Banjskën Archives - Albeu.com

Ambasada britanike përkujton Banjskën dhe kërkon që autorët, përfshirë Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë
Në përvjetorin e tretë të sulmit në Banjskë, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka nderuar kujtimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023 gjatë përleshjeve me një grup të armatosur.

Në një deklaratë të saj, misioni diplomatik britanik ka vlerësuar lart guximin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në përballjen me sulmuesit dhe në rivendosjen e rendit dhe sigurisë në zonë.

“Në trevjetorin e sulmit tragjik në Banjskë, ne kujtojmë zyrtarin policor të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës për vendin e tij”, theksohet në reagimin e Ambasadës.

Ambasada gjithashtu, ka mirëpritur punën e vijueshme të prokurorëve kosovarë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të ndjekur penalisht të dyshuarit, duke nënvizuar nevojën për vendosjen e përgjegjësisë.

Sipas Ambasadës britanike, individët përgjegjës për sulmin, mes tyre Milan Radoiçiq, ende nuk janë përballur me sistemin e drejtësisë.

“Ne ritheksojmë thirrjen tonë drejtuar autoriteteve serbe që të marrin masat e duhura për të garantuar që autorët të mbajnë përgjegjësi, pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023 dhe mori jetën e policit Afrim Bunjaku, duke shkaktuar përleshje të armatosura mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur në pjesën veriore të vendit.

The post Ambasada britanike përkujton Banjskën dhe kërkon që autorët, përfshirë Radoiçiqin, të dalin para drejtësisë appeared first on Albeu.com.