banjske Archives - Albeu.com

Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës, u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë për “Top Channel” se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.

Gjatë një interviste, ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdojnë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve.

Gjithashtu, ai tha se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.

“Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi ai.

The post Një vit pas sulmit në Banjskë, ministri Sveçla: Serbët po përgatiten të na sulmojnë appeared first on Albeu.com.

Kush po i sjell armët në Kosovë? Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri
“Është depoja e pestë që ne e kemi gjetur brenda vitit”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, derisa prezantonte një arsenal armësh e municionesh të kapura në veri të vendit, më 14 maj.

Në aksionin policor që, siç u tha, u iniciua nga informacionet e inteligjencës, në Zveçanin e banuar me shumicë serbe, u kapën dhjetëra armë e eksplozivë dhe mijëra copë municion.

Autoritetet e Kosovës thanë se ky armatim i gjetur mund të jetë i lidhur me sulmin e shtatorit të vitit 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në atë kohë, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.

Çfarë dihet për armët e konfiskuara?

Policia e Kosovës e as MPB-ja nuk kanë ofruar detaje mbi armatimin e gjetur në aksionin e fundit apo origjinën e mundshme të tij.

Megjithatë, Njësia e Forenzikës Digjitale të Radios Evropa e Lirë, ka arritur të identifikojë llojet dhe prodhimin e disa prej armëve e municionit të gjetur, në bazë të detajeve nga fotografitë e publikuara.

Plumbat e prodhuar në Serbi e BeH

Municioni i kalibrit 7.62mm x 39mm, që u ekspozua në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, u prodhua në vitin 1991 në fabrikën “Prvi Partizan” në qytetin e Uzhicës, në perëndim të Serbisë.

Këta plumba janë të mbushur me barutin e llojit SB-515 të prodhuar në fabrikën “Millan Bllagojeviq” në Luçan të Serbisë, në vitin 1990.

Ata janë ekspozuar me numrin 9 pas aksionit të Policisë.

Për më tepër, municioni i të njëjtit kalibër u prodhua edhe në fabrikën “Igman Zavod Konjiq” në Bosnje e Hercegovinë, në vitin 1988, i ngarkuar me barut NC-08 të prodhuar në fabrikën “Millan Bllagojeviq” në Luçan më 1987.

Këta plumba janë ekspozuar me numrin 10 në fotografinë e mëposhtme.

Radio Evropa e Lirë ka provuar të marrë informacione nga këto kompani në lidhje me armët e kapura, por të njëjtat nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të artikullit.

Municioni i konfiskuar në Zveçan, numri 9 dhe 10.

Armët e gjata

Municioni 7.62mm x 39mm i kapur në aksionin e fundit, përdoret veç tjerash për armën “Zastava M72B1” që po ashtu u kap në këtë aksion.

Sipas faqes specializuar WeaponSystem.net, kjo pushkë nisi të prodhohet në vitin 1973 dhe është armë e përdorur si mbështetje për ekipin gjuajtës.

Kompania e armëve “Zastava”, tani me lokacion në Kragujevc të Serbisë, ka traditë të prodhimit të armëve që nga viti 1853.

Prodhimet e tyre eksportohen dhe rishiten në dhjetëra vende të botës.

Kjo armë është ekspozuar me numrin 13 në fotografinë e mëposhtme.

Armët e konfiskuara në aksionin e datës 14 maj në Zveçan.

Pushka M70 në disa variante

Prodhimi i kësaj pushke sulmi filloi në vitin 1959, po ashtu në fabrikën “Zastava” në ish-Jugosllavi. Ajo përfaqëson një version të licencuar të pushkës së quajtur Kallashnikov.

Nga viti 1970 u përdor gjerësisht nga ushtria jugosllave.

Deri në 4 milionë pushkë M70 besohet se janë prodhuar në versione të ndryshme.

