balona kineze Archives - Albeu.com

Dyshohet se po spiunonte në SHBA, balona kineze që u rrëzua në shkurt kishte teknologji amerikane
Balona kineze, e cila u përfol se po spiunonte SHBA-në, ishte e pajisur me teknologjinë amerikane që e ndihmoi atë të mblidhte informacione audio-vizuale, sipas të dhënave paraprake të hetimit të cituara nga Wall Street Journal.

Pasi ushtria amerikane rrëzoi balonën në shkurt, analiza e mbeturinave nga agjenci të ndryshme të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane tregoi se ajo kishte pajisje komerciale amerikane së bashku me sensorë më të specializuar të prodhuar në Kinë për të mbledhur foto, video dhe më shumë.

Gjetjet konfirmojnë vlerësimin se balona kishte për qëllim spiunimin dhe jo monitorimin e motit, siç kishte pretenduar Kina, thuhet në raport.

Megjithatë, nuk duket se ka dërguar të dhëna nga kalimi i saj tetë-ditor mbi Alaskë, Kanada dhe disa shtete të tjera fqinje të SHBA-së në Kinë, raportoi Wall Street Journal.

The post Dyshohet se po spiunonte në SHBA, balona kineze që u rrëzua në shkurt kishte teknologji amerikane appeared first on Albeu.com.

Struktura sekrete dhe armë lazer: Pse përdoren balonat spiune kineze
Nga Federico Giuliani

“Il Giornale”

Kur një balonë misterioze kineze po fluturonte mbi Montana në muajin shkurt, qeveria amerikane nuk ngriti asnjë alarm. Pentagoni u kufizua vetëm në mbikëqyrjen e lëvizjeve të objektit të “paftuar””, pa e bërë publike këtë histori, dhe mbi të gjitha pa marrë masa të menjëhershme.

Ajo bëri bujë vetëm sepse një pasagjer në një avion civil, vuri re një objekt të çuditshëm fluturues. Që nga ai moment, pamjet u bërë virale në shumë rrjete sociale, duke detyruar ndërhyrjen e autoriteteve. Baloni kinez, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, po monitorohej hap pas hapi, në një kohë që qeveria amerikane po vepronte për të mbrojtur veten nga çdo lloj grumbullimi i informacioneve sekrete.

Fjalë që në teori duhej të ishin qetësuese, duke iu referuar bazave të mundshme ushtarake. Si për shembull Baza e Forcave Ajrore Malmstrom në Montana – ku ndodhet 1 nga 3 vende e lëshimit të raketave bërthamore amerikane – Baza e Forcave Ajrore Minot në Dakotën e Veriut dhe Baza e Forcave Ajrore Warren në Wyoming.

Nga ana e saj Kina shpjegoi se balona, ​​që përdoret për studime meteorologjike, i përkiste një kompanie private, dhe se ajo kishte përfunduar aksidentalisht në territorin amerikan. Por sipas shërbimeve sekrete amerikane, balona misterioze u dërgua posaçërisht nga Pekini për të mbledhur informacione konfidenciale .

Sa për kronikë, pas 5 ditësh fluturim mbi territorin amerikan, balona u rrëzua nga një avion gjuajtës në brigjet e Karolinës së Jugut. Ndërkaq, pas disa muajsh nga incidenti, janë shfaqur detaje të reja, që mund të na japin një interpretim ndryshe të gjithë historisë.

Në fakt, objekti fluturues që u shfaq në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, mund të mos jetë projektuar për të spiunuar, ose të paktën jo vetëm për të kryer atë detyrë. Duke pasur parasysh programin e mjeteve ajrore që po zbaton Kina, dhe operacionet që po zhvillohen në disa baza kineze, ka të ngjarë që Pekini të jetë duke punuar për të zhvilluar një armë lazer të aftë të “verbojë” përkohësisht ose përgjithmonë sensorët e përdorur nga satelitët e vendeve armike.

