bashkia tirane Archives - Albeu.com

A do të garojë për Tiranën? Florjan Binaj: Gjithçka mund të ndodhë!
Aktivisti dhe aktori Florjan Binaj është pyetur mbi mundësinë e një rikthimi dhe angazhimi të tij në politikë. I ftuar në News24, Binaj zgjodhi të përgjigjej në një mënyrë ironike, duke cituar një slogan të vjetër të kryeministrit Edi Rama.

“Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”, u shpreh ai, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por duke lënë të hapur mundësinë e një përfshirjeje të mundshme në të ardhmen.

Binaj u përzgjodh disa muaj më parë si kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Por së fundmi, PD paralajmëroi se do të ketë kandidatin e saj për kryeqytetin.

The post A do të garojë për Tiranën? Florjan Binaj: Gjithçka mund të ndodhë! appeared first on Albeu.com.

“Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri”/ Braçe: Më intereson beteja politike! Tirana nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se i intereson beteja politike me përmbajtje. Duke folur në “Top Story”, Braçe tha se nuk qëndron kot në politikë, si kukull apo si qokë karriere.

Braçe tha ndër të tjera, se Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset. Socialisti theksoi se, industria e ndërtimit në qytet nuk ka standard qytetar, ndërkohë shtoi se kërkon standard të ri në këtë qytet.

Braçe: Ajo që mua më intereson është beteja politike me përmbajtje. Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri. Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset. Nuk me intereson ndarja territoriale, nuk më intereson pushteti real i vendoreve. Sot që flasim nuk është kjo. Ka gjëra që janë bërë mirë në këtë qytet, në kohë të ndryshme. Industria e ndërtimit në qytet nuk ka standard qytetar. Nuk ka standard qytetar, nuk ka etikë, më vjen mua në penxhere ajo karabinaja që ndërtohet atje. Unë mendoj që është çështje standardesh. Kërkoj standard të ri në këtë qytet.

The post “Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri”/ Braçe: Më intereson beteja politike! Tirana nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset appeared first on Albeu.com.

Shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës/ Braçe: Nuk i marr leje askujt! Partia nuk mund të funksionojë kështu
Deputeti i Partisë Socialisti Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka marrë leje askund për të shprehur dëshirën e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Duke folur për “Top Story”, Braçe tha se vendimin e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, Rama e ka pranuar.

Braçe përmend edhe dy arsyet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim. Ai thekson se partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh dhe se Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten njoftime.

“Unë kam bërë veten time dhe kam bërë atë që kam menduar shumë qartë. Po e dëgjoj ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse. Mua nuk më pëlqen ky term, senator i PS-së. Unë jam thjesht deputet i PS-së, u bënë shumë vite. Për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur jo i emëruar. Unë mendoj që Rama e ka pranuar, as nuk kam marrë leje dhe as nuk do të marr leje për ato që kam thënë. Ato që kam thënë kanë qenë të drejta, të vërteta.

Ka pasur edhe të tjerë brenda PS-së që kanë thënë gjëra të drejta ose të vërteta, të lidhura me njerëzit dhe interesat e tyre. Gjëja nuk ka nisur në media, apo ambiente të tjera, ka nisur në Asamblenë e PS-së, në njësinë 5, nën përgjegjësinë time. Në atë Asamble jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë. Kam lëvizur gjatë janë në mbledhjet e asamblesë së PS-së në Tiranë, më vjen keq që nuk gjej të njëjtën mënyrë ose ndjesi për të folur, por në njësinë 5 ishte një sallë e tërë që ngriti shqetësimin. Atje kam thënë shumë qartë, që janë dy arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten njoftime. Partia nuk mund të funksionojë kështu sepse mund të vijë një ditë kur në atë mur të varet një njoftim tjetër, ajo e fundit të partisë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.

The post Shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës/ Braçe: Nuk i marr leje askujt!  Partia nuk mund të funksionojë kështu appeared first on Albeu.com.

