bashkimi kosove-shqiperi Archives - Albeu.com

Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke punuar që të lehtësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e mallrat mes dy shteteve, por për lëvizje pa ndalesë duhet kohë, thonë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Është duke u punuar që të ketë pika të veçanta të kalimit kufitar, pika të përkohshme të kalimit kufitar në mbi dhjetë fshatra të brezit kufitar. Janë duke u bërë lehtësime tjera si bashkëpunime në ndërlidhje të sistemeve të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

“Po punohet për mundësinë që në raste festive, fatkeqësive natyrore apo rrethana të ngjashme për të kaluar kufirin kudo jashtë pikave kufitare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të kësaj ministrie.

Të gjitha këto masa dhe veprime, sipas ministrisë, kanë filluar të zbatohen, por për arsye teknike, financiare, të sigurisë, duhet kohë të zbatohen plotësisht, ‘ashtu siç është vullneti i palëve’.

Në mbledhjen e fundit të qeverive të të dyja shteteve të mbajtur në nëntor të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, kanë kërkuar nga ministrat e dikastereve përkatëse të merren me procedurat të cilat çojnë deri në heqjen e kufirit.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, dhe ai i Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë rënë dakord që në kufi të vendosen kamera për monitorimin e automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendet dhe të mos kërkohen pasaportat apo letërnjoftimet nga qytetarët që kalojnë kufirin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë duke punuar në synimet që i kanë dhënë në mbledhjen e fundit të dy qeverive.

Radio Evropa e Lirë kërkoi edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë më shumë hollësi rreth kësaj çështjeje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk siguroi ndonjë përgjigje.

Kufirin qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë pa ndalesë kanë mundësi ta kalojnë vetëm ndonjëherë gjatë festave të apo ndonjë datë historike siç është pavarësia e Shqipërisë apo e Kosovës.

Deklaratat e udhëheqësve ndër vite

Ndër vite udhëheqësit nga Kosova dhe Shqipëria kanë dhënë deklarata të tipit ‘do ta heqim kufirin mes dy shteteve’, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë vazhdojnë t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare që lidhin këto dy shtete.

Në shtator të vitit 2018, Ramush Haradinaj, atëbotë kryeministër i Kosovës, pati thënë se kufiri Kosovë-Shqipëri do të hiqet në natën e ndërrimit të moteve.

Pas Haradinajt, një deklaratë për heqje të kufirit në vitin 2019 pati dhënë edhe Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte president i Kosovës.

Një deklaratë e tillë nuk ka munguar edhe nga Albin Kurti, kryeministër aktual i Kosovës.

Por, për këto deklarata, vazhdimisht kishte reaguar Qeveria e Serbisë, e cila i konsideronte rrezik për paqen.

Rama: Kufiri Kosovë – Shqipëri mund të hiqet vetëm me marrëveshje me të tjerët

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij ka potencuar se nuk është se nuk kanë dashur ta heqin kufirin, por çdo herë kjo çështje kishte alarmuar Beogradin, Uashingtonin dhe Brukselin.

Rama ka thënë se për të hequr kufirin në ‘masën e vetëplotë’, siç e quan ai, ka nevojë për marrëveshje me të tjerat, që nënkupton marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për këtë Rama ka thënë se kishte iniciuar në vitin 2019 iniciativën ‘Mini-Shengeni ballkanik’ që tani ka marrë emrin “Ballkani i Hapur”, ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, Kosova ka refuzuar tashmë të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ishte zotuar që do t’i bashkohet iniciativës së “mini-Shengenit” përmes Marrëveshjes së Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ideja e tregut të përbashkët rajonal mund të nisë me një treg të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Do të duhej të praktikohej si do të funksionojë ky treg i përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, para se një ide e tillë të zgjerohet edhe në shtet tjera të Ballkanit”, ka thënë Zeka.

Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht janë deklaruar se hasin në procedura burokratike kur eksportojnë në Shqipëri. Ata kanë kërkuar që të hiqet kufiri dhe lëvizja e njerëzve, si dhe e mallrave të bëhet sikur në vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’u qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

Por, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit”, është nismë pa vizion për rajonin.

Kjo iniciativë, nuk përkrahet as nga partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Për eliminimin e barrierave tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Po ashtu, për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore.

Të dyja vendet kanë ndërtuar edhe rrugë, apo autostrada që i lidhin më lehtë ato./REL

The post Heqja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, në proces appeared first on Albeu.com.

Rama bën fallxhorin, parashikon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: Do të ndodhë një ditë
Konferenca e përbashkët e kryeministri Edi Rama dhe homologun të tij në Kosovë Albin Kurti është shoqëruar me batuta.

Pyetjes së gazetares sesi do të votojë nëse bëhet referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Rama tha se ishte pyetje provokuese. Ai shtoi se do të votonte pro, dhe për kohën se kur do të ndodhë e pa në filxhan.