Ka shumë gjasa që lidhja hipotetike midis armëve lazer dhe avionëve, të përbëjë një kërcënim serioz për Uashingtonin. Dhe kjo për të paktën dy arsye. Së pari, balonat dhe avionët kinezë mund të ngrihen qëllimisht në një lartësi specifike, dhe pastaj të shënjestrohen me lazer për t’i ndihmuar studiuesit kinezë të kuptojnë se si rrezja udhëton nëpër atmosferë.

Pastaj qarkullon edhe një tezë të dytë, shumë më e pasigurt:armët lazer mund të montohen tek objektet fluturuese të lartpërmendura, dhe të përdoren për të nxjerrë jashtë funksionit satelitët e vendeve armike. Ndërsa termi i parë nënkupton ndriçimin e një sateliti me aq shumë dritë saqë të mos mundet dot të gjurmojë për një kohë të kufizuar asgjë nga ajo po përpiqet të shohë.

I dyti nënkupton një dëmtim të përhershëm të sistemit të imazhit. Po cili është synimi për të nxjerrë jashtë loje një satelit? Në rast se një qeveri dëshiron të nisë një sulm kundër një rivali, ajo mund ta bëjë këtë edhe duke përdorur raketa balistike apo edhe bërthamore.

Problemi është se falë satelitëve të tij dhe një rrjeti mbrojtës të duhur, vendi i sulmuar do të ishte shumë mundësi në gjendje që ta parandalonte kërcënimin, përpara se të materializohej ai, sidomos nëse flasim për Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë duke mos qenë në gjendje të mbështetet tek monitorimin përmes satelitëve, shteti i shënjestruar do ta gjente veten në një lloj errësire informative, dhe kësisoj do të ishte i paaftë të parandalonte çfarëdolloj kërcënimi, qoftë nga raketat apo nga grumbullimi i ushtrive rivale përgjatë kufijve të tij.

Dhe pasi të jetë riparuar defekti dhe të realizohet një sulm i afërt i armikut, do të ishte tepër vonë për kombin që ndodhet nën sulm. Për këtë arsye, nuk është rastësi që Uashingtoni ka filluar të investojë shumë tek të ashtuquajturit satelitë të paralajmërimit të hershëm, të cilët përdorin sensorë për të kapur sinjale termike me rreze infra të kuqe nga raketat balistike dhe hipersonike.

Në përgjithësi, nëse nuk janë në gjendje të mbështeten tek satelitë, forcat ushtarake të një vendi të caktuar, nuk dinë ku t’i vendosin mjetet dhe njerëzit e tyre, dhe as nuk janë në gjendje të kuptojnë se ku mund të godasin rivalët e tyre.

Balonat kineze, mund të jenë mjete që Pekini mund t’i përdorë përballë një skenari katastrofik, për të përmbushur pak a shumë drejtpërdrejt pikërisht këtë qëllim:të çaktivizojë satelitët amerikanë dhe të godasë Uashingtonin. Siç e theksoi portali Quartz, duket se në provincën Xinjiang, ekziston një bazë, Bohu, ku gjenden qendrat e kërkimit dhe zhvillimit për armët lazer, të afta të sulmojnë satelitët amerikanë, si dhe vendet e testimit për raketat.

Duke përdorur të dhëna nga kompania e të dhënave satelitore BlackSky, analistët konfirmuan se Kina po përdor mjete fluturuese më të lehta se ajri. Disa imazhe satelitore, kanë zbuluar një mjet rreth 32 metra i gjatë, pranë një hangari 260 metra të gjatë dhe 140 metra të gjerë.

Nuk duhet të jetë i njëjti objekt fluturues i parë dhe i rrëzuar në Shtetet e Bashkuara disa muaj më parë, por mund të ketë funksione të ngjashme. Analisti Sean O’Connor beson se Kina po zhvillon atje armët lazer anti-satelitorë. Këtë mendim ndajnë edhe Jeffrey Lewis dhe Eli Hayes nga Instituti për Çështjet Ndërkombëtare.

