bashkia e vaut te dejes Archives - Albeu.com

PD denoncon qeverinë: Bashkia e Vaut të Dejës i ka dhënë 51.2 mln lek kompanisë së rrugëve që nuk ka bërë asnjë punë, publikohen pamjet
Kryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka denoncuar një tjetër rast afere korruptive nga qeveria.

Nëpërmjet një deklarate për median, Boçi bën me dije se Bashkia e Vaut të Dejës ka kaluar 51.2 mln lek në llogaritë e kompanisë së rrugëve e cila nuk ka bërë asnjë punë.

Boçi kërkon që SPKA të hetojë rastin.

“Sot nga Foltorja e PD, po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallzimin me nr. Protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021. Objekti i kallzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK. Po sipas këtyre dokumenteve operatori me inicialet L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.

The post PD denoncon qeverinë: Bashkia e Vaut të Dejës i ka dhënë 51.2 mln lek kompanisë së rrugëve që nuk ka bërë asnjë punë, publikohen pamjet appeared first on Albeu.com.

Skandal me tenderat në Vaun e Dejës, Bashkia i paguan miliona lekë kompanisë për (Mos)pastrimin e territorit
“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë trajtuar këtë të diel një problem shumë të madh të shoqërisë shqiptare tenderat, të cilat bëhen për të mbushur xhepat e zyrtarëve dhe jo për tu shërbyer qytetarëve.

“Piranja” Aida Topalli na ka sjellë një pasqyrë të situatës së pastrimit në Bashkinë e Vaut të Dejës, ku aty është bërë gati gjithçka, është shpallur tenderi, është shpalur fituesi që është “Leka 2007-të” si dhe shuma që kjo kompani do të përfitojë për shërbimet që do u ofrojë qytetarëve që ëhstë 251 milionë lekë.

Por siç e thamë edhe më lart në vendin tonë tenderat nuk bëhen për qytetarët, por për zyrtarët dhe njerëzit e tyre.

Edhe pse kompania “Leka 2007-të” e ka të përcaktuar në hartë territorin që ajo do të mbulojë me shërbime, sërish disa fshatra në Vaun e Dejës jo vetëm që nuk kanë parë një ditë të vetme makina pastrime, por aty nuk ka as edhe kazanë.

Siç edhe dëgjuat qytetarët më lart, në këto zona nuk ka patur kurrë kazanë. Ky është realiteti, por në letra flitet ndryshe, pasi specialistë dhe zyrtarë me funksione të ndryshme në Bsshkinë e Vaut të Dejës kanë firmosur rregullisht dokumenta që kompania “Leka 2007-të” e ka kryer me sukses detyrën e saj.

Ndërkohë që e trash edhe më shumë këtë zullum që bëhet në kurriz të qytetarëve dhe taksapaguesve në Vaun e Dejës është se firmën për një pastrim dinjitoz të kompanisë, nuk e hedhin vetëm ata zyrtarë që jetojnë në këtë bashki, por edhe dikush që prej 8 muajsh jeton në Londër të Britanisë së Madhe./Abcnews.al/

The post Skandal me tenderat në Vaun e Dejës, Bashkia i paguan miliona lekë kompanisë për (Mos)pastrimin e territorit appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Si janë vjedhur 100 milion lekë në Bashkinë e Vaut të Dejës
Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës.

Boçi pretendon se në këtë bashki po kryhen vjedhje me likuidime projektesh të patenderuara në objekte shëndetësore dhe arsimore.

Sipas tij bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020.

Boçi shton se të gjitha këto shkelje janë pasqyruar në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës.

Denoncimi i plotë i Boçit:

PD vijon denoncimet për abuzimet në Bashkinë e Vaut të Dejës. Vjedhje spektakolare me likuidime projektesh të patenderuara,

objekte shëndetësore dhe arsimore.

Deklaratë e n/Kryetarit të PD, Luçiano Boçi

Sot do të vazhdojmë me denoncimin e dytë të vjedhjeve me disa seri në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Bëhet fjalë për një abuzim në shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020.

Së pari, janë likujduar projekte të patenderuara, një rikonstruksion, plus shtesë, për shkollën 9 vjeçare Hajmel dhe rikontruksion për shkollën Barbullush.

Së dyti, janë marrë në dorëzim projekte të patenderuara, me vlerë rreth 20 milion lekë, objekte qendrash shëndetësore, të cilat janë në fakt në varësi të Ministrisë Shëndetësisë: ndër to qendra shëndetësore Mjedë, e tenderuar nga ministria e linjës me dt. 30 mars 2020.

Së treti, referuar dokumenteve standarde dhe kontratës, projektet duheshin dorëzuar brenda 2 muajve, ndërkohë që janë dorëzuar brenda tri ditësh. Pas dorëzimit në sekretari çuditërisht të nesërmen, me dt 30/6/2020. është bërë edhe likujdimi i plotë.

