Barrikada Archives - Albeu.com

Çfarë po ndodh në Kosovë? Gjykata lëshon 10 urdhër-arreste, vendosen barrikada në Veri
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar të mërkurën fletarrestime për Millan Radojçiçin dhe 10 të dyshuar të tjerë, në lidhje me ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe në vitin 2022.

Radojçiç dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letërrreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Millan Radojçiç.

Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022”, tha për media zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Radojçiç, i cili veçse kërkohet në Kosovë për krime lufte dhe për sulmin në Banjskë, ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale më 2022. Miratimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për lëshimin e fletarrestimeve për të dhe të tjerët vjen në ditën kur dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë u shty, pasi avokati i tij ishte sëmurë.

Lista Serbe reagoi të mërkurën ndaj këtij vendimi, duke thënë se “me dëbimin e policëve serbë të lindur dhe që kanë jetuar për dekada në Kosovë, me shpalljen e fletarrestimeve dhe me marrjen në pyetje të dhjetëra serbëve për protestat paqësore të mbajtura në vitin 2022, Albin Kurti po zbaton me shpejtësi dhe pa fshehje një plan për spastrimin etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

“Bëhet fjalë për dhunë institucionale që po ushtron presion të paparë ndaj serbëve të ndershëm, të cilët nuk heqin dorë nga emri dhe mbiemri i tyre serb, që nuk pranojnë të jenë shërbëtorë të Kurtit dhe që tani janë bërë shënjestër vetëm pse janë serbë”, tha Lista Serbe.

Më 10 dhjetor të vitit 2022, në veri të Kosovës u ngritën barrikada për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, një ish-zyrtar i policisë, të cilin autoritetet e Kosovës e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin ndaj ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Ato barrikada u hoqën më 29 dhjetor, pas thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pasi Pantiq u dërgua në arrest shtëpiak.

Barrikadat pasuan një sërë incidentesh dhe tensionesh të shtuara, pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri në fillim të nëntorit, 2022, me iniciativën e Listës Serbe. Kjo e fundit kundërshtoi atëkohë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave me targa të Republikës së Kosovës.

The post Çfarë po ndodh në Kosovë? Gjykata lëshon 10 urdhër-arreste, vendosen barrikada në Veri appeared first on Albeu.com.

Largohen barrikadat e mbetura në veri të Kosovës
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, dhe Policia e Kosovës i kanë larguar më 3 janar barrikadat e krijuara me kamionë, te vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës, në Mitrovicën e Veriut.

Ura, e cila ishte e bllokuar atje prej ditësh nga serbët lokalë, tashmë është liruar për qarkullim, raporton reporterja e Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes.

KFOR, i cili të martën njoftoi për zhvillimin e “operacioneve inxhinierike” në veri të Kosovës, për të hequr automjetet që ende po i bllokonin rrugët, ka kryer bartjen e kamionëve të larguar nga rruga.

Kamionët në këtë lokacion në Mitrovicë të Veriut ishin djegur më 29 dhjetor.

Në njoftimin e KFOR-it në Twitter u tha se operacioni për largimin e automjeteve të bllokuara në rrugë po bëhej për të rikthyer lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Për 20 ditë me rradhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi.

Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin./rel

The post Largohen barrikadat e mbetura në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Nga barrikadat tek takimet në Bruksel, dialogu Kosovë-Serbi pa progres. Çfarë pritet të ndodhë në 2023
Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka pasur rezultate konkrete as në vitin 2022. Krizat dhe tensionet e njëpasnjëshme mes Kosovës dhe Serbisë, i thelluan edhe më shumë polarizimet mes palëve, përkundër që gjatë vitit të kaluar doli në pah edhe plani franko-gjerman për dialogun.

Madje, kulmi i tensioneve arriti në muajin dhjetor, ku mbi tri javë rrugët në katër komunat veriore ishin bllokuar nga barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale dhe serbët lokal atje. Me vetëm dy takime të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, marrëveshja finale ishte larg e arritshme edhe gjatë vitit të kaluar.

Mirëpo, gjatë vitit 2022, Kosova arriti t’i vendos reciprocitet Serbisë sa i përket vendosjes së afisheve në targa dhe po ashtu në letërnjoftime, ku detyruan Serbinë t’i largojë dokumentet shtesë për qytetarët kosovarë që hynë në territor të saj. Ndërkaq, ngeci në largimin e targave ilegale serbe në territorin e Kosovës.

Në partinë në pushtet, thonë se dialogu me Serbinë është rikonceptuar komplet nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Por, ndryshe e shohin partitë opozitare të cilat e akuzojnë Kurtin se ka degraduar dialogun duke biseduar për çështje teknike dhe aspekte që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të Kosovës. Në anën tjetër nga shoqëria civile, thonë se e vetmja gjë pozitive në dialog gjatë vitit 2022, ishte plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin potencojnë se në vitin 2023, mund të ketë zhvillime pozitive.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se Qeveria e Kosovës e ka vendos në tavolinën ndërmjetësuese nevojën për dialog të mirëfilltë politik për marrëveshjen finale me njohjen reciproke.