“Kjo është pyetja apo provokacija? Tani në rast se më pyesni në hipotezën  e një referendumi paqësor për bashkimin  Shqipërisë me Kosovën, unë do votoja hapur pro. Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo, po ju provokoj edhe unë them që do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si apo kur, por që kjo do të ndodhë një ditë unë them që po. Ata që dalin e bërtasin për Shqipërinë e Madhe ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është fall. Nëse do të hidhja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë po them që do të ndodhë,” tha Rama.

I pyetur nëse do të ndodhë kjo pa fall, por në realitet, kryeministri përgjigjet: “Pa fall, unë fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do dalin të thonë do përmbyset bota, do na pushtojnë shqiptarët. Më ndihmoni edhe ju thoni që foli zëri i fallxhorit.”/albeu.com

The post Rama bën fallxhorin, parashikon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: Do të ndodhë një ditë appeared first on Albeu.com.

Kurti: Nuk do ta imagjinoja kurrë bashkimin Kosovë-Shqipëri duke shkaktuar luftë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në institutin austriak Karl-Renner në Vjenë ku ka folur për idenë e bashkimit me Shqipërinë, njohjen e mundshme të Kosovës nga Spanja si dhe Marrëveshjen e Ëashingtonit dhe administratën e re në ShBA, shkruan Gazeta Express. Kurti tha se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia.

“Në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë unë kurrë nuk do ta imagjinoja bashkimin tonë duke shkaktuar luftë për ta bërë atë ose për të shkaktuar konflikte jo demokratike të çfarëdo lloji. Për këtë çështje, do të doja që ta theksoj faktin që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar asnjëherë si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Pra, të gjithë shqiptarët që do ta dëshironin këtë bashkim, ai asnjëherë nuk është kundër dikujt tjetër dhe nuk është asnjëherë qëllimi që të na bëjë neve më të mëdhenj, por për të kontribuuar në mirëqenie dhe liri, pra, si shprehje e lirisë, jo si shprehje e agresionit. Si kryeministër, në këtë mandat, siç keni theksuar ju, unë kam fituar me “biletën” për punë dhe drejtësi dhe këto janë prioritetet e mia të para dhe më të rëndësishmet”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit u pyet edhe për hapin që pritet ta ndërmarrë Spanja sa i përket hapjes së Zyrës Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë, hap të cilin kryeministri Kurti e cilësoi si hap në drejtimin e duhur.

“Unë besoj që Spanja duhet të lëvizë në drejtimin e Sllovakisë dhe Greqisë të cilat e njohin pasaportën e Kosovës dhe me qeverinë progresiste unë jam optimist se këto shenja që i shohim nga Spanja janë në drejtimin e duhur dhe së shpejti mund të presim disa zhvillime pozitive”, tha ai.

Ai foli edhe për Marrëveshjen e Ëashingtonit për të cilën tha se ka pasur elemente pozitive siç është njohja nga Izraeli.

“Sa i përket Marrëveshjes së Ëashingtonit, ka shumë elemente në atë marrëveshje nuk them që asnjë nga to s’është e mirë, përshembull njohja reciproke me Izraelin është pozitive, por përsëri më duhet të them se angazhimet bilaterale të Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator të vitit të kaluar ishte më shumë lëvizje taktike e administratës Trump para zgjedhjeve atje. Ishte menduar që të ndërtohet diçka e qëndrueshme për një të ardhme afatgjatë. Unë e shoh në ato pikat e marrëveshjes një përpjekje për rregullim të shpejt që do të ndihmonte në imazhin ndërkombëtar dhe politikën vendore të ish-presidentit sesa ishte për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të lëvizur përpara”, tha Kurti.

Kurti e cilësoi si situatë tjetër në ShBA tash që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Joe Biden dhe u shpreh optimist sa i përket presidentit të ri.

“Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se situata është ndryshe tani për të mirë natyrisht, presidenti Biden është ndoshta lideri për progresist në botë, nëse e sheh programin e tij është socialdemokrat dhe mendoj se kjo është ajo që na nevojitet, psh. Për ndryshimet klimatike, të drejtat e punëtorëve, të drejtat e grave, kështu që unë jam shumë më optimist tani sepse së pari ne e njohim se kush është presidenti Biden dhe së dyti për programin e tij”, tha shefi i qeverisë së Kosovës.

Ai përmendi po ashtu edhe idenë e shkëmbimit të territoreve për të cilën tha se definitivisht ka dështuar por që nuk do të thotë se ka vdekur.

“Unë e kam refuzuar idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë sepse ajo do të thoshte konflikte të reja dhe gjakderdhje. Qëllimi ka qenë ndarja e Kosovës e jo shkëmbimi. Unë mendoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë transformues për jetërat e popujve. Unë besoj se Republika e Kosovës duhet ta mbrojë veten si shtet dhe populli i Kosovës nuk do ta pranojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Nuk po them që ideja e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës ka vdekur, por ideja që u bë projekt definitivisht ka dështuar”, tha Kurti./albeu.com/

The post Kurti: Nuk do ta imagjinoja kurrë bashkimin Kosovë-Shqipëri duke shkaktuar luftë appeared first on Albeu.com.