Bami Archives - Albeu.com

Pakti i fshehtë në “Sky” mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin, unë ju vras Arben Ndokën e Jozin, që vrau hallën e Marklenit
Behar Bajri, sapo kishte dalë nga burgu i kishte vënë vetes detyrë të posaçme, të vriste me çdo kusht, Dorian Dulin, një personazh të botës së krimit në Shkodër, tek i cili Bajri gjatë kohës kur ishte në burg kishte mbetur 20 mijë euro borxh dhe nuk kishte pranuar t’ia kthente.

Bajri, kishte kontraktuar disa njerëz duke përfshirë dhe “Leksin e Druve” në Lezhë, Nuredin Dumanin në Kosovë, por çuditërisht të gjithë njerëzit që kishte afruar Bajri, ndruheshin të godisni Dulin, për shkak edhe të aftësive të tij të shpejta për të reaguar me armë.

Mosgjetja e vendodhjes së tij dhe frika se mos vallë gjatë sulmit mbi Dorian Dulin do ngelnin vetë të vrarë, kishte stepur njerëzit që afronte për gjuajtje Behar Bajri, megjithëse ai ishte i gatshëm të jepte deri në 200 mijë apo 500 mijë euro.

Nisur nga kjo situatë, Behar Bajri komunikon në “Sky” me Durim Bamin një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Nikël, duke i kërkuar këtij të fundit një pakt të fshehtë. Plani ishte që të kryheshin vrasje me këmbim.

Duke ditur problemin që Durim Bami dhe Marklen Haka, kishin konflikt të hapur me ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, i cili kërkonte ti qëllonte, Behar Bajri i ofron një pakt Durim Bamit, ku ai të vriste për llogari të Bajrit, Dorian Dulin.

Ndërsa si këmbim Behar Bajri, do vriste në Lezhë ish-deputetin Arben Ndoka dhe në Shkodër Jozi Krajën, për llogari të Durim Bamit dhe Marklen Hakës.

Një marëveshje kjo e ndërthurur mes intrigave kriminale, pasi vetë Behar Bajri, në të njëjtën kohë flet në “Sky” me Arben Ndokën, ku ky i fundit i kërkon ndihmë për të vrarë, Durim Bamin.

Behar Brajoviq alias Bajri, ka kontaktuar me Durim Bamin dhe e ka ftuar këtë fundit në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që:

“…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

Por nga ana tjetër mes shumë bisedave, Durim Bami, e josh Behar Bajrin, duke i thënë se një personazh shumë i fuqishëm në Tiranë, kërkon ta godasë Bajrin, përmes grupit të vlonjatëve që udhëhiqen nga Fatmir Hyseni që njihet ndryshe me nofkën “Doçja”.

Behari, kërkon të dijë më shumë se kush është personi që kërkon kokën e tij në Tiranë, por Durim Bami i shprehet s’mund ti tregojë pasi ai personi, e ka në dorë pasi i di disa gjëra dhe i bën dëm pastaj.

“…kush asht si të paska në dorë…?Se mua nuk më ka në dorë kush, përveç Allahut. Se ne në dorë na ka veç zoti, se dhe mu më dinë shumë Gjana por nuk më ka në dorë kush…”,-i thotë Behar Bajri, Durim Bamit.

Më tej, ky i fundit interesohet se kush person e ka gjuajtur në atentatin e 5 nëntorit 2020 në Tapizë, ku Bami u tentua të vritet.

Por Behar Bajri ia kthen: “…o vlla Visi nuk të ka gjujt dhe për këtë ta bëj be unë, se e kam fut në be. Dhe i kam thanë me mendu për të ma mirë me vraj mu se me më pre në besë. Se jo Visin por dhe vllanë e vras. Por i kam thanë Tomës, nëse don me prishë punë i tham Visit dhe nuk jam ma se nuk du i thashë pa besina. Se dhe Visi u habit, si me mendua ai për mu…”.

