banjo publike Archives - Albeu.com

“Do të mbuloj me para”, 60 vjeçari italian ngacmon të miturën në banjo publike: S’je e vogël
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjeçare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime .

Emisioni Fiks Fare duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disa ditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil. Bashkëpunëtorja e Fiksit madhore, por e prezantuar si 13 vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marr vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta. Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri- tjetrit .

I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem. Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan vazhdimisht vajzës në Whatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

Ndërkohë i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po te mbushësh 20 vjeç quhesh e plakur. Gjithashtu i thotë të mitures se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në whatsup bashkëpunëtorja e Fiksit lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.

Gazetarët e Fiksit duke parë bisedat, ku i moshuari ja kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për t’a marrë në apartament për masazh dhe se do e mbante me lekë, kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast. Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.

Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë se do i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur . Italiani e orienton vajzën drejt hotelit.

Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit . Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i policisë

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

The post “Do të mbuloj me para”, 60 vjeçari italian ngacmon të miturën në banjo publike: S’je e vogël appeared first on Albeu.com.

A e dini pse dyert në banjot publike nuk prekin deri në dysheme?
Njerëzit kanë paguar për të përdorur tualetin për gati 2,000 vjet.

Dhe ndërsa sot kemi tualete publike falas, ato janë akoma të ndryshme nga ato të rregulltat që jemi në shtëpi.

Ato kanë një detaj të veçantë që na tërheq vëmendjen – dyer që nuk arrijnë dyshemenë dhe besoni që ka disa arsye për këtë:

1. Ju mund të shihni nëse dikush ka nevojë për ndihmë mjekësore.

2. Mund të shihni nëse është i lirë.

3. Ndihmon për të hequr qafe erën e keqe brenda

4. Dyert e plota janë më të shtrenjta.

5. Ndihmon për të ndaluar njerëzit nga sjellja e keqe.

6. Mund të dilni nëse brava është bllokuar.

7. Mund t’i kërkoni dikujt letër higjienike nëse nuk e keni.

8. Njerëzit kalojnë më pak kohë në banjë dhe rradha lëviz më shpejt.

9. E bën më të lehtë për kujdestarët të pastrojnë dyshemenë.

10. Në rast të prishjes së tubit, uji nuk do të grumbullohet.

The post A e dini pse dyert në banjot publike nuk prekin deri në dysheme? appeared first on Albeu.com.