barrikadat Archives - Albeu.com

​Kurti për largimin e barrikadave: S’ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë
Kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për KosovaPress thotë se s’ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave në veri. Ai thekson se garancia e vetme që i kanë dhënë ndërkombëtarëve ka qenë se s’ka lista për arrestime në veri. Kreu qeveritar e mohon kategorikisht se ka dhënë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti për KosovaPress thotë se për shtensionimin e situatës në veri ka pasur takime vetëm me KFOR-in, EULEX-in dhe ambasadorët e QUNIT-it, veçmas atë amerikan.

Siç thotë ai, ditët e fundit ka pasur angazhim të shtuar të tyre për largimin e barrikadave, pasi Policia e Kosovës ka treguar vendosmërinë për t’i larguar ato.

“Nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje të fshehtë. Ka pasur takime me KFOR-in dhe ka pasur takime me EULEX dhe ka pasur takime me ambasadorët e QUINT-it, në veçanti me atë të ShBA-së. Meqë rast ne vazhdimisht kemi thënë se durimi i qytetarëve dhe qeverisë po shteron, andaj ne japim ca më shumë kohë dhe ca më shumë hapësirë KFOR-it, por kjo nuk mund të jetë e pafundme. Por gjithashtu, nga takimet që kemi pasur kemi filluar të vërejmë angazhimin e tyre të shtuar drejt largimit të atyre barrikadave, andaj në ditën e diel e patëm thënë se është çështje ditësh se kur do të largoheshin këto barrikada. Nëse nuk do të largoheshin nga KFOR-i atëherë do të detyrohej Policia e Kosovës ta bënte këtë. Ajo mua më ka bindur drejtpërdrejtë kur i kam vizatuar se e ka jo vetëm vullnetin por edhe kapacitetet për largim efikas të atyre barrikadave”, thotë ai.

Megjithatë, ai thotë se është bërë mirë që barrikadat i hoqën vet, sesa të detyrohej ta bënte Policia e Kosovës. Derisa tregon edhe grupet kriminale që kanë qenë prapa barrikadave në veri.

“Ne i kemi dhënë më shumë kohë KFOR-it, pasi nga informacionet që merrnim u bë e qartë se në veri të Kosovës filluan të qarkullojnë njerëzit që ose ishin drejtpërdrejtë të inkuadruar ose kishin lidhje me mercenarët e Wagnerit, pastaj me formacionin paramilitarë ujqërit e natës dhe të njëjtën kohë ata përdornin taktika që i përngjajnë ato të vitit 2014 në Ukrainë…Këto barrikada nuk ka qenë aq shumë barrikada kundër qeverisë, sa për bindjen time kanë qenë kundër pluralizmit politik në komunitetin serb në Kosovë. Kanë qenë barrikada kundër Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq, mbase më shumë sesa barrikada kundër Albin Kurtit…Arsye tjetër është edhe territorializimi i brendshëm i Kosovës, ku një pjesë të territorit e kontrollon Beogradi. Kjo për ne ka qenë është dhe do të jetë e papranueshme. Kosova ndodhet në binarët e zhvillimit, progresit dhe të demokracisë. Kjo është e pandalshme, por nervozë në Beograd, i shndërruar ndonjëherë edhe në panik, prodhon ndonjëherë edhe barrikada në veri. Të cilat shumë më mirë që po hoqën kështu vetë prej atyre që bllokuan vetën, sesa këtë të detyrohej të bënte Policia e Kosovës”, shton Kurti.

Sipas tij, garancia e vetme që i kanë dhënë ndërkombëtarëve është që s’ka lista për arrestime. Siç thotë Kurti, garancia të tjera për institucionet e Kosovës janë Kushtetuta, rendi dhe ligji, por edhe koordinimi me aleatët ndërkombëtar.

“E vetmja garanci që kemi dhënë ne është ajo që tashmë e ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se Qeveria dhe Policia e Kosovës nuk posedon lista për arrestime. Ne nuk kemi lista të njerëzve që ndjekim apo përndjekim. Mirëpo garanci të tjera për neve janë Kushtetua, rendi dhe ligji dhe gjithmonë për hire të paqes dhe sigurisë, koordinimi me faktorët ndërkombëtar që janë partnerë dhe miqtë tanë”, thotë ai.

Ndërkaq, mohon se ka dhënë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave serbe. Ai thotë se ata që bënë “asociacion të barrikadave’ po kërkojnë asociacion të komunave, që komunat t’i duan si barrikada dhe të njëjtat t’i bëjnë bashkë.

