Banka Archives - Albeu.com

RAPORTI/ Banka Botërore: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike
Raporti i Bankës Botërore mbi Standardet e Zhvillimit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve publike nxjerr në pah një problem të përhapur në shumë vende në zhvillim: mungesën e standardeve të qarta dhe të unifikuara për rekrutimin e stafit në administratën publike.

Sipas të dhënave nga Global Survey of Public Servants, qeveritë shpesh nuk përdorin në mënyrë sistematike kritere objektive, si provimet me shkrim, për përzgjedhjen e nëpunësve civilë, duke krijuar diferenca të mëdha mes vendeve dhe madje edhe brenda institucioneve të të njëjtit shtet.

Shqipëria renditet në një pozicion të ndërmjetëm në krahasim me vendet e tjera të marra në analizë. Sipas të dhënave të raportit, mesatarja e organizatave publike shqiptare tregon se rreth 50% e nëpunësve civilë janë përzgjedhur përmes një provimi me shkrim. Megjithatë, diapazoni i gjerë mes institucioneve tregon një mungesë të standardizimit të plotë: në disa organizata përqindja zbret në rreth 20%, ndërsa në të tjera arrin deri në 70%. Ky variacion i madh sugjeron se praktikat e rekrutimit nuk janë të njëjta në të gjithë sektorin publik dhe se zbatimi i standardeve ndryshon nga një institucion në tjetrin.

Në krahasim me vendet e rajonit, pozicioni i Shqipërisë është më i mirë se ai i Kosovës, ku mesatarja e përzgjedhjes përmes provimeve është rreth 45%, por mbetet më poshtë se vendet që kanë institucionalizuar më fort meritokracinë në administratë, si Kroacia apo Brazili. Ky hendek tregon se ndërsa ekzistojnë mekanizma formalë për testimin e kandidatëve, përdorimi i tyre nuk është ende i njëtrajtshëm në të gjithë sistemin publik.

Raporti i Bankës Botërore thekson se standardet e rekrutimit janë një nga tri shtyllat kryesore të qeverisjes së bazuar në standarde, së bashku me standardet buxhetore dhe ato të prokurimit publik. Qëllimi i tyre është të garantojnë që administrata publike të ndërtohet mbi kompetencë dhe meritë, përmes vlerësimeve objektive të kandidatëve. Kur këto standarde mungojnë ose zbatohen pjesërisht, rreziku është që institucionet të dobësohen, duke ndikuar negativisht në cilësinë e politikave publike dhe në besimin e qytetarëve.

Në këtë kuadër, raporti sugjeron që vendet në zhvillim, përfshirë Shqipërinë, duhet të forcojnë standardet e rekrutimit dhe të sigurojnë zbatim të njëtrajtshëm në të gjithë administratën. Përndryshe, pabarazitë në procedurat e përzgjedhjes mund të minojnë profesionalizmin e shërbimit civil dhe të kufizojnë aftësinë e shtetit për të zbatuar politika efektive në një mjedis gjithnjë e më kompleks ekonomik dhe teknologjik. /ekofin.al

The post RAPORTI/ Banka Botërore: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike appeared first on Albeu.com.

Tentohet të grabitet me armë një bankë në Tiranë
Këtë të enjte, 12 shkurt 2026, një grabitje me armë zjarri, ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në degën e FiBank.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marrë lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Ai ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë me një armë automatike tip kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës. Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

The post Tentohet të grabitet me armë një bankë në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Banka e Shqipërisë përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave/ Pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonominë shqiptare
Banka e Shqipërisë po përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave, që pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonominë shqiptare.

Një nga arsyet që frenon bizneset, sidomos ato më të vogla, për të pranuar pagesa me kartë është edhe kosto e transaksionit. Kjo kosto është e ndryshueshme, por mund të arrijë deri në intervalin 2.5%-3%.

Edhe për këtë arsye, shumë biznese të vogla nuk kanë shumë dëshirë të pranojnë pagesa me kartë, megjithëse mund të disponojnë terminale POS për këtë qëllim. Në rastet kur klienti këmbëngul për këtë alternativë, shpesh bizneset ia ngarkojnë atij komisionin e pagesës, duke ia shtuar çmimit të produktit ose shërbimit.

Në një masë të madhe, vlera totale e komisionit përcaktohet nga tarifat e skemave të pagesave me kartë, kryesisht Visa dhe Mastercard.

Në vitin 2015, Komisioni Europian vendosi nën rregullim këto tarifa (interchange fees), duke përcaktuar një nivel maksimal prej 0.2% për pagesat me kartë debiti dhe 0.3% për pagesat me kartë krediti.

