bashkimi i motrave pas disa viteve lufte Archives - Albeu.com

Motrat nga Ukraina që u ribashkuan pas 20 vitesh për shkak të luftës
Lot gëzimi nga takimi i dy vajzave të reja – njëra vinte nga një udhëtim 34 orë nga Ukraina dhe tjera sapo kishte përfunduar turnin e natës në punë.

Ato u takuan pas 20 vitesh dhe shkak u bë pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

“Momenti ishte i lumtur dhe i trishtueshëm” thotë Angelika Batiai, 24 vjeçe.

“Po shikoja motrën time përsëri pas 20 vitesh, por nga na tjetër kam lënë familjarë dhe miq në një vend në luftë”.

Motrat kanë kaluar vitet e para të jetës së bashku në një fshat në jug të Ukrainës pa nënën.

Problemet e familjes bënë që ato të ndahen; Angelika 5 vjeçe shkoi të jetonte me tezen, kurse Tatyana, 6 vjeçe me gjyshen, para se të përfundonte në jetimore.

Ato luteshin që të rriteshin së bashku, rikujton Tatyana Kluge Garcia, sot 25 vjeçe.

“Për shkak të ekonomisë ishte e pamundur që tezja të na mbante të dyjave”, tregon ajo.

Në moshën 8 vjeçe, Tatyana u adoptua nga një familje në Girona të Spanjës.

Pavarësisht jetës në një familje të re dhe në një vend tjetër, motra qëndronte ende në mendjen e saj.

“Gjithnjë mendoja të shkoja në Ukrainë dhe ta gjeja”, thotë Tatyana.

Si adoleshente, ajo nisi kërkimet në mediat sociale për të gjetur gjurmë të motrës, madje duke shkarkuar edhe rrjetin social rus VK.

2 mijë milje larg, në Ukrainë, Angelika po bënte të njëjtën gjë. Kur ajo po kërkonte në Facebook dhe pa një bionde me banim në Spanjë, ishte e sigurt se ajo ishte Tatyana.

Brenda pak javësh ato nisën të flisnin në mënyrë të vazhdueshme online, duke tejkaluar barrierat e gjuhës dhe kulturave.

Ato bënë plane për t’u takuar në Spanjë, gjë e cila u pengua nga pandemia.

Hyrja e trupave ruse në Ukrainë, bëri që Tatyana të bënte një thirrje frenetike për Angelika që të largohej për në Spanjë.

Ajo u zhvendos fillimisht bashke me të fejuarin në një vend strehim në Nova Odesa.

Por, çdo ditë motra e saj i kërkonte që të shkonte në Spanjë.

Në fund, një mesazh nga nëna e Tatyana, bëri që Angelika të bindej.

Tatyana tregon se i priti me ankth ditët dhe nuk arrinte ta besonte atë që po ndodhte.

Një muaj pasi Angelika ka mbërritur në Spanjë, motrat jetojnë në një apartament dhe komunikojnë me gjuhën e shenjave dhe me ndihmën e Google Translate.

“Që kur ishim të vogla ëndërronim për t’u takuar sërish, por nuk e imagjinonim kurrë se kjo do të ndodhte për shkak të një lufte”, thotë Tatyana.

Për Angelika, takimi me motrën ishte “i jashtëzakonshëm dhe i pabesueshëm, por lumturia gjithsesi rivalizon me shqetësimin që ka për të dashurit e saj në Ukrainë.

The post Motrat nga Ukraina që u ribashkuan pas 20 vitesh për shkak të luftës appeared first on Albeu.com.