barnat Archives - Albeu.com

Sali Berisha: Barnat jashtë çdo standardi, më 11 maj të ndalojmë rrokullisjen e sistemit të shëndetësisë
Këtë të martë, kryedemokrati Sali Berisha, denoncoi situatën alarmante me ilaçet që shpërndahen sot në Shqipëri.

Gjithashtu, Berisha tha se të rinjtë po vdesin, ndërsa shtoi se: “Barnat që tregtohen janë jashtë çdo standardi! Më 11 maj të ndalojmë rrokullisjen e sistemit të shëndetësisë”, u shpreh Berisha.

DEKLARATA:

Shqipëria në raport me shërbimin shëndetësor, që u garanton qytetarëve të saj, renditet me vendet e botës së tretë.

Renditet ndër vendet në të cilin qytetarët paguajnë gjobën më të madhe në Europë, por edhe një nga më të lartat në botë për kujdesin e tyre shëndetësor, ndërkohë që Edi Rama, i cili 12 vite më parë, erdhi në pushtet me premtimin solemn për shëndetësi falas, sot merret me çdo gjë tjetër, por jo me dështimin madhor me pasoja shumë të rënda, qindra mijëra jetë njerëzish në kujdesin shëndetësor. Sot shqiptarët vdesin nga sëmundjet e zemrës dy herë më shumë se mesatarja e BE.

Të njëjtat shifra janë për sëmundjet malinje. Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është tre herë më të lartë se në Mal të Zi dhe vendet përreth. E vërteta është se Shqpëria përballet me një furnizim me ilaçe të cilësisë më të dobët dhe më të paefektshme, më të pavlerë.

Rikujtoj këtu se një ligj që u garantonte shqiptarëve ilaçe të një cilësie me vendet anëtare të BE, ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund ët tregtohen ilaçe që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE, pra të miratuara nga enti evropian i kontrollit të barnave, ky ligj u zhduk dhe u zëvendësua me ligjin Nushi-Doshi dhe sot shqiptarët blejnë në farmacitë e tyre ilaçe jashtë të gjitha standardeve.

Kompanitë e mëdha braktisën Shqipërinë. Dëshmira tragjike kanë ardhur në mënyrë të vazhdueshme për gjendjen katastrofale në Spitalin e Onkologjisë.

Ky spital, në vend që të ishte një institucion shprese për të sëmurët që me heroizëm luftojmë forma të ndryshme të këtyre sëmundjeve, faktikisht është një strehë ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve për kurimin e sëmundjeve. Në këtë spital për tre vite janë lënë jashtë funksioni aparaturat jetike.

Në këtë spital, aparaturat e tjera jashtëzakonisht të rëndësishme janë lënë për vite jashtë funksionit. Në këtë spital, siç është raportuar, të sëmurëve u jepen ilaçe që nuk janë të përshtatshme për sëmundjet që kanë. Ose e njëjta dozë ndahet në disa doza sepse ilaçet mungojnë masivisht.

Kjo gjendje nuk është vetëm në Spitalin Onkologjik. Për fat të keq, kjo gjendje është edhe në spitalet e tjera publike, ku një i sëmurë, i cili pëson një trombozë karotide në arterien që ushqen trurin, diagnozën mund ta bëjë në spital publik, por kurimin detyrohet ta bëjë në spital privat.

Është krijuar një marrëdhënie çnjerëzore në dëm të të sëmurëve midis sektorit publik dhe privat. Ligjet janë miratuar në përputhje me interesa mafioze dhe në kundërshtim me interesat e shëndetit të qytetarëve. Buxheti për shëndetësinë është 14 herë më i ulët se në Gjermani. Por Gjermania nuk është një vend me rroga 14 herë më të larta se Shqipëria.

Është një buxhet krejtësisht i pamjaftueshëm. Është 2-3 herë më i ulët se në vendet përreth. PD e konsideron emergjencë programin për kujdesin shëndetësor të shqiptarëve.

Në këtë kontekst, ajo në aktin e parë, në buxhetin e parë, do dyfishojë buxhetin për shëndetësinë.

Në programin e saj, PD do garantojë në mënyrë të padiskutueshme ilaçe të cilësisë që përdoren në vendet anëtare të BE, duke ndaluar me ligj futjen në Shqipëri të çdo medikamenti që nuk përdoret në dy vende të BE.