Banka e Shqipërisë ka vendosur të adoptojë këtë rregullore, si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.

Vendosja e limiteve mbi këtë element të kostos pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisionit total që paguajnë tregtarët për shitjet me kartë. Banka e Shqipërisë vlerëson se komisionet do të ulen në nivelin e 1% të transaksionit.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë do të ndalojë praktikën e përcjelljes së komisioneve nga tregtarët te klientët që kryejnë blerje me kartë.

Ulja e komisioneve për pranimin e pagesave me kartë pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përdorimin e cash për transaksionet ekonomike.

Një akses më i gjerë në pagesat me kartë gjithashtu do të lehtësonte pagesat sidomos nga turistët e huaj, që shpesh detyrohen të përdorin tërheqjet cash në ATM-të e zonave turistike, shërbim ky që për nga natyra e vet është i kushtueshëm.

BSH do të ulët tarifat që aplikojnë Visa dhe Mastercard

Valentina Semi, zëvendësdrejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë, shpjegon se Banka Qendrore po ndërhyn për nxitjen e pagesave elektronike në dy dimensione.

“Në radhë të parë, ne kemi krijuar një alternativë, që është përdorimi i transfertave për qëllime të ngjashme si kartat. Ne kemi krijuar open banking, që gjithmonë e më shumë po gjen vende për t’u operacionalizuar.

Me përfshirjen në open banking edhe të bizneseve, do të jetë shumë më e lehtë, qoftë edhe për të kryer blerje direkte të mallrave dhe shërbimeve. Kjo patjetër që përbën konkurrencë për instrumentin e kartave dhe konkurrenca gjithmonë sjell zhvillim.

Nga ana tjetër, ardhja e instant payment do të jetë një revolucion në këtë drejtim. Ne do ta kemi shumë më të lehtë që të përdorim QR Code për pagesa”, shprehet ajo.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka planifikuar edhe një ndërhyrje direkte në komisionet e skemave të pagesës për kartë. Ulja e këtyre komisioneve do të bëjë që në total, komisionet që paguajnë tregtarët të jenë më të ulëta, me qëllim nxitjen e rritjes së mëtejshme të pagesave me kartë.

“Për më shumë, ne do të ndërhyjmë edhe te komisionet që bankat aplikojnë te tregtarët, për atë pjesë të komisionit që ato ndajnë nëpërmjet njëra-tjetrës, pra, atyre që emetojnë kartën dhe atyre që ofrojnë shërbimin e pagesës me POS.

Një pjesë e komisionit që paguan tregtari lidhet me këto komisione. Ne do të vendosim tavane të njëjta me Bashkimin Europian, në nivelin 0.2% për kartat e debitit dhe 0.3% për kartat e kreditit.

Kjo sigurisht që do të reduktojë komisionin final që paguan tregtari. Mendojmë që afërsisht komisioni mund të shkojë në nivelin e 1%, nga rreth 2% që është aktualisht, në rastin më të mirë”, thotë ajo.

Instant payment pritet të sjellë konkurrencë për kartat

Projekti tjetër madhor i Bankës së Shqipërisë në fushën e pagesave është edhe ai instant payments ose i pagesave të shpejta. Ky projekt parashikon klonimin e sistemit të përdorur nga Banka e Italisë, sipas një marrëveshjeje të arritur mes palëve.

“Ne jemi aktualisht në fazën e zhvillimit të sistemit. Zhvillimi i sistemit bëhet nga Banka e Italisë, ndërkohë që ne komunikojmë në vazhdimësi me ta për ato opsione që na lejohen t’i kemi të përzgjedhura.

Ne po marrim një sistem që do të jetë klon i sistemit TIPS, me qëllimin që ne të jemi sa më të integruar në të ardhmen. Po punohet shumë për ta bërë këtë sistem të përdorshëm nga publiku i gjerë dhe në blerje dhe shitje.

Nëse implementojmë vetëm TIPS, ai do të funksionojë si sistemet aktuale, vetëm për transfertat. Ndërkohë, ne po krijojmë disa shërbime shtesë mbi këtë sistem, për ta bërë atë sa më të përdorshëm.

Për shembull, Brazili ka sot një instant payment që përdoret gjerësisht nga publiku i gjerë”, thotë znj. Semi.

Ky sistem jo vetëm do të mundësojë kryerjen e transfertave pothuajse në kohë reale, por do t’u hapë rrugën edhe produkteve të reja, që do të konkurrojnë pagesat me kartë. Ngritja e këtij sistemi do të krijojë hapësira për një përdorim të gjerë të pagesave me QR Code.

