Banjat Archives - Albeu.com

Ina Zhupa publikon video nga Banjat e Bënjës: 2 milionë euro publike për një ndërhyrje që, sipas saj, po i shkatërron
Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetare e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, ka reaguar me tone të forta për punimet e kryera në Banjat e Bënjës, të cilat ajo i konsideron si dëmtim të një prej aseteve më të rëndësishme natyrore dhe turistike të Shqipërisë.

Përmes një postimi publik, Zhupa ka shpërndarë pamje video nga zona dhe ka denoncuar atë që e cilëson si betonizim dhe shkatërrim, ndërsa thekson se për këtë projekt po përdoren rreth 2 milionë euro fonde publike, të cilat sipas saj po dëmtojnë ekosistemin dhe karakterin natyror të zonës.

Ajo vë në dukje gjithashtu se qytetarët po paguajnë për herë të dytë për ndërhyrje në Bënjë, pasi një investim i mëparshëm me vlerë rreth 200 mijë euro, sipas saj, nuk dha rezultat.

Sipas Zhupës, kjo pasuri natyrore ka nevojë për mbrojtje, administrim të kujdesshëm dhe investime që respektojnë natyrën, historinë dhe identitetin e saj, e jo për ndërhyrje me beton dhe projekte që rrezikojnë ta dëmtojnë.

Reagimi i plotë

2 milion euro nga FSHZH, për të shkatërruar me paratë e qytetarëve një nga pasuritë natyrore më të çmuara të Shqipërisë është skandaloze!

Këtë video ma ka dërguar një qytetar, i cili denoncon gjendjen alarmante dhe dëmet që po i bëhen Banjave të Bënjës, një prej perlave më të rralla natyrore dhe turistike të vendit.

Qytetari më informon se çdo kishte pushues me fraktura apo lëndime që dërgoheshin në spitalin e Përmetit, pasi rrëzoheshin në atë zonë, deri sa Banjat u mbyllën javën e kaluar.

Burimet termale, kanionet e Langaricës dhe peizazhi unik kanë qenë për dekada një destinacion i veçantë për vizitorët shqiptarë e të huaj, një pasuri që duhej mbrojtur dhe promovuar, jo betonizuar dhe shkatërruar.

Më e rënda është se kjo është hera e dytë që qytetarët paguajnë për të njëjtën histori dështimi. Punimet e mëparshme kushtuan rreth 200 mijë euro, por rezultatet në terren nuk kishin asnjë lidhje me projektin e prezantuar. Fotot e projektit dhe ato të zbatimit janë si nata me ditën. Paratë u shpenzuan, por investimi dështoi.

Në vend që ti kërkohej llogari për atë dështim dhe të coheshin letrat para drejtësise, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender tjetër me objekt “Ndërhyrje e integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, Rajoni 4: Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, me fond limit plot 2 milion euro.

Në vend të ruajtjes së natyrës, po ndërhyhet në mënyrë agresive në një ekosistem unik. Pamjet flasin për një punim betoni, shkatërrues për vendin.

Kjo nuk është ndërhyrje restauruese, as ndërhyrje e studiuar në harmoni me eko sistemin. Kjo është shpërdorim fondesh publike, mungesë përgjegjshmërie dhe një tjetër shembull se si pasuritë natyrore të Shqipërisë trajtohen si pronë pa zot. Fillimisht paguajmë për një projekt që nuk realizohet siç duhet, pastaj paguajmë sërish për të korrigjuar dështimin, ndërsa në fund natyra del më e dëmtuar se më parë.

Banjat e Bënjës nuk kanë nevojë për beton, kanë nevojë për mbrojtje, menaxhim të kujdesshëm dhe investime që respektojnë natyrën, historinë dhe identitetin e tyre.

Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar? Kush do të japë llogari për qindra milionë lekë të shpenzuara, ndërsa një pasuri e pazëvendësueshme natyrore po degradohet para syve tanë?

https://www.facebook.com/reel/2084024105554282/

The post Ina Zhupa publikon video nga Banjat e Bënjës: 2 milionë euro publike për një ndërhyrje që, sipas saj, po i shkatërron appeared first on Albeu.com.