banda kriminale Archives - Albeu.com

Goditen gjashtë banda kriminale në Greqi, 50 persona të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Pas një operacioni të zhvilluar nga policia greke, janë goditur gjashtë grupe kriminale, ku sipas mediave greke, në pranga kanë rënë të paktën 50 persona, ndërsa qindra të tjerë të përfshirë në aktivitete kriminale, janë identifikuar nga autoritetet.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se këto grupe kriminale, janë të përfshirë në grabitje dhe trafik droge.

Anëtarët e organizatave u zbuluan se disa prej tyre, ishin me origjinë rumune si edhe me origjinë shqiptare.

Ndërsa përfitimi financiar i këtyre organizatave kriminale, mendohet se arrin në 1.4 milionë euro fitime.

Nga ky aksion u zbulua trafikimi i më shumë se 16.5 kg kanabis, 1.5 kg kokainë dhe droga të tjera, me gjithsej 4187 transaksione substancash.

Mbi 480 vjedhje nga turistë dhe qytetarë, brenda Transportit Publik dhe në vende me interes turistik, si dhe 120 vjedhje nga brenda makinave.

The post Goditen gjashtë banda kriminale në Greqi, 50 persona të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on Albeu.com.

U arrestua sot në Durrës, kush është 26-vjeçari, arkitekti i marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë
Është arritur të kapet në Shqipëri agjenti i trafikut të drogës, arkitekti i marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë.

Ai është Kevin Kurti 26 vjec, i cili i shpëtoi operacionit tre javë më parë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit, ku 32 persona, pjesëtarë të dy organizatave kriminale të dedikuara në trafikun ndërkombëtar dhe shpërndarjen e drogës u arrestuan në një operacion të policisë së Napolit në Itali.

Dy shqiptarët e përfshirë në këtë organizatë ishin Isat Cela dhe Kevin Kurti, 26 vjeç. 26-vjeçari konsiderohet strumbullari rreth të cilit u krye marrëveshja mes Simone Bartiromo, një element drejtues i organizatës nën hetim dhe Sebastiano Romeo, “furnizues” kalabrez i kokainës me qendër në Bianco.

Hetimet nuk u ndalën kurrë dhe Karabinierët, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Napolit dhe me bashkëpunimin e paçmuar të SCIP (Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor) dhe Policisë Shqiptare, gjurmuan Kurtin në Durrës. Ai tani është i mbyllur në një burg shqiptar, në pritje të ekstradimit, shkruajnë mediat italiane.

Nga hetimet rezulton se një nga shqiptarët është përgjuar në një bisedë në qershor 2021 me një bashkatdhetar që sapo kishte zbritur në Napoli. Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100%, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata.

Fraza interpretohet nga hetuesit si një demonstrim se mjetet tradicionale tani po bashkohen me një metodë transferimi përmes nëndetëses, siç u zbulua nga policia amerikane gjatë një operacioni të rëndësishëm. Nisja e nëndetëseve bëhet nga Panamaja, e cila konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës. Pjesë e këtij grupi rezulton edhe Bruno Carbone, italiani i arrestuar në Dubai në nëntor 2022, i kërkuar që nga 2003 dhe i konsideruar një nga trafikantët më të rëndësishëm pas Raffaele Imperiale. Organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe heroinë. Rrugëkalimi i drogës ka qenë dhe Holanda e Spanja.

The post U arrestua sot në Durrës, kush është 26-vjeçari, arkitekti i marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë appeared first on Albeu.com.

Megaoperacion në Ekuador dhe Spanjë kundër mafies shqiptare, sekuestrohen mbi 2 tonë drogë. Kush është “koka” e grupit kriminal
Një megaoperacion kundër mafies shqiptare është zhvilluar në Ekudor dhe Spanjë, ku raportohet se deri tani janë arrestuar rreth 30 persona.

El Universo shkruan se personat e arrestuar kishin lidhje me një organizatë kriminale të trafikut të drogës të drejtuar nga shqiptari Dritan.G.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë kryer 57 kontrolle në Ekuador dhe Spanjë në kuadër të operacioneve “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”.