“Ideja është të krijojmë një sistem të centralizuar, me një ndërveprim shumë të lehtë. Gjenerimi i QR Code do të jetë i unifikuar, do të jetë një sistem i centralizuar që e gjeneron këtë QR Code dhe mundëson shfaqjen e tij në çdo aplikacion, pavarësisht se cili institucion e përdor.

Me një skanim të thjeshtë, mundësohet kryerja e pagesës për disa sekonda. Gjithashtu, do të mundësojmë verifikimin e pagesës, për të shmangur kryerjen e pagesave të gabuara, sepse në instant payment është pothuajse e pamundur që pagesa të kthehet mbrapsht.

Janë këta komponentë që po krijojmë mbi TIPS, që ky lloj sistemi të përdoret sa më shumë, në formë të ngjashme me kartat”, – shprehet znj. Semi.

Ngritja e sistemit TIPS ka si afat paraprak qershorin e vitit 2026, megjithatë nga puna e deritanishme në Bankën e Shqipërisë mendohet se ky afat mund të jetë pak ambicioz.

Fakti që rishtazi në projekt është futur edhe një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut, mund të bëjë që këto afate të rishikohen. Procesi është kompleks sepse nuk përfshin vetëm Bankën e Shqipërisë, por kërkon investime dhe zhvillim kapacitetesh edhe për bankat tregtare.

“Jemi duke punuar paralelisht edhe me bankat, sepse kjo do të kërkojë punë edhe nga ana e tyre, për të qenë të gatshme të forcojnë të gjitha facilitetet e nevojshme për të ofruar shërbim 24/7, nga ana teknike dhe operacionale, duke përfshirë edhe elementet e tjera, si AML, antifraud, etj.

Këto do të kërkojnë investime të jashtëzakonshme. Shpresojmë që afërsisht brenda një viti të mund të dalim live. Nuk përjashtojmë që të dalim fillimisht live me bankat që do të jenë të gatshme dhe më të avancuara në proces.

Madje, disa nga bankat më me eksperiencë, po synojnë të aplikojnë edhe për skemën e SEPA instant payment, që do të sjellë revolucion për pagesat nga turistët e huaj, sepse nuk do të jetë më i domosdoshëm përdorimi i kartës, por mund të bëhet një pagesë në kohë reale direkt nga llogaria”, thotë znj. Semi.

Pagesat me kartë “përmbysin” tërheqjet e parasë në ATM

Pagesat me kartë po shënojnë një rritje të shpejtë këtë vit, madje për herë të parë ato kanë kaluar në numër tërheqjet e parasë cash në ATM.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 42% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 52 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraje cash.

Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 48.3 miliardë lekë, me një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 17.4% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 16.3% i vitit të kaluar.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohen me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të vitit të jetë më e lartë.

Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri.

Përveç ndikimit të ndjeshëm të turizmit, vlerësohet se edhe përdorimi i pagesave me kartë nga rezidentët është në rritje në vitet e fundit, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla dhe besohet se sektori i turizmit u ka dhënë një shtysë të konsiderueshme këtyre pagesave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 27 969, në rritje të mëtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Një nga operatorët e mëdhenj globalë të pagesave me kartë, Mastercard, këtë vit po e mbështet zgjerimin e pagesave me kartë me një program të shtimit të pajisjeve POS me kushte lehtësuese për bizneset.

Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi.

Shqipëria është një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Transfertat me e-banking, falas deri në 40 mijë lekë

Në mesin e muajit shtator, hyri në fuqi një paketë ndryshimesh në rregulloret e sistemeve të pagesave, që ka sjellë ulje të ndjeshme të komisioneve për transfertat kombëtare në Lek dhe në Euro.

Fryma e rregulloreve të reja, përveç uljes së komisioneve për transfertat deri në 10 milionë lekë, forcon më shumë incentivat për kryerjen e pagesave në rrugë elektronike.

Në rregulloren e re “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH”, Banka e Shqipërisë ka miratuar ndryshime që parashikojnë që për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 40 mijë lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.

Më parë, vlera maksimale e përjashtuar nga komisionet për transfertat e kryera në formë elektronike (nëpërmjet shërbimeve të internet banking ose mobile banking) ishte 20 mijë lekë.

Dyfishimi i vlerës së transfertave që përjashtohen nga komisionet bankare e lehtëson më tej kryerjen e pagesave dhe transfertave në vlerë të vogël në ekonominë shqiptare.

Për transfertat mbi 40 mijë lekë, deri në vlerën e 10 milionë lekëve, që kryhen në rrugë elektronike, komisioni maksimal i lejuar parashikohet në nivelin 0.005% të vlerës së transferuar. Për shembull, një transfertë e kryer me e-banking me vlerë 1 milion lekë nuk mund të ngarkohet nga bankat dhe institucionet financiare me një komision më të lartë se 50 lekë.

