bashkejetesa Archives - Albeu.com

Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine
Në fshatrat Maqellarë dhe Herbel të Dibrës, kishat e periudhës bizantine po ruhen falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke treguar traditën e bashkëjetesës fetare. Kishat, mes të cilave edhe Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, kanë mbijetuar shekuj duke ruajtur elementë arkitekturorë dhe afreske historike.

Një prej banorëve tregon: “Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita.” Bashkëshortja e tij, shton: “Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët.”

Banorët kanë dërguar kërkesa për restaurim dhe sot, me ndihmën e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, po kryhen ndërhyrje për konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe ruajtjen e elementëve origjinalë. Gentian Molla, teknik i restaurimeve, thotë: “Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht.”

Edhe fshati Kërçisht i Epërm ruan pesë kishat bizantine, ku banorët myslimanë kanë kontribuar në mirëmbajtjen e tyre. Një prej banorëve të kësaj zone shprehet: “Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks.”

Mësuesi i historisë Gazmir Sejdi thekson: “Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit për trashëgiminë historike dhe shpirtërore.”

Banorët shohin gjithashtu potencial turistik në këto objekte historike, por theksojnë nevojën për investime dhe organizim më të mirë të infrastrukturës lokale, në mënyrë që trashëgimia kulturore të kontribuojë në zhvillimin e zonës.

The post Bashkëjetesa fetare në Dibër: myslimanë dhe ortodoksë ruajnë kishat bizantine appeared first on Albeu.com.

Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë!
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, foli për jetën e saj pas daljes nga formati dhe planet që ka për të ardhmen, si në aspektin profesional ashtu edhe atë personal.

E pyetur nga moderatori nëse mendon të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë, Amber u tregua e sinqertë, duke theksuar se ndonëse nuk e përjashton mundësinë e një bashkëjetese, nuk është gati për të marrë përsipër një përgjegjësi kaq të madhe si rritja e një fëmije vetëm.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: A do të krijosh një familje, të kesh fëmijë?

Amber: Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse në jetë bëra një ndryshim, kjo nuk do të thotë që të deliroj me mendjen time. Absolutisht nuk mund të rri dot pa një familje, pa një bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi e madhe, nuk mendoj të adoptoj… Më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë e me baba, natyral. Nuk duhet të deliroj në këtë jetë. Në këtë jetë ne nuk do të thotë që t’i bëjmë të gjitha dhe të marrim përsipër gjëra që mund të mos i bëjmë dot dhe që të rrezikojmë për një të tretë, për jetën e një të treti.

Ronaldo: Mendon për pasojat që mund të ketë tek fëmija?

Amber: Absolutisht që po.

Ronaldo: E lidh këtë me mentalitetin shqiptar?

Amber: Jo, sepse nëse unë do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam. Por ai fëmija, duhet të rritet me një nënë e baba natyral dhe duhet të ketë një jetë të lumtur e të mos ketë trauma.

The post Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë! appeared first on Albeu.com.

5 gjëra që duhet të diskutoni me partnerin para se të bashkëjetoni me të
Të jetosh me partnerin nuk është një vendim i lehtë, prandaj përpara se të merrni një hap kaq të rëndësishëm, ne do t’ju tregojmë se cilat janë 5 çështjet për të cilat ju duhet të diskutoni përpara.

Si do të ndani punët e shtëpisë

Përveç pastrimit të shtëpisë, ju duhet të ndani me partnerin tuaj se kush duhet të lajë rrobat në lavatriçe, të lajë enët, të hedhë plehrat, të bërë pazarin dhe të gatuaj. Është shumë e rëndësishme të ndahen dhe përcaktohen detyrat që marrëdhënia të jetë sa më e shëndetshme.

Diskutoni për financat

Kush do të paguajë faturat? Kush do t’i menaxhojë paratë? Problemet financiare janë burim sherresh të cilat shpesh çojnë në ndarje.

