batalioni azov Archives - Albeu.com

U kapën rob, komandantët e lartë të batalionit ukrainas drejt Rusisë për t’u hetuar
Dy komandantë të lartë të luftëtarëve që mbronin fabrikën e çelikut Azovstal e cila ndodhet në qytetin-port në juglindje të Ukrainës, Mariupol, janë dërguar në Rusi për t’u hetuar. Lajmi u bë i ditur të dielën nga Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve, TASS.

Fati i qindra luftëtarëve të kapur nga forcat ruse në muajin maj, pas një rrethimi një mujor të Mariupolit, vijon të mbetet i paqartë. Moska tha në atë kohë se ata ishin zhvendosur në zona të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.

Duke cituar një burim të paidentifikuar rus të strukturave të zbatimit të ligjit, agjencia TASS bëri të ditur të shtunën vonë në mbrëmje se Svyatoslav Palamar, me detyrën e zëvendës komandantit të batalionit Azov dhe Serhiy Volynsky, komandanti i Brigadës së 36-të Detare të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ishin dërguar në Rusi.

Duke iu referuar të njëjtit burim TASS tha se dy ushtarakët ukrainas ishin transferuar nga oficerët e forcave speciale prej Donetskut në Rusi, me qëllim zhvillimin e hetimeve. Po sipas agjencisë ruse në Rusi ishin dërguar edhe oficerë të tjerë të njësive të ndryshme ukrainase.

Agjencia “Reuters” nuk mundi të verifikonte menjëherë raportin dhe Kievi nuk ka reaguar ende mbi këtë çështje. Në fillim të këtij muaji, Ukraina tha se shërbimet e saj të zbulimit ishin në komunikim me luftëtarët e kapur në fabrikën e çelikut Azovstal.

Batalioni Azov, është një njësi ushtarake e këmbësorisë që operon tërësisht mbi baza vullnetare. Ai u krijua në vitin 2014 si një milici vullnetare e krahut të djathtë ekstrem për të luftuar separatistët e mbështetur nga Rusia. Ky batalion së bashku me njësinë e Brigadës së 36-të të Marinës, ishin kyç në mbrojtjen e fabrikës së çelikut.

Kievi po kërkon dorëzimin e të gjithë luftëtarëve në një shkëmbim të të burgosurve me Moskën, por disa ligjvënës rusë duan që disa prej luftëtarëve të përballen me procese gjyqësore. Agjencitë ruse raportuan në fillim të qershorit se më shumë se 1000 luftëtarë të batalionit Azov ishin dërguar në Rusi për hetim, por pa dhënë detaje se ku.

The post U kapën rob, komandantët e lartë të batalionit ukrainas drejt Rusisë për t’u hetuar appeared first on Albeu.com.

Nën sulmet ruse, batalioni Azov refuzon të dorëzohet: Po ju kapëm do ju dënojmë me vdekje (FOTO LAJM)
Ka raporte kontradiktore në lidhje me numrin e luftëtarëve që janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe gjithashtu konfuzion rreth numrit ushtarëve që kane mbetur të bllokuar, shkruan BBC.

Rusia sapo ka thënë se 771 ushtarë të tjerë janë evakuuar duke e çuar totalin në 1,730. Në fillim besohej se kishte 2000 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut. Nëse marrim parasysh deklaratat ruse për totalin e atyre e personave që janë dorëzuar, kjo mund të nënkuptojë se qindra  prej tyre janë brenda tuneleve labirint të fabrikës së çelikut.

Në të vërtetë, mediat pro-ruse kanë thënë se komandantët e Batalionit Azov ende nuk janë dorëzuar. Kjo njësi e forcave të armatosura ukrainase është një pate noir i rusëve, duke u shfaqur dukshëm në propagandën e Kremlinit.

Rusia i ka akuzuar ata si nazistë, diçka që Ukraina e ka mohuar gjithmonë.

Ndërkohë, disa ligjvënës rusë kanë thënë se ata duhet të trajtohen si kriminelë lufte dhe jo si robër lufte. Vyacheslav Volodin, Kryetari i Dumës, Parlamenti rus, tha se “kriminelët nazistë nuk duhet të shkëmbehen”.

Një deputet i njohur madje tha se dënimi me vdekje duhet të kthehet në fuqi. Leonid Slutsky, i cili më parë kishte marrë pjesë në negociatat me Ukrainën, i quajti ata “kafshë në formë njerëzore”.

Duke pasur parasysh këtë kontekst, mund të ndodhë që dorëzimi të shndërrohet në një ofertë gjithnjë e më pak tërheqëse për ata që kanë mbetur të bllokuar.

Pyetja është, çfarë planifikojnë të bëjnë në vend të kësaj?

The post Nën sulmet ruse, batalioni Azov refuzon të dorëzohet: Po ju kapëm do ju dënojmë me vdekje (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.