bashar Archives - Albeu.com

Atentat kundër ish presidentit të Sirisë? Bashar al-Assad helmohet në Moskë
Ai mund të jetë nën mbrojtjen e regjimit të Putinit, megjithatë, sipas burimeve të kanalit rus General SVR, presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, ka shpëtuar për mrekulli, pasi vetëm 24 orë më parë, ai u helmua.

Atentati ndaj tij ndodhi të dielën, siç raportohet nga kanali anti-establishment, General SVR, i cili dyshohet se drejtohet nga një ish-spiun i lartë rus.

Presidenti sirian në mërgim pati probleme me frymëmarrjen dhe mjekët që nxituan në banesën e tij në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen, arritën ta shpëtonin.

Lajmi për atentatin e dështuar ndaj tij del në dritë në një kohë kur po qarkullojnë zëra se bashkëshortja e tij Asma Asad kërkon divorcin, duke shprehur dëshirën për t’u zhvendosur në Londër. Dihet se Bashar al-Assad është nën mbrojtjen e të fortit të Kremlinit në Moskë nga 8 dhjetori 2024.

Kanali Telegram General SVR shton gjithashtu se 59-vjeçari Assad thuhet se kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor pasi, brenda pak sekondash, ai filloi të “kollitej vazhdimisht dhe të ndjehej sikur po mbytej”.

Burimi i cituar nga gjenerali rus SVR konsideron se “ka të gjitha arsyet për të besuar se është bërë një atentat ndaj liderit të rrëzuar të Sirisë”.

Assad u trajtua në banesën e tij dhe gjendja e tij u stabilizua të hënën, sipas kanalit rus pro regjimit.

The post Atentat kundër ish presidentit të Sirisë? Bashar al-Assad helmohet në Moskë appeared first on Albeu.com.

Autoritetet e reja siriane ndërmarrin ofensivë kundër milicive pro-Assadit
Autoritetet e reja të Sirisë nisën një ofensivë të enjten kundër milicive të Presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.

Sipas njoftimit, operacioni ishte përqendruar në provincën perëndimore Tartous dhe se disa anëtarë të milicisë ishin vrarë.

Operacioni po zhvillohet një ditë pasi luftëtarët pro-Assadit vranë 14 anëtarë të grupit rebel që e largoi atë nga pushteti.

Ministri i ri i Brendshëm i Sirisë shkroi në aplikacionin për shpërndarjen e mesazheve ‘Telegram’ se 10 persona të tjerë u plagosën në atë që ai e quajti një “pritë”. Ministri u zotua të godasë këdo që minon sigurinë e Sirisë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftëtarët rebelë u sulmuan ndërsa përpiqeshin të arrestonin një ish-zyrtar nga qeveria e Assad-it, i cili u akuzua për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit në burgun famëkeq ‘Saydnaya’.

Refugjatët sirianë

Shefi i zyrës së OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi tha të enjten se mbi 50,000 refugjatë janë kthyer në Siri gjatë tre javëve të fundit, me shkallën e kthimit duke u rritur ngadalë.

“Kushtet materiale brenda Sirisë mbeten të rënda. Më shumë ndihma humanitare dhe rimëkëmbje duhet t’u ofrohet të kthyerve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë”, tha zoti Grandi.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha në fillim të këtij muaji se verifikoi kthimin e 34,000 refugjatëve sirianë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.

Gjatë mbi 13 vjetëve luftë civile rreth 5 milionë vetë u larguan nga vendi, ndërsa 7 milionë të tjerë u zhvendosën brenda Sirisë.

Më shumë se gjysma e refugjatëve shkuan në Turqi, ndërsa shumica e të tjerëve u larguan në Liban, Jordani, Irak dhe Egjipt.

Një raport i UNHCR-së në fillim të dhjetorit tha se ndërsa shumë prej refugjatëve janë të interesuar të kthehen në Siri, jo pak prej tyre kanë zgjedhur të presin dhe të vlerësojnë situatën e sigurisë dhe stabilizimin politik.

