bari i vdekur Archives - Albeu.com

Zjarret në Greqi vrasin një bari, rrezikohen zonat përreth Athinës
Një burrë u gjet i vdekur për shkak të zjarrit që shpërtheu në veri të Athinës më 21 gusht, thanë zjarrfikësit, të cilët paralajmëruan për një rrezik “ekstrem” nga zjarret në rajonin përreth kryeqytetit, Athinës.

“Një bari i vjetër vrapoi në vathën e tij për t’i shpëtuar kafshët dhe u gjet i vdekur”, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve për AFP.

Një zjarr i madh shpërtheu në rajonin qendror të Greqisë, Boeotia, rreth 100 kilometra në veri të Athinës, thanë shërbimet e shpëtimit.

Njerëzit që po qëndronin në një plazh dhe në dy komunitete aty pranë u urdhëruan të evakuoheshin nga ato zona.

Rreth 56 zjarrfikës dhe katër avionë që hidhnin ujë po luftonin me zjarrin e ri gjatë ditës, tha një zyrtar nga shërbimi i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve AFP.

Zjarret vazhduan të digjen edhe për të tretën ditë në pjesën verilindore të Greqisë, pranë qytetit Alexandroupolis.

Ekipet e zjarrfikësve janë vendosur në disa fronte dhe po përpiqen të ndalojnë përparimin e zjarrit drejt Parkut Kombëtar Dadia, që pësoi dëme të konsiderueshme nga zjarret vitin e kaluar. Të angazhuar në mbarë Greqinë aktualisht janë mbi 200 zjarrfikës, ndërsa me zjarret po luftojmë edhe shumë vullnetarë dhe policë.

Shtatë zjarrfikës dhe një vullnetar u dërguan në spital me lëndime, tha zyrtari nga shërbimi i zjarrfikësve.

Rreth 12 komunitete u evakuuan gjatë fundjavës dhe autoritetet e mbrojtjes civile u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda shtëpive për shkak të tymit. Në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Autoritetet e mbrojtjes civile paralajmëruan për një rrezik “ekstrem” zjarri në rajonin përreth Athinës dhen pjesë të tjera të Greqisë jugore.

Kushtet shumë të nxehta dhe të thata që rrisin rrezikun e zjarrit do të vazhdojnë deri të premten, sipas meteorologëve.

Muajin e kaluar, rreth 20.000 njerëz, kryesisht turistë, u detyruan të evakuoheshin nga ishulli Rodos pasi shpërtheu një zjarr, i cili më pas u ndez dhe shpërnda nga erërat e forta.

Pothuajse 17.770 hektarë u shkatërruan brenda dhjetë ditëve në pjesën jugore të ishullit në Detin Egje.

Korriku i këtij viti e përballi Greqinë me valën më të keqe të të nxehtit ndonjëherë gjatë muajit korrik, me temperatura mbi 40 gradë Celsius në shumë vende, sipas Observatorit Kombëtar në Athinë.

The post Zjarret në Greqi vrasin një bari, rrezikohen zonat përreth Athinës appeared first on Albeu.com.