Ndërsa, për transfertat në formë letër (që kryhen në degë) me vlerë deri në 10 milionë lekë, komisioni maksimal i lejuar do të jetë 0.01%.

Institucioneve të pagesave u lejohet vendosja e një komisioni minimal të shprehur në vlerë absolute, me qëllim mbulimin e kostove për ofrimin e shërbimit.

Kjo vlerë mund të jetë deri në 500 lekë për transfertat në degë dhe 50 lekë për transfertat elektronike (vetëm për ato transferta elektronike që kalojnë vlerën e 40 mijë lekëve).

Në total, komisionet për transfertat kombëtare deri në 10 milionë lekë nuk mund të kalojnë në asnjë rast vlerën e 1 mijë lekëve.

Me rregulloren e mëparshme, transfertat deri në vlerën e 1.5 milionë lekëve kishin një komision tavan deri në 500 lekë për transfertat e kryera në degë dhe 250 lekë për transfertat e kryera me internet banking.

Ndërsa transfertat me vlerë më të lartë se 1.5 milionë lekë kishin një komision tavan deri në 1500 lekë (750 lekë nëpërmjet e-banking).

Përveç uljes së komisioneve, kuadri i ri rregullator u vendos bankave edhe detyrimin që transfertat kombëtare të finalizohen brenda ditës së punës. Me rregulloren e mëparshme, kryerja e transfertave kombëtare mes bankave të ndryshme kishte afat një ditë pune.

Ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Ndryshimet në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për klientë në Euro”, parashikojnë ulje të nivelit të komisioneve që klientët e sektorit financiar do të paguajnë për kryerjen e transfertave në Euro.

Nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.

Rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për vlerat korresponduese të pagesave vendase në Euro që procesohen përmes sistemeve të saj dhe përcaktohen në kuadrin rregullator të këtyre sistemeve.

Ashtu siç ndodh me transfertat në Lek, edhe rregullorja për transfertat në Euro do të stimulojë përdorimin e kanaleve elektronike për kryerjen e transfertave, duke parashikuar komisione të përgjysmuara për veprimet që kryhen nëpërmjet këtyre kanaleve.

Komisioni minimal që bankat mund të aplikojnë për transfertat kombëtare në monedhën europiane, të kryera nëpërmjet e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 2 euro.

Ndërsa totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, të kryer me e-banking, nuk mund të jetë më i lartë se 0.01% e vlerës së transferuar.

Totali i komisioneve për çdo transfertë me vlerë deri në 150 mijë euro, e kryer në degë (në formë letër) nuk mund të jetë më i lartë se 0.02% e vlerës së transferuar.

Me rregulloren e mëparshme, komisioni maksimal ishte 10 herë më i lartë, në masën 0.2%.

Gjithashtu, ky komision maksimal ishte i detyrueshëm vetëm për transfertat me vlerë më të ulët, deri në 10 mijë euro; për pagesat më të mëdha se 10 mijë euro, nuk parashikohej një tavan për komisionin në përqindje, por vetëm një komision maksimal në vlerë, pavarësisht shumës së transferuar.

Komisionet maksimale që bankat mund të aplikojnë, pavarësisht shumës së transfertës, propozohen të jenë të njëjta si në rregulloren aktuale, përkatësisht 50 euro për transfertat e kryera në degë dhe 25 euro për ato të nisura nëpërmjet kanaleve elektronike.

Sistemi i pagesave kombëtare AIPS Euro nisi funksionimin në fillim të vitit 2022, me qëllim lehtësimin e kryerjes së transfertave në Euro brenda vendit dhe uljen e kostos të tyre.

Më parë, këto transferta kryheshin nëpërmjet bankave të huaja korrespendente, rrugë që sillte komisione shumë më të larta dhe kohë më të gjatë për finalizimin e transaksionit.

Nga 7 tetori, tarifa të njëjta edhe për transfertat ndërkombëtare

Në 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në sistemet e SEPA, duke bërë më në fund efektive anëtarësimin e vendit tonë në këtë zonë, afërsisht një vit më parë.

Kjo do të sjellë ulje drastike të komisioneve dhe shkurtim të kohës për të kryer transfertat në Euro jashtë vendit.

Si pjesë e paketës rregullatore të pagesave, Banka e Shqipërisë ka reflektuar parimin e SEPA që kostot e transfertave në SEPA nuk mund të jenë më të larta se ato të transfertave kombëtare.

I vetmi ndryshim do të jetë që bankave do t’u lejohet të aplikojnë një komision maksimal për transfertat hyrëse, në vlerën 3 euro për transaksion.

