bashar al assad Archives - Albeu.com

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad
Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator. Assad, i cili qeverisi me Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin.

Fletarrestimi në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Taëfiq al-Ali.

Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara. Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik.

Megjithatë, qeveria e tij u përgjigj me shtypje brutale. Situata u përshkallëzua në konflikt që rezultoi me qindra mijëra vdekje dhe shkatërrime masive. Qindra mijëra persona u burgosën dhe iu nënshtruan torturave apo edhe u zhdukën, sipas avokuesve për të drejtat e njeriut.

“Vendimi i gjyqësorit i hap derën shpërndarjes së njoftimit përmes Interpol-it dhe ndjekjes së rastit në nivel ndërkombëtar”, tha gjyqtari al-Ali.

Ai shtoi se ky hap vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga familjarët e viktimave. Dara konsiderohet si vatra e kryengritjes kundër Assadit. Mediat siriane raportuan se Ministria e Drejtësisë e lëshoi fletarrestimin të enjten nën akuza që përfshin po ashtu sulm me qëllim të nxitjes të luftës civile.

Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut. Udhëheqja e re po synon që të fitojë mbështetje ekonomike ndërkombëtare me qëllim që të rindërtohet shteti i shkatërruar nga lufta./REL

The post 9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad appeared first on Albeu.com.

Simbol i bukurisë dhe luksit, kush është gruaja e Bashar Al Assad e njohur si “Trëndafili i shkretëtirës”
Asma al-Assad, 49 vjeç bashkëshortja e presidentit sirian Bashar al-Assad, është një figurë e njohur ndërkombëtarisht, e cila ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e jetesës dhe angazhimin e saj. E njohur ndryshe edhe si “Trëndafili i shkretëtirës”, ajo lindi më 11 gusht 1975 në Londër, Britani e Madhe, dhe është e bija e një familjeje të njohur siriane që jetonte në Perëndim.

Babai i saj, Fawaz Akhras, është një kardiolog i shquar, nëna Sahar Akhras ka punuar si diplomate në ambasadën siriane në Londër.

Asma ka studiuar ekonomi dhe informatike në Universitetin e Londrës dhe ka punuar në financa dhe teknologji para se të martohej me Bashar al-Assad në vitin 2000.

Pas martesës në vitin 2000, Asma al-Assad u bë Zonja e Parë e Sirisë. Fillimisht perceptohej si moderne dhe progresive, por imazhi i tyre ndryshoi në mënyrë dramatike me fillimin e luftës civile siriane. Ndërsa regjimi terrorizoi njerëzit me bomba fuçi dhe gaz helmues, ajo shijonte jetën luksoze.

Asma gjithashtu është quajtur “Trëndafili i shkretëtirës” për shkak të estetikës së saj të rafinuar dhe për rolin e saj të ngjashëm me një figurë që ndrin në një mjedis të ashpër dhe të pasigurt.

Në vitin 2018 u njoftua se Asma al-Assad kishte kancer të gjirit. Ajo iu nënshtrua trajtimit, më vonë u shfaq përsëri në publik dhe i qëndroi gjithmonë besnike burrit të saj të fiksuar pas pushtetit.

Ajo ka qenë një mbështetje e fortë për burri i saj dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete publike që promovojnë regjimin.

The post Simbol i bukurisë dhe luksit, kush është gruaja e Bashar Al Assad e njohur si “Trëndafili i shkretëtirës” appeared first on Albeu.com.

Rebelët sirian rrëzojnë nga pushteti Assadin. Çfarë pritet të ndodhë!
Rebelët sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

Rebelët i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit – aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Të tjerë plaçkitën pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi, ndërsa vendndodhja e tyre nuk dihet. Rusia, një aleate e ngushtë, tha se al-Assad u largua nga vendi pas negociatave me grupet rebele dhe kishte dhënë udhëzime për të transferuar pushtetin në mënyrë paqësore.

Televizioni shtetëror sirian transmetoi një deklaratë video herët të dielën nga një grup rebelësh duke thënë se al-Assad ishte rrëzuar nga pushteti dhe të gjithë të burgosurit ishin liruar. Ata u bënë thirrje njerëzve që të ruajnë institucionet e “shtetit të lirë sirian”.

Rebelët thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq Saydnaya, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.

Komandanti rebel Anas Salkhadi, i cili u shfaq në televizionin shtetëror më vonë gjatë ditës, u përpoq të qetësonte pakicat fetare dhe etnike të Sirisë, duke thënë: “Siria është për të gjithë, pa përjashtime. Siria është për druzët, sunitët, alavitët dhe të gjitha sektet.”

Ndërsa sirianët po festonin, kryeministri Mohammad Ghazi al-Jalali bëri thirrje për zgjedhje të lira.

Jalali tha gjithashtu se kishte qenë në kontakt me drejtuesin e rebelëve, Abu Mohammed al-Golanin për të diskutuar mbi menaxhimin e periudhës së tranzicionit, duke shënuar një zhvillim të dukshëm në përpjekjet për të formësuar të ardhmen politike të Sirisë.