Si do ta kaloni kohën bashkë

Kur jetoni të ndarë, është më i lehtë menaxhimi i kohës për ta shpenzuar bashkë, por kur jetonin nën të njëjtën çati, puna ndyshon. Në fillim të rrini gjithë kohës në shtëpi pranë njëri-tjetrit ju shijon, por me kalimin e kohës kjo gjë do bëhet e bezdisshme, prandaj duhet planifikuar koha e kaluar bashkë.

Doni të keni fëmijë

Doni të keni fëmijë në të ardhmen? Sa fëmijë? Ju mund t’ju duket herët të diskutoni për këtë çështje, por kurrë herët për tema të tilla.

Keni pikëpamje të njëjta për lidhjen

Disa njerëz martohen pas dy muajsh njohje, ndërsa të tjerë presin vite për ta ndërmarrë këtë hap. Jini të sinqertë me njëri-tjetrin. Tregoni nëse ju tmerron ose gëzon ideja e martesës. Flisni dhe diskutoni me partnerin tuaj.

The post 5 gjëra që duhet të diskutoni me partnerin para se të bashkëjetoni me të appeared first on Albeu.com.

I doli bashkëjetesa “nga hundët”, burri rrihet nga 52-vjeçarja pasi i kërkoi të largohej nga banesa
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një 73-vjeçar është dhunuar fizikisht nga partnerja e tij ukrainase.

Ngjarja ndodhi pasi i moshuari i kërkoi 52-vjeçares ukrainase që t’i jepnin fund lidhjes.

Sipas mediave greke, ata ishin njohur online, dhe pasi kishin filluar të jetonin bashkë, 52-vjeçarja kishte filluar ta “bezdiste” të moshuarin pasi ishte e alkoolizuar.

Kështu, ai i kishte kërkuar asaj që të largohej nga banesa e tij, por këtë vendim ukrainasja nuk e ka pritur aspak mirë, duke iu kthyer e duke e dhunuar me shkelma e grushte, duke e kërcënuar madje se edhe do ta vrite.

Ngjarja është bërë publike, pasi i moshuari i është drejtuar policisë për ta denoncuar.

Gjatë kohës që policia greke ka shkuar për të arrestuar gruan, ajo i është kundërpërgjigjur edhe atyre, duke u përplasur fizikisht.

Ndërkohë ajo është arrestuar dhe pritet të njihet me masën e sigurisë.

The post I doli bashkëjetesa “nga hundët”, burri rrihet nga 52-vjeçarja pasi i kërkoi të largohej nga banesa appeared first on Albeu.com.

“Ka ditë që nuk flasim”, Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM: Pse nuk bashkëjetojmë (FOTO LAJM)
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha është tashmë moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC. Mirëpo, duket se kjo është periudha e saj, pasi përveç sukseseve në karrierë dhe lidhja me DJ PM po i shkon shumë mirë.

Në një intervistë të fundit në “Prive”, Sarah tha se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës dhe si çdo çift kanë problemet e tyre.

“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoi që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, u shpreh ajo.

Më tej, Berisha deklaroi se ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.

“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, tha Sarah.

The post “Ka ditë që nuk flasim”, Sarah Berisha flet për lidhjen me DJ PM: Pse nuk bashkëjetojmë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Zbulohet bashkëjetesa e Beniada Nishanit me modelen e “Playboy”: S’jam kundër grave që duhen (FOTO LAJM)
Modelja Beniada Nishani, e njohur në showbiz si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, është vënë me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i kanë kërkuar të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër.

Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesit nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nudo që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia.

Por si qëndron e vërteta e kësaj historie dhe miqësisë së dyshimtë me mikeshën e saj? Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe regjisorëve në kinema.

Por gjithçka rreth hamendësimeve për seksualitetin e saj, nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, modelen në fjalë të quajtur Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë ato nisën bashkëjetesën të dyja, ndërkohë që shiheshin kudo bashkë.

Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani. Pasi pozoi për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicies për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo shfaqej në pozat sensuale me Ines Trocchian, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë ka rrëfyer vetë Beniada në një intervistë për “Panorama Plus”, për miqësinë që ekziston mes dy vajzave?

Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo i përgjigjej: “Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless.”

Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj?

“Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër.

Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, pohonte ajo.

BENIADA& INES, SETET E FOTOVE INTIME QË I BËNË BASHKË

Por, cila ishte rastësia që i bëri bashkë Beniadën nga Durrësi dhe Ines nga Napoli? “Na lidhi pasioni për modën dhe puna. Kemi bërë shërbime të ndryshme fotografike dhe sete seksi me veshje intime. Rrugët tona u bashkuan nga eksperiencat tona në fushën e modës. Unë fillova të punoja si modele që në moshën 16- vjeçare, duke qenë se që fëmijë më tërhiqte bota e modës dhe e fotografisë, ndërkohë që u diplomova në dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura në Itali.

Në moshën 22-vjeçare u vendosa për të jetuar në Milano, një qytet që e kam dashur gjithmonë, pasi puna atje si modele më ka ndihmuar të udhëtoj e të takoj njerëz të rinj. Pikërisht në Milano, takova Ines, një modele e suksesshme nga Napoli, e cila ka pozuar për shumë fotografë ndërkombëtarë. Ne bëmë disa punë së bashku siç ishte kalendari i Enrico Ricciardi-t , mjaft i suksesshëm jo vetëm në Itali, por edhe në Miami. Po ashtu, jemi zgjedhur si imazhe për ‘Flo&Co’”, rrëfen Beniada.

RRËFIMI I BENIADËS PARA SE TË HYNTE NË “BBVIP”: DASHURIA MES TË NJËJTIT SEKS DHE DY GRAVE QË DUA NJËRA-TJTRËN EKZISTON

Po çfarë ka rrëfyer Beniada Nishani në këtë intervistë për “Panorama Plus”, para se të hynte në “Big Brother VIP”? Çfarë mendon për lidhjet brenda të njëjtit seks dhe të tjera detaje nga intimiteti i saj i gjeni në intervistën më poshtë:

Për ty ekziston dashuria mes të njëjtit seks?

Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra-tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë.

Pika më e fortë e fizikut tënd?

Ato që bien në sy tek unë janë këmbët, që mendoj se i kam trashëguar nga babai.

Si aktore e ardhshme, “Sex and the city” është filmi yt i preferuar dhe me cilën nga protagonistet ngjason më shumë?

“Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni. Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo.

Burri i ëndrrave të mia? Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra, të dijë të më bëjë të qesh.

Çfarë nuk do të falje në një lidhje dashurie?

Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja të kisha një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete.

Aktori më i bukur në botë për sytë e tu?

Aktori më i bukur do të mbetet gjithmonë për mua Brad Pitt . Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por, kurrë mos thuaj kurrë.

Modelja që të tërheq si imazh?

Candice Swanepoel është një nga modelet që unë dua dhe e respektoj profesionalisht./Panoramaplus

The post Zbulohet bashkëjetesa e Beniada Nishanit me modelen e “Playboy”: S’jam kundër grave që duhen (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Përse bashkëjetesa para martesës është një ide e mirë
Gjithmonë e më shumë çiftet po provojnë bashkëjetesën përpara martesës dhe duket se kjo është diçka e mirë. Sipas National Center for Family and Marriage Research, 66% e amerikanëve bashkëjetojnë, pastaj shkojnë drejt altarit.

Më parë mund të konsiderohej tabu, kurse sot këshillohet nga psikologeët dhe ekspertët e marrëdhënieve. Përse?

Nëse bashkëjeton e njeh më mirë njeriun me të cilin do martohesh.

Ndani paraprakisht punët e shtëpisë.

I menaxhoni më mirë financat personale dhe të përbashkëta.

Intimiteti juaj forcohet më shumë.

Bëheni më të mirë në zgjidhjen e problemeve.

Duheni më të bashkuar në sytë e të tjerëve.

Nuk ju tremb më martesa.

Mund ta shkëputeni më lehtë nëse nuk funksionon. Një valixhe do mjaftonte.

Mund të jetë mirë për shëndetin.

The post Përse bashkëjetesa para martesës është një ide e mirë appeared first on Albeu.com.