BIRN: Monopoli i reklamave “city lights” kufizoi garën elektorale për Bashkinë e Tiranës
Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023, rrugët e Tiranës u mbushën me postera elektoralë të Partisë Socialiste në pushtet, të afishuara në stenda ‘city lights’ dhe ekrane LED të instaluara në rrugët dhe kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

Pas rrjetit të stendave moderne fshihet kompania BNI, e cila mori nga Bashkia e Tiranës pjesën më të madhe të hapësirës reklamuese ‘outdoors’ në kryeqytet – për një afat 7-vjeçar – në prag të garës elektorale të vitit 2023 dhe, njëkohësisht, u kontraktua për reklamat politike të fushatës nga Partia Socialiste.

Edhe pse hapësira reklamuese iu transferua BNI-së nëpërmjet qindra vendimeve të veçanta të firmosura brenda pak ditësh pa asnjë procedurë tenderimi, sipas ekspertëve të prokurimeve publike, ato së bashku krijuan një të drejtë ekskluzive për një operator të vetëm.

Ky monopol ‘de facto’ i dhënë në prag të zgjedhjeve shihet si klientelizëm politik nga vëzhguesit e fushatave zgjedhore, ndërsa opozita pretendon se i kufizoi edhe garën elektorale për Bashkinë e Tiranës – ku kryebashkiaku në detyrë, Erion Veliaj, përballej me deputetin Belind Këlliçi.

“Vendet prioritare dhe me shikueshmëri e frekuentim më të lartë, sigurisht i ka pasur PS dhe Veliaj”, i tha Këlliçi BIRN.

“Domethënë, si përfundim, unë kam pasur mundësinë të marr hapësirë vetëm çfarë kanë lënë, pasi procesin e ka kontrolluar tërësisht bashkia dhe kandidati i PS-së”, shtoi ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash në shkurt 2025, nuk ishte i arritshëm për koment.

Ndërkohë, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN në lidhje me gjetjet e konstatuara.

Beqir Nuredini, themelues i BNI-së dhe ish-kryebashkiak i Rrogozhinës, mohoi se kompania e tij zotëronte një monopol në tregun e reklamave në natyrë në Tiranë.

Ai pretendoi se çdokush mund të aplikonte për leje për të vendosur stenda afishimi, por se nuk kishte treg dhe reklamat mbeteshin bosh.

“Nuk është monopol, tregu është i lirë; kushdo që do hapësirë, mund të aplikojë dhe të marrë hapësirë”, tha Nuredini. “Jo aty ku kam marrë unë leje, kuptohet, por Tirana është e madhe”, shtoi ai.

Të dhëna private?

Në nëntor 2025 BIRN i drejtoi një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar kontratat me kompanitë që kishin në shfrytëzim hapësirën publike për reklamim nga viti 2018 deri në fund të 2024-ës.

Qasja në dokumente kërkoi gati 1 vit.

Saga e kërkesës për informacion nisi me përplasjen e dy zyrave brenda bashkisë. Fillimisht, Drejtoria Juridike i komunikoi Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave, por edhe BIRN-it, se përgjigja nuk ishte kompetencë e saj. Ndërkohë, DPTTV-ja, në një letër dërguar BIRN-it dhe kolegëve të saj në zyrën juridike, këmbënguli se informacioni i kërkuar “nuk ekzistonte”.

“Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore nuk ka lidhur kontrata me subjekte tregtare për shfrytëzimin e hapësirave publike”, thuhej në shkresë. Por vetëm pak rreshta më poshtë, e njëjta drejtori pohonte të kundërtën: informacioni ekzistonte, por konsiderohej “e dhënë personale”.

BIRN u ankua pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, por bashkia vijoi refuzimin, duke argumentuar se e drejta për përdorimin e hapësirës publike nuk ishte dhënë përmes “kontratave”, por përmes dokumenteve të quajtura “leje”.

Më 16 janar 2025, BIRN paraqiti një kërkesë të re, kësaj radhe duke cituar në mënyrë të detajuar Vendimin e Këshillit Bashkiak dhe formulimin ligjor të përdorur nga bashkia.

Por edhe më 24 janar, Bashkia e Tiranës iu përgjigj me të njëjtin refren: informacioni nuk mund të jepej pasi përmbante të dhëna personale. “Legjislacioni i posaçëm nuk e lejon identifikimin e tatimpaguesit specifik”, shkruhej në letër.