Në Ekuador u ndërhy në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha dhe Azuay, ndërsa në Spanjë në Barcelona, Málaga, Marbella and Valencia.

Në total janë arrestuar 30 persona, 12 prej të cilëve në Spanjë. Të arrestuarit janë ekuadorianë, spanjollë, argjentinas, kolumbianë dhe kinezë.

Sipas hetimeve, shqiptari Dritan G. ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë.

Për këtë, organizata pati bashkëpunimin e disa personave që ndihmuan në koordinimin e transportit deri në kufirin me Ekuadorin, konkretisht në provincën e Carchi.

Prej aty mendohet se ngarkesa e paligjshme vazhdoi rrugën e saj në rrugë tokësore për në qendrat e saj të operimit në provincat e Cotopaxi, Los Ríos dhe Guayas, ku u grumbulluan sasi të mëdha substancash të paligjshme.

Sipas hetimeve, organizata dërgonte kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.

Policia ka bërë me dije se deri më tani në operacionin Gran Fénix 13 janë sekuestruar :

2 ton 377 kg drogë.

450.000 euro.

10 armë zjarri.

25 automjete.

22 pasuri të sekuestruara.

27 terminale celulare.

The post Megaoperacion në Ekuador dhe Spanjë kundër mafies shqiptare, sekuestrohen mbi 2 tonë drogë. Kush është “koka” e grupit kriminal appeared first on Albeu.com.

Si nisi e gjitha/ Bandat kriminale ‘gjunjëzojnë” shtetin në Ekuador: Luftë kërkoni dhe luftë do keni
Bandat kriminale kanë ‘gjunjëzuar’ autoritetet në Ekuador duke regjistruar situatën e paprecedentë të marrjes peng të stafit televiziv në transmetim të drejtëpërdrejtë.

Imazhet nga Ekuadori të martën të sulmit të ashpër të bandës dhe reagimi i qeverisë, që mobilizoi ushtrinë, treguan se vendi i Amerikës së Jugut është në mëshirën e dhunës dhe territorit.

Pas gjithë kësaj fshihet arratisja e një bosi droge, e cila në fakt ndodhi në kohë dhe rrethana që mbeten të paqarta, ndërsa situata nxjerr në pah thuajse ‘kapitullimin’ e shtetit përballë bandave.

Shpërthimi i dhunës në vend bëri që policia të sulmonte një burg në qytetin e Guayaquil të dielën, më 7 janar. Burgu strehonte kreun famëkeq të bandës Los Choneros Adolfo Macias Villamar , i njohur si Fito . Autoritetet donin ta transferonin në një burg më të vogël brenda të njëjtit kompleks, i cili konsiderohet më i sigurt sepse ka më pak të burgosur.

Megjithatë, policia e gjeti qelinë e Fitos bosh. Më vonë u zbulua se Fito ishte informuar për transferimin e tij të afërt që nga Krishtlindjet dhe ishte arratisur, nuk dihet kur dhe si, megjithëse të paktën dy roje burgu akuzohen se e kanë ndihmuar të arratiset. Lajmi i arratisjes, raporton BBC , shkaktoi trazira në të paktën gjashtë burgje në të gjithë vendin, ku të burgosurit mbanin peng rojet.

The post Si nisi e gjitha/ Bandat kriminale ‘gjunjëzojnë” shtetin në Ekuador: Luftë kërkoni dhe luftë do keni appeared first on Albeu.com.

U kapën me më shumë se 1 ton kokainë, dënohen me 183 vite burg 13 anëtarët e bandës së drogës në Danimarkë, 10 prej tyre shqiptarë
Gjykata e Lartë Lindore në Danimarkë ka dhënë vendim për çështjen “Goldfinger” në lidhje me trafikun e kokainës në sasi të mëdha nga një bandë e huaj.

Gjykata e Lartë Lindore ka shpallur fajtorë 13 persona, përfshirë 10 shtetas shqiptarë, për pjesëmarrje në një rrjet të organizuar që qëndronte pas kontrabandës, shpërndarjes dhe tregtisë së gjithsej 1122 kilogramë kokainë deri në arrestimin e tyre në 2019.

