barra e provës Archives - Albeu.com

Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues.

Projektligji i ri “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, tashmë në konsultim, kërkon që subjektet të dokumentojnë mënyrën se si kanë identifikuar pronarin real, hallkat e strukturës së pronësisë dhe mekanizmin përmes të cilit ushtrohet kontrolli përfundimtar.

Sipas draftit, subjektet raportuese duhet “të mbajnë të dhëna dhe dokumente shoqëruese të duhura, të sakta e të përditësuara”, mbi bazën e të cilave përcaktohen pronarët përfitues dhe lloji i kontrollit të ushtruar prej tyre.

Detyrimi nuk kufizohet te dokumentet që provojnë zotërimin e drejtpërdrejtë të aksioneve. Projektligji e përkufizon pronarin përfitues si individin që ka në pronësi ose “kontrollon i fundit” një person juridik, përmes aksioneve, kuotave, të drejtave të votës, pjesëmarrjes në kapital apo “kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera”.

Për strukturat me disa kompani ndërmjetëse, drafti parashikon ndjekjen e pronësisë indirekte në të gjitha nivelet. Pjesëmarrjet në secilën hallkë të zinxhirit duhet të shumëzohen, ndërsa rezultatet e zinxhirëve të ndryshëm të mblidhen.

Teksti kërkon që në këtë vlerësim të merren parasysh “të gjitha kuotat/aksionet në çdo nivel pronësie”. Kur aksionari i një kompanie shqiptare është një person juridik tjetër, subjekti duhet ta ndjekë strukturën deri te individi në fund të zinxhirit dhe të ruajë dokumentet mbi të cilat është mbështetur llogaritja.

Projektligji trajton edhe rastet kur kontrolli nuk buron vetëm nga përqindja e kapitalit. Në përkufizimet e reja përfshihen funksionet drejtuese e mbikëqyrëse dhe marrëveshjet që mund t’i japin një personi ndikim mbi vendimmarrjen.

Drafti përkufizon “marrëveshjen formale të emërimit” si kontratën ku një person udhëzon një tjetër të veprojë në emër të tij, për shembull si drejtor, aksionar ose themelues.

Për identifikimin e kontrollit real mund të marrin rëndësi marrëveshjet ndërmjet ortakëve, prokurat, kontratat e administrimit dhe aktet që tregojnë se kush emëron ose udhëzon drejtuesit. Për organizatat jofitimprurëse, kontrolli i fundit efektiv lidhet me personin që përcakton vendimet ose kontrollon zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse apo ekzekutive.

Rregulla më të hollësishme vendosen edhe për trustet dhe organizimet ligjore të ngjashme. Për këto struktura duhet të identifikohen krijuesi, kujdestari ose i mirëbesuari, mbrojtësi, përfituesit dhe çdo individ tjetër që ushtron kontrollin përfundimtar.

Regjistri duhet të përmbajë gjithashtu të dhëna mbi aktin e themelimit, qëllimin, pasuritë e administruara dhe vendin nga ku drejtohet organizimi. Informacioni i deklaruar nuk do të qëndrojë i izoluar në regjistër.

Sipas projektligjit, Regjistri i Pronarëve Përfitues duhet të mbledhë në kohë reale të dhëna nga regjistra të tjerë shtetërorë, ndërsa Qendra Kombëtare e Biznesit do të përgjigjet për administrimin, përpunimin dhe ruajtjen e tyre.

Kontrolli dokumentar merr peshë kur bankat, institucionet financiare ose subjektet e tjera të detyruara konstatojnë se informacioni në regjistër nuk përputhet me të dhënat e mbledhura gjatë verifikimit të klientit. Në këto raste, kompania duhet ta përditësojë informacionin, nëse mospërputhja është e saktë, ose të konfirmojë të dhënat ekzistuese.

Regjistri u krijua pas kërkesave ndërkombëtare për më shumë transparencë

Ligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues u miratua në kuadër të forcimit të transparencës së pronësisë dhe zbatimit të rekomandimeve ndërkombëtare kundër pastrimit të parave.

Në dhjetor 2018, MONEYVAL, organi i Këshillit të Europës që vlerëson sistemet kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i kërkoi Shqipërisë të përmirësonte efektivitetin e sistemit. Në qershor 2019, Kuvendi miratoi pesë ligje me synimin për të adresuar rekomandimet e këtij institucioni dhe për të forcuar kuadrin parandalues.

FATF, organizmi ndërqeveritar që vendos standardet globale kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e përfshiu Shqipërinë në shkurt 2020 në listën e juridiksioneve nën monitorim të shtuar, e njohur si “lista gri”. Shqipëria doli nga ky monitorim më 27 tetor 2023, pasi FATF vlerësoi se vendi kishte përfunduar planin e veprimit.

Në të njëjtën periudhë u ngrit edhe kuadri ligjor për pronësinë përfituese. Komisioni Europian raportoi se ligji për krijimin e regjistrit u miratua në korrik 2020, ndërsa regjistri u bë funksional në fund të qershorit 2021, me të dhëna nga bizneset dhe organizatat jofitimprurëse.

Në qershor 2023, MONEYVAL vlerësoi se Shqipëria kishte përmirësuar përputhshmërinë teknike me Rekomandimin 25 të FATF-së, që lidhet me transparencën dhe pronësinë përfituese të trusteve dhe organizimeve të tjera ligjore.

Edhe raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2025 nënvizonte se “Regjistri i Pronarëve Përfitues është funksional” por një tjetër dokument tjetër zyrtar i Komisionit, i lidhur me programimin e financimit për Ballkanin Perëndimor, evidentonte se pavarësisht kësaj vijojnë sfidat në zbatimin e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe në zbatimin e plotë të regjistrit./MONITOR

The post Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real appeared first on Albeu.com.