barazi Archives - Albeu.com

8 Marsi/ Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivistë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Mars, me thirrjet “Sot marshojmë, përditë luftojmë”, “Drejtësi për gratë e vrara”, “Drejtësi për gratë e gjalla”, “Punë për mu çfarë pune du”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Poshtë prokuroria patriarkale”, “Poshtë homofobia”, “Trupi jem, e drejta jem”, e slogane të ngjashme, aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës.

Marshi i përvitshëm organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, duke bërë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë.

Qytetarët nisën marshin e tyre nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thanë se as këtë 8 mars gratë nuk do të festojnë, por do të marshojnë “për të drejtat e grave dhe vajzave: të drejtën në punë pa diskriminim, të ecim pa u ngacmuar, pa frikë e dhunë, për jetë autonome, e pavarur dhe e fortë”.

Aktivistët për të drejtat e grave, kanë thënë se gratë diskriminohen sa i përket punësimit dhe po ashtu kërkojnë më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

Nga viti 2010 deri në nëntorin e vitit 2023, në Kosovë janë vrarë 55 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

The post 8 Marsi/ Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivistë thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë appeared first on Albeu.com.