Ata besojnë se ekipi në bazën Bohu, është duke zhvilluar një lazer të montuar në një mjet që mund të “verbojë” përkohësisht ose përgjithmonë sensorët e përdorur nga satelitët e vendeve armike. Lazerët mund të dëmtojnë satelitët me sensorë në distancë që mbledhin imazhe të Tokës, dhe ky do të ishte një dëm i konsiderueshëm.

Sepse ata supozohet të japin paralajmërime paraprake për lëshimin e raketave kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të saj. Por po ashtu, mund të matin me saktësi vendndodhjen e satelitëve. Në çdo rast, një vit më parë Pentagoni publikoi ​​një raport të shërbimeve sekrete në lidhje me ushtrinë kineze, sipas të cilit ushtria e Pekinit dyshohet se kontrollon “shumë armë-lazer të niveleve të ndryshme, me fuqinë e mjaftueshme për të prishur, degraduar ose dëmtuar satelitët dhe sensorët e tyre”.

Nëse do të jetë vërtet kështu, avionët kinezë mund të jenë në fakt pjesë e një plani shumë më të madh që synon të nxjerrë nga funksioni satelitët rivalë përmes përdorimit të armëve lazer./bota.al

The post Struktura sekrete dhe armë lazer: Pse përdoren balonat spiune kineze appeared first on Albeu.com.

Balona kineze mori informacion nga faqet ushtarake amerikane, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar atë
Balona kineze e spiunazhit që fluturoi nëpër SHBA ishte në gjendje të mblidhte informacione nga disa vende të ndjeshme ushtarake amerikane, pavarësisht përpjekjeve të administratës së Biden për ta bllokuar atë, sipas dy zyrtarëve aktualë të lartë amerikanë dhe një ish-zyrtari të lartë të administratës.

Kina ishte në gjendje të kontrollonte balonën në mënyrë që të mund të bënte kalime të shumëfishta mbi disa prej vendeve  dhe të transmetonte informacionin e mbledhur në Pekin në kohë reale, thanë tre zyrtarët.

Inteligjenca e mbledhur nga Kina ishte kryesisht nga sinjalet elektronike, të cilat mund të merren nga sistemet e armëve ose të përfshijnë komunikime nga personeli i bazës, në vend të imazheve, thanë zyrtarët.

Tre zyrtarët shtuan se Kina mund të kishte mbledhur shumë më tepër inteligjencë nga faqet e ndjeshme.

Të hënën, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes përsëriti se çdo inteligjencë e mbledhur kishte “vlerë shtesë të kufizuar” për Kinën dhe tha se ajo nuk mund të konfirmonte që balona kishte transmetuar ndonjë informacion në Kinë në “kohë reale”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të hënën pasdite se çfarë lloj sinjalesh ose komunikimesh elektronike mund të kishte akses balona. /Albeu.com/

The post Balona kineze mori informacion nga faqet ushtarake amerikane, pavarësisht përpjekjeve për ta bllokuar atë appeared first on Albeu.com.

SHBA: Balona e dyshuar e spiunazhit kinez mblidhte sinjale të inteligjencës nga vendet ushtarake amerikane
Balona e dyshuar e spiunazhit kinez që u pa mbi SHBA dhe më pas u rrëzua ishte në gjendje të mblidhte sinjale të inteligjencës nga vendet ushtarake amerikane, tha një burim i njohur me çështjen për CNN.

Balona ishte në gjendje të transmetonte informacionin që po regjistronte, në Pekin, në kohë reale, shtoi burimi.

Megjithatë, ka pak shqetësim në lidhje me informacionin që balona ishte në gjendje të mblidhte, tha burimi, pasi satelitët kinezë mund të mbledhin më shumë informacion sesa mundet balona.

Shtetet e Bashkuara e dinin gjithashtu se cila do të ishte rruga e balonës dhe ishte në gjendje të lëvizte për të mbrojtur vende të ndjeshme dhe për të censuruar sinjale të caktuara përpara se balona t’i merrte ato, thanë zyrtarët.