Kjo pushkë është parë në fushëbeteja dhe konflikte në Afganistan, Angola, Qipro, Irak, Jordani, Kenia, Mali, Ruandë, Siri, territore palestineze…

Përdoret, po ashtu, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni, ndërsa prodhohet ende në fabrikën e armëve “Zastava Oruzhje” në Serbi.

Kompania “Zastava” nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për informacione në lidhje me këto armë.

Pushkët M70 janë të ekspozuara me numrat 2 dhe 4 në fotografinë e mëposhtme.

Pushkët M70 të konfiskuara gjatë aksionit të datës 14 maj në Zveçan.

Përveç këtyre, në aksionin e Policisë u kapën edhe 62 shok-bomba, 1.5 kilogram eksploziv plastik dhe pajisje të tjera përcjellëse të armatimit.

E ekspozuar me numrin 17 shihet një pllakë mbrojtëse balistike me një shtresë anti-traumë, për t’u mbrojtur nga gjuajtjet.

Nga informacionet që shihen nga fotografia, ajo është e prodhuar nga fabrika “Mille Dragiq”, në Serbi, më 2003.

Pllaka mbrojtëse e konfiskuar në aksionin e 14 majit në Zveçan

Kjo kompani në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se vetëm nga fotografia nuk mund ta vërtetojnë se është produkt i prodhuar nga ata.

“Që të mund të japim mendimin tonë zyrtar dhe profesional duhet të kemi më shumë të dhëna dhe të bëjmë vlerësimin fizik të artikullit të përmendur nga fotografia”, thuhet në përgjigjen e kësaj kompanie.

Përveç konfiskimit të armëve, Policia e Kosovës ka njoftuar se në atë aksion kanë arrestuar edhe një ish-zyrtar policor të Kosovës pasi “dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij”.

Radio Evropa e Lirë kishte analizuar edhe sasinë e parë të armëve të konfiskuara pas sulmit në Banjskë.

Sipas hulumtimit, në shumicën e rasteve këto armë po ashtu ishin prodhuar në fabrikat serbe dhe ish-jugosllave të armëve.

Kush po i sjell armët në Kosovë?

Institucionet e Kosovës, por edhe raporte të mediave në Kosovë kanë ngritur dyshime për përfshirje direkte apo indirekte të Serbisë në armatosjen e veriut dhe sulmin e Banjskës, por një gjë e tillë është mohuar nga Beogradi zyrtar.

“Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie, si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga [presidenti serb] Aleksandër Vuçiq”, kishte thënë ministri Sveçla pas aksionit.

Në anën tjetër, Beogradi zyrtar nuk i është përgjigjur kërkesës për koment nga REL-i lidhur me arsenalin e fundit të armëve të kapur në veri.

Sipas Mentor Vrajollit, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, është vështirë të verifikohet që Serbia në mënyrë të organizuar është duke dërguar armë në veri.

“Por, është shumë vështirë edhe të vërtetohet e kundërta”, thotë ai.

“Është e pamundur që gjithë ajo sasi e armëve të hyjë në Kosovë, një pjesë e tyre prodhim i vonshëm, e që askush nga shteti serb të mos ketë qenë i përfshirë në këtë kontrabandë”, thotë ai.

Sipas Vrajollit, në zgjidhjen e kësaj enigme duhet të kenë rol edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Krejt çka duhet është që komuniteti ndërkombëtar të flasë hapur për këtë problem dhe të bëjë trysni të drejtpërdrejtë që Serbia të mos fusë armë në Kosovë dhe të mos përpiqet të destabilzojë paqen në rajon”, thotë Vrajolli.

Brishtësia e vijës së gjatë kufitare të Kosovës dhe Serbisë, siç thotë ai, po ashtu e bën të vështirë kontrollin e kontrabandës së mundshme të armëve nga Serbia drejt veriut të Kosovës.

Në anketën e quajtur Barometri Kosovar i Sigurisë, i publikuar nga QKSS-ja, në vitin 2023, 77 për qind e të anketuarve kishin thënë se e shohin trafikimin e paligjshëm të armëve si një rrezik të lartë të sigurisë publike.

