe një tjetër reagim në Facebook, ku shkruan se Kulla e familjes berisha nuk është ajo që shqiptarët dinin në Viçidol të Bajram Currit, por është kjo e reja në mes të Tiranës.

Postimi i Bazes:

The post Mero Baze zbulon pse nuk po reagon Rithemelimi për “PËRBINDËSHIN” në mes të Tiranës appeared first on Albeu.com.