I bindur se emrat e kompanive dhe hapësira publike e dhënë në përdorim nuk përbënin të dhëna personale, BIRN paraqiti një tjetër ankesë te Komisioneri.

Pasi KDI konstatoi shkeljen, bashkia pranoi të jepte informacionin, por vonoi dorëzimin, kërkoi një pagesë prej 5850 lekësh dhe vetëm më 13 gusht vuri në dispozicion një dosje me 1170 faqe.

Kur dokumentet mbërritën, BIRN konstatoi se emrat e kompanive dhe NIPT-et ishin fshirë. Çdo leje përmbante vetëm argumentimin standard ligjor, datën, vendndodhjen dhe sipërfaqen e reklamës.

Po atë ditë, BIRN njoftoi KDI-në se dokumentacioni, përveç kostos së panevojshme për mjedisin, nuk përmbushte kërkesën për informacion, pasi NIPT-i dhe emri i kompanisë nuk janë të dhëna personale.

Tri javë më vonë, më 3 tetor, bashkia u rikthye me një premtim për informacion të plotë dhe kërkoi edhe 10 ditë shtesë.

Më 15 tetor, pas një sage që zgjati gati një vit, BIRN mori në dorë dosjen finale – këtë herë me emrat e kompanive dhe planimetrinë e vendosjes së reklamave në rrugët e Tiranës.

Mirela Ruko, këshilltare në Këshillin Bashkiak nga Lëvizja Bashkë, tha se mungesa e transparencës ishte kthyer në normë për zyrtarët e bashkisë.

“Bashkia e Tiranës më ka refuzuar edhe mua disa herë informacionin, duke përdorur të njëjtin justifikim absurd që ka marrë edhe BIRN-i”, u shpreh ajo. “Këto janë përpjekje të hapura për të fshehur informacionin”.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Ilir Alimehmeti, këshilltar i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak. Ai shtoi se përdorimi i argumentit të “të dhënave personale” për të ndaluar dhënien e informacionit ishte një mënyrë për të mbuluar problemet.

“Absolutisht bëhet fjalë për fshehje të qëllimshme dhe për një dëm të mundshëm ekonomik”, tha Alimehmeti.

Koncesioni i fshehur

Dokumentet e vënë në dispozicion nga bashkia, tregojnë se gjatë viteve 2018 – 2021, tregu i citylight-eve ishte më i larmishëm dhe përfshinte kompani si “Platea sh.a.”, “Iris sh.p.k.”, “La Strada”, “City Wings” dhe “Albartex”, të cilat zotëronin, kush më shumë e kush më pak, leje për hapësira të ndryshme në qytet.

Edhe në këtë rast, kompanitë rezultojnë të kenë aksionerë të përbashkët dhe i afrohen më shumë një oligopoli me pak emra dominues.

Lejet e lëshuara në këtë periudhë – gjithsej 160, të ndara sipas viteve dhe kompanive, kishin afat maksimal njëvjeçar, ndërsa në disa raste ishin edhe më të shkurtra.

Por pas vitit 2021 panorama ndryshon rrënjësisht. Pikërisht në këtë moment, BNI shfaqet si përfituesi kryesor i një serie lejesh që, sipas ekspertëve, të marra së bashku funksionojnë si një koncesion i padeklaruar mbi hapësirën vizuale të Tiranës.

Kompania është themeluar në vitin 2014 nga Beqir Nuredini dhe në fillim të vitit 2021 kontrollohej plotësisht prej tij.

Megjithatë, struktura aksionere ndryshoi disa herë dhe aktualisht kompania kontrollohet 50% nga Flamur Salija dhe 50% nga Aleksandër Naçi.

Pavarësisht ndryshimeve në pronësi, Beqir Nuredini vijon të ketë ndikim dhe interesa të lidhura me kompaninë, gjë që e pohoi edhe vetë në një bisedë telefonike me BIRN.

Nuredini, i cili më herët ka zotëruar kompani në fushën e reklamimit, e themeloi BNI-në fillimisht si shoqëri tregtare.