“Nuk ka garancinë të tilla nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për neve është shumë e qartë se asociacioni i komunave u bë asociacioni i barrikadave. Ky është asociacion i barrikadave. Pra ata të cilët e bënë asociacionin e barrikadave, po kërkojnë asociacion të komunave. Me fjalë të tjera ata i duan komunat si barrikada dhe dëshirojnë të bëjnë bashkë. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, dëshirojnë t’i bëjnë dhjetë komuna bashkë në një asociacion. Me këtë mendësi që nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi dhe as nga e tashmja e tyre, pra Putini, nuk mund të bëhet fjalë për garanci të tilla. Ne jemi për të drejtat e serbëve në Kosovë, jemi për të krijuar mundësi për gjithë ata”, thekson Kurti.

Sipas tij, presidenti serb, Vuçiq por edhe Rusia po i përdorin barrikadat si mjete politike për dialogun Kosovë-Serbi.

“Jo vetëm ai, por unë besoj që kjo po bëhet edhe nga Kremlini, pasi parulla kryesore në ato barrikada, ato ëangerbarrikada dhe parulla kryesore në protestën që e bënë në Jarinje serbët që bënin thirrje të gjithë serbëve në Ballkan që të vijnë aty, por edhe grumbullimi i serbëve në kufij me Kosovën, parulla më e shpeshtë që dëgjohej ishte ‘lutuni zotit dhe mbaheni për Rusinë’. Mua kjo më dukej si një lloj jehone e parullës kryesore të Nikolla Pashiq para më shumë se 1 shekulli, e ajo ishte ‘zoti, populli dhe Rusia”, deklaron Kurti.

Sa i përket kritikave që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nga Rashka po merr vendime për çështjen e barrikadave, Kurti thotë se Lista Serbe vazhdimisht është shkuar në Serbi për konsultime politike.

“Kjo nuk është asgjë e re. Ne e dina se Lista Serbe rregullisht gjatë këtyre 10 viteve prej se ekziston vazhdimisht ka shkuar në Rashkë për koordinime politike. Ju e dini se edhe një koalicion qeverisës që është bërë në shtatorin e vitit 2017 edhe më herët që është bërë në dhjetorin e vitit 2014, vazhdimisht kanë shkuar në Rashkë dhe janë konsultuar atje para se të votojnë për qeverinë në Prishtinë. Tash kemi një qeveri që nuk varet nga votat e tyre. Besoj se nervoza dhe paniku në Beograd është pikërisht kjo”, deklaron ai.

Në lidhje me polarizimet me sistemin e drejtësisë pas lirimit të masës së sigurisë të ish policit serb të arrestuar për terrorizëm, Kurti thotë se ai nuk ka menduar se dikush i akuzuar për terrorizëm të dërgohet në arrest shtëpiak.

“Unë jam brengosur shumë për gjendjen shëndetësore të të paraburgosurit Pantiq, një gjë që jam marrë edhe personalisht, sidomos kur morra vesh që ndodhet në grevë urie dhe është në moshën 56 vjeçare dhe ka probleme me zemër, meqenëse kishte edhe stenda. Unë e kam menduar që prokurori dhe gjykatësi i procedurës paraprake do të dërgojnë në spital diku. Por meqenëse ishte i akuzuar për terrorizëm nuk e kam menduar që do të dërgohet në arrest shtëpiak. Por ai është një dimension i veçantë dhe i pavarur prej qeverisë në shtetin tonë”, thotë Kurti.

The post ​Kurti për largimin e barrikadave: S’ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë appeared first on Albeu.com.

DW: Serbët e Kosovës detyrohen nga Beogradi t’i mbikëqyrin barrikadat
Serbë në veri të Kosovës tregojnë se Beogradi i detyron punonjësit e administratës paralele të mbikqyrin barrikadat bazuar në një sistem turnesh. Po ashtu ata tregojnë për njerëz të maskuar që patrullojnë në veri.

Prindërve të 25-vjeçarit serb nga Kosova, Aleksandër, në fshatin Zupçe në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës, u duhet të qëndrojnë prej 19 ditësh pranë barrikadave. Zyrtarisht ata punojnë në institucionet e administratës publike, në shkolla dhe institucione mjekësore të paguara nga Serbia. Aktiviteti i mbikqyrjes së barrikadave nga serbët lokalë rregullohet me plan turni si puna normale. “Është një cikël. Një grup vjen, grupi tjetër shkon. Babai im qëndron katër deri gjashtë orë në barrikadënë Zupçe, ndërsa nëna qëndron në barrikadë gjashtë deri në tetë orë”, thotë Aleksandri. “Një gjë të tillë ata e bënë edhe vitin e kaluar apo dhe në vitin 2008. Kjo është bërë normale për ne.”