PD konstaton se sot, numri i shtretërve për frymë është dy herë më i ulët se në vendet e BE.

Numri i mjekëve për frymë po shkon katër herë më i ulët.

Në këtë kontekst, shtimi i mjekëve, hapja e një fakulteti të dytë mjekësie me qëllim për të kapur sa më shpejt standardin evropian në mjekë për frymë, rikonstruksioni apo ndërtimi i spitaleve të reja do jenë objektiva imediate të PD.

Por, sistemi shëndetësor, i cili nga të gjitha sistemet ka pësuar hemorragjinë më të madhe, nuk do mund të qëndrojë pa dyfishuar rrogat e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri si kusht themelor që në Shqipëri, mjekët të qëndrojnë.

Që në Shqipëri të ndalohet kjo rrokullisje e madhe e sistemit shëndetësor.

Ndaj dhe dyfishimi i rrogave do jetë objektivi i parë dhe kryesor në ndërhyrjen tonë për sistemin e shëndetësisë.

Raporte të reja ligjore do vendosen midis sektorit privat dhe sektorit publik.

Qeveria do ruajë marrëdhëniet vetëm me sektorin privat jopërfitues.

Ndërsa me sektorin tjetër, sigurisht që do lejojë aktivitetin e tyre, por nuk do mund të përfitojnë nga aktivitetet, prokurimet në sistemin shëndetësor. Kartela dixhitale dhe dixhitalizimi i saj do jetë themel i reformës që ne ndërmarrim.

Shqipëria është vendi i vetëm ku nuk ekziston kartela dixhitale, por ekziston kartela njëlloj si në fillim të shekullit të njëzetë.

Çdo gjë ishte e përgatitur, u la vetëm zbatimi i saj. Gjithçka u rrokullis këto 12 vite dhe u kthyem mbrapa.

Pra, një reformë e thellë, e shpejtë dhe e gjithanshme në të cilën ka një synim dhe vetëm një synim, rritja e shpejtë e cilësisë së shërbimit shëndetësor për qytetarët shqiptarë dhe ulja drastike e barrës financiare të tyre në kujdesin shëndetësor.

Kjo barrë sot shkon në 60 përqind, në një kohë kur në Gjermani është 12 përqind, në Itali është 21 përqind. 60 përqind është ndër më të lartat në botë dhe e tëra është korrupsion.

Do anulohen menjëherë të gjitha partneritetet qeveritare në shëndetësi, fund e krye korruptive. Do vihen para ligjit të gjithë ata që u pasuruan mbi jetët e të sëmurëve shqiptarë.

Unë jam optimist se me vendosmëri, me dyfishim të buxhetit, me përfundim të reformës, me zbatim të reformës, ne do e ndryshojmë, vërtet do realizojmë një shërbim shëndetësor me cilësorin që ka njohur Shqipëria në historinë e saj.

The post Sali Berisha: Barnat jashtë çdo standardi, më 11 maj të ndalojmë rrokullisjen e sistemit të shëndetësisë appeared first on Albeu.com.

”Ilaçet si mall luksi”/ Qëndresa Qytetare: Barnat që nuk mbulohen nga sigurimet “mollë e ndaluar” për 33% të shqiptarëve
Reagimi i Qëndresës Qytetare:

Skandali i Bandës Onkologjikut që po vijon të trondisë shqiptarët faktoi edhe mungesën e ilaçeve jetike për pacientët e prekur nga sëmundjet e rënda që gjendeshim vetëm në tregun e zi, teksa mesa duket problematikat me barnat nuk kanë fund.

Një studim i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal del në përfundimin se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të qytetarëve që hasin vështirësi për blerjen e ilaçeve dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore që nuk mbulohen nga skema e Sigurimeve Shoqërore.

Nga një anketim nga të gjithë territorin rezultoi se 33% e të anketuarëve u shprehën se familja e tyre ishte përballur me vështirësi për të blerë ilaçe që nuk mbulohen nga skema e sigurimeve.

Kjo është përqindja më e lartë në rajonin e Ballkanit dhe më të prekurit nga ly fenomen janë pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Qëndresa Qytetare vlerëson se Ministria e Shëndetësisë duhet të reduktojë fondet për PPP që po shkakzojnë gjakderdhje financiare në buxhetin e shtetit dhe të shtojnë fondet për ilaçet në spitalet publike, që farmacitë private të mos jenë alternativa e vetme e qytetarit.

