banka kombetare tregtare Archives - Albeu.com

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes
Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës së restauruar dhe rinovuar në qytetin e Vlorës. Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit. Ndërtesa i ka hapur dyert më 15 nëntor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së parë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta u shpreh se ‘’Dega e re në Vlorë përfaqëson më shumë se një investim në infrastrukturë; ajo pasqyron premtimin tonë për t’u rritur krah për krah me klientët dhe komunitetet tona, për të ndërthurur traditën me inovacionin dhe për të vazhduar të shërbejmë me përsosmëri edhe për njëqind vitet e ardhshme. Ambientet janë ridizenjuar për të krijuar një hapësirë mikpritëse, ku çdo vizitë kthehet në një eksperiencë të këndshme dhe efikase. Teknologjia moderne, shërbimet e automatizuara dhe ndihma profesionale e stafit janë harmonizuar për të siguruar që çdo klient të marrë shërbim të personalizuar dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen me njerëzit që na besojnë prej dekadash, duke vendosur kujdesin ndaj klientit në qendër të çdo nisme’’.

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil tha se me degën e Vlorës, përfundon edhe procesi i restaurimit të të gjithë ndërtesave të degëve historike të bankës në qytetet Durrës, Elbasan Korçë dhe Vlorë. një investim i rëndësishëm për të rikthyer shkëlqimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e restarurimit dhe rinovimit të tyre jo vetëm për t’u shërbyer klientëve të bankës por edhe për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të këtyre ndërtesave që janë pjesë e identitetit të qyteteve ku ndodhen.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë të biznesit, klientë si edhe drejtues të lartë të Bankës Kombëtare Tregtare, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Çalik Holding, Z. Mustafa Aksoy.

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Vlorës dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike si një simbol i gjallë i trashëgimisë dhe rrënjëve të forta të institucionit.

Dega e Vlorës i bashkohet 30 degëve të tjera të BKT ku është implementuar një model i ri shërbimi, që ofron më shumë lehtësi, qasje më të shpejtë, procese të thjeshtuara dhe zgjidhje të personalizuara nga një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe infrastrukturë dixhitale e standardeve më të larta. Ky transformim përfaqëson filozofinë e BKT-së për të qenë gjithmonë pranë klientëve, duke ofruar një eksperiencë bankare që kombinon përkushtimin njerëzor me teknologjinë më të avancuar.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Në sajë të performancës së saj të lartë BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze si “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll që operon në sektorë të ndryshëm duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës.

The post BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes appeared first on Albeu.com.

BKT ndërpret një pjesë të shërbimeve bankare, qytetarët në panik!
Mijëra qytetarë shqiptarë klient te Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) kanë ngelur pa kryer shumicën e veprimeve bankare për shkak të problemeve që ka pësuar sistemi qëndror i kësaj banke, raporton Albeu.com.

Me dhjetëra mesazhe kanë ardhur në redaksinë e Albeu.com duke u ankuar për këto probleme. Ankesa nga klientët e bankave në Shqipëri ka gjithmonë por dy ditë më parë në redaksinë tonë kanë ardhur disa mesazhe nga klientë të BKT të cilët ankoheshin se kishin probleme me tërheqjen e parave nga ATM-të.

Megjithatë, sot duket se problematika ka arritur kulmin dhe ve banka është detyruar të njoftojë përmes një njoftimi në Facebook se për shkak të disa probleme teknike, BKT nuk është në gjendje të ofrojë një pjesë të shërbimeve për klientet.

Ndërkohë, lexuesit e portalit tonë, klientë të kësaj banke shprehen se nuk mund të tërheqin para nga bankomatet e as nuk janë në gjendje të bëjnë pagesa, duke ju shkaktuar dëme të mëdha dhe gjoba për pagesat e pakryeera në kohë.

Ata shprehen të irrituar per qëndrimine bankës e cila njihet për komisionet e larta ndërkohë që nuk ka ofruar asnjë ndihmë, asistencë ose mbështetje për t’ju zgjidhur klientëve dëmet që po ju shkaktohet nga ky problem i bankës.

The post BKT ndërpret një pjesë të shërbimeve bankare, qytetarët në panik! appeared first on Albeu.com.