I njëjti sistem duket se përdoret në të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Edhe banorët e komunës së Leposaviqit janë të detyruar të mbikqyrin barrikadat, tregon Stefani nga Leposaviqi. “Njerëzit janë disi të detyruar të shkojnë në barrikada atje dhe ka edhe njerëz që mbajnë shënime nëse ata janë atje apo jo. “, thotë Stefani. “Ka ndërrime. Gratë shkojnë gjatë ditës dhe burrat shkojnë gjatë natës. Njerëzit madje edhe janë kërcënuar se do të humbasin punën e tyre nëse nuk shkojnë atje.”

Barrikadat po shtohen. Të tilla janë ngritur së fundi edhe në qytetin e Mitrovicës tek Ura e Ibrit dhe në afërsi të Shkollës së Mesme Teknike. Por shumë serbë të Kosovës nuk e kuptojnë qëllimin e barrikadave. “Nuk e di pse bëhet e gjitha kjo me barrikadat. Cila është arsyeja kryesore? 90% e njerëzve këtu bëjnë të njëjtën pyetje”, thotë Stefani.

Gjendja e krizës përkeqësohet edhe më shumë nga vendimi i bankave serbe Postanska dhe Komercijalna, që vazhdojnë të ekzistojnë në veri të Kosovës, për të kufizuar tërheqjen e parave deri në 5000 dinarë (rreth 50 euro).

Njerëz të maskuar patrullojnë në veri

Pasi rreth 500 policë serbë të Kosovës e lanë shërbimin e tyre, në veri të Kosovës pothuajse nuk ka asnjë forcë policore kosovare. 135 policët e mbetur të EULEX-it nuk mundën, sipas deklaratave të tyre, ta plotësonin këtë boshllëk.

Tani burra me rroba civile kontrollojnë rrugët. Kohët e fundit nga persona të maskuar janë sulmuar gazetarë kosovarë, një patrullë e policisë ndërkombëtare tëEULEX-i është goditur me flakë dhe po ashtu dhe janë sulmuar edhe ndërtesat publike. Prishtina i cilëson ato si grupe kriminale, ndërkohë që për serbët e Kosovës, ata përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë.

“Ata na monitorojnë. Pra, nëse themi diçka që nuk duhet thënë, ne mund të vuajmë pasojat. Asnjëherë nuk e dimë drejtpërdrejt nga kush, por ndihemi të kërcënuar”. thotë serbi i Kosovës Aleksandër, nga fshati Zupçe, në veri të Kosovës. “Makinat tona mund të digjen, mund të na godasin dhe nuk do ta zbulojmë kurrë nga kush”.

Kjo formë agresioni u vu re gjithnjë e më shumë gjatë debateve për targat e vjetra serbe Kosovka Mitrovica – KM. Serbët e Kosovës që plotësuan kërkesën e Prishtinës dhe i ndërruan targat e veturave të tyre shpeshherë të nesërmen në mëngjes i gjetën të djegura veturat e tyre.

Autorët nuk ka qenë e mundur të identifikohen as deri sot. “Unë jam shumë i frikësuar nga këto grupe kriminale në veri. Nuk e di kush janë, por ne i shohim. Prandaj dua të largohem”, thotë Stefani./albeu.com

The post DW: Serbët e Kosovës detyrohen nga Beogradi t’i mbikëqyrin barrikadat appeared first on Albeu.com.

Ministria serbe e Mbrojtjes: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha të hënën se numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura Serbe do të rritet nga 1.500 në 5.000 deri në fund të vitit 2023. Një vendim i tillë erdhi, tha ai, “me urdhër” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, Vuçeviq nuk ka dhënë arsye konkrete për këtë vendim, përveç se tha që Forcat e Armatosura Serbe do të jenë “grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe qëllimet e këqija” të atyre që “dëshirojnë ta dëmtojnë popullin tonë”.

“Dua ta informoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë gjeneral [Milan] Mojsiloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe unë morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm [Aleksandar Vuçiq], për të rritur numrin e pjesëtarëve të njësive speciale në Ushtrinë Serbe deri në fund të vitit 2023”, tha Vuçeviq.

Vuçeviq tha se ushtria serbe do të ketë 5.000 ushtarë të trajnuar dhe të përgatitur me armët më moderne, të gatshëm “për të mbrojtur atdheun, për të kryer çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë”.

Ata do të jenë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave me të cilat përballet atdheu ynë, shtoi Vuçeviq.

Ky vendim vjen një ditë pasi shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Milan Mojsiloviq, tha se në mbrëmjen e 25 dhjetorit ka pasur një takim me presidentin e Serbisë dhe udhëheqjen ushtarake lidhur me ngjarjet në Kosovë. Pas atij takimi ai shkoi në Rashkë, në jug të Serbisë.

Mojsiloviq tha për televizionin Pink se situata në Kosovë është e tillë që kërkon praninë e ushtrisë serbe përgjatë, siç ka thënë ai, “vijës administrative”.