Personat e moshës 25 deri në 53 vjeç janë dënuar gjithsej me 183 vite burg, me 19 vite e katër muaj burgim për organizatorin.

Pas një hetimi të plotë, policia ka zbardhur një rrjet shqiptar që ka qenë pas një pjese të madhe të tregtisë së kokainës në Kopenhagen. Kokaina kontrabandohej nga Holanda, Belgjika dhe Gjermania dhe telefonat e koduar përdoreshin për komunikim dhe koordinim të ndërsjellë.

Në Danimarkë, rrjeti kontrollohej nga një shqiptar i ardhur në Danimarkë në vitin 1998 me një identitet të rremë. Më pas, organizatori ka sjellë për disa vite anëtarë të familjes në Danimarkë dhe Suedi për ta ndihmuar atë në këtë sipërmarrje.

Disa herë në muaj, tregtarët shqiptarë të kokainës përdornin dy dyqane suveniresh në Kopenhagen, ku të ardhurat nga shitja e kokainës, e cila arrinte në disa milionë korona daneze në cash, dorëzoheshin me synim konvertimin e mëvonshëm në euro jashtë vendit. Shumat e mëdha të eurove përdoreshin më pas për blerjen e kokainës së re jashtë vendit, ashtu siç fitimi nga shitja dërgohej vazhdimisht në Shqipëri me autobusë turistikë.

Më 26 qershor 2019, policia bëri arrestime si në Danimarkë ashtu edhe jashtë saj. Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me policinë në Suedi, Gjermani, Slloveni, Belgjikë, Holandë, Shqipëri dhe me EUROPOL dhe EUROJUST.

Çështja është dëgjuar në Gjykatën e Qytetit të Kopenhagenit dhe më pas në Gjykatën e Lartë Lindore për një total prej 120 ditësh gjyqësore.

Vendimet në Gjykatën e Lartë Lindore u shpërndanë si më poshtë:

53-vjeçari: 5 vjet burg

51-vjeçari: 16 vite burg

50-vjeçari: 14 vjet burg

49-vjeçari: 15 vjet burg

48-vjeçari: 5 vite burg

46-vjeçari: 5 vjet burg

45-vjeçari: 19 vjet e katër muaj burg

44-vjeçari: 17 vite burg

40-vjeçari: 18 vjet burg

36-vjeçari: 19 vite burg

36-vjeçari: 18 vjet burg

33-vjeçari: 18 vite burg

25-vjeçari: 14 vjet burg

The post U kapën me më shumë se 1 ton kokainë, dënohen me 183 vite burg 13 anëtarët e bandës së drogës në Danimarkë, 10 prej tyre shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Çmontohen dy grupe kriminale në Itali, në pranga edhe shqiptarë
Policia italiane njofton se ka vënë në pranga 13 persona, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge. Konkretisht bëhet fjalë për një sasi lënde narkotike, që mbërriti në portin e Barit nga vendi ynë e që kishte për destinacion disa nga sheshet kryesore të trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe bashkitë e dy provincave kalabreze.

Në kuadër të këtij aksioni të policisë italiane dhe forcave speciale anti-drogë, u çmontuan dy grupe kriminale, njëra e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe tjetra nga italianë të komunitetit rom të Catanzaro.

Hetimet u kryen me përgjime si dhe me shërbime specifike vëzhgimi, kontrolli dhe hijezimi, të cilat kanë çuar në kontrolle të shumta në territor. Një kontribut të mëtejshëm në hetime, dhanë deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kishin përshkruar një tablo të saktë të aktiviteteve të paligjshme në fushën e drogës nga anëtarët e familjeve rome në zonën jugore.

Në total, gjatë gjithë hetimit, në flagrancë janë arrestuar 34 persona dhe janë sekuestruar mbi 45 kilogramë drogë si heroinë dhe marihuanë, 18 mijë euro para të gatshme, rreth 70 kilogramë lëndë prerëse dhe dy armë të mbajtura pa leje.