Ndërsa Bami ia kthen: “…jo nuk kam mendu ke Visi këtë herë, pavarësisht që më kanë thanë: ”…ta ka bo Visi…”. Po unë e di që është Beni e sigurt…”.

Në vazhdim Behar Bajri ia kthen se:  “…por ai (Visi) lek nuk jep e ka gjarprin në xhep. Atë herë unë kam dasht me të afru afër me të për interes tanve. Unë 4 muaj kam që ri me të…Aj Nardi më ka dhan 10 miljon euro veç ma vraj. Ndërsa 2 milion euro ma ban vetëm heksin më ka thanë, por me të than të drejtën nuk i du ato lek se kam fëmijë me rrit dhe nuk jam për atë punë…”.

Më tej Behar Bajri i shkruan dukei  dhënë një informacion Durim Bamit, të cilit i thotë: “…o vëlla a don me ditë kush ta ka vra hadhën e Mariglenit, se ka gjujt me dorë të tij…Madje do të gjuajnë dhe ty…”.

“…po hë pra më thuaj…”,-i thotë Bami.

Ndërsa Behar Bajri ia kthen se: “…ma thuaj ti para dhe më bëj be se nuk ma the për intrig dhe ma thuaj emrin e atij si keka interesum për mua, atë herë po ta them dhe unë…dhe është i betum me të vra…nji për nji e kena. Sa di unë për ty, ti nuk e din kurrë…Jozi asht ai…ndaq thuji dhe Mariglenit, bile ta jap të gjallë…”.

Durim Bami ia kthen Beharit duke i thënë: “…o vlla rruju për vete, se dhe ty duan të të bien, pasi kanë ata Vlonjatët ata, ata që janë në kërkim për vrasjen e Santiagos…”.

Por Behar Bajri, në këtë bisedë i thotë Durim Bamit, që të bëjnë një plan sikur nuk flasin, sikur janë zënë së bashku dhe në këtë skenar ai ti vrasë Jozi Krajën, ndërsa Durim Bami, ti vrarë Dorian Dulin.

“…nigjo na mund ta bajmë I lojë bashkë. Unë me të ndihmu ty, e ti mua. Si me dal kundërshtar bashkë haptas. Dhe unë ta heku Jozin, ti më hek Dorin. Nëse ban, unë atë ut  kam besim të plotë dhe më ke shok për kry…dhe ta them se prej kujt të rujn dhe kush ta bëjn këto lojë dhe ai se ashtë ut ë rujt ty. Dhe tana makinat që kanë në dispozicion, për ty dhe valterin. Ky Jozi rrin tan ditën tek Beni. Flen jeton aty, I kanë fal dy shtëpija afër “Rrafaelos…”.

Durim Bami i thotë:  “…më thuaj kush po më rruan…”.

Por Behari ia kthen duke i shkruar:  “…këtë nuk ta them, e kishim kry për kry. Ma the Altinin, ta thashë dhe unë Jozin, se për derisa unë ri me Visin normal që mik nuk më ka…Tani ma bëj Dorin, ta bëj unë Jozin. Vlla a je për ndërim? E di se i ke problem dhe nuk të shkon mendja atë si i di unë, ti nuk i mer vesh kurrë. Tash ti i shpëtove, tash e kanë Valterin në piksynim.Pasha allahun, nuk e ke me intrigë, ma kry Dorin unë ti zgjidh tana dhe atëherë mundena të ecim përpara…tre bahen nga herë 4 tërë. Janë dy grupe…ma krye se e ke në Dorë si kam unë këta…”.

Durim Bami më tej ia kthen: “…o vëlla dëgjo shokun, Dorin ta kry unë…”. Por më tej Behari ia kthen:”…vëlla nuk ta them ditën që të krysh Dorin. Nëse don lekë i ke, ti laj tek Toma, nëse don me krye me ato ta krye dhe unë…dhe unë kam detyrë që me ta pru të gjallë dhe me e djeg ju dhe mos mar vesh se kush e se tek me nigju vet pra se me vra. Ky ta bëj…”.

