bardhi rama Archives - Albeu.com

“Negociatat kanë ngecur sepse Rama po mbron korrupsionin”, Bardhi: Pengoi drejtësinë të hetojë Ballukun
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama gjatë ditës së sotme, duke theksuar se negociatat me BE-në kanë ngecur për shkak se ai mbron korrupsionin.

Bardhi, në rrjetet sociale, i drejton dy pyetje kryeministrit Rama, duke theksuar se rasti i Belinda Balluku e ka nxjerrë atë zbuluar.

Sipas kreut të grupit të PD-së, Rama po mbron Ballukun duke penguar drejtësinë të veprojë, çka ka çuar në një pengim të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Postimi i plotë:

E VËRTETA QË EDI RAMA FSHEH PËR NEGOCIATAT

Edi Rama dhe kryenegociatorja folën sot gjatë për negociatat, por nuk përmendën askund të vërtetën e madhe: negociatat kanë ngecur, sepse Edi Rama ka zgjedhur të mbrojë korrupsionin.

Nga vendet anëtare akoma nuk ka asnjë vendim që të miratojë ecurinë e deritanishme të reformave dhe, pa këtë miratim, ne nuk mbyllim dot asnjë kapitull dhe jo më të realizojmë ambicien për t’u anëtarësuar brenda 4 viteve të ardhshme, siç ka premtuar Kryeministri.

Sot Edi Ramës nuk i takonte të sillej si drejtor drejtorie i Ministrisë së Bujqësisë. As të fshihej pas punës teknike të kryenegociatores. Apo akoma më keq, të linte përgjegjësinë e “sqarimit” të vendeve anëtare tek tre ministra të tij.

Edi Rama duhej të sillej si kryeministër dhe t’u thoshte shqiptarëve pse Mali i Zi po përparon shpejt me negociatat e anëtarësimit, ndërsa Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

Edi Rama duhet t’u japë përgjigje dy pyetjeve të thjeshta:

A ka lidhje ngecja e negociatave me mbrojtjen personale që Edi Rama i bëri Belinda Ballukut, duke zvarritur dhe duke penguar drejtësinë të hetojë korrupsionin në paradhomën e tij?

A ka lidhje ngecja e negociatave me presionin e kryeministrit ndaj drejtësisë dhe nismat e tij antidemokratike për të ndaluar drejtësinë të shkojë deri tek kryeministri?

Anëtarësimi në BE nuk është çështje procedurash teknike. Nuk është çështje reformash në letër. Është çështje e zbatimit të reformave dhe e besimit mes palëve. E sigurt është se besimi nuk ndërtohet duke penguar hetimin e korrupsionit me votën e mazhorancës në Parlament.

Rasti i Belinda Ballukut e ka nxjerrë krejt zbuluar Edi Ramën. Kur ai duhet të zgjidhte Europën, kryeministri nën shantazh zgjodhi të mbrojë veten!

Nëse nesër do të dëgjoni nga Edi Rama ose vartësit e tij se problemi është Europa, mos u besoni!

Problemi i vërtetë i Shqipërisë është Edi Rama!

The post “Negociatat kanë ngecur sepse Rama po mbron korrupsionin”, Bardhi: Pengoi drejtësinë të hetojë Ballukun appeared first on Albeu.com.