Qëndresa Qytetare vlerëson se duhen shtuar kontrollet për cilësinë e ilaçeve dhe monitorimet ndaj farmacive që janë kthyer në depo të ilaçeve kontrabandë.

Qytetarët shqiptar nuk ka asnjë arsye që barnat ti blejnë si mall luksi.

The post ”Ilaçet si mall luksi”/ Qëndresa Qytetare: Barnat që nuk mbulohen nga sigurimet “mollë e ndaluar” për 33% të shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Raporti i KLSH: Ilaçet në Shqipëri të pasigurta. Prej tetorit të 2019-ës nuk janë analizuar barnat në treg
Kriza shëndetësore e shkaktuar nga COVID-19 bëri që kërkesa për medikamente të rritej ndjeshëm, por siguria për to, jo.

Pikërisht në vitin kur shitja dhe importi i produkteve farmaceutike kapi vlerën më të lartë në dy dekadat e fundit, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nuk ushtroi asnjë kontroll mbi to. Ky është rezultat i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili, pasi ka analizuar punën disavjeçare të këtij institucioni, vë në dukje se numri i analizave laboratorike të medikamenteve ka ardhur në tkurrje vit pas viti (shiko tabelën përbri) deri në pikën kur për 11 muaj rresht nuk është kryer asnjë analizë.

“Për periudhën 2017- 2018, institucioni ka kryer vetëm 12% të barnave që duhet të analizonte. Në vijim të problematikave të trajtuara janë lënë dhe rekomandimet përkatëse, por pavarësisht tyre, situata nuk duket e përmirësuar, por ka pësuar ulje deri në moskryerje të tyre. Prej muajit tetor 2019, në të cilën është bërë analiza e fundit, institucioni për 11 muaj nuk ka nxjerrë asnjë analizë çka nuk ka mundësuar analizimin e barnave në treg me cilësi dhe efikasitet për popullatën”, citohet në raportin e auditimit që shtron si emergjencë vijimin e kryerjes së analizave si qëllimin bazë, përpos nevojës për përmirësimin e infrastrukturës.

Për këtë mungesë flagrante, gishti i akuzës drejtohet jo nga titullarët e institucioneve, por dukuritë natyrore si tërmeti i 2019-ës që dëmtoi laboratorët e ISHP-së dhe situata pandemike, e cila në vend që të rriste kontrollet në pikun e pandemisë, i zeroi. “Ngjarjet e jashtëzakonshme si tërmeti i 26 nëntorit, por edhe pandemia COVID-19 shpallur në fund të muajit mars 2020 kanë pasur gjithashtu ndikimin e tyre negativ në këtë situatë.

Megjithatë, mungesa e analizave në afatgjatë ka ndikime të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në raportin e audituesëve, të cilët nënvizojnë gjithashtu se transferimi i laboratorit të kontrollit pas tërmetit ka qenë një lëvizje e pastudiuar dhe me ndikim afatgjatë në ruajtjen e shëndetit.

Thënë ndryshe, është vënë në rrezik shëndeti i popullatës duke iu ofruar barna të pakontrolluara. Laboratori i Kontrollit është ai që përmes analizave garanton vendosjen në treg të barnave të sigurta, cilësore dhe efikase. Ai kryhen analizat fiziokimike dhe mikrobiologjike të disa doza barnash që importohen a prodhohen në vend, të lëndëve të para farmaceutike, analizë të mostrave që shoqërojnë dokumentacionin për dhënie autorizimi për tregtim të tyre, si dhe në çdo rast kur ka import të tyre lëshon certifikatën e analizës.

Me pak fjalë, siç audituesit e KLSH-së e përshkruajnë, ky laborator është jetik për procesin e garantimi të ilaçeve që prodhohen në vend apo importohen nga jashtë. Pavarësisht se nuk janë kryer analiza, në laboratorin e kontrollit, edhe pse jo- funksional, figurojnë 18 të punësuar, ndërsa kostoja për laboratorët kap shifrat e më shumë se 26 milionë lekëve./Panorama

The post Raporti i KLSH: Ilaçet në Shqipëri të pasigurta. Prej tetorit të 2019-ës nuk janë analizuar barnat në treg appeared first on Albeu.com.