Vetëm në mars 2021, pak kohë para marrjes së lejeve të para nga bashkia, kompania përfshiu në objektin e veprimtarisë në QKB edhe reklamimin me city lights dhe ekrane LED.

Më 6 prill 2021, Këshilli Bashkiak ndryshoi rregulloren e vitit 2018, e cila kufizonte afatin e lejeve për reklamimin në rrugë deri në një vit.

Vendimi i ri autorizoi DPTTV-në të jepte leje 7-vjeçare për stenda afishimi ‘city lights’ dhe deri në 10-vjeçare për ekranet LED.

Një javë më vonë, BNI siguroi e vetme mbi 423 leje për city lights, me afat deri në mars 2022. Vetëm një muaj pas, BNI mori leje për instalimin e 31 ekraneve LED në kryeqytet për një afat 10-vjeçar.

Ndërsa në fund të shkurtit dhe fillim të marsit 2023, BNI mori mbi 421 leje të tjera për vendosjen e city lights për një periudhë 7-vjeçare.

“Me qindra leje të dhëna deri në 2030–2031, hapësira fizike publike bëhet praktikisht e padisponueshme për operatorë të tjerë për një dekadë”, tha Eduart Gjokutaj, drejtues i qendrës kërkimore ekonomike ALTAX, duke e cilësuar këtë hap si bllokim të tregut.

Sipas tij praktika e ndjekur kishte eliminuar konkurrencën dhe kishte rritur rrezikun e abuzimit me çmime nga një operator dominues.

“Kjo krijon një barrierë absolute hyrjeje, duke eliminuar mundësinë e konkurrencës së re ose zgjerimit të operatorëve ekzistues”, shtoi ai.

Lejet pë BNI janë firmosur nga ish-drejtori i DPTTV-së, Arlin Naska, i cili këmbënguli se procesi ka qenë i hapur.

“Të gjithë subjektet mund të aplikonin”, tha ai. “Në lidhje me pyetjen e nxitimit, nuk e mbaj realisht mend sa ka qenë kjo kohë, po dikush tjetër do të thoshte të njëjtën gjë nëse do të merrte kohë më të gjatë”, tha Naska, duke iu referuar dhënies së qindra lejeve në një periudhë disa-ditore.

Edhe themeluesi i BNI, Beqir Nuredini, mohoi se kishte krijuar monopol dhe këmbënguli se kompanitë e tjera mund të aplikonin lirisht.

“Nuk janë të ndaluar të aplikojnë të tjerët”, tha ai në një bisedë telefonike.

Nuredini argumentoi se arsyeja pse kompani të tjera nuk kërkonin leje ishte mungesa e tregut.

“Jo se nuk ka fitim, por nuk ka treg”, u shpreh Nuredini, duke pretenduar se puna ishte e përqendruar kryesisht në verë dhe gjatë sezonit të festave.

Megjithatë, ndryshe nga sa pohon ai, rregullorja e Bashkisë Tiranë, që menaxhon përdorimin e hapësirës publike vendos kufizime të qarta fizike, duke e bërë thuajse të pamundur marrjen e lejeve në zonat ku reklamat ekzistuese janë tashmë të instaluara.

Gjokutaj sugjeroi se në një situatë të tillë duhej ndërhyrja e Autoritetit të Konkurrencës, ndërsa shpjegoi se kishte vendime të ngjashme në Bashkimin Europian.

“Autoriteti i Konkurrencës ka kompetencë të plotë të hapë hetim dhe të rekomandojë anulimin ose rihapjen me gara të lejeve ekzistuese, si dhe të propozojë ndryshime në rregulloren e bashkisë për të futur ankande periodike”, tha ai.

Sipas tij, hapja e garës do të rriste të ardhurat publike dhe do të ulte rreziqet korruptive.

Klientelizëm politik

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Partia Socialiste përdori gjerësisht reklamat LED dhe city lights, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, për të shpërndarë mesazhet e saj elektorale dhe ato të kandidatëve për kryetar bashkie.

