Banka Boterore Archives - Albeu.com

Banka Botërore: Shqipëria shpenzon shumë, por projektet mbeten pa cilësi, rrugët në gjendje të dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje
Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë, ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren fondet publike, duke theksuar se vendi përballet me kosto të larta në sektorin e transportit dhe me probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore.

Raporti “Albania Public Finance Review 2025”, analizon shpenzimet publike dhe vlerëson se përmirësimi i cilësisë së investimeve, sidomos në transport, është thelbësor për rritjen ekonomike dhe për afrimin me Bashkimin Europian.

Sipas raportit, Shqipëria ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, duke çuar gati 6% t ë PBB-së për investime publike, por rrjeti i transportit vazhdon të vuajë nga probleme të mëdha.

Rrugët karakterizohen nga gjendje e dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje, ndërsa transporti hekurudhor dhe ai detar mbeten të penguar nga infrastruktura e vjetruar.

Banka Botërore, thekson se eliminimi i jo-efikasitetit në investimet infrastrukturore mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e përgjithshme të infrastrukturës në vend.

Në mënyrë konkrete, përmirësimi i efikasitetit të shpenzimeve në energji dhe transport mund të rrisë indeksin e infrastrukturës me deri në 18.6%.

Kjo do të përmirësonte konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe cilësinë e shërbimeve publike, duke ulur kostot për bizneset dhe qytetarët.

Raporti paralajmëron se rreziqet fiskale në Shqipëri, lidhen edhe me detyrimet nga ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike-private (PPP), veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit.

Efikasiteti i dobët i investimeve publike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, duke rritur presionin mbi financat publike dhe duke kufizuar efektin e investimeve në rritjen ekonomike.

Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i transparencës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore, është thelbësor për të shmangur rritjen e borxhit dhe për të siguruar që investimet të japin rezultatet e pritshme.

Një tjetër problem i madh lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Sektori i transportit dhe energjisë konsiderohet shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, ndërsa financimi për menaxhimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen e mjedisit mbetet i pamjaftueshëm.

Për t’u afruar me standardet rajonale, Shqipërisë do t’i duhet të rrisë shpenzimet për klimën dhe mjedisin me 0.4–0.9% të PBB-së.

Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të fokusohet në përmirësimin e përzgjedhjes së projekteve infrastrukturore, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve, forcimin e institucioneve dhe monitorimit të investimeve.

Sipas raportit, pa rritjen e cilësisë së investimeve dhe pa projekte më të përgatitura, shpenzimet e larta në transport rrezikojnë të mos japin efektin e pritur në zhvillimin ekonomik.

Studimi thekson se Shqipëria nuk ka problem vetëm nivelin e investimeve në transport, por mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e tyre.

Përmirësimi i menaxhimit të projekteve dhe rritja e transparencës konsiderohen vendimtare për rritjen ekonomike dhe afrimin me BE-në. / Monitor

The post Banka Botërore: Shqipëria shpenzon shumë, por projektet mbeten pa cilësi, rrugët në gjendje të dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje appeared first on Albeu.com.

Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD
Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit |”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur nga Banka Botërore.

Në një dokument të bërë publik nënvizohet se mbyllja e planifikuar në 31 korrik 2025 parashikohet të bëhet në qershor 2026. Kjo do të vlejë vetëm për financimin shtesë ë miratuar në janar 2022 ku kredisë ekzistuese prej rreth 64 milionë dollarësh iu shtua edhe një shumë prej 30 milionë USD të tjera.

“Në përgjigje të kërkesës së Huamarrësit të datës 8 maj 2025, ky Dokument Ristrukturimi synon: (a) një zgjatje prej 11 muajsh të datës së mbylljes së huasë për Financimin Shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit në Shqipëri, nga 31 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, me rishikimin përkatës të vlerësimeve të disbursimit, dhe (b) rishikime në Kornizën e Rezultateve për të pasqyruar ndryshimet në afatin e zbatimit dhe zgjatjen e datës së mbylljes së AF-së.

Zgjatja e propozuar është e nevojshme për të siguruar kohë të mjaftueshme për përfundimin me sukses të të gjitha aktiviteteve të Projektit, siç është planifikuar, dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Projektit (PDO)”, thuhet në shpjegimin e dokumentit.

