bangladeshi Archives - Albeu.com

Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin
Qendra e Gjadrit në Shqipëri, pritet të rihapet për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit.

Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera.

Sipas qeverisë italiane, qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur te rregullat e reja evropiane që lejojnë mbajtjen dhe shqyrtimin e kërkesave të migrantëve nga vende të sigurta përmes procedurave të përshpejtuara.

Autoritetet presin që numri i personave të transferuar të jetë shumë më i lartë se në fazën e parë, pasi lista e re evropiane e vendeve të origjinës së sigurta do të përfshijë tashmë Bangladeshin dhe Egjiptin, prej të cilëve këtë vit kanë ardhur mbi 28 mijë persona, gati gjysma e mbërritjeve totale.

Kësaj do t’i shtohen edhe shtetasit tunizianë dhe marokenë, të cilët gjithashtu mund të riatdhesohen shpejt sipas procedurave të përshpejtuara.

Plani i Viminales parashikon që pjesa më e madhe, në mos të gjitha 1.100 vendet e qendrës së Gjadrit, të mbushen me një qarkullim të shpejtë emigrantësh, pasi procedurat e përshpejtuara të kufirit parashikojnë riatdhesimin brenda një muaji.

Ministria e Brendshme italiane beson se, me rregullat e reja të BE-së, migrantët nuk do të mund të përdorin më apelimet automatike për të shmangur qëndrimin në qendër dhe për t’u rikthyer në Itali gjatë pritjes së vendimit përfundimtar të gjykatës.

Ndër normat e miratuara në Këshillin e BE-së, është edhe heqja e pezullimit automatik të riatdhesimit në rast ankimi. Emigranti mund të paraqesë apel, por riatdhesimi do të kryhet, përveçse nëse gjykata vendos të pezullojë urdhrin e dëbimit.

Ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio, e ka përshkruar këtë paketë rregullash si një hap të rëndësishëm drejt qartësimit juridik, duke theksuar se vendimet e pritshme të trilogut do të eliminojnë çdo paqartësi gjyqësore dhe do të forcojnë zbatimin e procedurave.

Qeveria italiane po përgatitet të riaktivizojë mekanizmin e dërgimit të migrantëve në Shqipëri, e bindur se lista e re evropiane e vendeve të sigurta adreson të gjitha kundërshtimet e ngritura më herët nga gjykatat italiane.

Aktualisht, qendra e Gjadrit, zemra e të ashtuquajturit “model Shqipëria” ka mbetur kryesisht e zbrazët, një situatë që Konferenca Ipeshkvnore Italiane e ka kritikuar duke e cilësuar si “në kufijtë e demokracisë”.

The post Emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të sillen në Shqipëri/ Zbardhet plani i qeverisë italiane për Gjadrin appeared first on Albeu.com.

Mungesa e forcës punëtore/ Pasi dështuan me punonjësit nga Bangladeshi, tani po tentohet me indianët
Biznese në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, po i drejtojnë sërish sytë te vendet e huaja për gjetjen e forcës punëtore. Emigracioni dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë hendekun e gjetjes së punonjësve.

Fillimisht u tentua me punonjës kryesisht nga Bangladeshi, skemë e cila dështoi pasi ata e shihnin Shqipërinë më shumë si trampolinë për të kaluar në Europë. Tashmë India po shihet si një burim për gjetjen e punonjësve.

Në situatë të vështirë për punonjës, janë edhe fermat e mëdha dhe të mesme. Përveç ofrimit të pagave deri 1,000 euro në muaj për stallier nga drejtuesit e fermave, po kërkohen punonjës nga India.

Klajdi Myzaferi, drejtuesi i një ferme me 150 krerë lopë në Vlorë, prej muajit nëntor 2023 ka të punësuar 2 indianë që i paguan 500 USD në muaj, përfshirë akomodimin dhe ushqimin e paguar, dhe dhëniesh bonusi për punë ekstra.

“Jam i kënaqur me rendimentin e punës, sidomos me qëndrueshmërinë, gjë të cilën nuk po e hasim me punonjësit vendas. Gjithashtu kanë nisur të përshtaten edhe me proceset e automatizuara të fermës”.

Ai pritet që së shpejti të shtojë stafin me të punësuar nga India, prej 2 apo 3 punëtorë.