Disa informacione për këtë artikull u morën nga agjencitë e lajmeve ‘Associated Press’, ‘Agence France-Presse’ dhe ‘Reuters’./VOA

The post Autoritetet e reja siriane ndërmarrin ofensivë kundër milicive pro-Assadit appeared first on Albeu.com.

Qeveria angleze paralajmërohet të mos lejojë gruan e Bashar al-Assad të shkojë në Londër
Qeveria angleze është paralajmëruar se gruaja britanike e tiranit sirian, Bashar al-Assad, duhet të ndalohet përjetësisht nga Britania e Madhe për shkak të frikës se ajo do të bëjë kërkesë për divorc dhe do të kthehet në Londër. Asma al-Assad, 49 vjeç, iku në Rusi me burrin e saj diktator, 59 vjeç, kur regjimi i Assad-it u rrëzua nga rebelët në Siri në fillim të këtij muaji. Çifti, rënia e të cilit u festua nga sirianët në shtëpi dhe në mbarë botën, thuhet se janë mbyllur në Moskë dhe pasuritë e tyre janë ngrirë që kur kërkuan azil atje.

Mediat turke raportuan të shtunën se Asma al-Assad, e cila u rrit në perëndim të Londrës, dëshiron të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo ka shtetësi të dyfishtë, për trajtimin e kancerit. Kryeministria nuk ka komentuar nëse asaj duhet t’i hiqet pasaporta, por deputetët paralajmëruan mbrëmë se ajo nuk duhet të lejohet të kthehet në Britani, duke pasur parasysh mizoritë që familja Assad ka kryer gjatë viteve.

“Do të ishte një fyerje për miliona viktima të Assad-it nëse gruaja e tij do të kthehej për një jetë luksoze këtu”, Robert Jenrick, sekretari i Drejtësisë.

Sekretari i Jashtëm, David Lammy, ka thënë gjithashtu më parë se “Zonja Assad është një individ i sanksionuar dhe nuk është e mirëpritur këtu”.

“Unë mendoj se ne e kemi thënë gjithmonë se nuk komentojmë individë në lidhje me këtë. Por më gjerësisht do të keni parë se ne kemi sanksione shumë të ashpra kundër familjes Assad dhe regjimit të mëparshëm, të cilat mbeten në fuqi”, tha një zëdhënës.

Zëdhënësi konfirmoi se deklarata e Lammy nënkupton se sanksionet, që e pengojnë hyrjen e saj në vend, mbeten të vlefshme. Assad i ka të ngrira asetet e saj në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një programi sanksionesh të BE-së në mars të vitit 2012 mes zemërimit për diktaturën e bashkëshortit të saj. Dhe në vitin 2021, policia hapi një hetim paraprak mbi akuzat se ajo nxiti dhe ndihmoi krimet e luftës të kryera nga regjimi i Assad-it gjatë luftës civile 13-vjeçare në Siri.

Asma al-Assad u rrit nga babai i saj kardiolog dhe nëna diplomate në Londër përpara se të vazhdonte të jetonte një jetë luksoze si Zonja e Parë siriane, ndërsa burri i saj zhvilloi një fushatë terrori për të shtypur kundërshtarët e tij politikë. E lindur në vitin 1975, ajo shijoi një fëmijëri të praruar përpara se të krijonte një karrierë të suksesshme në bankat ndërkombëtare.

Assad, e cila njihej thjesht si ‘Emma’ nga miqtë në shkollë, nuk mund ta imagjinonte se do të martohej me një president autoritar që do të sundonte mbi Sirinë me një dorë të hekurt. Ajo u martua me diktatorin e rrëzuar sirian në vitin 2000, kur ai erdhi për të studiuar në Londër. Ata ishin takuar më parë gjatë pushimeve familjare. Kremlini kundërshtoi raportimet e mediave turke se ajo po kërkon të lërë bashkëshortin e saj.

