baza detare Archives - Albeu.com

Baza detare në Porto Romano kërkon 366 milionë euro
Nga: Esmeralda Topi

Prej dy vitesh qeveria shqiptare është vetëofruar të mirëpresë në Porto Romano ndërtimin e një baze detare nga NATO – përmes një bashkëfinancimi.

‘Ky i këtushmi do të jetë, jo vetëm një port që do të impaktojë prodhimin e përgjithshëm kombëtar, por do të jetë një port që do të impaktojë sigurinë tone(…)do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar NATO-s një bazë të re ushtarake.’, – deklaroi kryeministri Edi Rama, muajin e kaluar, teksa u hap gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

‘Në bashkëveprim me NATO-n kemi nisur prej kohësh të punojmë për financimin e zonës portuale ushtarake të Porto Romanos, çka jo vetëm do të forconte ndjeshëm dimensionin e sigurisë së Shqipërisë, por edhe rolin e vendit tonë në hapësirën e aktivitetit të NATO-s’, vijoi në të njëjtën linjë me kryeministrin edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Belinda Balluku.

Qeveria shqiptare e bën fakt të kryer bazën autonome detare të Porto Romanos nga NATO, edhe pse Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk ka marrë ende një vendim.

Një zyrtar i Aleancës Atlantike rikonfirmoi për Faktoje se “nuk ka ende asnjë vendim për bazën në Porto Romano”.

“NATO-s zakonisht merr kohë për të shqyrtuar kërkesat operacionale për një pikë të tillë”- shtoi ai.

Projekt me prioritet

Teksa NATO po shqyrton mundësinë e bashkëfinancimit të bazës detare në Porto Romano, qeveria shqiptare e ka përfshirë projektin në listen unike të projekteve me rëndësi kombëtare. I klasifikuar si projekt me prioritet, baza autonome detare planifikohet të ketë një kosto prej 366 milionë eurosh.

Këmbënguljen e qeverisë shqiptare për të afruar NATO-n me një tjetër bazë në Shqipëri, studiuesi Ledion Kristafi e sheh si strategji të zgjuar nga pala shqiptare.

‘Duke qene se Shqipëria nuk ka kapacitetet financiare të plotesojë nevojat e saj ushtarake, duke i propozuar NATO-s të bëjë baza në Shqipëri, NATO investon dhe nga ky investim përfiton dhe Shqipëria’, shprehet ai.

Sipas Kristafit, baza detare në Porto Romano do të shërbejë si mbështetëse logjistike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, por nuk ka rëndësi në sfond të zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi.

‘NATO po ndërton një bazë gjigande në Rumani që ka vlerë të drejtpërdrejtë me luftën ne Ukrainë dhe pasojat e saj. Baza e Porto Romanos me shumë mundësi do jetë një bazë e ngjashme me atë të Kuçovës por tashme jo për ajrin por për marinën.’, thekson kristafi, duke shtuar se rëndësia e kësaj baze do të shtohej vetëm në rast të një konflikti në Ballkan.

Ndërsa kolonel Dritan Demiraj, ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri e sheh si një përpjekje për të rritur rolin e vendit në Aleancë.

“Mendoj se ngritja e bazës ajrore bashkë me kërkesën e vazhdueshme të kryeministrit Rama për ngritjen edhe të një baze detare në mbështetje dhe me fondet e NATO-s në Durrës, rrisin rolin e Shqipërisë në aleancë dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.”, pohon ish komandanti i Forcave Speciale.

Prapavijë

Idenë për ngritjen e një baze detare të NATO-s në Shqipëri kryeministri shqiptar Edi Rama e hodhi për herë të parë publikisht korrikun e vitit 2022.

“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, […] duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë […]”, deklaroi Rama në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg- gjatë një vizite zyrtare në Bruksel.

Një vit më vonë, nga Shkupi, Rama i kërkoi Aleancës së Atlantikut të Veriut të përshpejtojë procedurat lidhur me kërkesën e Shqipërisë për të bashkëfinancuar bazën e re detare.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt […].”, tha Rama pas një takimi mes liderëve të vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore në Shkup.

The post Baza detare në Porto Romano kërkon 366 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Baza detare e Sarandës/ Kujtohet 55-vjetori i krijimit, dekorohen disa nga ish-drejtuesit
Në Sarandë, veteranë të Bazës Ushtarake Detare kanë kujtuar në 55-vjetorin e themelimit të saj, kontributin e gjeneratave të tëra të efektivëve që shërbyen për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe për përgatitjen ushtarake të marinarëve dhe oficerëve detarë.