The post Çmontohen dy grupe kriminale në Itali, në pranga edhe shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Bosi shqiptar i drogës kërkon të shmangë deportimin nga Britania e Madhe: Do të ishte shkatërruese për djalin tim autik
Kreu i një bande shqiptare të trafikut të drogës, po lufton që të qëndrojë në Britaninë e Madhe në mënyrë që familja e tij të gëzojë një kujdes më të mirë shëndetësor.

Rreth 30 persona ishin të punësuar dhe Toni Boboshi, 49 vjeç, përdorte shqiptarët për të pastruar të ardhurat përmes llogarive të tyre bankare në Mbretërinë e Bashkuar.

Një gjykatë britanike e dënoi atë me gjashtë vite burg në 2018, por u lirua nga burgu pas 30 muajsh. Autoritetet kanë kërkuar dëbimin e tij, por ai ka nisur një betejë ligjore për të qëndruar atje.

49-vjeçari shqiptar pretendon se dëbimi do të ishte  shkatërrues” për djalin e tij autik, një shtetas britanik. Shërbimi i Provës vlerëson se Boboshi konsiderohet si një “rrezik i ulët” për të përsëritur veprën penale. Gjyqtari i apelit do ta japë vendimin e tij në një datë tjetër në ditët në vijim./Albeu.com/

The post Bosi shqiptar i drogës kërkon të shmangë deportimin nga Britania e Madhe: Do të ishte shkatërruese për djalin tim autik appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U kap me 75 mijë paund në fermën me “bar”, i riu shqiptar: Erdha në Britani dhe e gjeta veten në duart e një bande
Një 25-vjeçar shqiptar nga Colchester, i cili ishte i përfshirë në një fermë kanabisi në Ipswich është dënuar me 34 muaj burg.

Klizman Marku u ndalua nga policia teksa po ngiste një makinë të pasiguruar në A12 në Capel St Mary në qershor të këtij viti dhe u shfaq nervoz, dëgjoi Gjykata e Ipswich Crown.

Ai ishte në telefonin e tij kur u ndalua nga policia dhe kishte bërtitur diçka në shqip.

Ai u ndalua dhe kur oficerët panë në telefonin e tij zbuluan një video të dikujt që mbante një sasi të madhe kanabisi.

Një etiketë vendndodhjeje në video e çoi policinë në një pronë në Norwich Road, Ipswich, dhe kur policia hyri në ambientet me një çelës të gjetur në Marku, ata gjetën 52 bimë kanabisi duke u rritur në bodrum.

Dhoma ishte pajisur me 50 njësi ndriçimi, katër njësi ventilatore dhe një njësi filtrimi dhe në një dhomë tjetër policia gjeti 97 vazo me bimë të korrura së fundmi.

Gjykata tha se 52 bimët kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 27,000 £ dhe 97 bimët e korrura kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 48,000 £.

Kur oficerët shkuan në adresën e shtëpisë së Markut në Colchester, gjetën një sasi të vogël kanabisi dhe dy njësi të mëdha filtrimi ajri të ngjashëm me atë të gjetur në shtëpinë në Norwich Road.

Marku, nga Victor Road, Colchester u deklarua fajtor. Ai gjithashtu pranoi drejtimin e mjetit pa sigurim dhe pa leje drejtimi dhe iu ndalua drejtimi i mjetit për 23 muaj.

Duke dënuar Markun, gjykatësi David Pugh tha: “Pasi erdhe në këtë vend, më kanë thënë se e gjete veten në duart e një bande kriminale, por është e qartë që pranon që ke marrë pjesë aktive në aktivitetet e kësaj bande në prodhimi i kanabisit”.

Gjykata dëgjoi se Marku, i cili përshkruhej si “naiv”, kishte kërkuar strehim në Britaninë e Madhe dhe kishte hasur në një bandë që i ofronte strehim dhe ushqim në një kohë kur ai kishte ftohtë, ishte i uritur dhe në gjendje të rëndë.

The post EMRI/ U kap me 75 mijë paund në fermën me “bar”, i riu shqiptar: Erdha në Britani dhe e gjeta veten në duart e një bande appeared first on Albeu.com.