Ai thotë se pritjet për dialogun në vitin 2023 janë të larta, marrë parasysh edhe afatizimin e tij në bazë të planit franko-gjerman.

“Është rikocenptuar komplet dialogu. Është arritur nga Qeveria e Kosovës që të argumentojë dhe të vendos në tavolinën e ndërmjetësuesve nevojën për një dialog të mirëfilltë politik për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Madje në veprimet e fundit kjo është intensifikuar edhe më shumë duke u afatizuar edhe në kohë që më së voni deri në pranverën e viti të ardhshëm të kemi një marrëveshje. Kosova është e përkushtuar është konstruktive, por natyrisht marrëveshja kërkon dy palë dhe ne nuk flasim dot për Serbinë.

Serbisë duhet t’i rritet presioni ndërkombëtar, në njërën anë për t’i shkëputur lidhjen që ka me Rusinë dhe Kinën e që po shërben si një mashë e Rusisë për të destabilizuar rajonin përmes destabilizimit të veriut dhe në anën tjetër natyrisht për të arritur marrëveshjen finale me njohjen reciproke. Normalizimi i plotë mes dy vendeve nuk mund të ndodh pa njohje reciproke. Nëse flasim për normalizim, në termat edhe të vlerave ndërkombëtare atëherë duhet të ketë njohje reciproke dhe kësisoj të ndërtohet raportet të fqinjësisë së mirë”, thotë ai.

Por, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë për KosovaPress, se Kosova po zhvillon dialog pa parime me Serbinë dhe të pa definuar në kohë.

“Sot shohim një dialog i cili është i pa definuar në kohë dhe që nuk ka asnjë parim. Mirëpo çka është edhe më e dhimbshme nuk shohim se kemi një epilog final. Pra është një dialog që bëhet at-hoc, i cili nuk ka asnjë plan dhe strategji dhe nuk shohim asnjë rezultat konkret…Kemi pasur një dialog është marrë me çështje teknike që kanë të bëjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës, jo normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por kanë qenë marrëveshje që është diskutuar për targat të cilat janë komplet vend i brendshëm dhe jo një vendim që diskuton as me Brukselin dhe as me Serbinë”, deklaron ajo.

Kritika për çështjen e dialogun ndaj kryeministrit Kurti, adreson edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

“Deri tash ka qenë dialog teknik dhe s’ka pasur aspak progres, mirëpo mund të them se ka pasur vetëm regres. Po e shohim edhe gjendjen në pjesën veriore, ku një qeveri që plotë gojën e ka sovranitet dhe integritet, mirëpo atje është cenuar integriteti dhe sovraniteti… Si parti opozitare e kemi përkrah kryeministrin në gjitha temat integruese, gjithashtu edhe për dialog që të ketë një dialog përfundimtar me njohje reciproke, duke ruajtur kushtetutshmërinë, integritetin dhe sovranitetin, mirëpo ne ende nuk po shohim se po ndodh ajo. Nga kjo qeveri nuk pres që të përfundojë dialogu, pasi jemi kthyer prapa me çështjen e këtij procesi”, nënvizon deputetja opozitare.

Në anën tjetër, monitoruesi i procesit të dialogut nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu, thotë se dialogu gjatë vitit 2022, është karakterizuar me ngecje dhe kriza të vazhdueshme.

Të vetmen gjë pozitive, ai e sheh planin franko-gjerman për dialogun, për të cilin palët ende nuk janë përfshirë aktivisht për të diskutuar.

“Dialogu gjatë vitit 2022 është karakterizuar me ngecje të kohëpaskohshme dhe kriza. Ka qenë kriza e theksuar për targa që fillojë në vitin 2021 por vazhdojë edhe vitin 2022. Po ashtu kemi pasur krizën edhe më dokumente dhe së fundmi edhe me barrikadat. Ka qenë një proces i cili është shkaktuar me kriza dhe menaxhim të krizës edhe në tavolinën e bisedimeve. Sidoqoftë janë disa aspekte ku ka pasur sukses dhe të arritura. Sidomos nga ana e Kosovës ka qenë e suksesshme vendosja e afisheve për targa që u krijua reciprociteti, po ashtu edhe arritja e marrëveshjes për të hyrë në Kosovë dhe Serbi vetëm me letërnjoftim, kjo që nuk kishte ndodhur më parë dhe kjo është një reciprocitet me Serbinë.

Besoj që tronditja më e madhe në dialog, qoftë në aspektin pozitiv dhe atë negativ, ndodhi me dinamizmin e procesit përmes aktualizimit të problemeve që ndodhën në veri dhe aktivizimit të dialogut përmes planit të BE-së, i ashtuquajtur planit franko-gjerman që krijojë një momentum të ri. Krijojë një momentum të ri në involvimin e partnerëve ndërkombëtar, Gjermanisë, Francës, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U tha një lloj afati edhe nga BE-ja që gjatë vitit 2023 të diskutohet për marrëveshjen finale, ishte ky progresi më i madh në dialog”, deklaron ai.