Por pasi dorëzoi raportin e saj për financat zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS deklaroi zero shpenzime për këtë formë komunikimi politik.

Ndryshe nga raporti financiar, auditi i pasqyrave financiare të Partisë Socialiste raportoi se një shumë prej 9.2 milionë lekësh – e paguar nga ky subjekt për kompaninë BNI, fillimisht e raportuar si shpenzim për reklama në rrjete sociale, përfshinte edhe shpenzime për reklama në natyrë.

Rigels Xhemollari, drejtues ekzekutiv i organizatës Qëndresa Qytetare, i tha BIRN se Partia Socialiste ‘ishte favorizuar’ gjatë fusharës zgjedhore të vitit 2023, për sa i takon ekspozimit në city lights dhe ekrane LED.

Edhe Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë shpreh dyshime se procesi ka qenë klientelist.

“Kjo mënyrë veprimi është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të administratës së drejtuar nga Erion Veliaj – një sjellje që lidhet drejtpërdrejt me klientelizmin dhe me grupime të organizuara brenda bashkisë”, tha ajo.

Këshilltari tjetër i opozitës, Ilir Alimehmeti, tha se momenti kur u dhanë masivisht lejet nuk dukej aspak rastësor, por një përpjekje për të kontrolluar hapësirën vizuale të qytetit.

“Duke qenë se koha përkon saktësisht me fushatën elektorale vendore të vitit 2023, dyshimi i arsyeshëm është se kemi të bëjmë me një manovër elektorale për kontrollin e hapësirave vizuale”, theksoi ai.

Por Nuredini i mohoi lidhjet e shkurtra me partitë politike. Ai theksoi se hapësira u ishte vënë në dispozicion njësoj të gjitha palëve dhe se për të partitë politike ishin thjesht klientë.

“Për mua është biznes, unë në fund u marr lekët, nuk më intereson cila parti është”, përfundoi ai./BIRN

The post BIRN: Monopoli i reklamave “city lights” kufizoi garën elektorale për Bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Washington Post artikull për Florian Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë…
Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post”, i ka kushtuar një artikull të veçantë kandidaturës së Florjan Binajt, në fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë.

Në shkrimin e reporteres shqiptare, Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe të arrijë të fusë sa më shumë profesionistë në politikë.

ARTIKULLI I PLOTË NË SHQIP:

A mund të ndihmojë humori që Shqipëria të hyjë në BE?

Dikur e njohur si një cep stalinist i harruar, Shqipëria sot është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.

Diçka e çuditshme po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti emëroi një chatbot inteligjence artificiale si ministre për të luftuar korrupsionin. Tani një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitimet e tij të mprehta të liderit që ka shumë vite në pushtet, po kandidon për kryetar të Tiranës.

Pyetja që shtrohet është: a mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe të menduarit jashtë kornizave që një vend i vogël ballkanik të hyjë në Bashkimin Evropian? Ekspertët thonë se, seriozisht, nuk do të bënte dëm. Sidomos për Shqipërinë, e cila prej kohësh vuan nga një imazh problematik — nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.

Por Shqipëria po bën diçka mirë, sepse tani konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bashkuar me BE-në me 27 vende anëtare.

Dikur, gjatë 40 viteve të sundimit të diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga vendet më shtypëse (dhe më pak argëtuese) në botë. Ai ndërtoi 750,000 bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim imagjinar — por fjala “qesharake” nuk do të ishte kurrë një përshkrim i përshtatshëm për atë periudhë. Sot, Shqipëria është një destinacion i madh turistik, dhe Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.

Megjithatë, vendi ende përballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme që merren me trafikim njerëzor dhe kokainë kolumbiane.

Por në Bruksel ka një konsensus të gjerë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Aktualisht, në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE janë nëntë vende: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.

Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE — që në vitin 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen si kandidatët më të avancuar. Lufta në Ukrainë ka bërë që BE të jetë më e prirur ndaj zgjerimit, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Rusia agresive e Putinit.

Eksperimente të reja shqiptare

Shqipëria po tregon se është gati të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.

Në fillim të vitit, ajo bllokoi aksesin në TikTok për një vit, pas vrasjes së një djali 14-vjeçar që ngriti shqetësime për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.

