bandën Archives - Albeu.com

SPAK zbërthen bandën e Suel Çelës/ Si bliheshin gjyqtarët dhe policët, mes të arrestuarve edhe vëllezërit e zyrtares së lartë
Operacioni i bujshëm që tronditi vendin, që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim një mori personash dhe emrash të njohur jo vetëm të botës së krimit.

Që nga vrasjet me paramendim e deri të pastrimi i parave, grupi i përmbledhur në një procedim penal, sipas SPAK ka konsumuar 9 vepra të rënda penale.

Nën derigjimin e Suel Çelës, i cili kishte mundur të sillte nën urdhrat e tij një ‘snajper’ nga Shkodra, një biznesmen nga Peqini, gjyqtarë, avokatë e drejtues të lartë policie, por madje, ai kishte nën urdhrat e tij edhe dy djem, motra e të cilëve mban një nga postet më të rëndësishme në institucionet shtetërore të vendit.

SPAK, i cili ka vepruar në bashkëpunim me një sërë agjencish së huaja, ka mundur të faktojë një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mes të cilave vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë, nipit të Çapjave, atentatit me snajper ndaj Ardian Çapjas, atentateve ndaj E.K., disa rasteve të trafikut të kokainës, i faktuar.

Në organizatën që drejtohej nga Çela dhe që mbrohej nga njerëzit e sistemit të drejtësisë, bien në sy edhe emrat e djemve të familjes Çopja, një tjetër grup i fuqishëm kriminal, i cili u godit pak kohë më parë nga SPAK, një operacion për të cilin pati të dhëna edhe për rrjedhje të informacioneve.

SPAK

Në njoftimin e SPAK thuhet se: “Shtetasi Marsel Lulaj (alias Suel Çela) është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe si; Mario Çela. Fuad Verzivolli, Bujar Shega, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka etj., ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”!

Organizata ka zbatuar një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës, duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine.

Organizata e porosiste lëndën narkotike nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare të lidhur me grupe kriminale vendase në Amerikën Latine. Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda, nga ku nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës në tregun e narkotikëve në Evropë. Pjesa më e madhe e ngarkesave lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp, Roterdam etj., të cilët shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian.

Gjithashtu, ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike, përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës. Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej: Në blerjen e lëndës narkotike; në gjendje cash-i në Shqipëri; në biznese në dukje të rregullt; për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit.

ARREST ME BURG

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Prekë Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

ARREST SHTËPIE

Blerina Beqiri (avokate)

DETYRIM PARAQITJE

Elton Qyno

Artan Hoxha

VEPRAT PENALE TË DYSHUARA

”Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Ardian Çopja, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;

”Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe Bledar Muça.

”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

”Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.

”Grup i strukturuar kriminal”.

”Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

”Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.

”Shpërdorim detyre”.

”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Panorama

The post SPAK zbërthen bandën e Suel Çelës/ Si bliheshin gjyqtarët dhe policët, mes të arrestuarve edhe vëllezërit e zyrtares së lartë appeared first on Albeu.com.

Nis në Shqipëri gjyqi për bandën e Jetmir Kastratit në Danimarkë, para drejtësisë dhe 5 anëtarët e grupit (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.49, të vitit 2023, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

1. Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 e Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.

2. Arteid Musallari, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 03.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Eltion Dani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 26.01.2024 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

4. Nikolin Noku (alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini), akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i arrestuar në datë 11.07.2023 dhe i hetuar me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

5. Zamir Hoxha, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi i 1 dhe 28/4, 333/a paragrafi i 2-të, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, i hetuar në mungesë me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se gjatë viteve 2018-2019, të pandehurit Klajdi Dervishi, Arteid Musallari, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasnici), në përbërje të të cilit ishin dhe shtetasit e tjerë shqiptarë Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati dhe Ylber Troci, si dhe shtetas të tjerë të huaj, grup i cili vepronte kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, si dhe gjithashtu në Holandë dhe Belgjikë, janë përfshirë në aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit dhe përpunimit të lëndës narkotike të llojit kokainë dhe bimës narkotike cannabis sativa, si dhe më pas me shpërndarjen e tyre tek shtetas të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Në kuadër të këtij grupi të strukturuar kriminal, në Danimarkë janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe janë dënuar nga Gjykata e Kopenhagen anëtarët kryesorë të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me veprimtarinë kriminale të lartpërmendur, konkretisht të pandehurit Sokol Krasnici (Jetmir Kastrati), Defrim Beck (Elbasani), Armando Docaj, Eri Pelinku, Ervin Pelinku, Nikardo Preka, Kejdi Beqiri, Fatjon Elbasani, Murat Lipovica, Hasan Murati, Shkëlzen Murati, Heyder Al Aëadi, Ali Hadi Ali Al-Hashimi, Kusai Hussain Ali Al-Hashimi, si dhe Ylber Troci.

Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal nga autoritetet daneze të drejtësisë është konsideruar shtetasi Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi).

Ndërkohë në Shqipëri në kuadër të hetimeve paraprake të zhvilluar ndaj anëtarëve të tjerë të këtij grupi të strukturuar kriminal, në lidhje me procedime të tjera penale të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se janë dënuar me burgim shtetasit Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasniçi), Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani për veprat penale penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 287, pika 1, gërmat “a”, “b” dhe “d” e 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake në lidhje me këtë procedim penal nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), janë zhilluar pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet e drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës.

The post Nis në Shqipëri gjyqi për bandën e Jetmir Kastratit në Danimarkë, para drejtësisë dhe 5 anëtarët e grupit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.