Dy takimet e vetme mes Kurtit dhe Vuçiq në Bruksel kanë qenë në muajin gusht dhe nëntor të vitit 2022. I pari nuk prodhoi diçka konkrete, përveç prezantimit të pozicionit të Kosovës për arritjen e marrëveshjes finale. Ndërkaq, takimi i dytë në nëntor ishte më tensionues, ku përgjatë katër orëve negociata u tentua të gjendet një zgjidhje për vendimin për çështjen e targave ilegale, por pa rezultat. Mirëpo, si rezultat i këtij takimi, dy kryenegociatorët arritën një marrëveshje, ku Kosova shtyu vendimin për targat ilegale për t’i hapur rrugë diskutimeve për planin franko-gjerman për dialogun.

Pavarësisht kësaj, situata në veri të vendit u tensionua në fund të vitit 2022, ku serbët lokal atje u dorëhoqën nga institucionet. Kjo i hapi rrugë organizimit të zgjedhjeve të reja atje, ku grupe kriminale kundërshtuan dhe sulmuan zyrat e KQZ-së. Si pasojë e kësaj, presidentja shtyu zgjedhjet deri në 30 prill të vitit 2023, përkundër kësaj, serbët atje u revoltuan sërish, pas arrestimit të një ish-zyrtari policor të Kosovës nga komuniteti serb për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe zyrave të KQZ-së.

Ata më 10 dhjetor të vitit 2022 bllokuan rrugët në katër komunat veriore, rrjedhimisht atje u pengua liria e lëvizjes dhe u mbyllën edhe dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak./KP/

The post Nga barrikadat tek takimet në Bruksel, dialogu Kosovë-Serbi pa progres. Çfarë pritet të ndodhë në 2023 appeared first on Albeu.com.

EULEX kërkon kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), tha se pavarësisht se ka rritur patrullimet, nuk mund të mbushë vakumin e krijuar nga dorëheqjet e policëve serbë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ky mision tha se kthimi i policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit tjetër serbë – që paraqitën dorëheqje në muajin nëntor – është “esencial”.

“EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit. Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”, tha EULEX.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – në nëntor njoftoi për dorëheqjen e policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë serbë, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me konvertimin e targave, nga ato ilegale serbe, në RKS- Republika e Kosovës.

Që atëherë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj jave po ashtu u ka bërë thirrje serbëve që të aplikojnë për vende pune në institucionet e Kosovës, të cilat kanë mbetur bosh pas dorëheqjeve të paraqitura në nëntor.

EULEX po ashtu tha se mirëpret uljen e tensioneve në veri dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes pas heqjes së barrikadave.

Nga 10 dhjetori deri më 29 dhjetor, disa serbë lokalë bllokuan rrugët në veri për shkak të arrestimit të një ish-polici serb.

Por, Dejan Pantiqit, – që dyshohet për “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri – iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak më 28 dhjetor.

Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkuan që të ulen tensionet dhe të hiqen barrikadat. Përfaqësuesit serbë të Kosovës u takuan në Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe njoftuan për heqjen e barrikadave.

The post EULEX kërkon kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Joseph: Barrikadat hiqen që të mund të vendosen lehtësisht
Tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në mënyrën që mund të sigurojë stabilitet, por përkundrazi ato hapin rrugë drejt paqëndrueshmërisë së vazhdueshme, thotë për Radion Evropa e Lirë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington dhe ish-zëvendës i shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Mund të presim qetësi për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiç të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse kjo e ruan pushtetin e tij”, thotë Joseph, duke shtuar se përderisa një gjë e tillë nuk do të kuptohet, nuk do të ketë përparim as për Kosovën, as për vetë Serbinë dhe demokracinë e saj, si dhe për mbarë rajonin.

“Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse mes Serbisë dhe Kosovës ekzistojnë ‘barrikada gjigante’. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE). Njëkohësisht, këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, thekson Joseph.

Ai konsideron se ka mënyra për t’i hequr ato barrikada, por se SHBA-ja dhe BE-ja nuk duan t’i shqyrtojnë ato opsione dhe se i janë nënshtruar manipulimit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat, të cilat ishin ngritur pas arrestimit të njërit prej ish-policëve serb të Kosovës, Dejan Pantië.

Kërkesat e serbëve u plotësuan, duke përfshirë lirimin e Pantiqit, si i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të cilit masa e paraburgimit iu ndryshua në arrest shtëpiak.

Sundimi i ligjit është problemi kyç në veri të Kosovës

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet në ditët dhe muajt në vijim?

Edward P. Joseph: Këto barrikada po hiqen në mënyrë të tillë që shumë lehtë të mund të vendosen përsëri. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Kjo është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiç manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e fuqisë së ndikimit që Serbia ka mbi Kosovën.