Krimi i organizuar në Gjermani, raporti: Shqiptarët udhëheqin 40 banda
Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar (KO) në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020 ai u rrit në 2,2 miliardë euro në vitin 2021. Kjo del nga Raporti Federal i Situatës për Krimin e Organizuar 2021, i cili u publikua të mërkurën,21.09.2022, në Berlin nga Ministria Federale e Brendshme dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale. Të ardhurat e kriminelëve në vitin 2021 kanë qenë 1,4 miliardë euro. Shumica e tyre vijnë nga tregtia e drogës.

Sipas raportit është shtuar edhe numri i hetimeve në sektorin e krimit të organizuar, nga 600 në 700. Ky shtim ka të bëjë me deshifrimin e platformave të komunikimit të koduar, sidomos EncroChat. Siç tregon raporti aktual, më shumë se një e katërta e të gjitha hetimeve të nisura në fushën e krimit të organizuar (187 hetime, 26.9 përqind) mund të gjurmohen në të dhënat e siguruara nga shërbimi i komunikimit EncroChat,

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se “presioni mbi krimin e organizuar në Gjermani është më i lartë se kurrë më parë”. Ajo tha se luftën kundër krimit të organizuar e ka vendosur në fokus të punës së saj: Ndryshe nga aktet e ekstremistëve apo terroristëve, krimi i organizuar në përgjithësi nuk është shumë i dukshëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne nuk duhet të nënvlerësojmë se sa të mëdha janë rreziqet këtu. Ne shohim disa struktura shumë profesionale që veprojnë në mënyrë konspirative dhe të rrjetëzuar ndërkombëtarisht” , tha Faeser.

Presidenti i BKA Holger Münch, tha se si pasojë e informacioneve të përfituara nga platformat e koduara, tani kemi mundur të krijojmë një ide më të qartë për krimin e organizuar në Gjermani. Por jemi të vetëdijshëm se „kjo është vetëm maja e ajsbergut”, tha Muench.

Sipas raportit, grupet KO po bëhen gjithnjë e më të gatshme të përdorin dhunë ndonjëherë edhe drastike. Se çfarë efekti mund të ketë krimi i organizuar për sigurinë e brendshme, kjo mund të shihet te vendet fqinje të Gjermanisë, si Holanda dhe Suedia, ku krimi i organizuarka marrë përmasa shqetësuese për qetësinë publike.

Shqiptarët sërish të tretët

Falë deshifrimit të platformave të koduara, është rritur edhe numri i shqiptarëve të organizuar nëpër banda kriminale, të cilët kanë qenë nën hetim për pjesëmarrje në organizata kriminale. Sikurse edhe në vitet e mëparshme raporti i BKA-së i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave (36) është marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Në katër rastet e tjera bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve (261) dhe turqve (90) për nga numri e grupimeve të dominuara nga një etni. Në vendin e gjashtë janë kosovarët, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura janë serbët me 14 banda.

BKA quan grupime të dominuara nga një etni ato grupime që udhëhiqen nga një grup personash të një etnie të caktuar, pavarësisht se shumë bashkëpunëtorë mund të mos i përkasin të njëjtës kombësie. Si bazë për përcaktimin e kombësisë BKA merr vendin e lindjes, tha Münch./dw

The post Krimi i organizuar në Gjermani, raporti: Shqiptarët udhëheqin 40 banda appeared first on Albeu.com.

Kurti reagon pas sulmit me armë në Ujman: Bandat kriminale i kanë bërë pritë policisë së Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit, e cila ishte duke vendosur një barkë patrulluese.

Kurti në Twitter tha se kjo është hera e dytë në një javë që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në vëri të Kosovës.

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

Policia e Kosovës më herët doli me një deklaratë që njoftoi për këtë sulm, duke shtuar se nuk ka mbetur askush i lënduar.

“Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Policia./Gazeta Express/

The post Kurti reagon pas sulmit me armë në Ujman: Bandat kriminale i kanë bërë pritë policisë së Kosovës appeared first on Albeu.com.