Bardhyl Londo Archives - Albeu.com

Frrok Çupi ndan dhimbjen: I vetmi që e piu një gotë raki pa vjedhur
Gazetari Frrok Çupi ka bërë një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londo.

Ai ka folur edhe për mesazhet e ngushëllimit që u publikuan në rrjetet sociale për vdekjen e poetit.

Komenti i plotë:

Poetët presin te vdesë një poet

Pse vdes poeti më shumë se një herë?

E kam parë me sytë e mi dhe e kam përjetuar këtë ‘masakër’ të shpirtit. Ndoshta shpesh herë ka ndodhur, por vetëm një herë po them.

Të premten e kaluar, teksa përcollën për në parajsë Bardhyl London, poet i dy epokave, më përshkoi e po më përshkon trupin mornica e dy a tre vdekjeve për të njëjtin human. Lajmin se ‘Bardhi shkoi…’, e kisha lexuar edhe dy kohë të tjera; njëra para ndonjë viti, e tjetra para pak kohe. Mu kujtuan edhe miqtë e poetit që e kishin detyruar Bardhin, të paktën një herë, që të gjente mënyrën në media e të thoshte; ‘Jo, jo…, këtu jam!’. Tani nuk mund ta bëjë më, sigurisht; kjo koha ‘tani’ është koha kur poeti bëri paqe me vdekjen… Të tjerët nuk e bëjnë dot…

Më erdhi të bëhem një vëzhgues e të shikoj çfarë do të mund bëjnë sot, ditën e vdekjes, këta që lajmëruan vdekjen e Bardhit para një viti. Mendova se do të ishin fshehur, sa për të thënë ‘unë atëherë e dija ashtu, e tash kam bërë paqe’. Jo, ore, ç’ne?! Njëri prej atyre u shfaq përsëri në facebook, sikur po vinte nga një garë vrapimi me lajmin se ‘kush e kishte paralajmëruar vdekjen e Bardhit!… Urraaa, una!’. E shkroi prapë të njëjtin lajm se vdiq poeti. Pastaj gjeti foto të poetit duke ngrënë diçka sa ishte në jetë; dhe postoi prapë… Pastaj ndoqi ku ishin muret me lajmin dhe foton e poetit; dhe prapë në facebook…

Më duket se facebook- u është shpikur vetëm për të shpallur lavdinë e njerëzve të gjallë mbi të vdekurit.

… Pastaj nisën poetët…, poetë pa fund. Dikush sillte yjet përtokë, dikush ujëvarat, dikush shtojzovallet, dikush vuajtjet, dikush ‘si na gatoi nëna’…, o zot, çfarë patetizmi rrodhi nëpër rreshta. Por ama veç një strofë e vetme u soll në gjithë atë shpikje të Mark Zukerbergut; dhe asnjë pjesë e krijimtarisë së poetit. Bardhi u shfaq në qindra dimensione, veçse jo në dimensionin e tij real. Ndodh sa herë vdes një poet.

Shfaqet ashtu siç nuk është:

“Do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese”, shkroi poeti Ilir Meta; dmth ai që është president i Republikës. Si poet u shfaq në Korçë, duke recituar poetët e brezit të harruar. Ndërsa për Bardhin nuk shfaq as më të voglën lidhje e kujtesë. Londo nuk ka pasur asnjë strofë revolucionare dhe ‘frymëzuese’ në letërsinë e tij, siç thotë poeti Meta. Londo është poeti i ‘shpirtit të butë’; por ky e njeh si tjetërkushin. Kështu ndodh me rreshtin e gjatë të poetëve që mbushin facebook-un. Ata derdhin lot për London dhe betohen në mitin e Kadaresë, por asnjëherë nuk kanë lexuar gjë prej tyre.

Shfaqet kudo në foto:

Ditën e lajmit të dhimbshëm, jam i sigurt se shuuuumë poetë janë kthyer me vrik në shtëpitë e tyre, u kanë bërtitur fëmijëve ‘ku e kam kutinë e fotove’, dhe nëse nuk e kanë gjetur atë foton me Bardhin, kanë rropos shtëpinë. Përgjithësisht, poetët e kishin një foto me poetin që shkoi: O te ura, o me një gotë raki, o me një kafe, o në një mbledhje ministrie, o te stani, o me një klarinetë… Këta ishin me fat; këta nxjerrin foton e tyre ‘të shquar’ me rastin e vdekjes së poetit. (Bëhen vetë ‘të shquar’ prej vdekjes së tjetrit)

Poeti i vdekur shfaqet si i ndryshmi që ‘nuk ia diti kësaj jete’.

Kam lexuar një beteritet (a thuhet beteritet për ‘beter’?), në një nga kushtimet me hile për Bardhin. Ky poeti, i gjalli, që i kishte marrë me radhë zyrat e shtetit nga atëherë në të tashmen, shkruan: ‘Bardhi, poet i ndershëm…’. E hidhte fjalën se poeti kishte qenë edhe deputet, edhe autor librash, edhe në ministri…, por ‘i ndershëm’, nuk vodhi, nuk u korruptua, nuk shiti e bleu pisllëk. I dukej çudi këtij si pjesë e poetëve se Bardhi e piu një gotë raki edhe pa vjedhur.., se ‘si mundet ‘Londo me një bluzë, s’e çau kokën!’ për vilë. Poetët e projektojnë veten te poeti që vdiq!

… Po projektohet shoqëria vetë po kaq keq: nga një shoqëri e vjetër, në një shoqëri po kaq të vjetër. Këtu, ende dasma kushton më shumë se shtëpia; e jomë funerali. Turma dhe njeriu i turmës zotëron lotët dhe dënesat; madje edhe kur prishen ndërtim të paligjshëm, i zot merr fëmijën shtatë vjeç që t’i bëjë njerëzit të qajnë. Poetët dhe intelektualë të tjerë, bëjnë të njëjtën gjë: Çoka pa vlerë, fjalë pa kuptim, foto për vete, vjersha për turmat…

Elitat nuk e prijnë dot shoqërinë, veçse e bëjnë të derdhë lot. As i japin dot leksionin e thjeshtë se si të përballet me frikën e vdekjes dhe si të bëjë paqe me vdekjen; as si të përjetohet humbja, as si të kalohen ditët e dhimbjes…

S’ka ‘Perëndim’ pa dalë prej kësaj sjelljeje- kjo duhet me e dijë mirë; në Perëndim të parët dolën poetët e filozofët.

“Mos rri te varri im të derdhësh lot/ Unë nuk jam aty. Unë nuk fle/ Unë jam një mijë erëra që fryjnë.”, shkruan poetja amerikane Mary Elizabeth Frye.

The post Frrok Çupi ndan dhimbjen: I vetmi që e piu një gotë raki pa vjedhur appeared first on Albeu.com.

Homazhe për poetin Bardhyl Londo, Meta: Ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për poetin Bardhyl London, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se Londo ishte një intelektual i përmasave të larta dhe se ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë.

“Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun.”, tha Meta./albeu.com

The post Homazhe për poetin Bardhyl Londo, Meta: Ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese appeared first on Albeu.com.

E trishtë! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar
Poeti i njohur, Bardhyl Londo është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një lajm i trishtë për botën e artit në Shqipëri.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën nuk e mundi dot.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miqtë dhe familjarët e tij. Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.

Krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane, gjithashtu është fitues i çmimit “Migjeni”. /albeu.com

The post E trishtë! Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar appeared first on Albeu.com.