Huaja origjinale për zhvillimin urban dhe turizmin u miratua në 15 nëntor 2016 teksa një shtesë tjetër erdhi thuajse 6 vite më pas.

Qëllimi i Projektit është të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.

Raporti vlerëson se ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje duke sjellë për rrjedhojë krimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.

Ndërhyrjet kanë përfshirë disa bashki ku fillimisht Berat, Gjirokastër, Përmet Sarandë por disa të tjera u zhvendosën edhe në bashki të reja në një përpjekje për të përmirësuar itinerarin turistik jugor të vendit./ Monitor

The post Projekti i Bankës Botërore për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD appeared first on Albeu.com.

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria nuk po krijon vende të mira pune
Banka Botërore vlerëson se Shqipëria përballet me një sërë sfidash, që nisin nga tkurrja e popullsisë e deri tek cilësia e ulët e fuqisë punëtore, ç`ka nënkupton një produktivitet të ulët në ekonomi.

Në raportin e parashikimit të tetorit për vendin tonë, nënvizohen disa aspekte të lidhura me ecurinë e ekonomisë dhe masat që mund të merren për të adresuar problemet që ngrihen.

“Sfidat kryesore të zhvillimit të Shqipërisë janë rënia e popullsisë së saj, pjesërisht për shkak të emigracionit; cilësia e dobët e fuqisë punëtore dhe cilësia e dobët e vendeve të krijuara të punës; ritmi i moderuar i reformave strukturore, veçanërisht në fushat e mjedisit të sektorit privat dhe qeverisjes; dhe rritja e presioneve fiskale, për shkak të rreziqeve klimatike, detyrimeve kontingjente dhe rifinancimit të borxhit në një kohë me kosto të lartë të financimit të jashtëm.

Për të krijuar hapësirën e nevojshme fiskale dhe për të adresuar këto sfida, Shqipërisë do t’i duhet të zbatojë një Strategji Afatmesme të të Ardhurave për të forcuar të ardhurat e brendshme.

Zgjidhja e ngërçit për rritjen e mëtejshme është e kushtëzuar nga zbatimi i shpejtë i programit të qeverisë, i ankoruar në aspiratën për anëtarësim në BE dhe i ndërtuar mbi reformat që trajtojnë produktivitetin, duke përfshirë përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe zgjerimin e integrimit të Shqipërisë në tregjet e huaja”, thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se ekonomia ka pasur gjatë këtij viti një ecuri të qëndrueshme dhe që kjo lidhet kryesisht me lidhet që ka me Bashkimin Europian, sa i takon remitancave dhe investimeve teksa edhe turizmi është një nga sektorët që po ndikon në rritje.

“Rritja në vitin 2024 pritet të mbetet e qëndrueshme në 3.3 për qind, bazuar në konsumin privat, turizmit dhe ndërtimit. Presionet mbi çmimet kanë vazhduar të zbuten. Varfëria pritet të vazhdojë të bjerë ndërsa të ardhurat nga puna rriten. Perspektivat afatmesme varen nga rimëkëmbja e ekonomisë globale dhe ritmi i reformave strukturore. Aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian (BE) ofrojnë një spirancë për të përshpejtuar konvergjencën”, thuhet në raport./Monitor

The post Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria nuk po krijon vende të mira pune appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet
Efikasiteti dhe efektiviteti i autoriteteve vendore është i kufizuar, me pasoja negative tek ofrimi i shërbimeve publike. Një përpjekje për decentralizim në vitin 2014, transferoi përgjegjësinë për sigurimin e shërbimeve te publiku nga qeveria qendrore tek autoritetet vendore.

Ndërsa fryma e kësaj nisme ishte pozitive, zbatimi ka qenë sfidues, duke rezultuar në shërbime publike të mangëta në zonat kritike, duke përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve, transportin publik, arsimin, kujdesin për fëmijët dhe reagimin ndaj fatkeqësive – analizoi Banka Botërore në marrëveshjen e re që nënshkroi me qeverinë shqiptare vitin e kaluar.

Banka vuri në dukje se shumica e autoriteteve vendore, kanë rezultuar të paafta për të fituar kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për t’i ofruar këto shërbime në mënyrë të qëndrueshme.

