Baze detare e NATO ne Shqiperi Archives - Albeu.com

NATO, bazë detare në Shqipëri? Ja çfarë thotë Stoltenberg
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në intervistën e tij për mediat malazeze është shprehur se ekspertët e organizatës veri-atlanike po e shohin ofertën e Shqipërisë për ndërtimin e një baze detare në detin Adriatik e më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. “Mirëpresim ofertat e aleatëve për vendosjen e objekteve të NATO-s.

Ekspertët tanë duhet të shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i cili u miratua në Samitin e Madridit, konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për aleancën tonë.

NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd.

Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

NATO po investon rreth 50 milionë euro në rivënien në punë të bazës ajrore të Kuçovës, ndërsa stërvitje të saj shumëkombëshe janë kryer në territorin shqiptar.

Stoltenberg shprehet se Rusia nuk po luan një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor. Ai paralajmëron kundërpërgjigje nga NATO nëse Serbia sulmon ushtarakisht Kosovën.

“Së fundmi kam folur me lidershipin politik në Prishtinë dhe Beograd për tensionet në Veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFORit po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti i Kosovës”, u shpreh shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të dhënat e fundit të shteteve të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes tregojnë se viti 2022 do të jetë viti i tetë radhazi i rritjes së shpenzimeve nga aleatët evropianë dhe Kanadaja. Aleatët gjithashtu investojnë më shumë në pajisje moderne dhe kontribuojnë në vendosjet dhe stërvitjet e NATO-s, si dhe për të shpenzuar të paktën dy për qind të PBB-së për mbrojtjen. Rusia sipas Stoltenberg duhet të ndalojë menjëherë luftën dhe të tërhiqet nga Ukraina.

The post NATO, bazë detare në Shqipëri? Ja çfarë thotë Stoltenberg appeared first on Albeu.com.