banorëve Archives - Albeu.com

Filipinet me apel urgjent për evakuimin e banorëve, ndërsa tajfuni Man-Yi forcohet dhe i afrohet vendit
Autoritetet filipinase, lëshuan një apel urgjent për banorët në zonat e ulëta dhe qytetet bregdetare që të evakuohen pasi tajfuni Man-Yi, fitoi forcë në afrimin e tij drejt ishullit kryesor të vendit, Luzon.

Man-Yi, cikloni i gjashtë tropikal që goditi Filipinet në një muaj, u intensifikua me erëra maksimale të qëndrueshme që arrinin 195 km/h, sipas agjencisë shtetërore të motit PAGASA.

Kjo i shtyu autoritetet të ngrinin alarmin për stuhi, në nivelin më të lartë për provincat Catanduanes dhe Camarines Sur në rajonin qendror Bicol, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ariel Nepomuceno, kreu i Zyrës së Mbrojtjes Civile, u bëri thirrje banorëve që të respektojnë urdhrat e evakuimit, pasi Man-Yi kërcënon të dërgojë shira të dendur dhe erëra të fuqishme që mund të shkaktojnë përmbytje dhe stuhi.

“Është më e rrezikshme tani për ata në zonat e prirura nga rrëshqitja e dheut, sepse toka është ngopur nga tajfunet e njëpasnjëshme”, tha Nepomuceno, duke paralajmëruar se valët e stuhisë mund të arrijnë 3 metra.

Bëhet e ditur se se tajfuni vazhdon të jetë një “situatë potencialisht katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, për rajonin Bicol.

Më shumë se 500,000 njerëz në gjashtë provincat e rajonit janë evakuuar, ka njoftuar një zyrtar i fatkeqësive, duke shtuar se numri pritet të rritet pasi autoritetet lokale mobilizojnë më shumë banorë.

Ndryshe, mesatarisht, rreth 20 stuhi tropikale godasin Filipinet çdo vit, duke sjellë shi të dendur, erëra të forta dhe rrëshqitje vdekjeprurëse dheu.

Në tetor, stuhia tropikale Trami dhe tajfuni Kong-rey shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës që vranë 162 njerëz.

The post Filipinet me apel urgjent për evakuimin e banorëve, ndërsa tajfuni Man-Yi forcohet dhe i afrohet vendit appeared first on Albeu.com.

Banorëve të Hamallajt në Durrës u derdhen ujërat e zeza pranë shtëpive, reagojnë institucionet: Zona informale, s’kemi fonde
Banorët e Hamallaj në Durrës, janë ankuar në emisionin Fiks Fare, se derdhja e ujërave të zeza pranë shtëpive të tyre, është kthyer në një problem prej vitesh dhe se nuk kanë gjetur zgjidhje në asnjë institucion në të cilin janë ankuar.

Ata kanë treguar se u është premtuar se do merren masa dhe se shumë shpejt do të ketë një ndërhyrje për rregullimin e tyre, por deri më tani nuk kanë bërë asnjë rregullim.

Banorët ku ndër ta kishte dhe të moshuar, thanë se aromat që shkaktohen nga derdhja e këtyre ujërave, kanë cenuar dhe shëndetin e tyre. Për te mos folur edhe për temperaturat e larta.

Ata shprehen se janë të detyruar që të mbyllen në shtëpi vetëm nga ky problem, sidomos gjatë sezonit të verës ku sipas qytetarëve është kulmi i shpërthimit të tyre dhe aroma bëhet e padurueshme.

Përveç ankesave të njëpasnjëshme që ata kanë bërë pranë njësisë së tyre, ata gjithashtu i janë drejtuar këtij institucioni me kërkesë me shkrim dhe e kanë përcjellë nëpërmjet kryeplakut të zonës disa herë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare, u interesuan pranë Njësisë Administrative Sukth, ku takuan administratorin e kësaj njësie, Edlir Cerri.

Cerri shprehet se nuk ka marrë asnjë ankesë lidhur me këtë problem, por më pas ai pohon se kjo ankesë është deleguar tek ai nëpërmjet kryeplakut të këtij fshati. Por nuk është marrë parasysh, pasi kjo kërkesë duhet të bëhej me shkrim.

Por përgjegjësi i arkivës në prani të administratorit e kundërshton se këto ankesa, janë bërë madje edhe janë protokolluar. Madje u është thënë banorëve se në lidhje me zonën, duhet një projekt për kanalizimet e ujërave të zeza.

Më pas, Cerri ndryshon qëndrim duke pranuar se janë bërë disa ankesa nga banorët dhe se nga ana e njësisë që ai drejton janë bërë disa kërkesa. Madje ai shtoi që ky do jetë një projekt i ri për vitin 2024 dhe se po presin një përgjigje.

Fiksi gjithashtu, u interesua pranë Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku sqaron se nuk ka fonde për të ndërtuar një rrjet kanalizimesh, pasi zona është informale.

Në përgjigjen e tyre, thanë se kanë konstatuar që ndërhyrjet e paligjshme të banorëve, kanë bllokuar kanalet kulluese.

UKD në përgjigje shpjegon se banorët duhet ta kishin zgjidhur me gropa septike. Përsa i përket UKD për këtë zonë, përgjigjet vetëm për furnizimin e ujit të pijshëm, duke i ‘larë duart’ nga përgjegjësia për trajtimin e ujërave të zeza.

Dhe pse këto ujëra të zeza rrezikojnë jetën e banorëve, askush nuk mendon për zgjidhjen e tyre, por të gjithë mbledhin supet.

The post Banorëve të Hamallajt në Durrës u derdhen ujërat e zeza pranë shtëpive, reagojnë institucionet: Zona informale, s’kemi fonde appeared first on Albeu.com.