Komisionet e përcaktuara nga Banka e Shqipërisë do të sjellin një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare, por megjithatë pa arritur plotësisht në nivelet minimale që aplikohen në Bashkimin Europian.

Zëvendësdrejtorja e departamentit të sistemeve të pagesave, Valentina Semi, shpjegon arsyet pse komisionet maksimale të lejuara për Shqipërinë lidhen me disa faktorë specifikë.

“Ne jemi përpjekur të ndjekim modelet europiane, por duke u mbështetur edhe në nevojat dhe specifikat e tregut tonë. Së pari, ne kemi edhe një politikë deeuroizimi, që duhet të vazhdojmë ta ndjekim. Edhe për këtë arsye, duhet të ketë një diferencim ndërmjet Lekut dhe Euros, që të mos stimulojmë euroizimin.

Nga ana tjetër, për këtë shërbim bankat kanë kosto, sepse nga pikëpamja teknike, nuk është e njëjta mënyrë se si funksionon në BE. Bankat e BE-së kanë akses direkt në sistemet e pagesave europiane.

Për vendet jo anëtare të BE-së, si Shqipëria, ka një hallkë ndërmjetëse, që po u aplikon bankave komisione shumë të larta. Ne shohim që e njëjta bankë e BE-së, për një bankë të madhe shqiptare ofron komisione shumë të ulëta, ndërsa për një bankë të vogël aplikon komisione shumë të shtrenjta.

Kjo e bën të papërballueshme për bankën e vogël ofrimin e një shërbimi sa më konkurrues. Ne jemi duke punuar edhe me ECB-në për të pasur edhe ndihmën e tyre në këtë drejtim”, thotë znj. Semi.

Vitin e kaluar u kryen gati 11 milionë transferta bankare ndërkombëtare

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse të kryera nëpërmjet sektorit bankar shqiptar arriti në pothuajse 11 milionë.

Numri i transfertave ndërkombëtare u rrit me 40% krahasuar me një vit më parë, ndërsa në harkun e një dekade, numri i këtyre transfertave është rritur më shumë se shtatë herë. Në vlerë, ato arritën në afërsisht 1.71 trilionë lekë, me një rritje prej 28% krahasuar me vitin 2023.

Struktura e transfertave ndërkombëtare të kryera në sektorin bankar shqiptar dominohet nga transfertat hyrëse, që në 2024 arritën në pothuajse 8.1 milionë, në rritje me 39.5% krahasuar me vitin 2023. Ato përbënin rreth 74% të totalit të transfertave ndërkombëtare.

Numri i transfertave ndërkombëtare hyrëse ka shënuar nivelin më të lartë historik, ndërkohë që është rritur me pesë herë krahasuar me vitin 2019, përpara pandemisë. Edhe për vitin 2024, rritja ishte mjaft e lartë si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.

Në total, sipas Bankës së Shqipërisë, transfertat hyrëse nga jashtë në llogaritë bankare të bizneseve dhe individëve arritën vlerën e 782.9 miliardë lekëve, në rritje me 42.7% krahasuar me një vit më parë. Ndryshe nga sa ndodh me transfertat kombëtare, ato ndërkombëtare ngarkohen me komisione edhe në mbërritje.

Sipas rregullave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, pas tetorit, nëse banka aplikon komisione për tarifat e pagesave hyrëse SEPA hyrëse, ato duhet të reflektojnë kostot përkatëse të ofruesit të shërbimeve të pagesave dhe në asnjë rast nuk mund të kalojnë vlerën 3 euro për transaksion. Transfertat ndërkombëtare dalëse, sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar arritën në 2.91 milionë, në rritje me 43% krahasuar me vitin 2023.

Në vlerë, ato arritën shifrën e 924 miliardë lekëve, 17% më shumë krahasuar me një vit më parë. Aktualisht, transfertat ndërkombëtare kryhen nëpërmjet rrjetit të bankave korrespondente të bankave shqiptare. Kjo zgjidhje rezulton me komisione të larta dhe afate disaditore për kryerjen e transfertave.

Pas muajit tetor, edhe komisionet ndërkombëtare që do të kryhen nëpërmjet sistemeve të SEPA do të jenë subjekt i niveleve maksimale të komisioneve, të vendosura nga Banka e Shqipërisë për transfertat kombëtare në Euro./MONITOR

The post Banka e Shqipërisë përgatit ndërhyrjen e radhës në komisionet e pagesave/ Pritet të nxisë më shumë pagesat me kartë në ekonominë shqiptare appeared first on Albeu.com.

