basha ne tirane Archives - Albeu.com

“Nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes”, Basha takim në Tiranë: Bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme
Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se kurrë nuk do të bëhet pjesë e baltosjes, ndërsa shton se bëri një hap pas sepse nuk donte një luftë të brendshme nga e cila përfitonin kundërshtarët.

“Me shumë kënaqësi i’u përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bej me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike.

Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit.

Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.

Prandaj e ndjej për detyre t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, shkruan Basha./albeu.com

The post “Nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes”, Basha takim në Tiranë: Bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme appeared first on Albeu.com.