baste online Archives - Albeu.com

‘Peshkaqeni’ turk i basteve online mban PENG dhënien e licencave në Shqipëri?
Përplasjet e forta të grupeve të interesit po mbajnë ende pezull vendimet e mëtejshme të Qeverisë për shpërndarjen e dhjetë licencave, që ligji thotë se do të jepen për ushtrimin e aktivitetit të basteve sportive online.

Ligji ka hyrë në fuqi që prej 1 prillit.

Por, legalizimi ka ngecur te procedurat e tjera që sanksionohen në këtë ligj, që nisin që me ngritjen e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe më pas te vendimmarrja e këtij komisioni për dhënien e licencave.

Në fund të muajit, maj, Voxnews.al solli artikullin me titull “Lobimi i pistë për 200 milionë eurot e industrisë së basteve sportive online!”.

Artikulli u bazua në informacionet e siguruara në rrugë jozyrtare nga redaksia jonë në lidhje me interesimin e një shtetasi turk për të marrë të jo një, por disa licenca për bastet sportive online.

Bëhet fjalë për shtetasin Veysel Sahin, që burimet thanë se ka shfaqur interesimin duke u fshehur pas një kompanie të regjistruar në Qipron turke.

Burimet konfirmojnë se interesimi i shtetasit turk për të zgjeruar bizneset e tij në Shqipëri nuk është kufizuar vetëm te bastet sportive online, por edhe në sektorë të tjerë.

Voxnews.al është interesuar për të mësuar më shumë në lidhje me sektorët ku ka shfaqur interes biznesmeni kontravers.

Megjithatë, përmendja e emrit të tij edhe konfindencialisht duket se është një tabu nëpër institucionet shtetërore.

Por, kush është Veysel Sahin?

Për shqiptarët është një emër i panjohur, për turqit jo.

Në vitin 2017, autoritetet turke ndërmorën një operacion masiv kundër basteve të paligjshme në Stamboll, Qipron Veriore, në Izmir dhe Bodrum.

17 persona përfunduan në pranga në atë kohë, përfshirë këtu edhe Sahin, ndërsa mbi 200 persona të tjerë u morën nën akuzë. Sahin u akuzua si kreu i organizatës së basteve të paligjshme që ushtroheshin edhe online.

Veç këtij aktiviteti, grupi dyshohet se ka pastruar në ndërtim dhe resorte miliona euro të ardhura qoftë nga bastet, qoftë edhe para të dyshuara me burim trafikun e drogës.

Burimet thonë se në Shqipëri, Veysel Sahin po tenton të hyjë përmes kompanive guackë në bashkëpunim me biznesmenë dhe persona të tretë, shtetas shqiptarë.

Të njëjta burime pohojnë se burimet financiare të turkut janë gjigante dhe nëse do të zgjidhte të hynte në Shqipëri, në cilindo sektor mund të vrasë konkurrencën. Sa i takon burimit të pushtetit të tij financiar, nëpër mediat turke është përfolur se paratë e Sahin ‘mbajnë erë’.

Sa u takon basteve sportive, dyshimet se dhënia e licencave është e paracaktuar, por çështja ka ngecur tashmë te përplasja e grupeve të interesit, ngrihen edhe në mënyrën se si u ndryshua në minutat e fundit ligji.

Ligji i miratuar më 15 shkurt pësoi disa ndryshime thelbësore sa i takon se kush do ta japë licencën. Në variantin fillestar ligji parashikonte ngritjen e një komisioni prej shtatë anëtarësh pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Anëtarët propozoheshin nga Ministria e Financave, nga Ministria e Ekonomisë, ministria e çështjeve sociale, ajo e drejtësisë, një përfaqësues nga Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe një tjetër nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit.

Projektligji pësoi dy ndryshime të minutës së fundit. Së pari, hoqi nga komisioni i licencave ministrinë përgjegjëse për sportet dhe futi në këtë komision Ministrinë e Brendshme të drejtuar në atë kohë nga Taulant Balla dhe së dyti, hoqi nenin që caktonte automatikisht kryetar të komisionit përfaqësuesin e Ministrisë së Financave dhe vendos caktimin e kryetarit me votim të fshehtë të shumicës së anëtarëve të komisionit.

Ligji vendos gjithashtu një standard të dyfishtë sa u takon emërimeve të anëtarëve të komisioneve. Në pikën e tretë të nenit 17/1 të tij, ligji thotë se ministrat kanë të drejtë që të emërojnë në këtë komision persona që nuk ushtrojnë funksione publike.

Kjo do të thotë se pesë nga shtatë anëtarë të komisionit mund të emërohen persona nga jashtë Qeverisë, duke lënë një hapësirë për caktimin në këto poste të personave që mund të lobojnë e votojnë për një kompani të caktuar. Ligji nuk e bën këtë përjashtim për përfaqësuesit e Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Neni duket i kopsitur dhe është shtuar në ligj me mundësinë që ndonjë nga pesë ministrat që do të emërojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision të ketë gati emrin dhe tashmë bëri edhe ligjin.

Burime të Voxnews.al pohojnë se të treja ndryshimet në fjalë janë nxitur nga ish-Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me qëllim kontrollin e licencave që do të jepen në kuadër të këtij ligji. /Voxnews/

The post ‘Peshkaqeni’ turk i basteve online mban PENG dhënien e licencave në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.

Vorë/ Vinte baste online përmes telefonit, arrestohet 43-vjeçari
Policia ka vënë në në pranga ditën e sotme një 43-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke vënë bastë online.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua se në celularin e tij, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Më tej policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, aparati celular që shërbente për këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Vorë/ Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularit, vihet në pranga 43-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celular që shërbente për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vorë, u konstatua shtetasi M. M., 43 vjeç, banues në Vorë, në celularin e të cilit, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Aparati celular që shërbente për këtë veprimtari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Vorë/ Vinte baste online përmes telefonit, arrestohet 43-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Organizonte baste sportive në lokal, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër
Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi në një lokal që kishte marrë me qira organizonte baste sportive përmes faqeve online dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi A. H. u arrestua pasi, në lagjen “18 Shtatori” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin (bar-kafe) të marrë me qera nga ky shtetas, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular, ku dyshohet se përmbante faqe online të basteve sportive dhe nëpërmjet këtij aparati ushtronte veprimtarinë e lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”./albeu.com

The post Organizonte baste sportive në lokal, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër appeared first on Albeu.com.