Sot nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka, rreth 150 mësues më tepër për fëmijët me aftësi ndryshe
Këtë të hënë, nis viti i ri shkollor 2025-2026, për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31 mijë mësues do të rikthehen në punë në institucionet arsimore publike.

Ministria e Arsimit, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se janë siguruar tekste falas për 236 mijë nxënës, ndërsa janë ndërtuar dhe rehabilituar 30 shkolla të reja.

“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Postimi i plotë:

Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.

Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive.

Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës

The post Sot nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka, rreth 150 mësues më tepër për fëmijët me aftësi ndryshe appeared first on Albeu.com.

Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet
Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin historik ndaj lekut ku monedha vendase vazhdon të forcohet, ku dollari këmbehet me 82.6 lekë  dhe euro me 96.76.

Megjithatë banka e Shqipërisë konstaton se lëvizjet janë shumë më të lehta krahasuar me dy vitet e fundit  pare ku monedhat e huaja u zhvlerësuan menjëherë.

Në terma vjetorë, forcimi i Lekut është ngushtuar më tej në tremujorin e dytë, duke zbritur në 2.3%, nga 4.7% në tremujorin e parë të vitit.

Madje institucioni qëndror financiar shprehet se situate nisi më vonë dhe ka qenë më i përmbajtur.

Deri në tre javët e para të muajit korrik, masa e forcimit të Lekut kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar ishte vetëm 0.6% krahasuar me 10.2% që shënonte përkatësisht në të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 2023.

Paralelisht me to, vëllimet e tregtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e dytë.

Po ashtu banka shton se dhe rritja e investimeve të huaja ka qenë në të njëjtin trend rritës si tre mujori I parë.

Ndërkaq ekspertët shtojnë se ndikimin më të fortë në mbiccmimin e lekut e  ka sezoni turistik kur ka një fluks në rritje të pushuesve të huaj.

Ndërkaq dhe rënia e ccmimeve në tregjet e huaja ka bërë që të ketë dhe nëj stabilitet në vlerën e mallrave të importit në Shqipëri.

The post Leku shënon forcim ndaj euros dhe dollarit, investimet dhe turizmi ndikojnë në stabilitet appeared first on Albeu.com.

Rritet ekspozimi i bankave në tregun e pronave, 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshme
Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2024, 76% e kredisë ishte e mbuluar me kolateral, nga 75% e saj një vit më parë.

Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Pronat mbulojnë 61% të kredisë së kolateralizuar dhe 46% të tepricës totale të kredisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme është zgjeruar me 9% në krahasim me një vit më parë, si rezultat i rritjes së kredisë së kolateralizuar me pasuri të paluajtshme rezidenciale.

Shkalla e lartë e garantimit të kredive me kolateral në pasuri të paluajtshme e bën sektorin bankar të ekspozuar ndaj zhvillimeve në tregun e pronave. Një rënie e mundshme e çmimeve të pronave do të krijonte rreziqe të shtuara për shëndetin e sektorit bankar në vend.

Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë po mbledh të dhëna më të detajuara që prej vitit të kaluar, mbështetur në rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi huadhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”. Ajo ka si qëllim të përmirësojë të dhënat që do të mblidhen nga bankat për ekspozimin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme.

Dy ditë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi disa masa kufizuese për kredinë bankare për shtëpi. Sipas vendimit, raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Ndërkohë, për shkak të rritjes së shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme, Banka e Shqipërisë aplikoi për herë të parë vitin e kaluar një shtesë të posaçme në kërkesat për kapital ndaj sektorit bankar. Shtesa kundërciklike e kapitalit u vendos për herë të parë në qershor, në nivelin 0.25% (për t’u zbatuar nga 30 qershor 2025) dhe u rrit në dhjetor në nivelin 0.5% (për t’u zbatuar nga 31 dhjetori 2025).

Aplikimi i një shtese kundërciklike të kapitalit është i parashikuar në rregulloren e vitit 2018 “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësimin e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se po ndodh një rritje me ritme tepër të shpejta.

The post Rritet ekspozimi i bankave në tregun e pronave, 46% e kredisë, e siguruar me pasuri të paluajtshme appeared first on Albeu.com.

Paraja jashtë bankave/ Banka e Shqipërisë: Dhjetori i vitit 2024 shënoi rekord me 423 mld lekë cash
Paraja jashtë sistemit bankar gjatë vitit 2024 arriti kulmin në muajin dhjetor, tregojnë të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Në fundvit shuma e parave  KESH rezulton ne 423 miliardë leke, sipas Bankës Qendrore, çka përben një rritje mbi 30 miliardë leke me shume se dhjetori i vitit 2023, nga krahasimi i të dhënave.

