bankat ne shba Archives - Albeu.com

Presidenti Biden thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat
Presidenti Joe Biden tha të hënën se sistemi financiar amerikan është i sigurt, në një përpjekje për të injektuar besim, pas falimentimit të beftë të dy bankave. Ky zhvillim nxiti frikë për pasoja më të mëdha.

“Depozitat tuaja do të jenë aty kur t’u nevojiten“, tha presidenti.

Të premten entet rregullatore amerikane mbyllën bankën “Silicon Valley”, ndërsa ajo u përball me mungesë parash, ndërsa klientët nxituan të tërheqin depozitat e tyre, për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë paguese të bankës.

Ky është falimentimi i dytë më i madh në historinë e vendit, pas asaj që ndodhi me bankën Washington Mutual në vitin 2008, e cila gjithashtu nuk arriti të përmbushë detyrimet financiare. Pas bankës Silicon Valley, edhe një bankë e dytë, banka Signature, me bazë në Nju Jork gjithashtu falimentoi.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden tha se do të kërkonte që përgjegjësit të japin llogari, ndërsa ushtroi trysni për mbikëqyrje e praktika më të mira që rregullojnë veprimtarinë e bankave më të mëdha. Presidenti premtoi se asnjë humbje nuk do të përballohej nga taksapaguesit.

“Amerikanët mund të kenë besim se sistemi bankar është i sigurt“.

Zoti Biden njoftoi gjithashtu shkarkimin e drejtuesve të bankave që falimentuan. “Nëse banka do të administrohen nga Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, ata që drejtojnë bankën nuk duhet të punojnë më atje“, tha ai. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave, është agjencia përgjegjëse federale për sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.

Me një vlerë kapitali prej 110 miliardë dollarësh, falimentimi i bankës Signature përbën rastin e tretë më të madh në historinë e SHBA-ve. Një tjetër bankë në vështirësi, First Republic, njoftoi të dielën se kishte forcuar situatën e saj financiare, falë financimit të siguruar nga Banka Qendrore dhe JPMorgan Chase./VOA/

The post Presidenti Biden thirrje amerikanëve të kenë besim tek bankat appeared first on Albeu.com.