Asma al-Assad thuhet se ka aplikuar tashmë në një gjykatë ruse për leje për tu larguar nga Rusia për në Britani, pretenduan disa media, përfshirë The Jerusalem Post, secila duke cituar mediat turke dhe arabe. Aplikimi i saj aktualisht po vlerësohet nga autoritetet ruse, sipas llogarive, të cilat filluan të qarkullojnë mbrëmjen e së dielës. Ata sugjeruan se diktatori i rrëzuar dhe familja e tij janë nën ‘kufizime të ashpra’ në Moskë, me Assadin që thuhet se i ndalohet të largohet nga qyteti ose të përfshihet në aktivitete politike.

Familja e gjerë e Asadit besohet se zotëron dhjetëra apartamente në kryeqytetin rus dhe ai raportohet se transferoi në Moskë rreth 270 kilogramë ar dhe 1.6 miliardë paund me të kur u largua nga Siria. Por pasuritë dhe paratë e tij në vend tani thuhet se janë ngrirë

The post Qeveria angleze paralajmërohet të mos lejojë gruan e Bashar al-Assad të shkojë në Londër appeared first on Albeu.com.

Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorcin e pakënaqur nga jeta në Rusi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reguar së fundmi mbi aludimet e bëra nga mediat e huaja ku thuhej se Asma Assad i ka kërkuar divorcin ish diktatorit sirian Bashar al-Assad pasi ishte e pakënaqur nga jetesa në Moskë.

Këto ishin raporitmet masive që shpërthyen në mediat e huaja ndërsa Kremlini iështë përgjigjur shkurt duke hedhur poshtë çdo pretendim: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”.

Bashar al-Assadiu dha azil nga Rusia pas rënies së regjimit të tij në Siri. Asma Assad, me origjinë të dyfishtë (britanike dhe siriane), nuk është e kënaqur me jetesën në Rusi si dhe një prentedim tjetër është se ajo nuk po merr kujdesin e duhur mjekësor, pasi siç raportojnë mediat e huaja, ajo është diagnostikuar me leuçemi.

Thuhet se Asma ka paraqitur dy kërkesa në gjykatë, njëra është për divorc nga Bashar al-Assad dhe tjera është një kërkesë leje për tu larguar nga Moska në drejtim të vendit të origjinës, në Londër.

Asma u zhvendos në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Bashar al-Assad, vetëm disa muaj pasi ai mori presidencën pas vdekjes së babait të tij, Hafez al-Assad.

Për më shumë se 20 vjet, Asma ka qenë një figurë qendrore e regjimit, duke kultivuar imazhin e një zonje të parë reformuese. Megjithatë, jeta e saj ndryshoi në mënyrë dramatike pas rënies së regjimit të Asadit.

Pakënaqësia e Asma me jetën në Moskë është e kuptueshme, duke pasur parasysh ndryshimet dramatike në jetën e saj. Nga një figurë qendrore e regjimit, ajo tani kërkon të rindërtojë jetën e saj larg pushtetit. Nëse kërkesa e saj për t’u rikthyer në Londër miratohet, mbetet e pasigurt se si do ta menaxhojë imazhin e saj publik në Perëndim, ku reputacioni i saj është dëmtuar nga shoqërimi i saj me një nga regjimet më brutale të shekullit të 21-të.

Bashar al-Assad, i cili iku në Moskë pas përmbysjes së tij gjatë pushtimit nga rebelët xhihadistë të udhëhequr nga Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), jeton nën kufizime të rënda. Sipas informacioneve, Vladimir Putin i ka dhënë atij një rezidencë në një vend sekret.

Ndonëse i është dhënë azil nga autoritetet ruse, atij i ndalohet të largohet nga Moska apo të angazhohet në ndonjë aktivitet politik. Përveç kësaj, pasuritë e tij – me vlerë rreth 2 miliardë dollarë, së bashku me 270 kilogramë ar dhe 18 apartamente në Moskë  janë sekuestruar nga autoritetet ruse.

The post Gruaja e Bashar al-Assad kërkon divorcin e pakënaqur nga jeta në Rusi appeared first on Albeu.com.