Për rrjedhojë, shërbimet e ofruara janë të pamjaftueshme dhe me cilësi të ulët të shërbimit. Nga ana tjetër, kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike.

Nisur nga kjo situatë, Banka Botërore, në ciklin katërvjeçar të bashkëpunimit 2023-2027 do të adresojë shumë problematika në menaxhimin lokal.

Banka Botërore, rekomandoi një koordinim efektiv ndërmjet ministrive dhe ndërmjet qeverisjes qendrore dhe vendore, duke e vendosur si objektiv të politikave të saj në marrëveshjen aktuale.

Koordinimi ndërmjet ministrivedhe agjencitë ishte sfiduese, veçanërisht në angazhimet transformuese ndërsektoriale. Shumë prej projekteve të planifikuara, kanë mbetur në udhëkryq pasi ka përplasje të kompetencave ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Përpjekjet për decentralizim në vitin 2014, transferuan përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike (furnizimin me ujë, kanalizimet, menaxhimin e mbeturinave, arsimin, kujdesin për fëmijët në arsimin parashkollor dhe reagimin ndaj fatkeqësive) nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.

Analiza e detajuar e Bankës Botërore, vuri në dukje se shumë autoritete lokale nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të siguruar këto shërbime në mënyrë të vazhdueshme, duke rezultuar në ofrim të pamjaftueshëm dhe cilësi të ulët.

Mangësitë në koordinim, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar që mangësitë të vazhdojnë dhe të kenë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisor dhe ekonomik.

Qeverisja e dobët e bashkive, e ka bërë sfidë zhvillimin e qëndrueshëm kryesisht në pesë drejtime referon Banka Botërore:

Së pari; ofrimi i shërbimeve publike ishte i mangët në zonat rurale dhe ndikoi në thellimin e mëtejshëm të pabarazive.

Së dyti; zonat urbane përfitojnë nga një mbulim më i mirë me shërbime publike, por cilësia e shërbimeve është dhe shpesh ka krijuar probleme sociale dhe mjedisore.

Së treti; nivelet e larta të ndotjes, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët po gërryejnë cilësinë e jetës.

Së katërti; mangësitë në menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza, minojnë konkurrencën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në sektorët e bujqësisë dhe turizmit.

Së pesti; mungesa e shërbimit të kujdesit për fëmijët minon aftësinë e grave që të marrin pjesë në aktivitete ekonomike.

The post Banka Botërore: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave, duhet të ndodhë një transformim
Për menaxherin e zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas modeli, ekonomik i vendit ka nevojë për transformim, duke u orientuar nga eksportet dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe jo nga sektori i ndërtimit dhe konsumit.

Gjatë fjalës përshëndetëse të mbajtur në workshopin “Inxhinieria e qëndrueshme në 360 gradë” e zhvilluar në Tiranë nga Italian Trade Agency (ITA) në bashkëpunim me Shoqatën e Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Konsulencës Teknike- Ekonomike në Itali (OICE), teksa vlerësoi pozitivisht trendin rritës të ekonomisë dhe uljes së varfërisë, theksoi se Shqipërisë i nevojitet një modeli i ri ekonomik për të shtuar produktivitetin dhe vendet e punës.

“Nëse do të shihni përbërjen e GDP-së, peshën kryesore e zë sektori i ndërtimit dhe konsumi. Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave për frymë, duhet të ndodhë një transformim. Duhet të zhvendoset nga pagat e ulëta dhe produktiviteti i ulët, te prodhimi me vlerë të shtuar më të lartë dhe më i orientuar nga eksportet. Fokusi duhet të jetë në shfrytëzimin e burimeve natyrore për rritjen e produktivitetit dhe të investimeve. Pra që të ndodhë transformimi nga ndërtimi dhe konsumi, ekonomia duhet të orientohet drejt rritjes së eksporteve”.

Menaxheri i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, u ndal edhe te problematika e fuqisë punëtore, ku sipas tij në bashkëpunim me qeverinë po punohet për rritjen e cilësisë së edukimit të të rinjve dhe në sektorin shëndetësor.

