banesen e fundit Archives - Albeu.com

VIDEO/ Mes lotësh dhe duartrokitjesh, përcillet në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli
Këtë të premte, efektivi i policisë, “Dëshmori i Atdheut” Enea Mekolli, përcillet në banesën e fundit. Pas ceremonisë së homazheve, kolegë, miq të afërm familjarë i kanë dhënë lamtumirën mes lotësh.

Enena Mekolli, u vra në krye të detyrës gjatë një operacionit të zhvilluar në Korçës, për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Breçollari, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër efektiv.

Ngjarja

Mëngjesin e djeshëm, gjatë një aksioni policor për kapjen e të shumëkërkuarit, Violand Braçellari, i cili fshihej në stallat e bagëtive në një zonë të pyllëzuar në periferi të fshatit Lozhan të Maliqit, ka hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të policisë. Nga breshëria e plumbave u vra në vendngjarje efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Ndërkohë autori i ngjarjes u plagos, duke marrë tre plumba, në dorë dhe në brinjë, ndërsa ndodhet bashkë me policin e plagosur te spitali i Traumës.

The post VIDEO/ Mes lotësh dhe duartrokitjesh, përcillet në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli appeared first on Albeu.com.

Pamje të trishta pas tragjedisë në Durrës, familjarët përcjellin në banesën e fundit dy fëmijët që humbën jetën (VIDEO)
Pas homazheve, janë përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët, 10 dhe 12-vjeç, që u përplasën për vdekje një ditë më parë në qytetin e Durrësit nga Nikoll Radaçi që drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Mes dhimbjes dhe lotëve, të afërm dhe banorë të zonës së ish Kënetës u dhanë lamtumirën e fundit dy vogëlushëve.

Në homazhe, ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila teksa shprehu ngushëllimet, theksoi nevojën për arantohen standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë.

NGJARJA

Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, 57 vjeç, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas ngjarjes, ai u largua nga vendi i aksidentit, por u vu në pranga më pas nga policia. 57-vjeçari rezultoi se ishte ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë parakalime të gabuara dhe tejkalim shpejtësie ndërsa i ishte pezulluar patenta nga 1 muaj.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

The post Pamje të trishta pas tragjedisë në Durrës, familjarët përcjellin në banesën e fundit dy fëmijët që humbën jetën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Durrës/ Përcillen sot për në banesën e fundit dy fëmijët që u aksidentuan për vdekje nga shoferi i dehur
Ditën e sdjeshme, një aksident tragjik u regjistrua në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy fëmijë u përplasën për vdekje nga automjeti i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili rezultoi se ishte i dehur.

Sot do përcillen për në banesën e fundit dy të miturit, 9 dhe 12-vjeç.

Nga përplasja u plagos rëndë edhe një fëmijë tjetër, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se ka dëmtime të shumta.

Si ndodhi ngjarja?

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur , të moshës 10-vjeç, kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

The post Tragjedia në Durrës/ Përcillen sot për në banesën e fundit dy fëmijët që u aksidentuan për vdekje nga shoferi i dehur appeared first on Albeu.com.

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)
Dhimbja është e papërshkrueshme në Gryksh të Madh të Peqinit këtë të enjte, ku në çdo cep të fshatit ndihet heshtja e rëndë, lotët që nuk ndalen dhe zemrat e thyera për Artin, Jonidën, Hajdarin dhe Xhesikën Kola, familjen që u shua tragjikisht në Itali javën e kaluar, duke lënë pas një boshllëk që askush nuk di si ta mbushë.

Të afërmit mezi gjejnë fjalë për të përshkruar atë që po përjetojnë.

“Na iku një familje e tërë… Na u mbyll dera e shtëpisë”, thotë mes lotësh një nga familjarët.

“Arti ishte shtylla e familjes, një jetë e tërë në emigrim që pa mbushur ende 14-vjeç. Ishte njeri punëtor e i qetë. Jonida ishte zemra e shtëpisë. Fëmijët… ishin drita e syve të tyre. Si ta përballosh një dhimbje të tillë”?

Në oborrin e shtëpisë, ku ishin mbledhur të afërmit, miqtë dhe qindra bashkëfshatarë, sot mbizotëronte zia. Fqinjët qëndronin të heshtur, të mbledhur pranë njëri-tjetrit për të ndarë dhimbjen.

“Nuk kemi parë kurrë një tragjedi të tillë. Është si të na jetë këputur një pjesë e shpirtit”, shprehet një fqinj i vjetër.