Durim Bami ja kthen mesazhet: “…dakord, por mu intereso se kush më ruan këtu në fshat…se ndoshta rri me të e se di. O vlla du Benin, e boj vetë, po si ta zej ku ta zej këtë më nimo ti…”.

Bajri i shkruan se:  “…me kry punë, me të fut në Lezhë. Atë herë kam për detyrë me ta pru atë si ka vra hadhën e Mariglenit dhe me të ndihmu me Benin. Dhe ti jap dhe njerëzit e mi, me kry punë dhe me ikë. Më ndihmi të ndihmoj pasha allahun. O vlla më ndihmo për Dorin të ndihmoj dhe për Benin dhe Jozin ta heku ndaq unë ndaq ta jap të gjadh dhe atëherë të ndihmoj për Benin. Ndaq të jap dhe njerëz me vedi, ndaq për info më ndihmo pasha allahun të ndihmoj…atëherë fitoj besim tek ti dhe më ke në krahë për kë të dush…”.

Kurse Durim Bami ia kthen: “…o vëlla Dori maroj kjo punë, mos ma diskuto ma ta kry unë. Por ky Jozi ka gjujt tek unë…? Por Behari i thotë:”…nuk e di se nuk kam pyet, se janë dy grupe…”.

Por për të vënë në zbatim këtë skenar kriminal, Behar Bajri, i propozon Durim Bamit që të inskenojnë një ngjarje kriminale, duke qëlluar me armë makinëne Beharit në Lezhë.

“…veç aj mund të afrohet me ba një skemë me qit ti dikën me gjujt makinën time në Lezhë dhe nuk duhet ta dijë as Visi…me hap luftë ta hapur gjoja, a ma ban kyt lojë…atëherë ai vjen tek ti.Unë po e çoj një makinë dam, por duhet me qu fjalë ti se gjoja të kam pre në besë dhe mu prish dhe me Visin…dhe aj vjen tek ti. Ose të gjuj unë ty tek ndonjë makinë dhe i çojmë fjalë Tomës që nuk jemi më në besë…. Dhe për këtë skenar duhet të mos dijë gjë as Visi dhe as Toma.Vlla e duhet me i ndenjt lojës…”.

“…duhet të flas me Mariglenin…”,-i thotë Durim Bami për këtë pakt.

Në datën 30 nëntor 2020 Bami i shkruan Behar Bajrit, duke i thënë: “…fola me Mariglenin, na bo Benin të bojm ça të duash ti ta bojm ne para. Të boj 2. Ti na hiq Benin, si thua..?.

Ndërsa Behari ia kthen: “…unë kam veç Dorin, kërkënd tjetër ose Gencin vëllanë e Mirit dhe atë po ai asht kurv, si nuk asht për mu vra.Mariglenit thuaj ta heku atë si të ka plagos ty dhe si të ka vra hallën. Kyt e baj dhe të ndihmoj për Benin. Se mu Dori nuk më ka prek kund si me dhimb kund. Kot e du për fiksim se meqe ashtë shok me A…”.

Por Durim Bami i thotë: “…ne nuk e duam Jozin që ka gjujt, ai është kot për ne. Unë dhe Marigleni, kërkojmë Benin.Si do bëjmë me Benin, atë duam ta heqim. Na nimo ke Beni, nuk dum me u marë me të tjerë pa maru Benin. Këto që kërkon ti ti kryejme ne…”.

Bajri i shkruan: “…unë veç Dorin dua, atë se asht kopil e nuk kam ku ta zej…”. Dhe Bami që ia kthen:”…me çunin e Xhelalit ka qënë këtej para dy ditësh më duket. Se kanë nejt dhe në Shkodër me një varrim se di kush ka vdek në Shkodër…”.

Ndërsa Behari i thotë:  “…kan vra një shokun e tyne (bëhet fjalë për Ridvan Ramazanin). “…Ti e vrave?”-i thotë i thotë Durimi, Beharit por ky i fundit ia kthen:”…jo mo vëlla, por e kanë vrarë disa të tjerë…e njoh atë që e ka vra…”.