Shumë e thjeshtë arsyeja: fituesi është paracaktuar.

Së katërti, referuar proces-verbalit të marrjes në dorëzim, në të gjitha projektet ka mangësi nga dokumentet e kërkuara në tender, kjo konfirmohet edhe nga akt konstatimi i Anti-korrupsionit ku thuhet: “nuk na janë vënë në dispozicion dokumentacioni për zbatimin e kontratës dhe marrjen në dorëzim të objektit të prokurorimit, duke përfshirë edh projeket e zbatimit, relacionet përkatëse, preventivat, specifikimet teknike dhe çdo document tjetër i kërkuar në DST.”

Së pesti, te shkolla e Mjedës, Bashkia e Vaut të Dejës bëhet “spektakolare”, siç di vetëm mjeshtrat e administratës së Bashkisë: Shkolla, sipas detyrave të projektimit është ndërtuar në vitin 1850 dhe nuk është rikonstruktuar as një herë. Me gjithë entuziazmin historik të mjeshtrave, shkolla është ndërtuar në vitin 1986. Është rikronstruktuaar në 2016 me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Gardës së Neë York-ut dhe Neë Jersey-t, me një fond prej 500 mijë dollarësh.

Por “mjeshtrat” nuk ndalen. Ata thonë: shkolla ka 814 nxënës, ku mësojnë 24 klasa. Në në fakt, duke iu referuar Drejtorisë Rajonale Arsimore në Lezhë, shkolla ka 160 nxënës.

I patrembur nga faktet dhe arsyeja, Bashkia e Vaut të Dejës vendos të bëjë rikonstruksion të plotë të shkollës.

Së gjashti: Bashkia projekton disa rikonstruksione kopshtesh sipas një modeli copy/paste të Kopshtit 34 në Tiranë. Pra, është marrë preventivi i rikonstruksionit të këtij kopështi, 150 km më larg, madje është kopjuar edhe skenari tiranas, në të cilin 5 familje banonin në ndërtesën e kopshtit.

Në stisje të tjera, për kopështin e Bushatit për shembull, Bashkia thotë se i është bërë rikonstruksion nga Ministria e Arsimit në vitin 2000. Në fakt, ky kopësht është ndërtuar në vitin 2012. Edhe ky, sipas skenarit të kopshtit 34 në Tiranë, na qenka zaptuar nga 5 familje. Një skenar identik është përdorur edhe për kopshtin Barbullush.

Gjithashtu, për kopshtin e Vau të Dejës, sipas ‘detyrës së projektimit’ flitet për rikonstruksion në vitin 2000. Ndërkohë sipas fakteve dhe shkresave është ndërtuar i ri në vitin 2009. Ndërtesa është 2 katëshe, jo 1 katëshe, siç thuhet po aty. Por, 5 familjet e kopshtit 34 vazhdojnë të patundura edhe këtu.

Kur vijnë te urat, Bashkia e Vaut të Dejës e lë skenarin e kopshtit 34 në Tiranë dhe zhvendoset në Roskevecin edhe më të largët. Për faktin e thjeshtë se këtë u kanë dhënë për të kopjuar kolegët hajdutë në simotrat e tjera korruptive të Rilindjes.

Në këtë rast janë ngarkuar 2 detyra projektimi identike, por njëra prejt tyre përmban pjesë të shkëputura nga preventivi që ‘presupozohet’ të dorëzohet nga projektuesi. Dmth bashkia dhe projektuesi e kanë “rregulluar punën” pa filluar puna.

Gjithashtu duhet theksuar se, sipas Ligjit, lloji i procedurës nuk duhej të ishte konsulencë, pasi nuk kemi të bëjmë me konsulencë të karakterit intelektual, por me kontratë shërbimi, dhe kjo bëhet për të shmangur procedurat e konkurencës së hapur, pasi kontrata e shërbimit është e kësaj kategorie.

Për të gjitha këto shkelje ka një Akt-Konstatim, me datë 6/4/2002, të drejtorisë së Anti-korrupsionit në ministrinë e Drejtësisë, e cila shprehet se kompanitë e skualifikuara janë eleminuar pa të drejtë dhe ndërkohë, e kualifikuara ka fituar në kundërshtim me kriteret.

Të gjitha këto shkelje janë pasqyruar në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës. U bë më shumë se një vit që është bërë kjo dhe nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme.

U bëjmë thirrje që, nëse nuk i tërheq ligji dhe e drejta, të paktën ta lexojnë dosjen sepse aty ka letërsi fantastike. Sidomos skena me 5 familje, që kanë zaptuar të gjitha kopshtet e Bashkisë së Vaut të Dejës, ne na pëlqen shumë.

Do të shihemi së shpejti për një episod tjetër./albeu.com/

The post Denoncimi i PD: Si janë vjedhur 100 milion lekë në Bashkinë e Vaut të Dejës appeared first on Albeu.com.