“I njihnim prej vitesh. Ishin njerëz të thjeshtë, të dashur, që nuk i bënin keq askujt”.

Një tjetër banor shton: “Fshati Gryksh i Madh sot është në zi. Nuk është vetëm dhimbja e familjes së tyre, është dhimbja e të gjithëve ne. Hajdari dhe Xhesika ishin fëmijë të mbarë, plot ëndrra. Nuk e besojmë ende që nuk do t’i shohim më”.

Lotët, përqafimet dhe fjalët e ngushëllimit nuk mjaftojnë për të lehtësuar plagën e hapur nga kjo tragjedi e katërfishtë. “Kjo është një dhimbje që nuk kalon kurrë”, thotë një e afërme.

“Do të jetojmë me kujtimin e tyre çdo ditë”. Grykshi i Madh sot nuk është thjesht një fshat në zi, por një komunitet i tërë i bashkuar në dhimbje, që përkulet me respekt para kujtimit të një familjeje që u nda nga jeta tragjikisht në dhe të huaj, shumë herët, duke lënë pas mall, trishtim dhe një plagë që nuk do të shërohet kurrë.

Ajo do të mbetet gjatë në zemrat e të gjithëve si një nga tragjeditë që preku thellë njerëzit, këndej dhe përtej detit.

The post Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje
Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15- vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre në Porcari të Italisë, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.

Trupat e pajetë i janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali, ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre për në Shqipëri.

Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro.

Tragjedia ndodhi rreth orëve të darkës: vëllai i kryefamiljarit dhe karabinerët, në momentin që hynë në shtëpi, gjetën tryezën të shtruar.

Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët: sapo mbërritën në banesën trekatëshe, ai dhe efektivët trokitën disa herë, pa marrë asnjë përgjigje.

Në atë moment ata e thyen derën dhe, sapo hynë brenda, u përballën me një skenë dramatike, me katër trupa të pajetë të shtrirë në tokë.

Xhaxhai i dy fëmijëve të mitur, gjithashtu për shkak të monoksidit të karbonit, humbi ndjenjat para syve të karabinierëve, të cilët arritën të dilnin nga shtëpia përpara se të pësonin të njëjtin fat dhe të jepnin alarmin. Ai u dërgua në spitalin e Cisanello-s.

Banesa ku ndodhi tragjedia është pronë e Arti Kolës, i cili, sipas disa dëshmitarëve, e kishte blerë rreth 3 vite më parë, por vetëm kohët e fundit familja kishte filluar të jetonte aty. Shtëpia thuhet se ishte restauruar pjesërisht nga vetë ai, piktor me profesion, ndoshta së bashku me disa miq. Ndërkohë djali i tij, vetëm 22-vjeçar punonte si elektricist.

The post Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në automjetin e tij, përcillet sot në banesën e fundit biznesmeni Edmond Mehalla, ceremonia mortore nën masa të shtuara sigurie
Ditën e sotme në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit, do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij.

Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht.

Burime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit.

Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit. Policia ka konfirmuar se Naldo Gjini, është emri i parë i dyshuar për ekzekutimin mafioz të biznesmenit.

Struktura të shumta të policisë janë angazhuar në kërkim të tij, ndërsa kontrollet po shtrihen në disa qytete.

Hetimet kanë zbuluar një tjetër element të rëndësishëm: përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar.

Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve.

Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore.

Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, një metodë tipike e ekzekutimit profesional.

Ai sapo ishte futur në automjet kur u sulmua. Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike.

Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.

Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.

Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës. Autorët vijojnë të jenë ende në arrati, ndërsa priten zhvillime të reja në orët në vijim.

The post U ekzekutua në automjetin e tij, përcillet sot në banesën e fundit biznesmeni Edmond Mehalla, ceremonia mortore nën masa të shtuara sigurie appeared first on Albeu.com.

U shua në moshën 40-vjeçare, Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit (VIDEO)
Ditën e sotme, familjarë, miq, kolegë kanë përcjellë për në banesën e fundit këngatarin shumë të dashur për publikun, Shpat Kasapi.

Këngëtari u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, pas një sulmi në zemër.

Varrimi i këngëtarit do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Tetovë.