“Nuk ka vazhdimësi në fuqinë vendase. Nuk ka të rinj që duan të punojnë në blegtori, largohen në emigracion. Gjen forcë punëtore mbi moshën 55-vjeç, por ata nuk arrijnë të përballojnë punë të vështira në blegtori ”, tha ai.

Myzaferi shton se pagat për punonjës vendas në pozicionin e stallierit, variojnë nga 700 deri 1,500 euro në muaj. Ndërsa gjatë periudhës së verës, pagesat për punonjësit e transportit arrijnë deri në 2,000 euro në muaj.

Dy punonjës të huaj me shtetësi indiane, pritet të punësohen edhe në një tjetër ferme me 60 krerë lopë në zonën e fierit. Sipas kontratës të nënshkruar nga drejtuesi i fermës me kompaninë e rekrutimit, paga për punëtoret e huaj do të jetë 600 euro në muaj.

Por eksperti i bujqësisë dhe blegtorisë Ervin Resuli, nuk e sheh zgjedhje punësimin e shtetasve të huaj jo vetëm nga rendimenti dhe qëndrueshmëria, por për shkak të krizës se sektorit të blegtorisë.

Përfshirë edhe mosgjetjen e punonjësve, kjo sipas tij shumë shpejt do t’i sjellë blegtorisë rënie të lartë të numrit të fermave të mëdha dhe të vogla dhe numrin e krerëve të bagëtive.

Ai thotë se në këtë situatë, është shumë e domosdoshme që nga institucionet shtetërore të shtohen subvencionet për sektorin e blegtorisë, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë krahasuar me rajonin.

Sipas tij, diferenca në dhëniesh subvencionesh është e lartë krahasuar me rajonin. P.sh. në Kosovë subvencioni për dhitë është 30 euro për krerë, ndërsa në Shqipëri 1,200 lekë apo 12 euro për krerë për tufën nga 100 deri në 300 dhi.

Të dhënat e fundit të INSTAT, treguan se gjatë vitit 2023, numri i bagëtive shënoi ulje në mbi 11 për qind në secilën kategori, gjedhë, dhi dhe dele. Në vitin 2023 në të gjithë vendin kishte 263 mijë gjedhë me rënie vjetore 11.5%

Ndërsa numri i të imtave shënoi rënie me 11.7%. Me rënie 16% ishte edhe numri i derrave. Teksa me rritje ishin vetëm shpendët dhe kosheret me nga 2,6 dhe 8.2% secila./Monitor

The post Mungesa e forcës punëtore/ Pasi dështuan me punonjësit nga Bangladeshi, tani po tentohet me indianët appeared first on Albeu.com.

Me uljen e temperaturave, Bangladeshi rihap shkollat ​​
Shkollat ​​në Bangladesh u rihapën të dielën dhe mësimet po vazhdonin gjatë fundjavës pas një vale të fortë të të nxehtit një javë më parë që pezulloi mësimet ndërsa vendi u pjek në temperatura që u rritën në mbi 40 gradë Celsius. Bangladeshi është lëkundur për rihapjen e shkollave për rreth 33 milionë studentë mes presionit për të përgatitur nxënësit për provime, edhe pse vala më e keqe e të nxehtit në shtatë dekada dërgoi temperatura deri në 43.8 C javën e kaluar.

Bangladeshi do të mbajë mësime të shtunave deri në njoftimin e mëtejshëm, tha ministria e arsimit. Gjithashtu Ministri i Arsimit Mohibul Hasan Chowdhury ka thënë se shkollat ​​do të hapen të premten nëse do të jetë e nevojshme për të përfunduar kurrikulën. Agjencia e OKB-së për fëmijë ka vlerësuar se një në tre fëmijë, ose gati 20 milionë fëmijë, në Bangladeshin e ulët përballen çdo ditë me peshën e madhe të ndryshimeve të tilla klimatike.

The post Me uljen e temperaturave, Bangladeshi rihap shkollat ​​ appeared first on Albeu.com.

Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza
Edhe pse shumë larg me kilometra, punëtorët aziatikë, posaçërisht qytetarë nga Bangladeshi ia kanë mësyrë me të madhe Kosovës për të punuar në sektorin privat, sa që nuk po arrijnë të procedohen aplikimet që nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

Mediat në Kosovë kanë komunikuar me disa qytetarë të interesuar dhe me Ambasadën e Kosovës në Bangladesh, ku këta të fundit janë përgjigjur se janë detyruar të shtyjnë fillimin e marrjes së aplikimeve të reja për viza punësimi për kategorinë “D’’ deri në mars.