FBI është ende duke e ekzaminuar balonën, por deri më tani ekspertët kanë mundur të mbledhin informacione se si funksionoi pajisja, duke përfshirë algoritmet e përdorura, softuerin e balonës dhe mënyrën se si fuqizohet dhe dizajnohet./albeu.com

The post SHBA: Balona e dyshuar e spiunazhit kinez mblidhte sinjale të inteligjencës nga vendet ushtarake amerikane appeared first on Albeu.com.

Balona kineze, Kina thirrje SHBA-ve: Rregulloni dëmin e shkaktuar nga akuzat
Ndërsa përçarja midis SHBA-së dhe Kinës për sagën e balonave zgjerohet, po aq është zgjeruar edhe ndarja brenda komunitetit global, për tu pozicionuar me Kinën apo Amerikën.

Diskutimi i fundit midis dy vendeve u zhvillua të shtunën, kur Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken, u takua me ministrin e punëve të jashtme të Kinës Wang Yi në kuadrin e Konferencës për Sigurinë në Mynih, në takimin e parë të nivelit të lartë që nga fillimi i tensioneve.

Blinken tha se Aë SHBA-ve ” dhe tha se “ky akt i papërgjegjshëm nuk duhet të ndodhë më kurrë”.

Ndërkohë, Wang e quajti episodin një “farsë politike të prodhuar nga SHBA” dhe i akuzoi ata se po “përdorin të gjitha mjetet për të bllokuar dhe shtypur Kinën”.

Kina vazhdon të mohojë se dërgoi balonën spiune, edhe pse SHBA vazhdon të zbulojë më shumë detaje të objektit që mbështesin akuzat ndaj Kinës, shkruan BBC.

Sakaq kryediplomati kinez Wang Yi i tha Anthony Blinken se SHBA-rë duhet të riparojnë dëmin e shkaktuar në marrëdhëniet Kinë-SHBA nga përdorimi pa kriter i akuzave.

SHBA-ja dhe Kina kanë marrëdhënie të tensionuara për një varg çështjesh, si: spiunazhi, tregtia, pozicionimi ushtarak i Pekinit në Tajvan dhe abuzimet me të drejtat e ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane në provincën kineze, Ksinjiang.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që balonat kineze kalojnë hapësirën ajrore të SHBA-së – gjatë kësaj administrate apo asaj para saj – por informacionet e tilla nuk janë bërë publike deri më tash. Vetë gjenerali i Forcës Ajrore të SHBA-së, Glen VanHerck, ka thënë se ushtria ka mësuar për ato fluturime pasi komuniteti i inteligjencës i ka mbledhur faktet dhe e ka njoftuar./albeu.com/

The post Balona kineze, Kina thirrje SHBA-ve: Rregulloni dëmin e shkaktuar nga akuzat appeared first on Albeu.com.

Përfundon operacioni për rikuperimin e mbetjeve të balonës kineze, përforcohet teoria e spiunazhit
Ka përfunduar operacioni për rikuperimin e mbetjeve të balonës së madhe kineze, e cila u rrëzua në brigjet e Karolinës së Jugut, njoftoi të premten Pentagoni amerikan.

Zyrtarët theksuan se analiza e deritanishme e mbeturinave përforcon përfundimet se ishte një “tullumbace spiune.”

Marina, rojet bregdetare dhe personeli i FBI-së mblodhën të gjitha mbeturinat e balonës nga fundi i oqeanit, sipas njoftimit.

Komanda Veriore e SHBA-së tha në një deklaratë se operacionet e rikuperimit përfunduan të enjten dhe se pjesët përfundimtare janë nisur drejt laboratorit të FBI-së në Virxhinia për analiza.

Në të njëjtën kohë, kufizimet ajrore dhe detare që ishin vendosur në brigjet e Karolinës së Jugut për të lehtësuar kërkimin janë hequr.