Shpat Kasapi, ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

I ndjeri ishte i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

The post U shua në moshën 40-vjeçare, Shpat Kasapi përcillet për në banesën e fundit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, fqinja tregon momentet e tmerrshme…
Pas tragjedisë që ndodhi ditën e djeshme, në Maliq ka pllakuar heshtja dhe dhimbja. Nënë e bir, Merjeme Hazisllari, 38-vjeçe dhe djali i saj Luka Hazisllari, 14-vjeç, humbën jetën, pasi u asfiksuan nga zjarri që ‘mbërtheu’ të gjithë banesën, ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6-vjeçe.

Kjo e fundit ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e Tiranës, ndërsa ka djegie në fytyrë dhe trup.

Sakaq, të afërm të viktimave, kanë shkuar për ngushëllim në banesën e xhaxhait të fëmijëve, e cila ka hapur dyert e mortit, pasi banesa e vëllait të tij është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Nënë e bir do të përcillen për në banesën e fundit në orën 15:00.

Dëshmia e fqinjes:

Xhemile Kapri është personi i parë që ka qenë në vendngjarje, aty ku ditën e djeshme një tragjedi i morri jetën nënës dhe djalit të mitur, 14-vjeçarit Luka Hazisllari ndërsa u plagos rëndë vajza vetëm 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari.

Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit, ndërsa tregon se askush nuk e dinte që në banesë ishte edhe 38-vjeçarja Merjeme Hazisllari e cila humbi jetën nga asfiksia.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’

Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: ‘Ka vdekur.’ Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda e gjeti policia dhe zjarrfikësja.

Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda.

Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi; kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo”, ka deklaruar ajo.

The post Tragjedia në Maliq/ Përcillen sot për në banesën e fundit nënë e bir, fqinja tregon momentet e tmerrshme… appeared first on Albeu.com.

U ekzekutua në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja
Këtë të mërkurë 8 tetor 2025, gjyqtari Astrit Kalaja, do të përcillet për në banesën e fundit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, ku u ekzekutua me armë zjarri në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.

Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.

Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit, ka tronditur opinionin publik për faktin që ishte një akt i pazakontë në vendin tonë si dhe për faktin që në sallë e gjyqit, një nga vendet ku siguria duhej të ishte maksimale, autori Elvis Shkambi, nxori armën e zjarrit dhe qëlloi drejt gjyqtarit, duke i marrë menjëherë jetën, e duke lënë të plagosur dy persona të tjerë.

NGJARJA:

Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por Banush Koxha, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3).

Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkamb që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, autori i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit nëpunësit gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë.

The post U ekzekutua në sallën e gjyqit, përcillet sot për në banesën e fundit gjyqtari Astrit Kalaja appeared first on Albeu.com.

U vra nga bashkëshorti në prani të fëmijëve në Greqi/ Përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve
Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakolecin, e cila la pas katër fëmijë.

Mëngjesin e kësaj të marte, është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës, janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares dhe ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.

Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.

NGJARJA

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau në mënyrë barbare bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë, pritet të dalë përpara gjykatës.

Ai qëlloi për vdekje bashkëshorten Marjola Nakoleci pas një sherri. Gazetat greke, shkruajnë se e ndjera la pas 4 fëmijë.

Sipas gazetës ‘Kathimerini’: “Në të njëjtën kohë me procesin gjyqësor, mbetet serioze çështja e kujdestarisë së katër fëmijëve të familjes. Tre prej tyre janë të mitur, me moshë 6, 13 dhe 16-vjeç, ndërsa ka edhe një vajzë 18-vjeçe që sapo u bë e rritur”.

“Me urdhër të Prokurorisë së Volosit, që nga dje ka nisur një hetim urgjent social nga shërbimi social i bashkisë. Punonjësit socialë dhe psikologët kanë nisur kontakte me të afërm nga të dyja anët për të vlerësuar se cili do të ishte ambienti më i mirë për fëmijët.

Sipas informacioneve, dy motrat e 36-vjeçares, njëra në Skiathos dhe tjetra në Itali, kanë shprehur interes, ashtu si edhe gjyshi nga ana e babait, i cili jeton në Shqipëri.

Fëmijët duan të qëndrojnë në Greqi, dhe skenari më i mundshëm që po shqyrtohet është dhënia e kujdestarisë te tezja nga Skiathos, me mbështetje financiare nga tezja që ndodhet në Itali.

Të gjitha procedurat do të përfundojnë pas kthimit të fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga prokuroria”, shkruan gazeta.

The post U vra nga bashkëshorti në prani të fëmijëve në Greqi/ Përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci, ja çfarë do ndodhë me kujdestarinë e 4 fëmijëve appeared first on Albeu.com.