Komunikimi mes Ambasadës dhe aplikuesit

“Ne parashikojmë që në fillim të marsit të fillojmë me procedurën e re të vizave duke përfshirë listën e dokumenteve të reja dhe udhëzimet e reja”- shkruan në përgjigjen që ia ka kthyer Ambasada një ndërmarrësi të interesuar nga Kosova që të punësojë punëtorë nga Bangladeshi.

Të njëjtit aplikues, në nëntor Ambasada fillimisht i kishte kthyer përgjigje që nuk mund t’ia pranojë kërkesën për termin  për aplikim pune, pasi që Ambasada nuk ka termine të lira deri mbas 25 janarit.

Bazuar në përgjigjen e Ambasadës, ata kishin thënë që në fillim të janarit do të lëshojnë një njoftim të ri me procedura të reja, më efikase dhe më të shpejta aplikimi, të cilat do të përmisiojnë procedurën e aplikimit dhe dukshëm të shkurtojnë kohën e përgjigjeve.

Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është publikuar në faqen e misionit diplomatik në Bangladesh.

E, as vetë ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Viza e tipit “D” është afatgjatë. Këto viza kërkohen për qëndrime që tejkalojnë periudhën tre mujore. Mes të tjerëve për këtë vizë mund të aplikojë një punonjës që do të punojë në një biznes në Kosovë ose për punësim sezonal.

Viteve të fundit nën arsyetimin se ka mungesë të fuqisë punëtore në sektorin privat ka nisur ky trend i punësimit të qytetarëve nga Azia Jugore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë që deri më tani në Kosovë kanë ardhur rreth 500 punëtorë nga Bangladeshi, të cilët Kosovën po e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim.

“Në Kosovë kemi treg të çrregulluar, punëtorët tani po zgjedhin. Nuk është koha kur pronarët e kompanive kanë thënë se nëse dëshiron të punosh mirë, nëse jo tjetri është duke pritur te dera… Këta (punëtorët nga Bangladeshi)  nuk vijnë për të punuar, por Kosovën e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim”- është shprehur Azemi.

The post Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza appeared first on Albeu.com.

Tentuan ta eliminonin, Artan Hoxha: Kush e kërkon të vdekur Otin e Elbasanit, lidhja me masakrën e Bradasheshit
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot tek arrestimi i Xhafer Deliut në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të fortë, Heroinë. Hoxha shtoi se në celularin e tij janë gjetur foto dhe biseda bindëse se në Elbasan do të kryheshin dy goditje për të eliminuar dy persona të njohur në këtë qytet.

“Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë. Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate. Kishte kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibeaj, apo njohur si vëllai i Spahiut që u vra në Belgjikë. Ka pasur kontakte mes Xhafer Deliut dhe Arben Spahiut.” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës në celularin e Xhafer Deliut janë gjetur foto të Dine Çamit dhe foton e Otit të Elbasanit. Hoxha theksoi se është shumë e qartë që kjo është një hakmarrje që tentohet të kryhet për shkak të masakrës së Bradasheshit.

“Në celularin e tij, u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfyer Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Me qene se nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memës. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do vriste vetë Nuredin Dumanit. Janë gjetur foto.” shtoi gazetari Artan Hoxha.

Hoxha duke u ndalur tek kjo ngjarje e rëndë ka theksuar se Otit të Elbasanit është hera e dytë që kërkohet të eliminohet. Ai sipas Hoxhës ka kërkuar mbrojtje, por shteti nuk e ka thirrur as për të dëshmuar për ngjarje të tilla.

“Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhaferr Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar. Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar. Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt.”

“Del se kush e kërkon eliminimin e Elton Kilës. Është për hakmarrje për Bradasheshin. Pse nuk e pyesin? Është e dyta herë që kërkohet të eliminohet. Henrik Hoxha e priti gjithë ditën por nuk kishte ardhur në vendin ku do kryhej vrasja. 200 mijë euro u paguan. Edhe këtë herë u gjet grupi që do e eliminonte. Minimalisht të merret në pyetje se nuk është marrë. Gjykata Administrative aty është AK – 47 që i con në vrasje.” tha Hoxha.

The post Tentuan ta eliminonin, Artan Hoxha: Kush e kërkon të vdekur Otin e Elbasanit, lidhja me masakrën e Bradasheshit appeared first on Albeu.com.