Avionët luftarakë amerikanë rrëzuan katër objekte ajrore, balonën e madhe të Kinës dhe tre objekte shumë më të vogla mbi Kanada, Alaskë dhe liqenin Huron, rrëzimet e para të njohura të objekteve të paautorizuara në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Zyrtarët thanë gjithashtu se kërkimi për objektin e vogël ajror që u rrëzua mbi liqenin Huron është ndërprerë dhe asgjë nuk është gjetur./Albeu.com/

The post Përfundon operacioni për rikuperimin e mbetjeve të balonës kineze, përforcohet teoria e spiunazhit appeared first on Albeu.com.

Shfaqet sërish balona kineze, Tajvani gjen mbetjet e objektit të rrëzuar
Tajvani ka thënë se ka gjetur mbetjet e asaj që duket të jetë një balonë kineze e rrëzuar.

Ushtria e Tajvanit tha se kishte parë një objekt të paidentifikuar që lëvizte mbi Dongyin, një ishull i kontrolluar nga Tajvani në brigjet e Kinës, në orën 11:00 me kohën lokale të enjten.

Hetimet fillestare sugjeruan se mbetjet ishin pjesë e një instrumenti meteorologjik, shtoi ushtria.

Të premten, Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng tha se zyrtarët do të hetojnë më tej balonën e rrëzuar, por nuk do të nxiten në përfundime.

Kjo është hera e parë që një zbulim i tillë është bërë në ishujt në det të Tajvanit, tha zyrtari i lartë i mbrojtjes Chen Yu-lin, sipas mediave lokale.

Tensionet midis Kinës dhe SHBA-së kanë parë një rritje të re në javët e fundit, pasi SHBA rrëzoi atë që tha se ishte një balonë mbikëqyrëse kineze në hapësirën e saj ajrore në fillim të këtij muaji. Shtetet e Bashkuara rrëzuan gjithashtu tre objekte të tjera për të cilat thotë se nuk ka gjasa të jenë objekte të huaja spiune. /albeu.com

The post Shfaqet sërish balona kineze, Tajvani gjen mbetjet e objektit të rrëzuar appeared first on Albeu.com.

Shtëpia e Bardhë: Objektet e tjera të rrëzuara, nuk dukeshin si balona kineze
Objektet e rrëzuara mbi Alaskë dhe Kanada ditët e fundit nuk ishin aspak si balona spiune kineze e rrëzuar në brigjet e Karolinës së Jugut dhe ishin shumë më të vogla, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Këto objekte nuk dukeshin shumë të ngjashme dhe ishin shumë më të vogla se tullumbace e Republikës Popullore të Kinës dhe ne nuk do t’i karakterizojmë përfundimisht derisa të mund të rikuperojmë mbeturinat, diçka për të cilën po punojmë aktualisht”, tha zëdhënësi.

Njoftimi u bë në përgjigje të pyetjeve në lidhje me komentin e liderit demokrat të Senatit Chuck Schumer se zyrtarët amerikanë besonin se objektet pa pilot ishin balona.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi sot se ai ka urdhëruar ekipet për të kërkuar objektin cilindrik që rrëzoi një avion luftarak amerikan mbi Territorin Yukon dje, në mënyrë që ata të mund ta analizojnë atë dhe të mësojnë më shumë rreth misionit të tij.

“Ekipet e zbulimit janë në terren duke kërkuar objektin për ta analizuar atë. Ka ende shumë për të mësuar rreth tij. Kjo është arsyeja pse analiza e këtij objekti do të jetë shumë e rëndësishme”, u tha Trudeau gazetarëve.

Dje të shtunën një “objekt i paidentifikuar” u rrëzua teksa po fluturonte në një lartësi të madhe në pjesën veriperëndimore të vendit, një ditë pasi SHBA rrëzuan një tjetër “objekt” që ndodhej në një lartësi të madhe mbi Alaskë.

Kreu i shumicës së Senatit Amerikan, Chuck Schumer, në intervistën e sotme për ABC, tha se zyrtarë të shërbimit të sigurisë kombëtare amerikane vlerësojnë se objektet fluturuese që u rrëzuan mbi Alaskë dhe Kanada ishin balona.

