bandat e elbasanit Archives - Albeu.com

“Godet” Sali Berisha: Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë, Balla dhe Bardhi janë përgjegjës për vrasje
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Nuredin Dumani, i cili momentalisht ndodhet në qelitë e burgut dhe është i pënduari i drejtësisë mbron Taulant Ballën.

Berisha është shprehur se dje ka denoncuar në Parlament Taulant Bego Yaris, si drejtuesi politik i bandës së Elbasanit.

Komëntet Berisha i bëri përmes një njoftimi në Facebook.

“Dumani i qelise mbrone Dumanin e Partise!

Miq, dje denoncova ne parlament Taulant Bego Yaris si Dumani politik i Bandes se Elbasanit, i cili ka me kapot dhe anetaret e kesaj bande te qeverise qindra telefonata, te cilat faktojne se ai eshte anetar kryesor politik i saj.

Perveç kesaj akuzova Taulant Bego Yaris se ai se bashku me Gaz Bardhin jane pergjegjes kryesor politik te vrasjes se Dr Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes te kater njerezve ne Elbasan.

Natyrisht dje une nuk thashe asgje te re por vetem ato qe dihen nga te gjithe.

Mirepo interesant eshte fakti se ne mbrojtje te Dumanit te Parlamentit brofi Skapi i partise te dale i pari duke perdorur per kete Dumanin e penduar te drejtesise. Sipas rrjedhjes selektive nga SPAKU i partise te deshmive te Dumanit te penduar, Ballen e shpetoi ai per akuzen e padrejte qe nje pjese e bandes i bente Tauland Bego Yaris sikur ky i fundit kishte ideuar vendosjen ne garazhin e Manhasve te armes me te cilen ishte vrare nje anetar i bande.

Taulant Bego Yaris e kishte bere kete per te akuzuar Manhasat sikur ata ishin vrasesit e viktimes dhe te provokonte keshtu hakmarrje ndaj tyre.

Por sipas Dumanit te qelise ai vrasesi serial i 12 njerezve kishte nderhyre dhe zbardhur faqen Dumanit te Parlamentit. Por cili ishte shperblimi qe Dumani i qelise mori nga Dumani i Partise per sherbimin qe beri ajo nuk ka rendesi!!

Ne te vertet Dumani i qelise me deshmine e tij vetem sa provoi akuzat e mia dhe fundosi perfundimisht Dumanin e Partise.

Kjo se pari sepse deshmia e Dumanit tregon qarte se deputetit Bego Yaris ishte aq i perzier me bandat sa qe ato nuk nguronin ta akuzonin per skenare e kurthe kriminale mafioze.

Sipas Dumanit, Taulant Bego Yaris ishte nje me bandat dhe operacionet e tyre kriminale. Ne kete rast Manhaset nuk akuzuan Don Lalen por Taulant Bego Yaris per vendosjen e armes se krimit ne garazhine tyre.

Se dyti une dje nuk e akuzova Bego Yarisin se ka ideuar vendosjen e armes se krimit  ne garazhin e Manhasve por e akuzova se ka qindra telefonata me anetaret dhe boset e bandave  te Elbasanit dhe se eshte direkt i  implikuar politikisht ne vrasjen e Dr Xhuvanit.

Fakti qe pohon Dumani i qelise me te cilin zgjodhi te mbrohet Dumani i Partise vetem sa provon me shume lidhjet e Bego Yarisit me banden e cila kishte ate  nje anetar te vetin. E verteta eshte se Dr Xhuvani u vra ne preplasje me arme te bandes elektorale te Taulant Bego Yaris me kundershtaret politik qe mbeshtesnin  PD.

Perveç ketyre gjuha shkon aty ku dhembe dhembi!

Dje Dumanit te parlamentit perveç Dumanit te qelise i doli zot edhe Gaz Bardhi bashkpergjegjes ne pergjakjen e Elbasanit ku mbeti i vrare Dr Xhuvani dhe te plagosur 4 te tjere.