Vuçiç pretendon se ka arritur fitore me lirimin e policit Dejan Pantiç dhe se ka siguruar marrjen e premtimin se KFOR-i nuk do të lejojë Policinë e Kosovës të hyjë në veri. Pse është problematike kjo? Sigurisht që është mirë që janë hequr barrikadat, por nuk është mirë që taktika e tillë është shpërblyer.

Pra, nëse vendosni barrikada, mund të nxirrni përfitime. Ndërkaq, ne të gjithë e dimë se cila është aktualisht çështja kryesore në veri të Kosovës, dhe këtë e dinë edhe serbët e atjeshëm, përfshirë disa prej tyre që i takova në shtator në Prishtinë.

Çështja kryesore është sundimi i ligjit në atë zonë. Pra, ky është problem edhe për serbët në veri të Kosovës, e jo vetëm për institucionet në Prishtinë, të cilat përpiqen të zgjerojnë kontrollin e tyre në atë rajon. Më saktësisht, lind pyetja se detyrë e kujt është zbatimi i ligjit.

Ky do të vazhdojë të jetë problem për serbët në veri të Kosovës dhe ata do të përdoren si peng nga Beogradi derisa të zgjidhet çështja e sovranitetit të Kosovës.

Si përfundim, këto tensione nuk janë kapërcyer në mënyrë të tillë që të garantojnë stabilitet, por ftojnë paqëndrueshmëri të vazhdueshme.

Barrikadat nuk janë formë paqësore e protestës

Radio Evropa e Lirë: Barrikadat u hoqën pasi autoritetet e Kosovës liruan nga burgu policin Dejan Pantiq. Me sa duket, SHBA-ja dhe BE-ja kanë ushtruar presion të fuqishëm ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për lirimin e Pantiqit. A kishin frikë Uashingtoni dhe Brukseli nga përshkallëzimi i mëtejshëm, duke pasur parasysh se autoritetet në Serbi e ngritën gatishmërinë luftarake të ushtrisë?

Edward P. Joseph: Nuk e di nëse SHBA-ja dhe BE-ja kishin frikë se forcat serbe do të hynin në Kosovë. Megjithatë, ishte më se e qartë se situata në veri të Kosovës ishte e trazuar.

Por, kjo nuk është për herë të parë. Një dekadë më parë kam qenë zëvendës-shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, kur situata ishte edhe më e rëndë në disa aspekte, sepse një pjesëtar i policisë speciale u vra në vitin 2011 në veri, pastaj u plagos një pjesëtar i KFOR-it (më 2009). Prandaj, nuk bëhet fjalë për një krizë të re, por për të njëjtën që po përsëritet.

Pse nuk pati asnjë reagim të duhur? Për shkak se i nënshtrohen manipulimit. Barrikadat nuk u ngritën vetëm me kërkesën për lirimin e Pantiqit. Në deklaratën e SHBA-së dhe BE-së sugjerohet se barrikadat janë formë legjitime e protestës paqësore.

Kjo nuk është e saktë, sepse barrikadat janë të paligjshme për shkak të llojeve të ndryshme të obstruksioneve, gjegjësisht pengesave dhe nuk kanë për qëllim vetëm të shprehin protestën.

Gjithashtu, një zyrtar perëndimor tha se Serbia ka të drejtë të kërkojë që një pjesë e forcave të saj të armatosura të kthehen në Kosovë. Ky është një gabim, pavarësisht se a e ka Serbia formalisht një të drejtë të tillë. E pakuptimtë është edhe të shqyrtohet kjo kur aty është KFOR-i, i cili disponon monopolin mbi përdorimin e forcës së armatosur.

Madje, edhe sugjerimi se serbët zyrtarisht e kanë atë të drejtë, minon autoritetin e KFOR-it.

Gabimin e tretë NATO e bëri duke deklaruar se Serbia ka të drejtë të për manovra dhe të lëvizjes së forcave ushtarake në territorin e saj. Serbia e ka këtë të drejtë, por nuk duhet të afirmohet, sepse është shumë provokuese.

Ushtria e Serbisë nuk ka kryer manovra, por ka vepruar në mënyrë provokuese duke vendosur një pjesë të njësive të saj në afërsi të kufirit, për të ushtruar presion ndaj Kosovës, e cila mbrohet nga KFOR-i.

Kjo do të ishte njësoj sikur të thuash se Rusia ka të drejtë të manovrojë në Detin e Zi në një distancë të caktuar nga bregu i Ukrainës. Ndoshta kjo është e vërtetë, por nuk është mirë të theksohet se lëvizje të tilla janë legjitime, sepse ato janë provokuese.

Vuçiçi fut standarde të reja duke rritur presionin

Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar vazhdimisht heqjen e barrikadave. Kjo nuk është hera e parë që ngrihet gatishmëria luftarake e Ushtrisë së Serbisë. Mirëpo, çështja është nëse Vuçiq do të guxonte të urdhëronte forcat e armatosura të hynin në Kosovë dhe në këtë mënyrë të rrezikonte një konflikt me KFOR-in, pra NATO-n? Apo ky ishte, thjesht,`1 manovrim dhe blof?

