barikadat e KFOR Archives - Albeu.com

Tensionet në Veri të Kosovës, Prishtina pret heqjen e barrikadave nga KFOR
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, të mbajtur të hënën, Zyra e Kryeministrit theksoi se Qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim të Këshillit të Sigurisë të Kosovës lidhur me situatën në veri, në ditën e 17-të që nga ngritja e barrikadave në atë pjesë.

Barrikadat u ngritën në shenjë proteste nga disa serbë lokalë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq – i akuzuar për sulmin në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në komunikatën për media thuhet se gjatë këtyre 17 ditëve, Qeveria e Kosovës “ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in” dhe përsëritet se edhe pse “Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar”, qeveria është në pritje të KFOR-it.

“[Gjatë takimit] u tha se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet më tutje në këtë komunikatë.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.

Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudarë. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit gjithashtu thuhet se incidentet dhe sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it janë shkaktuar nga “strukturat ilegale dhe grupet kriminale, të koordinuar dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë”.

Të hënën, Policia e Kosovës e konfirmoi një sulm në fshatin Zupç të Zubin Potokut ndaj një ekipi gazetarësh të Klan Kosovës – ku si pasojë mbetën të lënduar dy gazetarë, ndërsa u shkaktuan edhe dëme materiale.

Një ditë më parë kishte pasur të shtëna edhe afër një patrulle të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të hënën ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

Incidente të ngjashme janë raportuar edhe ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe ndaj një patrulle të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX./REL/

The post Tensionet në Veri të Kosovës, Prishtina pret heqjen e barrikadave nga KFOR appeared first on Albeu.com.