Ani pse janë disa të arrestuar për sulmin në Banjskë, ende nuk ka aktakuzë të ngritur.

Një e tillë pritet edhe ndaj ish-nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit.

The post Kush po i sjell armët në Kosovë? Çfarë dihet për armatimin e fundit të konfiskuar në veri appeared first on Albeu.com.

DASH: Radoiçiç që duhet të mbahet përgjegjës për sulmin në Banjskë
Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se është në dijeni të raportimeve të mediave për takimin mes Marko Gjuriç, ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara dhe Milan Radoiçiç, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

“Ne kemi një qëndrim të qartë për zotin Radoiçiç. Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për Radion Evropa e Lirë.

Shtohet se Serbia, duhet të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin “e kryer nga strukturat paraushtarake në Banjskë të Kosovës, që rezultoi me vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës”.

Në rrjetin social X është publikuar më 9 mars një fotografi ku shihet Marko Gjuriç, ambasadori aktual i Serbisë në Uashington dhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili është në listën e sanksioneve amerikane.

Në foto Gjuriç dhe Radoiçiç shfaqen së bashku në një restorant. Nuk dihet se kur dhe ku është bërë fotografia, si dhe kush është autori.

Gjithashtu, nuk dihet nëse fotografia është bërë në kohën kur Gjuriç, ishte ambasador i Serbisë në SHBA.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte vërtetësinë e fotografisë.

Marko Gjuriç, i cili pas publikimit të fotografisë tha se nuk duhet të turpërohet për kontaktet e tij, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë për detajet e takimit me Radoiçiçin dhe se kur është bërë fotografia.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, është emëruar ambasador në Uashington në tetor të vitit 2020.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, iu referua shkurtimisht fotografisë së Gjuriqit dhe Radoiçiçit në një konferencë për shtyp më 10 mars.

“Unë nuk e pyeta atë [Marko Gjuriçin] kur, ku, apo pse. Madje nuk e pyeta nëse u ngrit nga tavolina e tij për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur për një ose dy minuta, apo nëse ai erdhi me të”, tha Vuçiq.

Bashkimi Evropian, tha më herët më 11 mars se nuk u takon atyre të komentojnë për çdo takim të zyrtarëve serbë, por se “me kë takoheni flet për ju”.

“Sidomos nëse bëhet fjalë për të dyshuar për vepra kriminale“, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano më 11 mars në përgjigje të pyetjes së një gazetari gjatë një konferencë, për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i serbëve vrau policin kosovar Afrim Bunjaku në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzon Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar e kundërshton atë.

Radoiçiç, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, kaloi një ditë në paraburgim dhe më pas u lirua për t’u mbrojtur me kusht që të mos largohej nga Serbia dhe të mos shkonte në Kosovë.

Lidhur me rrjedhën e procedurës kundër tij në Serbi, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë më 8 shkurt se dëshmia e të dyshuarit Radojiçiq është duke u kontrolluar.

The post DASH: Radoiçiç që duhet të mbahet përgjegjës për sulmin në Banjskë appeared first on Albeu.com.

Policia zbulon mjete ushtarake në afërsi të Manastirit të Banjskës (FOTO)
Në afërsi të Manastirit të Banjskës janë gjetur pesë armë, të cilat dyshohet se i përkasin ngjarjeve që ndodhën në shtator të vitit 2023.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Veton Elshani nga policia e Mitrovicës së Veriut.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë armë. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani për Gazetën Express.

Në shtator 2023, polici Afrim Bunjaku mbeti i vrarë në veri të Kosovës,  pas një sulmi nga persona të armatosur në Leposaviç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit. Persona të maskuar bllokuan rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata qëlluan në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku.