Edward P. Joseph: Do të ishte shumë e thjeshtë të thuash se gjithçka ka të bëjë me blofin. Nuk besoj se Vuçiq do të urdhëronte Ushtrinë e Serbe të hynte në Kosovë. Megjithatë, ai futi standarde të reja duke rritur presionin, duke rritur gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura.

Ai, gjithashtu, krijoi kushtet me të cilat mund të hyjnë forcat e armatosura serbe në Kosovë për shkak të reagimit që sugjeron se një sjellje e tillë tolerohet dhe se Beogradi ka të drejtë ta bëjë këtë.

Po e përsëris, KFOR-i është përgjegjës për sigurinë, jo forcat serbe, dhe ato nuk janë të nevojshme në Kosovë.

Më lejoni t’ju kujtoj se baza më e madhe ushtarake e Serbisë ndodhet në Luginën e Preshevës, afër kufirit me Kosovën dhe se Beogradi zyrtar vazhdimisht siguron armë.

Radio Evropa e Lirë: A kishin frikë KFOR-i dhe NATO-ja nga hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë?

Edward P. Joseph: ​ Nuk e di nëse kanë pasur frikë, por mund të them se qëndrimi i tyre ishte i gabuar, sepse nuk do t’i kontribuojë stabilitetit dhe do të lejojë që barrikadat të vendosen përsëri shumë lehtë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndikoi në një qëndrim të tillë të komunitetit ndërkombëtar? Vetë barrikadat, apo rritja e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë së Serbisë afër Kosovës, apo të dyja bashkë?

Edward P. Joseph: Siç duket ata ishin të shqetësuar për situatën e paqëndrueshme, gjë që është e kuptueshme. Nga përvoja e di se është e lehtë të shkaktosh kaos në Ballkan. Nëse vetëm një person vritet, kjo rrit në mënyrë dramatike temperaturën dhe përshpejton zhvillimin e padëshirueshëm të ngjarjeve.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së, shikoni reagimin e tyre të vakët ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Dobësia e Perëndimit ndaj Vuçiqit edhe para luftës në Ukrainë

Radio Evropa e Lirë: A kanë frikë SHBA-ja dhe BE-ja nga hapja e një pike tjetër krize, duke pasur parasysh se lufta më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore po zhvillohet në Ukrainë?

Edward P. Joseph: ​Jo, kjo nuk mund të shpjegohet me këtë, sepse Perëndimi e trajtoi Ballkanin Perëndimor në të njëjtën mënyrë para luftës në Ukrainë. Ai tregoi dobësi ndaj Vuçiqit dhe regjimit në krye të së cilit është ai.

Ambasadori i mëparshëm amerikan në Beograd deklaroi, në kohën kur Vuçiq u takua me Putinin dhe presidentin kinez Xi Jinping, se Serbia është lider politik dhe ekonomik në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Pse është kështu?

Edward P. Joseph: Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe është elaboruar në raportin tim në bashkëpunim me Johns Hopkins SAIS dhe Wilson Center (Nga kriza në konvergjencë) në janar të këtij viti.

Gjithçka nga ai dokument u vërtetua si e saktë pas pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt 2022. Arsyeja për këtë është leva që Serbia ka mbi Kosovën. Bëhet fjalë për levën artificiale e me këtë edhe për krizën e fundit në veri të Kosovës që u shkaktua artificialisht.

Në përgjithësi, bëhet fjalë për një krizë artificiale afatgjatë, për të cilën ka zgjidhje të qarta që qytetarët e Serbisë dhe Kosovës mund t’i pranojnë, ashtu siç kanë pranuar vendime të dhimbshme edhe kombet e tjera që kishin mosmarrëveshje të ndërsjella.

E vetmja gjë që ndryshoi pas 24 shkurtit ishte rritja e aksioneve. Kjo do të thotë se çmimi i lejimit të këtij manipulimi nga Aleksandar Vuçiq po rritet dhe nuk kufizohet vetëm në Ballkan, sepse Putini po vë në pikëpyetje të gjithë rendin evropian, ndërkaq Serbia po e promovon atë sfidë. Përveç Sputnik-ut, së fundmi i ka dhënë leje për punë edhe Rusia Today ( Rusia Sot).

Vuçiq poshtëroi SHBA-në në tokën e saj me marrëveshjen me Rusinë

Gjithashtu, në shtator, Vuçiqi orkestroi nënshkrimin e marrëveshjes për harmonizimin e politikës së jashtme me Rusinë, në Nju Jork, gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pra, para gjithë botës – menjëherë pas takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Jake Sullivan, ndërkaq më pas edhe me nënsekretaren amerikane të shtetit Victoria Nuland.