Në shtator, kryeministri emëroi një bot të krijuar nga AI, me emrin Diella, si “ministre digjitale” që shqyrton tenderët publikë për të siguruar që janë pa korrupsion dhe pa ndikim njerëzor. Diella ka një avatar me veshje tradicionale shqiptare — pjesërisht një truk publicitar, por sistemi i inteligjencës artificiale është real.

Ekspertët paralajmërojnë rreziqe: “Krijon konfuzion midis teknologjisë dhe politikës, sjell boshllëqe përgjegjësie dhe rreziqe sigurie”, thotë studiuesi Erjon Curraj.Por pikërisht spektakli mund të jetë ajo që e dallon Shqipërinë — sepse ndoshta “vlerat evropiane” përfshijnë edhe aftësinë për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar humoristin).

Komediani që sfidon politikën

Në fillim të tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Europa ka parë edhe më parë figura të ekranit që hyjnë në politikë: Volodymyr Zelensky në Ukrainë, Beppe Grillo në Itali, madje edhe Ronald Reagan në SHBA.

Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mbahen më 9 nëntor, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni që ai i mohon.

Binaj i tha The Washington Post se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime publike. Ai e sheh Tiranën e sotme si “të mbingarkuar me ndërtime dhe me mungesë shkollash”.

Ai shton se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut në aktrim sepse dinte të bënte imitime, dhe përfundoi duke moderuar një emision satirik për 18 vjet.

Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidaturën e Binajt “një eksperiment demokratik të rrallë – një komedian që sfidon modelin që imiton”. Ai thotë se kjo kandidaturë është tregues i lodhjes me politikën tradicionale dhe i dëshirës për autenticitet, edhe nëse shprehet përmes sarkazmës. Binaj shprehet se dëshiron të çlirojë Shqipërinë nga partitë tradicionale, të majta e të djathta, dhe të sjellë më shumë profesionistë të pavarur në politikë — gjë që mund të ndihmojë edhe në ndalimin e “rrjedhjes së trurit”, pasi rreth 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë.

“Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njerëz të ndershëm e profesionistë”, tha ai në shpalljen e kandidaturës.

Rama dhe “dy komedianët e Tiranës”

Ndër shumë personazhe të tij, Binaj bën një imitim perfekt të kryeministrit Edi Rama — i cili vetë është një figurë e gjallë dhe e pazakontë në politikën evropiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet për stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.

Ai është lider i Partisë Socialiste, ish-kryetar i Tiranës dhe një nga të parët që pas rënies së komunizmit i pikturoi ndërtesat gri të qytetit me ngjyra të ndritshme. Disa analistë e quajnë atë “populist eurofil” — pro-Amerikë, pro-NATO dhe pro-BE.

Rama shpesh bën shaka edhe në samite ndërkombëtare, por mund të jetë edhe provokues. Në Londër javën e kaluar, gjatë një paneli në Chatham House, ai u tha kritikëve të Shqipërisë: “Mbyllni gojën”.

Ai lavdëroi emigrantët shqiptarë në Britani dhe tha se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është e vetmja e rritur në dhomë”.

Rama shtoi se Brexit ishte një gabim gjigant:“U larguat nga Europa për më shumë investime — tani keni më pak.

U larguat për më shumë lumturi — tani jeni të dëshpëruar”.

Në vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht për Binajn, duke e quajtur “djalë simpatik e të talentuar”. Tani është më kritik, duke e quajtur kandidimin e tij “një veprim të dëshpëruar nga moçali” (duke iu referuar opozitës). Por shtoi me ironi: “Nuk e gjykoj aktorin keq për rolin e ri që ka marrë — sepse aktorët duhet të kenë një punë”.

Një shenjë e re për demokracinë

Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London, thotë se kandidatura e Binajt duhet parë si një shenjë e hapjes demokratike dhe e përparimit politik në Shqipëri.

“Ajo reflekton një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë — njësoj si zhvillimet që kemi parë në Itali dhe Ukrainë”, përfundon ai.