The post Policia zbulon mjete ushtarake në afërsi të Manastirit të Banjskës (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani akuzon Aleksandër Vuçiçin për ndikim në sulmin fatal në Banjskë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qëndron pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” më 8 shkurt, e shpërndarë nga Presidenca e Kosovës në Facebook, Osmani ka thënë se ky informacion i është konfirmuar edhe nga aleatët.

“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiçi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.

Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.

“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani.

The post Vjosa Osmani akuzon Aleksandër Vuçiçin për ndikim në sulmin fatal në Banjskë appeared first on Albeu.com.

Sveçla: Të gjithë të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë vendosur në listën e INTERPOL
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se “INTERPOL”-i ka lëshuar fletarreste për të gjithë personat e dyshuar në sulmin e Banjskës.

Sipas tij ky është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së këtij rasti.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, shkroi ai në një postim në Facebook.

The post Sveçla: Të gjithë të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë janë vendosur në listën e INTERPOL appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës gjen armatime pranë një flamuri serb në Banjskë
Ditën e djeshme, policia e Kosovës tha se ka sekuestruar armatim, të gjetur pranë një flamuri të Serbisë, gjatë një patrullimi në fshatin Banjskë të Zveçanit, në pjesën veriore të vendit.

Në raportin e fundit 24-orësh, Policia tha se, gjatë patrullimit të datës 4 janar, ka gjetur “ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm”.

Policia e ka cilësuar rastin “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë, deri tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në Veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Serbisë, duke pohuar se ai

“personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

The post Policia e Kosovës gjen armatime pranë një flamuri serb në Banjskë appeared first on Albeu.com.

Serwer: Arsyeja pse SHBA dhe BE s’i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë
Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka risjellë në vëmendje sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se; “ky është nga ato momentet kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet, duke kritikuar amerikanët dhe evropianët që s’po i publikojnë rezultatet e hetimeve. Ky është një nga ato momente në Ballkan kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet. Amerikanët dhe evropianët deri më tani nuk kanë arritur të publikojnë rezultatet e hetimeve të tyre të paralajmëruara për kryengritjen e dështuar serbe të 24 shtatorit në veri të Kosovës”.

Gjithashtu, Serwer ka përmendur edhe faktin që rezultatet e paralajmëruara të hetimeve ende nuk janë publikuar.

“Me atë rast, Serbia dërgoi një grup të armatosur mirë në pritë ndaj Policisë së Kosovës, duke vrarë një oficer. Serbët gjithashtu u përpoqën të tërheqin policinë në një përleshje zjarri në një kompleks manastiri. Autorët synonin që ky incident të jepte një justifikim për ndërhyrjen ushtarake serbe. Me sa duket qëllimi ishte kapja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Peacefare. Serwer më tej ka thënë se nuk asnjë dyshim për atë që ka ndodhur dhe pse, por ka shtuar se pyetja e vetme e vërtetë është se kush e ka autorizuar këtë komplot terrorist. “Ishte presidenti serb Vuçiç ose jo. Nuk kam asnjë provë për këtë çështje. Por, ne e dimë se Vuçiq zakonisht i merr të gjitha vendimet e rëndësishme në Beograd”.

Serwer po ashtu, ka thënë se që nga “komploti i dështuar” në Banjskë, Vuçiç iu është bashkuar forcave antidemokratike në rajon, duke takuar Dodikun, Orbanin, Lukashenkon, Aliyevin e Azerbejxhanit, dhe autokratët Putin e Xi.

“Ai gjithashtu synon të ndjekë shembullin e Aliyev për të rikthyer Nagorno-Karabakun me forcë. Kur ta lejojnë rrethanat gjeopolitike, ai do të bëjë të njëjtën gjë me Kosovën”.

Profesori amerikan ka folur për arsyet se pse po heshtet për këto veprime të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Këtu ka përmendur zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi, unitetin që kërkohet në Bashkimin Evropian për të marrë qëndrim ndaj një çështje dhe përpjekjen e Uashingtonit për ta drejtuar Serbinë kah Perëndimi.