Pastaj, ai poshtëroi administratën e Bidenit në territorin e saj para gjithë botës, sepse Serbia, si vend evropian dhe kandidat për në BE, nënshkroi një marrëveshje me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili përndryshe është nën sanksionet amerikane.

Deklarata e papërgjegjshme e Kurtit për heqjen e barrikadave

Radio Evropa e Lirë: Kur bëhet fjalë për situatën në terren, kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi se nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat deri në një kohë të caktuar, policia e Kosovës do ta bëjë vetë. Kjo gjithashtu u përjetua si ashpërsim i situatës. A mendoni se Kurti do të kishte vendosur për atë lëvizje në qoftë se ndërkohë nuk do të ishte arritur një marrëveshje për heqjen e barrikadave?

Edward P. Joseph: Kërcënimi për përdorim të njëanshëm të forcës nga Prishtina është i papërgjegjshëm, madje edhe nëse ka të drejtë formale ta bëjë këtë, sepse policia e Kosovës nuk ka kapacitet për një ndërmarrje të tillë. Kjo do të nxiste dhunën. Siç thashë, KFOR-i është kompetent të reagojë në situata të tilla.

Pra, deklarata e Kurtit ishte e papërgjegjshme, sepse institucionet kompetente të Kosovës varen nga KFOR-i edhe formalisht. Kjo do të thotë se ato mund të ndërmarrin veprime të tilla vetëm në koordinim me forcat ndërkombëtare.

Kjo krizë e fundit në fakt filloi në shtator të vitit 2021 për çështjen e zëvendësimit të dokumenteve personale dhe targave me shenja serbe me ato të Kosovës. Ambasadori Jeffrey M. Hovenier ka përsëritur disa herë se Prishtina ka të drejtë ta bëjë këtë.

Marrëveshja për ndërrimin e dokumenteve personale u arrit relativisht lehtë në gusht. Pas tensioneve që pasuan për shkak të synimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur gjoba ndaj shoferëve që nuk i ndërrojnë targat serbe me ato të Kosovës, Kurti lëshoi pe dhe më 23 nëntor u arrit marrëveshja në Bruksel.

Në këmbim, atij iu premtua se do të vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e kam fjalën për nismën franko-gjermane. Pra, çfarëdo që të mendojnë në Beograd për Kurtin, ai pranoi kërkesën e SHBA-së dhe BE-së dhe e shtyu afatin.

Kur është fjala për arrestimin e Dejan Pantiqit, lind pyetja nëse ka pasur arsye të vlefshme për këtë. Askush në Beograd nuk e bëri këtë pyetje, por ata reaguan në mënyrë melodramatike duke dërguar trupa në kufi.

Mirëpo, një sjellje e tillë kënaqet, është problem dhe nuk u bën dobi serbëve. Të gjithë në Serbi kanë reaguar për shkak të suspendimit të Nenad Gjuriqit (ish-drejtor rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut) dhe arrestimit të Dejan Pantiqit.

Në të njëjtën kohë, në Prishtinë ka vazhduar hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Së fundmi serbja e njohur e Kosovës, Rada Trajkoviq është ankuar për kërcënime.

Beogradi duhet të bashkëpunojë realisht në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, por nuk po e bën këtë. E gjithë kjo tregon se e tërë kjo situatë është e fabrikuar.

Qetësi për pak kohë​

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh çështjen e pazgjidhur të targave të automjeteve dhe çështjet e tjera teknike, pa përmendur ato thelbësore, si formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe normalizimi i përgjithshëm i marrëdhënieve?

Edward P. Joseph: Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë.

Para së gjithash, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse kjo ruan pushtetin e tij. Derisa kjo të kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj, si dhe mbarë rajonin.

Duke shkaktuar krizën e fundit, Vuçiq e vështirësoi fokusimin në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare të kontestit rreth Kosovës.

Sulmet e Vulin ndaj ambasadorit amerikan​

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë, kjo bëhet për të shmangur bisedimet serioze për nismën franko-gjermane?

Edward P. Joseph: ​Ky është një nga motivet e tij. Përndryshe, besoj se me propozimin e përmendur nuk mund të arrihen qëllimet e dëshiruara, sepse nuk ka këmbëngulje për zgjidhjen përfundimtare, e cila është e nevojshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

SHBA-ja duhet të shqetësohet për manipulimet e Vuçiqit dhe marrëdhëniet e tij me Rusinë.

Në maj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiq ka reaguar duke i dhënë dritën jeshile – sepse e dimë se po i tërheq të gjitha fijet – ministrit të Brendshëm të atëhershëm, Aleksandar Vulin, për të sulmuar (ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher) Hillin.

Menjëherë pas kësaj, në Moskë, pas një takimi me kreun e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe me kryetarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev, ai dënoi sanksionet evropiane.

Pushtimi rus e afroi Serbinë me Moskën

Radio Evropa e Lirë: Se a po largohet Serbia nga BE-ja me këto lëvizje, është temë për një intervistë më vete…

Edward P. Joseph: Është për këtë intervistë. Ironia është se pushtimi rus i Ukrainës e afroi Serbinë me Moskën.