Ne muajt e pare te vitit, sasia e parave që qarkulluan jashtë  institucioneve bankare ka shfaqur nja stabilizim. Në janar vlera arriti 388 miliardë lekeve ndërsa në Shkurt e mars shënoi 387 dhe 389 miliardë lek.

Pasi ka qëndruar afër nivelit te 300 miliard lekësh, gjate 6 mujorit te pare te vitit, gjate sezonit te verës ky tregues ka pësuar rritje te dukshme.

Konkretisht vetëm ne muajin qershor vlera e qarkullimit te parave fizike arriti ne 395 miliarda dhe ne korrik me 402 miliardë leke

Pas nja rënie te lehte ne shtator,  fundviti shënoi rritje, duke shënuar nivelet me te larta historike te monedhave te qarkulluara jashtë bankave qe pas periudhës se pandemisë.

Ndërkohë Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 e publikuar nga Ministria e Financave vitin e kaluar parashikohen masa që synojnë vendosjen e një limiti për pagesat cash mes individëve për të kufizuar transaksionet me vlera të mëdha jashtë bankave.

The post Paraja jashtë bankave/ Banka e Shqipërisë: Dhjetori i vitit 2024 shënoi rekord me 423 mld lekë cash appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri
Kapitali njerëzor në Shqipëri po cenohet nga shërbimet e dobëta arsimore dhe shëndetësore. Këto shërbime në vend që të përmirësohen duket se janë përkeqësuar me tej duke bërë që potencialet e njerëzve që jetojnë në Shqipëri në vend që të rriten të ulen.

Banka Botërore në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se, se në të gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri kanë një rritje të prevalencave të sëmundjeve që janë duke ndikuar negativisht cilësinë dhe produktivitetin e njerëzve.

“Produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit shpjegohet me një prevalencë e lartë e faktorëve të rrezikut për shëndetin e të rriturve, mbi mesataret e rajonit ECA dhe BE.

Incidenca mesatare e obezitetit në mesin e popullsisë së rritur në Shqipëri është 22.3%, teksa mesatarja rajonale është 23 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 17 për qind në BE.

Përqindja mesatare e të rriturve duhanpirës në Rajon është 35 për qind, në Shqipëri 22.9 krahasuar me 28 për qind në ECA dhe 26 për qind në BE, ndërsa prevalenca i pirjes së duhanit është 28.9% në Shqipëri, ku mesatarja në rajon është 26 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 21 për qind në BE.

Në të gjithë Rajonin në rajonin, prevalenca e pirjes së duhanit dhe alkoolit është dukshëm më e lartë tek meshkujt

se femrat, ndërsa prevalenca e obezitetit është pak më e lartë tek femrat.

Mirëpo mangësitë më të mëdha në potencialin njerëzor po krijohen nga cilësia e dobët e arsimit.

Testet ndërkombëtare të studentëve kanë treguar se rezultatet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin ndër më të ulëtat në Rajon.

Përtej rezultateve të ulëta të arsimit bazë, e njëjta performancë e dobët vërehet edhe në arsimin e lartë, ku cilësia është e ulët.

Nota mesatare e cilësisë së universitetit në vendet e WB6 është 8.7 (në një shkallë nga 0 në 100, ku 100 korrespondon me universitetin më të lartë të renditur në botë), ndërsa mesatarja për ECA është 12.5, për BE-në është 28.8 dhe lideri në botë (Singapori) ka rezultatin 50.3.

Performanca e Rajonit mbështetet vetëm nga Serbia, e cila ka një notë mesatare të cilësisë universitare prej 22.6, ndërsa vendet e mbetura të Rajonit kanë dukshëm rezultate më të ulëta.

Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor mesatarisht, 29 për qind e të rriturve të moshës 30-34 vjeç kanë një diplomë universitare, krahasuar me 33 për qind në ECA dhe 43 për qind në BE.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë është thelbësore që vendet të kalojnë drejt një modeli të ri të rritjes, i cili do t’i çojë ato në arritjen e statusit me ardhurave të larta./Monitor/

The post Banka Botërore: Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim
Kriza e euros do të ishte më e thelle nëse Banka e Shqipërisë, nuk do të kishte ndërhyrë në treg duke blerë valutë. Një eur këmbehet aktualisht afro 98 lekë, me rënie mbi 8% krahasuar me vjet, por situata thotë Banka qendrore do të ishte më problematike nëse s’do kishin blerë ata valutë në treg.

“Në vijim të flukseve të bollshme hyrëse të valutës, kursi i këmbimit të Lekut vijoi të mbiçmohet ndaj valutave kryesore gjatë periudhës, por shpejtësia e mbiçmimit u ngadalësua, edhe për shkak të blerjeve të valutës nga ana e Bankës së Shqipërisë”, thotë banka në raportin gjashtëmujor të stabilitetit.