The post Washington Post artikull për Florian Binajn: Do të çlirojë vendin nga partitë… appeared first on Albeu.com.

‘Tiranës i duhet një shërbëtor i qytetarëve’/ Binaj: Të bashkohemi për qytetin që duam tu lëmë fëmijëve tanë
Kandidati i pavarur por i mbështetur nga të gjitha partitë opozitare, Florjan Binaj ka shpërndarë një tjetër mesazh për qytetarët e kryeqytetit. Në postimin e tij në Facebook, Binaj thekson se po kandidon që fëmijët të rriten duke ndërtuar kujtime, jo të rriten duke parë ndërtime.

Ai shton se me punën, aktivizmin dhe humorin e tij ka ngritur gjithmonë zërin kundër padrejtësive dhe në mbrojtje të njerëzve që kanë vërtetë nevojë. Në përfundim, Binaj u bën thirrje qytetarëve të bashkohen për një Tiranë më të jetueshme

“Shumë vetë më pyesin, pse po kandidon?  Po kandidoj për fëmijët tanë, për fëmijët tuaj, për këtë qytet. Po kandidoj që fëmijët tanë të rriten duke ndëtuar kujtime, jo të rriten duke parë ndërtime. Unë e jetoj Tiranën si të gjithë ne, me bashkëshorten time, me 3 fëmijët tanë, në një pallat të vjetër, në një apartament të vogël, por që është i ngrohtë dhe plot dashuri. Me punën, aktivizmin dhe humorin tim, kam ngritur gjithmonë kundër të keqes, kam dalë gjithmonë në mbrojtje të atyre që kanë vërtetë nevojë. Një Tiranë e pashëndetshme nuk mund të prodhojë qytetar të shëndetshëm dhe në krye të Bashkisë Tiranë, nuk duhet një shërbëtor i partisë por një shërbëtor i qytetarëve, por sot duhet të veprojmë të gjithë bashkë. Prandaj unë ju ftoj që të bashkohemi, për ta kthyer Tiranën, në qytetin që duam t’i lëmë fëmijëve tanë,” thotë Binaj.

The post ‘Tiranës i duhet një shërbëtor i qytetarëve’/ Binaj: Të bashkohemi për qytetin që duam tu lëmë fëmijëve tanë appeared first on Albeu.com.

Balla nga njësia 5: Me Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë Tiranë, do t’u japim zgjidhje hyrjeve të vendstrehimeve
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në cilësinë e njërit prej Bashkëdrejtuesve politikë të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5, ka paralajmëruar sistemimin e hyrjeve të vendstrehimeve të dikurshme.

Përmes një postimi në rrjete sociale, duke shoqëruar një foto të tij para një ish-transheje, Balla shprehet se kjo problematikë do të marrë zgjidhje.

“Me Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliu me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma”, – ka deklaruar Balla.

Nisma synon të pastrojë dhe sistemojë këto hapësira, duke i kthyer ato në ambiente të sigurta dhe të përdorshme për banorët, në përputhje me standardet e mbrojtjes civile dhe planifikimit urban.

The post Balla nga njësia 5: Me Ogerta Manastirliun në krye të Bashkisë Tiranë, do t’u japim zgjidhje hyrjeve të vendstrehimeve appeared first on Albeu.com.

Gara për Bashkinë Tiranë/ Rama sulmon Florian Binajn: Këneta ka nxjerrë si kandidat një aktor humori, kur erdhi të luajë rolin tim, shkriu gazit edhe vetë Kongresin e PS-së
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës në podcastin “Flasim”, foli edhe në lidhje me garën për kryebashkikun e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti.

Kreu i shtetit, u shpreh se Flor Binaj është një kandidat i PD-së, të cilën e quan kënetë.

“Për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim”, tha Kryeministri.

Ao theksoi se; “nuk e gjykoj aspak aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë”.

Edi Rama: Risi është kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën.

Dy qytete të dorës së parë në Shqipëri që do të drejtohen nga dy gra të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza flas për Ogerta Manastirliu dhe për Spitalin Rajonal të Vlorës, Bruna Mersinin.