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja dhe BE-ja pretendojnë se bashkimi i Serbisë për të dënuar agresionin rus në Kombet e Bashkuara është një lloj shenje se ajo është “në anën e duhur të historisë”, siç deklaroi Karen Donfried, Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Si Vuçiq ashtu edhe kryeministrja Ana Bërnabiq e pranuan se votuan kështu vetëm për shkak të Kosovës.

Pra, siç thashë, mund të presim një qetësi për një kohë, por pa përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pastaj të situatës në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi, si dhe në vetë Serbinë, kur bëhet fjalë për proceset demokratike.

Radio Evropa e Lirë:Tashmë ju kam pyetur, a prisni që SHBA-ja dhe BE-ja të ndryshojnë rrënjësisht qasjen e tyre ndaj Ballkanit?

Edward P. Joseph: Jo, por ata munden dhe duhet ta bëjnë këtë. Ndoshta SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë shumë të shqetësuara për pasojat e konflikteve të mundshme në Ballkan, por duhet të shqetësohen për luftën në Ukrainë, në këtë kuptim, edhe përfitimet që ka nga çrregullimi i vazhdueshëm në Ballkan Vladimir Putini dhe nga aleanca e tij me Serbinë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq.

Pra, ata duhet të ndryshojnë strategjinë e tyre, por unë nuk shoh ndonjë tregues për këtë. Por gjithmonë ekziston shpresa.

The post Joseph: Barrikadat hiqen që të mund të vendosen lehtësisht appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Sot hiqen barrikadat në veri të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova tha heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e sotëm.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai.

“Heqja e barrikadave do të fillojë para mesditës, nuk mund të bëhet për dy orë, qoftë për 24 apo 48 orë, barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet”, tha Vuçiq.

Heqja e tyre kishte kushte nga Serbia.

Barrikaduesit kërkuan siç thanë “Lirimin e serbëve të arrestuar”, të tërhiqen listat sekrete të Prishtinës që janë sipas tyre, “për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve”, si dhe “Prishtina zyrtare të tërheqë njësitë speciale të Policisë nga veriu i Kosovës”. Këto ishin kushtet për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë.

The post Vuçiç: Sot hiqen barrikadat në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

KFOR-i kërkon dialog për të zbutur tensionet në veri
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të mërkurën se mbështet dialogun ndërmjet të gjitha palëve për të zbutur tensionet në veri të vendit.

“Është e rëndësishme që të gjitha palët e përfshira të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, tha komandanti i Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia.

“Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, shtoi ai.

Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.

Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar sot për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak..

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale në veri që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Cak i sulmeve kanë qenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), patrulla të KFOR-it dhe gazetarët.

Qeveria e Kosovës tha më26 dhjetor se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

The post KFOR-i kërkon dialog për të zbutur tensionet në veri appeared first on Albeu.com.

Ana tjetër e Beogradit: Ky është qëllimi i barrikadave në veri të Kosovës
Zjarri që po tentohet të ndizet në veri të Kosovës përshkruhet si dinamit nën fuçinë ballkanike. Në Beograd, ndonëse e vogël, ekziston një anë tjetër e qëndrimeve lidhur me situatën e tensionuar, përcjell Gazeta Express.

Të gjithë ata që po bëjnë përsëritje të shkrimeve të Kninit, dhe falë burimeve historike ne e dimë se në vitin 1991 ata u dirigjuan nga Beogradi, po fillojnë përsëri një seri konfliktesh dhe po e shtyjnë të gjithë rajonin në rrezik dhe pasiguri të madhe, thotë historiani serb, Milivoj Beshlin për Danas.

Në pyetjen se kush në të vërtetë po “mbrohet” nga barrikaduesit, nëse është grupi mafioz që e kontrollon veriun e Kosovës dhe lidhjet e tyre me Beogradin, apo serbët nga Kosova, disa analistë në Beograd pajtohen se bëhet fjalë për abuzime të njerëzve të thjeshtë.

“Situata në Kosovë komplikohet edhe më shumë nga roli i kriminelëve, lidhjet e të cilëve arrijnë deri në Beograd. Si në çdo çështje tjetër, Partia Progresive Serbe ka hyrë thellë në krim, ndaj Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi shpërblehen me tenderë për ta ndërtuar infrastrukturën, për t’i shtruar rrugët në Beograd dhe për t’i rregulluar pak gjërat për nevojat e Vuçiqit në Kosovë. Kjo nuk mund të jetë e mirë për askënd”, thotë deputeti serb, Radomir Lazoviq.

Sipas historianit Milivoj Beshlin, barrikadat janë barrierë për normalizimin e jetës në veri të Kosovës, janë barrierë për luftën kundër krimit dhe përpjekjet për vendosjen e sundimit të ligjit, përcjell Express.