Edhe reagimi i Bardhit ishte si klithma e atij qe bertet mos kujtoni se jemi ne pergjegjes per gjakun e derdhur ne Elbasan. Ky eshte vetem fillim me shume do te degjoni! Sb”, është shprehur Berisha./albeu.com/

The post “Godet” Sali Berisha: Dumani i qelisë mbron Dumanin e Partisë, Balla dhe Bardhi janë përgjegjës për vrasje appeared first on Albeu.com.

Bardhi: E kam me fakte, kreu i një bande në Elbasan ka mbledhur firma për thirrjen e Kuvendit të Berishës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se votat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë arritur përmes presioneve dhe shantazheve.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se i referohet Elbasanit ku tregon këtë pretendim, duke shtuar se ka dëshmi të qarta se një person i lidhur me botën e krimit ka mbledhur vota përmes presioneve për mbledhjen e Kuvendit. Një praktikë e tillë sipas Bardhit është ndjekur edhe në qarqe të tjera të vendit.

“Secili prej nesh do të jetë pjesë e sulmeve të pavërteta dhe askush nuk duhet të shqetësohet. Secili prej nesh, unë si sekretar të përgjithshëm, secili prej anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve kanë përgjithësi ndaj demokratëve. Në një moment të caktuar qëndrimet tona politike nuk mund të përputhen me interesat personale të Sali Berishës, e kjo na kthen në qendër të sulmeve. Por kjo mua nuk më shqetëson. Unë s’kam lidhje me grupe kriminale dhe aq më pak me kriminelë. Unë kam lidhje me intelektualë dhe s’do të më lidhë kurrë asgjë me komponentë kriminalë. Në procesin e mbledhjes së firmave, në Elbasan një grup kriminal është angazhuar gjatë ditëve të fundit në procesin e mbledhjes së firmave. Kjo është akuzë që unë mbaj përgjegjësi.

Dua të jem i sinqertë. Nuk kam dalë në konferencë për të bërë akuzë, por për të sqaruar procesin. 10 minuat para se të dilja në konferencë kam takuar një prej kryetarëve të grup seksioneve dhe ishte dëshmia e 7 apo e 8 dhe më ka rrëfyer eksperiencën personale për thirrjen në mes të natës nga ky bandit, mbajtjen disa orë në rezidencën e tij dhe detyrimin e firmosjes. Duhet ta verifikojnë vetë situatën në Elbasan. Ata komandojnë bashkinë e Elbasanit, gjithçka në atë qytet. Kanë treguar me fakte dhe vepra që ata nuk përballen asnjëherë me ligjin, në këto kushte unë i mirëkuptoj për mungesën e guximit për të kryer denoncime. Unë kam bërë disa padi për këto eksponentë. Në rastin konkret ka pasur një qëndrim dhe analizë nga ana jonë. Këtu nuk duhet future prokuroria dhe kur i drejtohem një institucioni jam i detyruar të nxjerr dëshmitë e këtyre personave.

Me gjithë rrezikun që mund të kem në personin tim, nuk dua të bëhem zëri i këtyre demokratëve. Raportime të tilla ka pasur edhe në qarqe të tjera, por atje nuk kam të dhëna. Unë bëj diçka publike kur bindem që dëshmia që kam marrë nga zyrtarë në Elbasan nga e njëjta skenë. Një pjesë e tyre kanë firmosur, e disa të tjerë nuk kanë firmosur. Këta persona janë edhe sot e kësaj dite kundër nesh. Kanë bërë betejë kundër nesh në llogari të PS. Unë i kam kërkuar kolegëve në PD që të sqarojnë pozicionin e tyre për këtë situatë. Zoti Noka më ka thënë që nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën Suel Çela në Elbasan. Unë kam pritur që zoti Berisha të dsitancohet nga këto”, tha Bardhi./bw

The post Bardhi: E kam me fakte, kreu i një bande në Elbasan ka mbledhur firma për thirrjen e Kuvendit të Berishës appeared first on Albeu.com.