bashkia korce Archives - Albeu.com

EMRAT/ Pezullohen nga detyra 4 punonjës të bashkisë Korçë, llogaritën në mënyrë të paligjshme taksat për ndërtimet dhe komplekset e luksit
Katër  drejtues kryesorë të bashkisë së Korçës janë pezulluar nga puna me vendim të gjykatës së shkallës së parë të Korçës.

Bëhet fjalë për 4 punojës të drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi.

4 të pezulluarit nga detyra janë Zhaneta Lubonja, drejtore e planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të territorit, Ermal Gjermani përgjegjës i këtij sektori pranë kësaj drejtorie, Olvas Petro, specialist i buxhetit me cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë si dhe Soniel Prifti, drejtor i drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore.

3 të parët akuzohen për shpërdorim detyre ndërkohë që Prifti për moskallëzim i krimit.

Gjykata e Korcës për të 4 krahas pezullimit nga detyra ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” pasi sipas akuzës, kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit, lidhur me shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi pranë kësaj bashkie.

E thënë ndryshe, deklarata, leje zhvillimi, leje ndërtimi, deklarata paraprake si dhe certifikata përdorimi të dhëna prej tyre.

Personat nën hetim, gjithnjë sipas akuzës, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime të reja dhe komplekse të luksit në lagjet 1,2,3,11,12 të qytetit të Korçës në masë të ulët sesa ajo që duhet të paguajë nga subjektet./albeu.com

The post EMRAT/ Pezullohen nga detyra 4 punonjës të bashkisë Korçë, llogaritën në mënyrë të paligjshme taksat për ndërtimet dhe komplekset e luksit appeared first on Albeu.com.

Bashkia Korçë për fushatën kundër Bregoviç: S’i kemi harruar vuajtjet e kombit, por thjesht refuzojmë të biem në grackën e instrumentalizimit politik
Ndërsa datat e Festës së Birrës po afrojnë, Bashkia Korçë ka bërë një postim në Facebook, duke shkruar se, njerëzit në këtë festë i bën bashkë muzika, dëshira për ta festuar e gëzuar jetën dhe magjia e Korçë që bën krenare vendasit e mahnit vizitorët nga brenda e jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe një reagim në lidhje me fushatën për bojkotimin e festës për shkak të pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviç.

Bashkia shkruan se, Korça dhe korçarët nuk i kanë harruar vuajtjet, por thjesht po refuzojnë me dinjitet e mençuri të bien në grackën e instrumentalizimit politik

Postimi në Facebook

KORÇA që këndon DUA MË SHUMË SHQIPËRINË

Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.

Ka 15 vite që Festa e Birrës tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçës duke u bërë promotori i një filozofie të tërë zhvillimi për turizmin dhe ekonominë lokale që nisi nga Korça e u hap me shpejtësi në gjithë Shqipërinë.

Njerëzit në këtë festë i bën bashkë muzika, dëshira për ta festuar e gëzuar jetën dhe magjia e Korçë që bën krenare vendasit e mahnit vizitorët nga brenda e jashtë Shqiperisë.

Korça i ka të gjitha!

Sharmin e një qyteti europian, kulturën dhe mikpritjen e shkëlqyer të banorëve të saj, historinë, artin, muzikën, kulinarinë, ajrin e freskët edhe në verën përvëluese.

Ka edhe Festën e Birrës dhe shumë festa të tjera që bëjnë bashkë mijëra korçarë e vizitorë për t’iu gëzuar jetës, harmonisë dhe mrekullisë që Korça fal.

Korçarët me të drejtë janë krenarë e të vetëdijshëm për atë që Korça i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë.

Që nga fjalët e himnit te flamurit, mësonjëtoren e parë të shkronjave shqipe, Bandën Vatra, Korin Lira, filantropët, patriotët dhe intelektualët e shquar që edhe në mërgim punuan deri sa mbyllën sytë për Korçën dhe Shqipërinë.

Korça e shkëlqimit të Rilindjes Kombëtare, Korça e trimërisë së luftës për atdhe, Korça e mikpritjes bujare e të pakursyer të vëllezërve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës, Korça që ka kryekëngë “Dua më shumë Shqipërinë”, Korça me banorë nga minoritete, etni kulturore e fe të ndryshme, në harmoni perfekte me njëra-tjetrën, ka qënë e vazhdon të jetë drita e patriotizmit, kulturës, tolerances dhe modelit të shkëlqyer të një lokaliteti të civilizuar me vlera të rralla që bëjnë krenar çdo korçar e shqiptar.

Përpjekjet e ditëve të fundit për të dëmtuar imazhin e Korçës dhe korçarëve janë thjesht pjesë e një skenari që nxit përçarje e konflikt, për të trazuar ujërat e për të nxehur gjakrat me të pabëra e të pathëna.

Korçarët nuk janë të pandjeshëm ndaj dhimbjes e vuajtjeve të mëdha të njerëzve të gjakut e kombit të tyre! Përkundrazi!

Korça dhe korçarët thjesht po refuzojnë me dinjitet e mençuri të bien në grackën e instrumentalizimit politik të një feste ku në vite kanë kënduar këngëtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Hollanda, Suedia, Anglia, Italia, Franca, SHBA dhe tani po vjen të këndojë edhe një këngëtar serbo-kroat i lindur në Bosnjë.

E ka mirëpritur çdo cep i botës muzikantin ballkanas që kë kapërcyer prej vitesh kufijtë e Ballkanit, e ka mirëpritur edhe Tirana në 2006.

Të pandjeshem janë ata që hedhin gurin e ndasive dhe fshehin dorën që prek koren e plagëve të vëllezërve shqiptarë të Kosovës duke shpifur, trilluar e manipuluar e deri duke vënë në gojën e drejtuesve të bashkisë fjalë të pathëna për t’i fryrë zjarrit të ndezur po prej tyre dhe për të fyer sakrificat e shqiptarëve për liri.

Por ata harrojnë se Korça dhe korçarët kanë qënë e do të jenë gjithmonë ne anën e dritës!

Le të festojmë së bashku me kulturë e qytetari!

Le t’i kendojmë dashurisë, atdheut, harmonisë dhe vlerave njerëzore.

Kështu e DUAM MË SHUMË SHQIPËRINË!/albeu.com

The post Bashkia Korçë për fushatën kundër Bregoviç: S’i kemi harruar vuajtjet e kombit, por thjesht refuzojmë të biem në grackën e instrumentalizimit politik appeared first on Albeu.com.