“Dhe qëllimi i tyre kryesor është ta ruajnë gjendjen e konfliktit të ngrirë si një interes rus të klasit të parë, në mënyrë që ky konflikt, me dëshirën e regjimit në Kremlin, të shkrihet dhe fronti ballkanik të hapet si një front rezervë i domosdoshëm për Putinin”, thotë ai.

Fatkeqësisht, shton Beshlin, pikëpamjet dhe qëllimet unike të të gjitha ish regjimeve në Beograd, si dhe pothuajse të gjitha strukturave opozitare, janë plotësisht në përputhje me qëllimet e ushtrisë kriminale të Putinit.

“Fronti ballkanik është i nevojshëm për Putinin për ta maskuar humbjen poshtëruese ruse në Ukrainë. Çdo tentativë e regjimit të Vuçiqit dhe strukturave të tij kriminale për të qenë prokurë ruse në Ballkan na çon drejtpërsëdrejti në një katastrofë që nuk është ende e armatosur, por as e përjashtuar”, thekson ai.

Radomir Lazoviq thotë se “në terma afatgjatë, zgjidhja e të gjitha çështjeve teknike duhet të lehtësohet”.

“A duhet të bëhet një luftë e re e vogël për çdo çështje në negociata? Jo të gjitha çështjet nënkuptojnë njohjen apo mosnjohjen e Kosovës. A është e mundur të zgjidhen çështjet e jetës së njerëzve fillimisht në tavolinë dhe kështu t’u mundësohet, për shembull, të mos kenë nevojë të kontrabandojnë barna, të lëvizin lirshëm, të kenë arsim cilësor në gjuhën e tyre dhe kujdes shëndetësor?”, pyet politikani serb.

Formimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe, thekson ai – i cili do të kishte kompetenca në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, mbrojtjen maksimale të të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve, duke përfshirë të drejtën për lidhje të veçanta me Serbinë, si dhe mbrojtjen maksimale të kulturës, trashëgimisë historike dhe artistike – është diçka që ai thotë se “nuk mund të jetë, nuk duhet të jetë problem për Kosovën”./express

The post Ana tjetër e Beogradit: Ky është qëllimi i barrikadave në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Tensionet në veri të Kosovës dhe mobilizimi i ushtrisë serbe, Majko: Vendime të vështira janë afër
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës që kanë prej më shumë se dy javësh tanimë me vendosjen e barrikadave.

Në një postim në Facebook, Majko thotë se në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, shpresa është bërë e rrezikshme.

Sipas tij, vendimet e vështira janë afër, duke marrë parasysh se Serbia ka vendosur mobilizim të lartë ushtarak.

Postimi i Pandeli Majkos:

Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton.

The post Tensionet në veri të Kosovës dhe mobilizimi i ushtrisë serbe, Majko: Vendime të vështira janë afër appeared first on Albeu.com.

Sveçla: S’jemi të interesuar për luftë, Serbia po angazhohet që barrikadat të prodhojnë viktima
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka dalë më një deklaratë pasi edhe sot në veri të vendit janë vendosur edhe dy barrikada të reja nga serbët lokalë.

“Nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit”, ka shkruat Sveçla.

Republika e Kosovës nuk ka qasje agresore e me aspirata pushtuese si Serbia. Republika e Kosovës ka synim paqen e stabilitetin ndërsa Serbia e ka destabilizimin dhe luftën.

Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi.  Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë.

Nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit.

Policia e Kosovës është duke zbatuar si kudo në Republikën e Kosovës mandatin e saj ligjor. Ka detyra të përditshme të tyre e jo gatishmëri për luftë. Kjo vlenë edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila kryen detyrat e saj të përditshme dhe as që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar që kjo çështje të zgjidhet pa asnjë eskalim të mundshëm. Ky fakt dukshëm po i pengon Serbisë e cila po angazhohet maksimalisht që barrikadat të prodhojnë qoftë edhe viktima në njerëz dhe kjo dëshmohet nga sulmet e njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor, pjesëtarëve të EULEX e së fundmi edhe ndaj KFOR-it.

Me barrikadat si mjet, Serbia po lufton sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj, Kosovës, ndërkaq ne jemi të interesuar të luftojmë krimin dhe bandat kriminale, brenda shtetit tonë, të kujtdo qofshin ato.

Kurdo që lufta kundër krimit po shpërfaq që ushtrimi legjitim i kompetencave në vendin tonë është në dobi të secilit qytetar pavarësisht etnisë, Serbia me në krye Vuçiçin, po tenton me çdo kusht të cenojë vlerat demokratike që shteti ynë ka promovuar dhe do të vazhdojë të mbrojë.

Andaj, ne nuk do të ndalemi drejt mbrojtjes së këtyre vlerave demokratike dhe të qenurit pranë të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, pavarësisht tendencave kërcënuese.

The post Sveçla: S’jemi të interesuar për luftë, Serbia po angazhohet që barrikadat të prodhojnë viktima appeared first on Albeu.com.