Ceremonia u përshëndet nga komandanti i Forcës Detare , kundëradmiral Adnand Agastra ndërsa ish ushtarakë të lartë të bazës përfshi komandantin e bazës detare Perikli Xhixho janë nderuar me certifikata mirënjohjeje nga Forcat Detare.

“Është kënaqësi të jemi këtu së bashku e të kujtojmë prindërit e gjyshërit që janë pjesë e këtij kontributi por edhe për të treguar se atdheu i kujton dhe i vlerëson gjatë gjithë kohës njerëzit që i shërbejnë atij“, tha Kundëradmiral Adnand Agastra.

Ish-ushtarakë të lartë të bazës së Limionit një prej pesë pikave kyçe të bregdetit shqiptar ku forcat detare kanë pasur hapësirë të dedikuar për të kryer veprime operacionale kujtuan kontributin ditët e  arritjeve por edhe ditët e vështira e të errëta që kjo bazë kaloi përgjatë vitit 1997. Ish-ushtarakët sollën në vëmendje në ceremoni nevojën e rikthimit të rolit të plotë të bazës në funksion të emergjencave dhe mbrojtjes.

“Unë dhe kolegët e mi nuk e imagjinonim një gjë të tillë. Shumëkush mendonte se do përdornim forcën kur baza u sulmua nga qytetarët në ’97 por nuk ja lejuam vetes jo se nuk ishim të aftë për të ruajtur bazën por para se të ndërmarrja një akt të tillë mendova kush po e sulmon bazën. Edhe ata ishin fëmijët tanë familjet tona”, u shpreh ish-komandanti i bazës detare, Asllan Godo.

“Në bazë kam vajtur 19 vjeç direkt nga bankat e shkollës dhe kam ikur nga ky repart 56 vjeç. Këtu kam krijuar edhe familjen. Kam punuar shumë unë dhe im shoq kemi kaluar vështirësi të mëdha në vitin ’97 por tani i kemi hedhur pas krahëve.Sot e ndjej veten krenare që kam punuar dhe shërbyer 37 vjet në këtë repart”, rrëfeu Valentina Mullai.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për ne ish ushtarakët por për të gjithë Sarandën sepse baza i dha jetë dhe gjallëri që nga vitet ’70 gjithë qytetit.Natyrisht që sot gjërat kanë ndryshuar dhe baza nuk është më ajo që ka qenë. Për shkak të zhvillimeve në vend sot është një vend bazim. Ne kemi keqardhje jo se ikën e u prishën anijet sepse ato kanë një moshë e një ditë di të iknin por nuk i përcollëm siç duhej”, u shpreh Behar Xhani.

Baza me sipërfaqe 39 mijë m² u themelua në pranverën e vitit 1969 dhe u strukturuar plotësisht në vitin 1974,  me 9 katra silurues, 3 gjuajtës detarë të vegjël, një anije polumbare, një katër Rada, si dhe pika radio teknike e lëvizshme, për drejtimin e anijeve në kushte të caktuara.

Rajoni i kontrollit të hapësirës detare ishte nga Kepi i Stillos në Jug deri tek Rrugët e Bardha në Veri. Gjatë ceremonisë, një shesh në shëtitoren e Sarandës morri emri “sheshi i marinarit” ndërsa eventi vijoi me një koncert festiv të fëmijëve të shkollave, një ekspozitë fotografie dhe u përmbyll me shfaqjen e dokumentarit dedikuar historikut kronologjik dhe kontributit  të bazës së Limionit, “Në detin e kujtesës”.

The post Baza detare e Sarandës/ Kujtohet 55-vjetori i krijimit, dekorohen disa nga ish-drejtuesit appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e kompanisë koncesionare, baza detare e Sarandës mbetet nën sekuestro
Gjykata e lartë ka rrëzuar ditën e sotme rekursin e kompanisë “Marina Bay Saranda për të shfuqizuar sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit për bazën detare të Sarandës.

Kujtojmë që me vendim të GjKKO baza detare e Sarandës u sekuestrua në shkurt të këtij viti, pasi SPAK paraqiti kërkesën me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare.

Ministria e Financave nënshkroi më 1 korrik të vitit 2020 me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Në bazë të projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.

Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Në lidhje me këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ministrja Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.

The post GJKKO rrëzon kërkesën e kompanisë koncesionare, baza detare e Sarandës mbetet nën sekuestro appeared first on Albeu.com.