“Për sa i përket fuqisë punëtore, ne e dimë që në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera të rajonit po humbet me shpejtësi një pjesë e konsiderueshme e kapitalit njerëzor. Plazhet e bukura apo malet nuk janë burimi i Shqipërisë, është kapitali njerëzor burimi i saj, njerëzit e talentuar të këtij vendi, sidomos të rinjtë.

Kontributi i tyre është i rëndësishëm për rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe ardhjen e kompanive të huaja. Por kjo është një gjë për të cilën ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë më shumë. Nga ana jonë jemi duke punuar me qeverinë për të rritur cilësinë e edukimit të të rinjve në shkollat profesionale dhe në universitete. Gjithashtu po punojmë edhe në sektorin e shëndetësisë, pasi është shumë e rëndësishme të krijojmë oportunitet që popullata të qëndrojë në Shqipëri.

Tre janë prioritet e Bankës Botërore në Shqipëri: E para është të krijohen vende pune, dhe me paga të larta. Ka vende punë në sektorin e ndërtimit, në sektorin katering, por nuk ofrohen vende pune në sektorë të tjerë. Prioriteti i dytë është kapitali human. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për vendin, por ehe për kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri. Prioriteti i tretë është rimëkëmbja e vendit, pas goditjeve nga tërmetit të 2019-s, pandemia e Covid-19 apo kriza energjetike”, pohoi ai.

Mbajtja e forumit në Tiranë për infrastrukturën, mori shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve të fundit i arritur në ketë sektor dhe perspektivat e mëtejshme të rritjes, që lidhen me programet e investimeve të qeverisë në funksion të anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, nisma synoi forcimin e ndërsjellë të bashkëpunimit për ofrimin e eksperiencës të sipërmarrësve italianë ndaj atyre shqiptarë dhe nga Kosova për adoptimin standardeve europiane, në projektime inxhinierike me qëndrueshmëri ekologjike, si për veprat publike dhe investime private që po zhvillohen në Shqipëri./Monitor

The post Banka Botërore: Që Shqipëria të zhvendoset nga niveli i mesëm në nivelin e lartë të të ardhurave, duhet të ndodhë një transformim appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Shqipëria në mesin e vendeve me rritjen më të lartë të “eksportit” të IT
Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjisë (IT), është aktualisht kategoria me rritjen më të shpejtë të tregtisë ndërkombëtare.

Një studim global nga Banka Botërore, referoi se gjatë periudhës 2010–22, shërbimet e IT-së u rritën me 12 për qind në vit, duke tejkaluar të gjitha kategoritë e tjera të shërbimeve, dhe Shqipëria ishte në mesin e vendeve që pa zgjerim më të shpejtë vitet e fundit.

Në rang global në vitin 2022, shërbimet e IT, u bënë kategoria e tretë më e madhe e eksporteve të shërbimeve, menjëherë pas transportit dhe udhëtimeve.

Vendet në mbarë botën po përqafojnë sektorin e shërbimeve të IT-së si një shtytës i ri i rritjes, diversifikimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës me paga të larta.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, 6 nga 10 performuesit më të mirë janë nga Evropa dhe Azia Qendrore rajoni, duke përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Moldavinë dhe Malin i Zi, raportoi Banka Botërore.

Në këto vende eksportet e shërbimeve të IT pësuan rritje vjetore nga 30 për qind në 130 për qind gjatë 2019–2022.

Banka Botërore referon se në Shqipëri në vitin 2022 numëroheshin 539 kompani të teknologjisë dhe informacionit.

Eksportet e këtij grupi arritën në 88 milionë USD, teksa investimet në këtë sektor kapën vlerën e 150 milionë dollarëve.

Teknologjia dhe përdorimi saj morën hov gjatë dhe pas pandemisë Covid-19 në vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ndër vendet me të ardhura të ulëta, Madagaskari dhe Uganda, ishin dy shtetet e vetme që raportuan rritje të eksporteve të në teknologji dhe informacion.

Eksportimi i shërbimeve IT, po zgjeron shtrirjen dhe ndikimin global në krijimin e bizneseve të reja teknologjike.

Për vendet e pasura me burime, por pa dalje në det dhe me të ardhura më të ulëta, eksportet e shërbimeve të IT-së ofrojnë perspektiva dhe mundësi për t’u diversifikuar dhe integruar në ekonominë globale.