Për të stabilizuar kursin, banka ka tërhequr nga tregu në gjashtëmujorin e parë të vitit 137.6 milionë euro por nuk arriti të ndalonte zhvlerësimin e monedhës evropiane përballë lekut.

Banka e Shqipërisë planifikon të blejë deri në fund të vitit të paktën edhe 196 milionë euro për të rritur rezervën valutore, pasi ka si objektiv që brenda vitit blerja për këtë qëllim të jetë 330 milionë euro, ndërkohë që nga janari deri në qershor ajo bleu për rritjen e rezervës 134.2 milionë euro.

Përballë fluksit të euros që po vjen nga turizmi, investimet, remitancat dhe paraja informale, monedha evropiane është në ditët e saj më të vështira. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve euro është zhvlerësuar me 8% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kohë kur një euro kushtonte 106 lekë.

Euro ka dëmtuar por edhe favorizuar!

Institucionet thonë se shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros por edhe të dollarit është turizmi, dhe fluksi i lartë i prurjeve valutore, si nga investimet ashtu edhe nga remitancat.

Fituesit e zhvlerësimit

Ky zhvlerësim i lekut për buxhetin e shtetit, bizneset e qytetarët ka avantazhe e disa avantazhe. Ka ndikim pozitiv në shlyerjen e borxhit në valutë, pasi këstet e kthimit janë më të lira, pasi konvertimi i euros në lekë është shumë më i ulët. Pra nëse vjet një këst prej 1000 euro kushtonte 106 mijë lekë, këtë vit kësti prej 1000 euro kushton 98 mijë lekë. Pra qeveria paguan më pak për të shlyer borxhin në valutë, dhe vetëm si rezultat i zhvlerësimit të monedhës evropiane Ministria e Financave deklaroi se borxhi publik për periudhën 2021-2023, ka rënën me 5.4% vetëm prej zhvlerësimit të euros e dollarit.

I njëjti efekt pozitiv është edhe për qytetarët që kanë kredi në euro, kësti i tyre vlen më pak kur e këmben në lekë. pozitivisht do të ndikonte edhe në pagesat e qirave në euro, nëse tregu do të ishte i formalizuar. Po ashtu kanë përfituar edhe importuesit pasi kanë blerë të njëjtën sasi malli me më pak lekë. Ndikim pozitiv ky zhvlerësim duhet të kishte dhënë edhe në uljen e çmimeve për mallrat e importuara, duke nisur që nga karburanti e deri tek produktet ushqimore.

Humbësit e zhvlerësimit

Zhvlerësimi i euros godet eksportuesit pasi për të njëjtin sasi malli që shesin jashtë vendit fitojnë më pak pasi këmbimi euro në lekë është shumë më i ulët se vjet. Qytetarët që kanë të ardhurat në euro po ashtu humbasin pasi përfitojnë më pak lekë, e po ashtu humbin edhe nga remitancat që ju sjellin të afërmit e tyre, pasi për një dërgesë prej 1000 euro, ata marrin vetëm 98 mijë lekë kur i konvertojnë.

Humbet edhe buxheti i shtetit pasi fiton më pak para nga të importet, për shkak të zhvlerësimit të euros mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza. Përtej ndërhyrjeve në kursin e këmbimit duke blerë sasi eurosh, Banka e Shqipërisë thotë se duhet të merren masa për të kufizuar përdorimin e euros në ekonominë vendase. Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu është përgjigjur më herët për Report TV, Banka e Shqipërisë Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro. Sipas bankës synimi është ndalimi veçanërisht i transaksioneve të brendshme individ-individ, individ-biznes apo biznes-biznes, për blerje me pakicë dhe në vlerë të vogël ku pagesa në euro është e panevojshme.

The post Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore
Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në një takim menaxherin e Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas.

Në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, njohur ndryshe si SEPA, dhe zbatimi i projektit për pagesat e shpejta (Instant Payment).

Banka Botërore ka ofruar mbështetjen për këtë projekt me rëndësi strategjike për Bankën e Shqipërisë dhe zhvillimin e pagesave në vend.

Një tjetër prioritet i Bankës së Shqipërisë në të cilën angazhimi i Bankës Botërore mbetet i një rëndësie të veçantë, ka qenë edhe përmirësimi i kuadrit rregullativ për sistemin financiar dhe sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.

The post Shqipëria në tregun europian të pagesave/ Guvernatori Sejko takohet me menaxherin e Bankës Botërore appeared first on Albeu.com.