Sërisht të dyja palët kthehen tek tema e bisedës ku Durim Bami i shkruan Behar Bajrit duke i thënë: “…a bahet kështu në Dorin ti Benin…?”.

Kurse Behari ia kthen: “…po nëse ma hekni, me gjithë Gencin…”.

The post Pakti i fshehtë në “Sky” mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin, unë ju vras Arben Ndokën e Jozin, që vrau hallën e Marklenit appeared first on Albeu.com.

Nga miq në armiq/ Si u prish pakti kriminal, Valter Bami: Ditën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, kam ikur në Dubai
Vrasja e Gentjan Bejtjas, ishte kthyer një ndër detyrat kryesore për grupin kriminal që vepron në Nikël, ku pas dy tentativa të dështuara në vitin 2022 dhe 2023, ekzekutimi i Bejtjas është arritur të kryhet në shtëpinë e tij, në 15 Mars 2024.

Para se të vritej, Bejtja bënte një jetë mes Larushkut, Lezhës, Shëngjinit, ku qëndronte i strehuar në bazat e fshehta të ish-deputetit të PS Arben Ndoka dhe biznesmenit të basteve sportive, Ervis Martinaj.

Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, qartësohet se disa vite më parë viktima, Gentjan Bejtja dhe vëllezërit Durim dhe Valter Bami, ishin shumë miq me njëri-tjetrin.

Por me sa duket intrigat kriminale kanë prishur këtë shoqëri të vjetër, duke sjellë që Gentjan Bejtja të hidhet në krahun e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës, dy kundërshtarëve të vëllezërve Bami dhe Marklen Hakës.

Haka dhe Bamët, kanë dyshuar se njeriu që informonte mbi lëvizjet e vëllezërve Bami, dhe mbante makinat në Larushk në gatishmëri për të kryer vrasjet ishte pikërisht Gentjan Bejtja, person ky që njihte mirë  çdo rrugicë në zonën e Niklës dhe Fushë-Krujës.

Ndaj ai ishte kthyer në personin kryesor për t’u eliminuar. Pas kryerjes së vrasjes, policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje dhe Valter Bamin, vëllanë e Durim Bamit në Nikël.

Valteri kishte vetëm dy ditë sa kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar si person i dyshuar në atentatin e dytë kundër Bejtjas, në të cilin mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët.

Në momentin e vrasjes Valter Bami, ndodhej në avion drejt Dubait, ndërsa pas vrasjes ai është kthyer në Shqipëri, duke u paraqitur vullnetarisht në policinë e Tiranës, duke dhënë shpjegime për ngjarjen e rëndë.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit Valter Bami, ka deklaruar se në 15 mars 2024, është larguar nga Shqipëria për në Kosovë dhe më pas ka udhëtuar me avion për në qytetin e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka qëndruar së bashku me vëllanë e tij, Durim Bami.

Në lidhje me ngjarjen ka shpjeguar se më 15 mars 2024, ka qenë në qytetin e Dubait dhe për ngjarjen është informuar nga bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar se në banesën e tij kishte shkuar policia dhe po e kërkonte për deklarim.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje dhe Edison Bami, kushëriri i dy vëllezërve Bami në Nikël.

Ai ka shpjeguar se është banor i qytetit Fushë-Krujë ku ka banesën e tij, por që herë pas herë qëndron edhe në Nikël në banesat e kushërinjve të tij Durim e Valter Bami.

Në lidhje me ngjarjen, ku në fshatin Larushk, Krujë në banesën e tij është vrarë Gentjan Bejtja, Bami ka shpjeguar se kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në lokalin që administron në fshatin Verjon, Krujë.

Lajmin për vrasjen e Gentjan Bejtjas, e ka marrë nëpërmjet mediave vizive dhe konkretisht gjatë kohës që ka qenë në lokal.