“Disa diplomatë do t’ia atribuojnë heshtjen preokupimit në Uashington dhe Bruksel me luftën në Gaza. Kjo sigurisht meriton prioritet dhe ngadalëson vendimet e nivelit të lartë për çështje të tjera. Por, Departamenti i Shtetit dhe aparati i politikës së jashtme të BE-së merren me problemet në mbarë botën, jo vetëm çështjet kryesore të sotme”.

“Me shumë gjasa ata kanë hezituar për shkak të zgjedhjeve parlamentare serbe këtë të dielë, të cilat nuk do të sjellin surpriza të mëdha. Presidenti Vuçiç nuk do të kishte thirrur zgjedhje të hershme nëse do të mendonte se do t’i humbiste ato. Ka prova të shumta se ai po përdor dominimin e qeverisë në media, institucionet shtetërore, patronazhin dhe madhështinë për të siguruar një rezultat miqësor. Por, askush në Uashington apo Bruksel në këtë pikë nuk duhet të dëshirojë ta ndihmojë atë”, ka shkruar më tej ai.

“BE-ja ka një tjetër pengesë. Kërkon konsensus për çdo reagim serioz. Shumica e vendeve anëtare të saj mund të jenë gati të bëjnë diçka. Por, Hungaria dhe ndoshta tani Sllovakia do të jenë të përgatitura për të bllokuar konsensusin mbi sanksionet ndaj Serbisë. Mund të shpresoj gjithashtu që Departamenti i Shtetit po rivlerëson politikën e tij në Ballkan dhe ka nevojë për pak më shumë kohë për ta bërë atë siç duhet. Ajo ka zyrtarë të përkushtuar ndaj nocionit se ai ia ka dalë që ta bëjë Serbinë të përqafojë Perëndimin. Ndonjëherë është më e lehtë në shtet të ndryshosh personelin sesa mendjen, por kërkon kohë”, është shprehur ai.

The post Serwer: Arsyeja pse SHBA dhe BE s’i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani: Sulmi në Banjskë ishte paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar vitin 2023 si vitin më të vështirë për Kosovën sa i takon aspektit të sigurisë.

Në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, më 15 dhjetor, Osmani ka thënë se Kosova më 24 shtator u përball me “situatën më të vështirë që nga pavarësimi”.

“[Sulmi i armatosur në] Banjskë ishte vetëm një paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta”, ka deklaruar Osmani.

Gjatë fjalimit, i cili u bojkotua nga deputetët e partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), presidentja ka akuzuar Serbinë se qëllim ka destabilizimin jo vetëm të Kosovës, por të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Një grup terrorist e paramilitar, i financuar, trajnuar e mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim, jo vetëm i vendit tonë, por i gjithë rajonit”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se “Kosova do t’i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, duke pohuar se ai “personalisht” e ka organizuar sulmin dhe të gjitha përgatitjet logjistike, dhe se nuk ka informuar askënd për ato plane.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon.

Presidentja e Kosovës ka thënë se sulmi në Banjskë ka prekur padyshim edhe progresin në dialogun e Brukselit për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky proces, sipas Osmanit, në vazhdimësi është duke u penguar nga, siç i quajti ajo, obstruksionet e shtetit të Serbisë kundër Kosovës.

Osmani ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar për vendosjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës.

“Mungesa e balancit dhe qasjes së trajtimit të pabarabartë në dialog i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova ende përballet me masa të padrejta dhe joproporcionale, të cilat prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve të saj”, deklaroi Osmani.

Në të njëjtën kohë ishte kritike për mosvendosjen e masave të tilla edhe për shtetin e Serbisë, që, sipas saj, ka qëllim kryesor destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

“Në anën tjetër duke mosvendosur masa ndaj Serbisë për aktin e agresionit të 24 shtatorit dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve përgjatë majit, për fat të keq, ky shtet vetëm po inkurajohet të vazhdojë të përdorë dhunë”, theksoi Osmani.