Për shumicën e shteteve eksportet e shërbimeve IT, po krijojnë vende pune të mirë-paguara.

Banka Botërore vlerëson se digjitalizimi, është mundësia transformuese e kohës sonë. Sektori IT po bëhet promotor i inovacionit, rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.

Vlera e shtuar në sektorin e shërbimeve të IT-së, u rrit me 8 për qind në vit gjatë viteve 2000–2022, gati dy herë më shpejt se ekonomia globale.

Punësimi në shërbimet e IT-së u rrit me 7 për qind në vit, gjashtë herë më e lartë se totali i punësimit global.

The post Banka Botërore: Shqipëria në mesin e vendeve me rritjen më të lartë të “eksportit” të IT appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore paralajmëron: Rritja e çmimeve të energjisë do të shtonte varfërinë dhe vdekjet nga i ftohti në Shqipëri
Familjet me të ardhura më të ulëta priren të shpenzojnë më shumë nga buxheti i tyre për energji sesa ato me të ardhura më të larta.

Kur kalohet nga nivelet më të ulëta në nivelet më të larta të të ardhurave, shpenzimet e familjeve për energji si pjesë e shpenzimeve totale zvogëlohen me 8 për qind në Shqipëri dhe 4 për qind në Kroaci, Taxhikistan dhe Turqi (shiko grafikun e mëposhtëm), referon një studim i fundit i Bankës Botërorë për vendet 22 vende të rajonit Europës Juglindore dhe Azinë Qendrore (ECA).

Edhe para krizës së fundit energjetike, familjet më të varfra ndanin deri në 60 për qind të buxhetit të tyre për gjërat thelbësore si ushqimi, strehimi dhe energjia, të cilat lanë pak fonde të lira për ngrohje më të mirë dhe izolim.

Studimi i Bankës tregon se familjet rrezikojnë të bien në varfëri absolute kur çmimet e energjisë rriten. Rritjet e mëtejshme të çmimeve mund të shtyjnë shumë qytetarë në 22 vende të Rajonit ECA në varfëri ekstreme dhe përqindjen e popullsisë që nuk mund të mbajë banesën ngrohtë.

Nga të dhëna të tjera krahasuese Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon dhe goditjet që mund të vijnë nga rritja e çmimeve të energjisë do të jenë më të larta.

Shumë familje gjithashtu kufizojnë kërkesën e tyre për ngrohje nën standardin normal. Kosova raportoi se mbi 40 për qind e popullsisë së saj nuk mund t’i mbante shtëpitë e tyre të ngrohta, më pas vijnë në renditje Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut.

Kur analizohet popullsia që ka të ardhura 60 për qind më pak se mesatarja, Kosova dhe Shqipëria raportojnë respektivisht 53 dhe 58 për qind të të popullatës në këtë nivel të ardhurash që nuk mund të sigurojë ngrohje.

Mungesa e ngrohjes ka efekte të rënda që çojnë edhe në humbje jete. BB referon raporte që dokumentojnë për norma të larta të vdekjeve në dimër tek ata që jetojnë në temperatura të ulëta në banesat e tyre. Ka gjithashtu kostot shëndetësore që lidhen me ngarkesën shtesë në sistemet shëndetësore. Këto rreziqe janë shpesh më të rënda edhe për fëmijët dhe të moshuarit.

Vetëm 9 vende në Rajon ofrojnë skema mbështetëse, duke kompensuar familjet për ngrohjen e banesave, por shpesh ato janë jo efikase. Psh në Shqipëri subvencionet e energjisë elektrike janë kompensimi më i zakonshëm tek pensionistët me afërsisht 5 euro në muaj, ndërsa në Bosnje pothuajse 200 euro në muaj.

Nëse çmimet e ngrohjes bëhen të papërballueshme, familjeve shpesh u mbeten dy zgjedhje jo tërheqëse: të zvogëlojnë nivelet e ngrohjes në shtëpi ose kthehen mënyra të tjera me gaz ose dru të cilat shpesh kanë emetime më të larta. /Monitor

The post Banka Botërore paralajmëron: Rritja e çmimeve të energjisë do të shtonte varfërinë dhe vdekjet nga i ftohti në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore i jep Ukrainës 1.5 miliardë dollarë, fondet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen
Ukraina do të marrë 1.5 miliardë dollarë nga Banka Botërore për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen, tha sot kryeministri Denis Schmihal.