I pyetur nëse e njeh Gentian Bejtjan, ai deklaron se e njeh pasi në të shkuarën ai ka qenë shok me kushërinjtë e tij, Durim e Valter Bami, por që me Gentjanin, nuk ka ndonjë miqësi apo konflikte dhe prej vitesh nuk është takuar me këtë shtetas.

The post Nga miq në armiq/ Si u prish pakti kriminal, Valter Bami: Ditën e vrasjes së Gentjan Bejtjas, kam ikur në Dubai appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
Një skuadër e terë me 16 persona, i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami, ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë.

Gjurmimi i Bamit, është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës, por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka future në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.

Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu, Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami.

Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon, me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”.

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “Mero”.

Emiljano Shullazi i tregon që: “…në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,…”ngreje” pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t’ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “... Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “…Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “…si t’ja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“…po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti…”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën, duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka, është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami, për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017.

Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka, bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si “daja” të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin “me ndërrim” ose me “pagesë”.

Gjithashtu, Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t’i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami.

Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu, mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu, ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu, e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Aldo Avdyli. është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda.

Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t’i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu, Arben Ndoka, bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami.

Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami.

Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka.

Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami.

Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t’i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka.

Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen.

Gjithashtu, i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu? appeared first on Albeu.com.

Si u bashkuan Ervis Martinaj, Shullazi, Avdyli e Ben Ndoka kundër Durim Bamit, zbardhen detajet
Në ditët e fundit, SPAK goditi shtatë grupe kriminale që operonin në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Rrëshen dhe Vlorë dhe firmosi 50 urdhër arreste, për bosë të krimit dhe ushtarët e tyre.

Nga hetimet rezultoi se Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022 bëri aleancë me grupin kriminal, të drejtuar nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Ata kontaktuan grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë, të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Qëllimi i tyre ishte ekzekutimi i kundërshtarëve. Njëri prej tyre ishte Durim Bami.

Ndoka dyshonte se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, ndërsa Martinaj dyshonte se ai bashkëpunonte me kundërshtarët e tij, Indrit Dokle e Leonard Duka.

Për kokën e Bamit në ndihmë të Martinaj e Ndokës, vjen Emiljano Shullazit dhe Astrit Avdyli, të cilët ndodheshin atëkohë në qeli.

Shullazi kontaktoi një nga të besuarit e tij për vrasjen e Bamit, si dhe siguronte informacione për lëvizjet e tij dhe ia dërgonte Arben Ndokës.

Megjithatë, atentatet ndaj Bamit dështuan.

Bami nga ana tjetër, shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Martinajt e Ndokës. Durim Bami, bën aleancë me grupet e kundërshtarëve të Martinajt që drejtoheshin nga Leonard Duka dhe Indrit Doklen, si dhe tentuan vrasjen e Martinajt, por dështuan derisa mbeti i bixhozit u zhduk pa gjurmë.

Bami tentoi edhe vrasjen e Arben Ndokës. Gjatë kësaj kohe, Bami me ndihmën e ish-oficerit të RENEA-s Altin Morina kultivonin lëndë narkotike.

The post Si u bashkuan Ervis Martinaj, Shullazi, Avdyli e Ben Ndoka kundër Durim Bamit, zbardhen detajet appeared first on Albeu.com.

Martinaj në Durrës, Ndoka në Lezhë dhe Bami Fushë Krujë/ Zonat ku bosët e grupeve kriminale vepronin
SPAK ndan më shumë detaje në lidhje m e goditjen e grupeve kriminale pak ditë më parë.

Sipas njoftimit të SPAK, Ervis Martinaj vepronte në Durrës, Arben Ndoka në Lezhë.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj  dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leonrad Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt  dhe Arben Ndokes  dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Njoftimi i SPAK:

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj.

E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

The post Martinaj në Durrës, Ndoka në Lezhë dhe Bami Fushë Krujë/ Zonat ku bosët e grupeve kriminale vepronin appeared first on Albeu.com.