Dy realitete të transformuara tërësisht falë aftësisë së tyre menaxheriale po sidomos vullnetit të hekurt të këtyre dy grave.

Ato janë që të dyja fituese të padiskutueshme të garave ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra e plotë e disfatës së radhës, ndjestë pastë Partisë Demokratike. Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim.

Prandaj unë nuk e gjykoj aspak aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë, por kush voton mua dhe Patinë Socialiste do të votojë Ogerta Manastirliun.

The post Gara për Bashkinë Tiranë/ Rama sulmon Florian Binajn: Këneta ka nxjerrë si kandidat një aktor humori, kur erdhi të luajë rolin tim, shkriu gazit edhe vetë Kongresin e PS-së appeared first on Albeu.com.

Gara për bashkinë e Tiranës! Florjan Binaj “shpjegon” fushatën: Jam i pavarur! Mbështetem nga partitë e opozitës, punoj me ekip jopartiak
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, po koordinohet me përfaqësues të opozitës për organizimin e fushatës elektorale. Pas një takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj mbajti konferencën e tij të parë për mediat, ku u shpreh optimist për fitoren, duke theksuar rëndësinë e aleancës së krijuar.

Ndërsa programi i plotë për drejtimin e Bashkisë ende nuk është prezantuar, aktori la të kuptohet se po qëndron larg ndikimit të drejtpërdrejtë të partive politike. Edhe pse nuk pritet të shfaqet publikisht në krah të liderëve opozitarë, Binaj nuk përjashton takimet me ta gjatë fushatës.

“Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodh.

Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një koohe të duhur, sepse gjërat që të bëhen mirë duan kohën e tyre, që të dalim të tregojmë programin për të gjithë qytetarët. Edhe kam thënë që në terren në fushatë do të jem pa kryetarët, por jam i gatshëm të takoj cdo kryetar të opozitës”, u shpreh kandidati.

The post Gara për bashkinë e Tiranës! Florjan Binaj “shpjegon” fushatën: Jam i pavarur! Mbështetem nga partitë e opozitës, punoj me ekip jopartiak appeared first on Albeu.com.

U përfol si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ishte normal, partitë të hapen drejt intelektualëve
Ditën e sotme, juristja dhe aktivistja Edlira Çepani, teksa ishte e ftuar në News24, ka komentuar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar Bashkie në Tiranë, duke vlerësuar si hap pozitiv faktin që, për herë të parë, janë propozuar emra jashtë skemave politike tradicionale.

Ajo shtoi se kjo duhet të shërbejë si mesazh për politikën, që të hapet më shumë drejt intelektualëve dhe profesionistëve që kanë dëshirë dhe kapacitete për të kontribuar në jetën publike.

“Nuk pati një procedurë përzgjedhjeje normale. Pra ishte një procedurë që nuk ishte përzgjedhje, ishin disa emra që u hodhën nëpër të. Ne si juristë kemi nevojë për rregulla të qarta se kush na voton, propozon dhe kush e zgjedh emrin. Por, për mendimin tim, kjo solli një risi pozitive, u lakuan emra që nuk vinin nga politika. Ky ishte një sinjal se ka njerëz përtej partive që qytetarët duan t’i shohin në pozicione kyçe”, deklaroi Çepani.

Më tej ajo tha se; “dinamikat po tregojnë që partitë politike të hapen më shumë, por edhe njerëzit kanë filluar të kërkojnë ndryshimin e ujërave”.

E pyetur nëse do ta kishte pranuar një ofertë për kandidim, Çepani u shpreh:

“Do ta kisha menduar seriozisht. Pastaj do të varej nga marrëveshjet, angazhimi në fushatë, etj. Ajo që më pëlqeu nuk kishte të bënte me individin, por me faktin që iu dha njerëzve mundësia të kishin një angazhim konkret”.

Gjithashtu, Çepani tha se nëse bashkëshorti i saj, Gert Bogdani do të ishte gjallë, do ta kishte inkurajuar nëse do të duhej të garonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

The post U përfol si kandidate për Bashkinë e Tiranës, Edlira Çepani: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ishte normal, partitë të hapen drejt intelektualëve appeared first on Albeu.com.