Presidentja Osmani tha se “një trajtim i tillë i pabarabartë do të jetë një goditje për vet kredibilitetin e procesit të dialogut dhe pengesa kryesore për progresin e këtij procesi”.

Duke iu referuar draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Osmani ka thënë se për këtë draft vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, para se të ndodhë kjo, Osmani ka ftuar të gjitha partitë politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të shkruajnë komente të përbashkëta.

“Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejojmë një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera, të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka folur edhe për mospajtimet e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se mospajtimet mund të ndodhin, porse tha se besimi i ndërsjellë nuk duhet të vihet në pikëpyetje.

Presidentja komentoi dhe shtimin e rasteve të dhunës më bazë gjinore në Kosovë duke thënë se gjatë vitit 2023 tragjikisht u vranë disa gra.

“Dhuna me bazë gjinore nuk është thjeshtë një çështje e grave. Është test për njerëzimin e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim”, theksoi Osmani.

Dhuna me bazë gjinore sipas presidentes Osmani është duhet të shihet si trup kolektiv me të cilin duhet përballur të gjithë.

Osmani tha se për të parandaluar raste të dhunës me bazë gjinore duhet forcuar çdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë.

Në fjalimin vjetor të presidentes morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfshirë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. /REL

The post Vjosa Osmani: Sulmi në Banjskë ishte paralajmërim se Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj të errëta appeared first on Albeu.com.

Sulmi terrosistë në Kosovë, Vuçiç: Djali im nuk ishte në Banjskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mohoi se djali i tij, Danilo, është përfshirë në sulmin në Banjskë kundër policisë së Kosovës më 24 shtator.

Reagimi i Vuçiçit vjen pasi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në sulmin në Banjskë mori pjesë Millorad Jevtiç, që sipas tij, njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiq, djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij [i përfshirë] në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit”, shkroi Sveçla në Facebook.

Vuçiç përmes një reagimi në llogarinë e tij në Instagram tha se djali i tij nuk ka lidhje me sulmin në Banjskë, përveç se ai e do Serbinë dhe ‘Kosovën e Metohinë’ si pjesë të saj, në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Karakteristika e parë e një frikacaku është kur dikush sulmon familjen e tjetrit, fëmijët e tij, sepse ata gjithmonë janë shënjestra më e lehtë”, shkroi Vuçiç, duke iu drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht se ky i fundit nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e bëra nga ministri Sveçla për djalin e presidentit serb.

Sveçla tha se pas sulmit në Banjskë autoritetet gjetën një dokument personal të Jevtiqit, i cili sipas tij, “nga pesë vizitat e fundit të djalit të Vuçiçit në Kosovë, katër herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur sulmoi një njësi patrulluese të policisë së Kosovës në një rrugë në fshatin Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas, grupi i sulmuesve u strehua në manastirin në Banjskë, prej ku vazhdoi përleshjet me zyrtarët policorë.

Gjatë përleshjeve, sipas autoriteteve kosovare, janë vrarë tre sulmues. Kosova ka fajësuar për këtë sulm – që e cilëson terrorist – Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.

Kosova ka publikuar dëshmi për përfshirjen e Radoiçiqit në ngjarjet në veri, përfshirë edhe pamje të incizuara me dron ku ai shihet i veshur me uniformë dhe i armatosur në manastirin e Banjskës më 24 shtator.

Pas sulmit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar rolin e Serbisë në sulmin në Banjskë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, teksa u kanë bërë thirrje palëve që të kthehen në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në BE po ashtu disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet nëse vërtetohet se ka qenë e përfshirë në sulm. Blloku evropian ka deklaruar se po pret përfundimin e hetimeve dhe më pas do të vendosë se çfarë hapash do të ndërmarrë.

The post Sulmi terrosistë në Kosovë, Vuçiç: Djali im nuk ishte në Banjskë appeared first on Albeu.com.