“Sinqerisht e them, isha i befasuar nga sa shpejt ndodhi. Nuk prisja që do të duheshin vetëm dhjetë ditë që, rebelët që u nisën nga Idlibi të mbërrinin në Damask. Por ishte lëvizje e madhe. Irani dhe Rusia janë dobësuar me këto zhvillime sepse al-Assadi ka qenë aleati kryesor për dekada. Unë mendoj për Rusinë, interesi është të mbajë një bazë në zemër të Lindjes së Mesme. Dhe kjo është arsyeja që unë parashikoj se Rusia është e hapur për një lloj negociatash me Golanin dhe me Turqinë. Irani mendoj se do ta ketë më të vështirë”, thotë Andre Banks- ekspert për Sirinë në Institutin Giga për Studimet e Lindjes së Mesme në Hamburg.

“Regjimi i al-Assadit ishte i kalbur nga brenda dhe i korruptuar, si një shtet mafioz. Kishte shumë pak besnikëri të vërtetë. Kështu që i gjithë ky sistem u mbajt i bashkuar nga frika. Dhe pastaj kemi natyrisht Rusinë. Ditët e fundit Rusia ka larguar anijet e saj nga baza ushtarake në Tartous. Gjithashtu, personeli i rangut të lartë ushtarak është larguar. Irani ka dhënë një lloj sigurie, por nuk po jepnin më ndihmë. Hezbollahu është dobësuar shumë dhe ishte tërhequr nga disa pozicione edhe rreth Alepos për shkak të luftës me Izraelin pas 7 tetorit. Të gjithë këta elementë sollën një dobësim të pushtetit të Assadit”, shprehet Carsten Wieland, ish-këshilltar i lartë i të dërguarit special të OKB-së në Siri.

Fundi i sundimit të al-Assadit i jep një goditje të madhe Iranit dhe aleatëve të tij, tashmë të dobësuar nga më shumë se një vit konflikt me Izraelin. Rebelët tani përballen me detyrën për të kapërcyer problemet e mëdha në një vend të shkatërruar nga lufta dhe ende të ndarë mes fraksioneve të ndryshme të armatosura.

Luftëtarët e opozitës të mbështetur nga Turqia po luftojnë me forcat kurde aleate të SHBA-së në veri dhe grupi i Shtetit Islamik është ende aktiv në disa zona të largëta.

Rebelët udhëhiqen nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, i cili e ka origjinën në al-Kaida dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Abu Mohammed al-Golani, një ish komandant i Al-Kaidës, i cili ndërpreu lidhjet me grupin vite më parë thotë se është pro pluralizmit dhe tolerancës fetare, si dhe udhëheq fraksionin më të madh rebel ndërsa është i gatshëm të punojë për drejtimin e ardhshëm të vendit. /voa

The post Rebelët sirian rrëzojnë nga pushteti Assadin. Çfarë pritet të ndodhë! appeared first on Albeu.com.

Putin pret Assadin në Moskë, kritika të ashpra për SHBA-në dhe Turqinë
Presidenti i Sirisë mbërriti në Moskë, në një takim me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo vizitë është e para që prej 2015 dhe u dikutuan një sërë çështjesh me rëndësi për të dy vendet.

Sipas një njoftimi të Kremlinit, Putin ka kritikuar forcat e huaja që janë në Siri pa një mandat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një referim i bërë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.

Putini ka qenë aleati më i fuqishëm i Asadit në konfliktin dhjetëvjeçar sirian.

Mbështetja ushtarake ruse, përfshirë forcat ajrore, u vendos atje në vitin 2015 dhe ndihmoi regjimin sirian të rimarrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit nga kryengritësit.

Megjithatë, pjesë të rëndësishme të Sirisë mbeten jashtë kontrollit shtetëror, pasi forcat turke janë të vendosura në pjesën më të madhe të veriut dhe veriperëndimit – bastioni i fundit i madh i rebelëve anti -Assad.

Forcat amerikane janë të vendosura në lindje dhe verilindje të kontrolluar nga kurdët.

Regjimin e Assadit e ka mbështetur edhe Irani. Vetë udhëheqësi sirian ka bërë pak udhëtime jashtë vendit që nga fillimi i luftës më 2011.

Putin i ka thënë Asadit se forcat e huaja në Siri, të cilat qëndrojnë pa një vendim të OKB -së, ishin një pengesë për konsolidimin e tij.

“Qeveria siriane e kryesuar nga ju kontrollon 90% të territoreve. Terroristët pësuan dëme shumë serioze”, ka thënë Putin, sipas një deklarate të Kremlinit.

Ndërsa Assad lavdëroi atë që ai e quajti suksesin e ushtrive ruse dhe siriane në “çlirimin e territoreve të pushtuara” të Sirisë.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara, fuqizuan sanksionet kundër Sirisë, duke thënë se ato kishin për qëllim të detyronin Assadin të ndalonte luftën dhe të binte dakord për një zgjidhje politike./albeu.com

The post Putin pret Assadin në Moskë, kritika të ashpra për SHBA-në dhe Turqinë appeared first on Albeu.com.