Fondet do të garantohen nga qeveria japoneze dhe do të kanalizohen për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, tha Schmihal në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Në përgjithësi, kredia do të ndihmojë në mbështetjen e subvencioneve për njerëzit që kanë ndryshuar vendbanimin brenda vendit dhe pagesat e pensioneve”, tha Schmihal.

Ukraina mbështetet në ndihmën financiare të partnerëve të saj të huaj për të qenë në gjendje të mbulojë deficitin buxhetor. Ministria e Financave njoftoi se ka marrë në qershor shumën prej 3 miliardë dollarësh për mbështetje buxhetore nga partnerët e Ukrainës, me 40% në formën e granteve.

Dje administrata e Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi kontrollin e kredisë ukrainase, duke lejuar që Kievi të marrë menjëherë shumën prej 890 milionë euro për mbështetjen fiskale.

Qeveria shpreson për një rimëkëmbje të arsyeshme ekonomike këtë vit pasi ekonomia u tkurr me rreth një të tretën në vitin 2022 për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe po punon me partnerët e huaj për të siguruar fonde për një rimëkëmbje të ashtuquajtur “të shpejtë”.

Ukraina po rindërton shkollat, spitalet, rrugët dhe urat dhe po bën riparime në sektorin e energjisë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme në jug dhe lindje të vendit.

The post Banka Botërore i jep Ukrainës 1.5 miliardë dollarë, fondet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen appeared first on Albeu.com.

Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje prej 2,4 për qind
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje për 2,4 për qind, vlerëson Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike globale.

Rritja ekonomik në vend lehtë do të përshpejtohet deri më 2,7 për qind në vitin 2024 dhe 2,9 për qind në vitin 2025.

Banka Botërore parashikon që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor këtë vit do ta përfundojë me një rritje ekonomike prej 2.6 për qind. Faktorët kryesorë që ndikojnë në perspektivën ekonomike janë ndikimet e luftës në Ukrainë, konsumi më i ulët personal, ashpërsimi i kushteve financiare globale dhe kërkesa më e dobët në Eurozonë.

Nga vendet e rajonit, këtë vit rritje më të lartë ekonomike do ta shënojnë Kosova 3.7% dhe Mali i Zi 3.4%. Shqipëria do të ketë një rritje prej 2.8%, Bosnja e Hercegovina 2.5%, Serbia 2.3%, Kroacia 1.9% dhe Bullgaria 1.5%.

Sa i takon perspektivës globale, Banka Botërore pret që rritja ekonomike gjatë këtij viti të ngadalësohet dhe të arrijë 2.1% krahasuar me vitin e kaluar me 3,1%.

The post Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të shënojë rritje prej 2,4 për qind appeared first on Albeu.com.

Raporti i Bankës Botërore: Emigrimi i prindërve lë pasoja të rënda tek fëmijët shqiptarë
Mbi 184 milionë njerëz ose 2.3% e popullsisë së botës, sot jetojnë në emigrim, këto janë të dhënat sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Emigracionin..

Pothuajse gjysma e tyre jetojnë nga vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Në Raportin e Bankës Botërore për emigracioni theksohet se emigracioni sjell efekte mjaft negative, sidomos te fëmijët.

Raporti i referohet rastit të Shqipërisë.

Largimi i prindërve në emigrim prek drejtpërdrejtë fëmijët në sferën sociale. Ata frekuentojnë më pak shkollën si dhe kanë mirëqenie të dobët.

Më tej theksohet se fëmijët që I kanë prindërit në emigrim kanë probleme me sjelljen si dhe gjendje të rënduar emocionale.

Emigrantët shqiptarë dërguan 834 milionë euro gjatë vitit të shkuar, niveli më i lartë prej 2008-s.

Ato janë burimi i vetëm financiar për gati 26 për qind të familjeve shqiptare, por pasojat te sjellja dhe gjendja emocionale e fëmijëve nuk duhen injoruar./albeu.com/

The post Raporti i Bankës Botërore: Emigrimi i prindërve lë pasoja të rënda tek fëmijët shqiptarë appeared first on Albeu.com.