banglandeshas Archives - Albeu.com

Bizneset në Shqipëri marrin punëtorë nga Bangladeshi
Nazmul Haque, 40 vjeç, prej një muaji ka ardhur në Shqipëri nga Bangladeshi për tu punësuar në një fabrikë të trajtimit të mbetjeve shtazore në qytetin e Lezhës.

“Unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vi këtu,” thotë Haque, e cili thotë se është i kënaqur me kushtet e punës, ndërsa pronari i ka siguruar gjithashtu ushqimin dhe fjetjen. “Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë,” shtoi 40-vjeçari.

Haque nuk është i vetëm. Në fabrikën e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore “INCA” në qytetin e Lezhës, janë punësuar rishtazi 10 punëtorë nga Bangladeshi.

Drejtuesit e kësaj sipërmarrje theksojnë se mungesa e krahut të punës në vendin tonë, i ka detyruar që ti kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës dhe janë në pritje të lidhjes së kontratave të tjera me punëtorë të huaj.

“Me zgjerimin e kompanisë tonë lindi nevoja për fuqi punëtore,” tha Iris Gruda, drejtoreshë e prodhimit të kompanisë. “Duke qenë se nuk kemi mundur të sigurojmë fuqi punëtore këtu në Shqipëri, po detyrohemi të marrim punonjës të huaj,” shtoi ajo.

Ndërmarrjet prodhuese nuk janë të vetmet që përballen me mungesë të burimeve njerëzore në bashkinë e Lezhës. Probleme raportohen edhe nga sipërmajrrjet e shërbimeve në fushën e turizmit, të cilat kanë vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar gjatë sezonit të verës.

Me një popullatë prej 163 milionë banorësh dhe të ardhura vjetore për frymë prej 2227 USD – gati 2.5 herë më të vogla se Shqipëria, Bangladeshi është një vend burim për migracionin e krahut të punës.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës çdo vit 400 mijë punëtorë migrojnë nga Bangladeshi për tu punësuar jashtë vendit në punë të pakualifikuara dhe me rroga të ulëta.

“Do qëndroj këtu për një kohë të gjatë se nuk kam zgjidhje tjetër, pasi në vendin tonë nuk ka punë,” tha  Abudalep, një tjetër punëtor nga Bangladeshi i punësuar në fabrikën INCA në Lezhë.

“Nevoja për bukën e gojës na ka detyruar që të vimë në Shqipëri sepse nuk kemi asnjë të ardhura e më duhet të mbaj familjen,” shtoi 28 vjeçari.

Kryeministri Edi Rama shkaktoi debat gjatë fushatës zgjedhore kur i sugjeroi një sipërmarrësi fason në qytetin e Shkodrës që të rekrutonte punëtorë nga Bangladeshi.

“Shtatë ditë është procedura me marrë punëtorë të huaj dhe po të them që me pagën që ke ti këtu e ke të garantume – se unë e shof të marrin edhe të tjerët, nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India,” tha Rama.

“Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo ndërroi, se i hyn krymi, mësojnë thashethemet, i hyn krymi, jo politika, jo demokracia, jo liria, jo Europa, jo bota,” shtoi ai.

Me një shkallë zyrtare papunësie prej 11.7 %, Shqipëria mbetet një vend ku shumë të rinj emigrojnë në perëndim për të gjetur punë. Deklaratat e kryeministrit për mungesën e krahut të lirë të punës në vend, u kritikuan gjatë asaj kohe nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Ai e ka mendjen të sjelli punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë,” deklaroi Basha, gjatë një ndalesa elektorale në Vaun e Dejës, në veri të Shqipërisë.

Por ndërkohë që opozita dhe mazhoranca debatojnë për investitorët dhe punëtorët e huaj, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme vendase, në mënyrë të veçantë ato në sektorin e turizmit, akohen se rekrutimi i stafit gjatë sezonit të verës është kthyer në një sfidë për bizneset.

“Këtë vit e kam hapur prej datës 15 maj, por kam hasur problem në sigurimin e stafit,” thotë Nureman Hasani, i cili prej 7 vitesh administron një piceri-fast food në plazhin e Shëngjinit.

“Shumë prej atyre që kanë punuar tek unë vitet e shkuara janë larguar jashtë vendit e të tjere që kam kontaktuar nuk kanë interes fare për të punuar,” shhtoi ai.

Në mungesë të krahut të punës, 60-vjeçari thotë se është detyruar që të punësojë familjen e tij, pasi nuk po gjen zgjidhje tjetër.

“Mua më nevojiten të paktën 10 punëtorë, por vetëm 4 kam arritur të siguroj,” tha Hasani. “Kam djalin me nuse e gruan të cilët janë vendosur tek biznesi prej disa ditësh sepse nuk po kemi zgjidhje tjetër,” shtoi ai.

Sigurimi i stafit është kthyer në sfidë për bizneset në zonën turistike të Shëngjinit. Në hyrje të bizneseve apo dhe në vende të tjera vëren lehtësisht, njoftime për vende të lira pune.

Besnik Sula, administrator i një hoteli, thotë se prej dy muajsh po rendet në kërkim të stafit, por ende nuk ka arritur ta sigurojë.

“Kam vendos njoftime e po kërkoj në shkolla profesionale – deri në Tiranë, por shoh që nuk ka fare interes,” tha Sula, i cili theksoi se ka nevojë për 5 punëtorë shtesë.

“Deri tani jam munduar t’ia dal duke punuar bashkë me familjen, por kjo nuk është zgjidhje sepse numri i pushuesve sa vjen dhe rritet dhe nevojat për krah pune në hotelin tim janë të mëdha,” shtoi ai.

Sula thotë se i ka kthyer sytë nga vendet fqinje për të rekrutuar punëtorë të rinj. Ai tregon se ka arritur një marrëveshje me një kuzhinier nga Kosova, i cili ka filluar punë me 1 korrik.

“Unë e kam hotelin prej 15 vitesh këtu në Shëngjin, por problemet me sigurimin e stafit janë shfaqur vetëm vitet e fundit,” tha ai.

Ded Pronoka, administrator i një hoteli dhe restoranti, shprehet se pagat dhe kushtet e punës për punëtorët vendas janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por ndërkohë shumë të rinj janë larguar nga vendi.

“Migrimi ka ndikuar shumë në reduktimin e krahut të punës, ndaj dhe ne po hasim shumë vështirësi, sidomos vite e fundit fenomeni është bërë mjaft shqetësues” thotë Ded Pronoka administrator i një hoteli dhe restoranti në Shëngjin.

“Unë kam punëtor shqiptar që i kam punësuar dhe pagat janë shumë të mira, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër,” përfundoi ai./ BIRN

The post Bizneset në Shqipëri marrin punëtorë nga Bangladeshi appeared first on Albeu.com.