Të dielën në mbrëmje, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka “dëgjuar dhe parë të shtëna armësh” pranë një prej patrullave të saj në Zubin Potok – një nga katër komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe.

Mediat në Serbi kanë raportuar të dielën se rreth orës 19:45 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok dhe se kjo ka ndodhur pasi policia e Kosovës “dëshiroi të heqë njërën nga barrikadat” e ngritura nga serbët më 10 dhjetor. Ky informacion është mohuar nga Policia e Kosovës.

Situata e tensionuar në veri të Kosovës që nga muaji nëntor është përshkallëzuar pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiq – i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për të kundërshtuar arrestimin e tij, grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor. Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Autoritetet në Kosovë thanë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato./REL

The post Ministria serbe e Mbrojtjes: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë appeared first on Albeu.com.

“Palët të përmbahen nga provokimet”, KFOR-i nis hetimin për të shtënat në Zubin-Potok
Mbrëmjen e së dielës në Zubin Potok është shtënë me armë zjarri në afërsi të patrullës së KFOR-it. Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka nisur hetimet lidhur me rastin. KFOR thekson se nuk ka të lënduar apo dëme materiale nga ky incident.

“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga provokimet dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i ftojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se e mbështet dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it./klankosova

The post “Palët të përmbahen nga provokimet”, KFOR-i nis hetimin për të shtënat në Zubin-Potok appeared first on Albeu.com.

Lajçak flet për barrikadat pas takimit me Kurtin: T’i heqim me marrëveshje politike
Pas takimit që pati me kryeministrin e Kosobës Albin Kurti, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak foli për situatën në veri dhe barrikadat e vendosura nga serbët në atë pjesë.

Lajçak tha se pas këtij takimi, do të takohet edhe me KFOR’in dhe EULEX-in, por tha se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo buldozerë.

“Do të takohem me KFOR’in dhe EULEX’in pas kësaj. Jam diplomat, për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është me marrëveshje politike, jo me buldozerë”.

Megjithatë, Lajçak tha se pati një diskutim të gjatë me kryeministrin Kurti.

Ai shtoi se nuk mund të presin që diçka e keqe të ndodhë.

“Kemi kriza, barrikada dhe kemi situate të vështirë në veri të Kosovës.  Pata një diskutim të gjatë me Kurtin. Nuk mund të presim që diçka e keqe të ndodhë. Askush nuk është i lumtur me këtë situatë në veri”.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

The post Lajçak flet për barrikadat pas takimit me Kurtin: T’i heqim me marrëveshje politike appeared first on Albeu.com.

Po raportonin nga barrikadat, kanosen dy gazetarë në Rudar
Dy gazetarë që po raportonin nga pranë barrikadave të vendosura nga serbët në veri të Kosovës janë kanosur nga person.

Pas incidentit dy gazetarët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“KANOSJE | Fsh. Rudar 11.12.2022 – 10:30.  Dy viktimat kosovarë/gazetarë kanë raportuar se përderisa kanë qene duke i marrë disa pamje nga barrikadat, një i dyshuar mashkull ka kryer veprën e cekur ndaj tyre. Viktimat janë ndjerë të kanosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./albeu.com

The post Po raportonin nga barrikadat, kanosen dy gazetarë në Rudar appeared first on Albeu.com.

Kurti fton serbët të heqin barrikadat: Vuçiç i vetmi që do incidente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij se vendimi për reciprocitet për targat me Serbinë, është vendim i drejtë. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë sërish se oferta e Kosovës është që “le t’i heqim targat e përkohshme të dyja”.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Masa nxiti reagimin e serbëve që me vetura e kamionë kanë bllokuar qe tash e tre ditë rrugët në drejtim të pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak në veri. Policia e Kosovës me njësi të shtuara është duke qëndruar në këtë zonë.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, ka thënë ai. “Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.”

Në gjashtëmujorin e formimit të Qeverisë Kurti, kryeministri ka folur edhe për situatën me pandeminë.

“Jemi në rrugë të duhur për ta realizuar planin e vaksinimit, madje edhe për ta tejkaluar atë. Gjendjen e rënduar që e gjetëm më 23 mars, arritëm ta vëmë nën kontroll brenda 100 ditësh dhe sollëm në zero numrin e vdekjeve. Në gusht vendi nuk u kursye nga Delta. Përgjigja ndaj këtij varianti tashmë e ka futur nën kontroll duke bërë që brenda 6 javësh numri i rasteve të bjerë. Masat e marra kane qenë të duhura e të drejta të cilat kanë dhënë rezultate”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se Kosova këtë muaj do të përgatitet për aplikim në fondet e IPA-s (Instrumentet e para-anëtarësimit në BE).

The post Kurti fton serbët të heqin barrikadat: Vuçiç i vetmi që do incidente appeared first on Albeu.com.