Ai nuk dha detaje mbi këtë çështje, por tha se objektet ishin shumë më të vogla se balona e parë që fluturoi në hapësirën ajrore të SHBA-së, e cila u rrëzua mbi Karolinën e Jugut të shtunën e kaluar.

Schumer u zotua se nëse qytetarët amerikanë ose interesat amerikane janë në rrezik, do të ndërmerren veprimet e duhura.

Objekti i rrëzuar dje mbi territoret e Yukon është i dyti që u rrëzua nga një avion luftarak amerikan në rreth 24 orë. Një “objekt” fluturues afërsisht “madhësia e një makine të vogël” u shkatërrua të premten sepse përbënte një “kërcënim për sigurinë e aviacionit”, sipas John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidencës amerikane.

Dy operacionet erdhën një javë pasi Forcat Ajrore të SHBA rrëzuan atë që Pentagoni e përshkroi si një balonë spiune kineze, e cila reagoi me zemërim, duke argumentuar se ishte një balonë moti që përdorej për kërkime shkencore dhe thjesht kishte dalë nga kursi dhe kishte hyrë në hapësirën ajrore të SHBA pa dashje.

Sipas gazetës kineze Global Times, Kina po përgatitet të rrëzojë një objekt fluturues me origjinë të panjohur që u pa sot në brigjet e qytetit Rizhao në provincën Shandong, midis Shangait dhe Pekinit.

Peshkatarët e zonës janë paralajmëruar me mesazh që të kujdesen për sigurinë e tyre. /albeu.com

The post Shtëpia e Bardhë: Objektet e tjera të rrëzuara, nuk dukeshin si balona kineze appeared first on Albeu.com.

Ekspertët: Heshtja e Kinës për balonën spiune mund të rrisë më tej tensionet
Zemërimi mbi vendimin e Kinës për të shkelur hapësirën ajrore të dhjetëra vendeve, duke mbledhur informacione përmes një flote balonash vëzhgimi ka rritur shqetësimet në Uashington në lidhje me sjelljet e Pekinit.

Këto veprime të Kinës mund të nxisin reagime më të forta në incidentet e ardhshme.

Në Pentagon, në veçanti, zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes paralajmërojnë se refuzimi i ushtrisë kineze për të komunikuar pas rrëzimit të balonës spiune nga Shtetet e Bashkuara është, në një farë mënyre, më alarmues se vetë veprimi i spiunazhit.

“Kjo është vërtet e rrezikshme”, u tha ligjvënësve të enjten Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit, Ely Ratner.

“Ne vazhdojmë të jemi të hapur për bisedime”, shtoi ai. “Për fat të keq, deri më sot, Ushtria Çlirimtare Popullore (e Kinës) nuk po i përgjigjet thirrjeve tona.”

Shqetësimi në Pentagon ka qenë në rritje në muajt e fundit, nga Sekretari i Mbrojtjes deri tek zyrtarë të nivelit më të ulët, të cilët janë shprehur gjithnjë e më të gatshëm për të diskutuar ngurrimin e përsëritur të homologëve të tyre kinezë për të mbajtur hapur linjat e komunikimit që mund të përdoren në raste krizash.

Nevoja e komunikimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës

Muajin e kaluar, burimet diplomatike amerikane thanë se Kina refuzoi të përdorte linjën e shmangies së konfliktit pas një veprimi të pasigurt ajror të avionëve kinezë ndaj atyre amerikanë mbi Detin e Kinës Jugore që kishte ndodhur një muaj më parë.

Dhe një takim nëntorin e kaluar mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe, gjatë një takimi të zyrtarëve aziatikë të mbrojtjes në Kamboxhia, gjithashtu nuk arriti të bind ushtrinë kineze që të krijojë kanale komunikimi për raste emergjencash.

“Gjatë disa muajve të fundit, ushtria kineze ka vazhduar të shohë marrëdhëniet me ushtrinë tonë si diçka që ata e ndezin dhe e fikin për të shprehur pakënaqësinë me gjërat e tjera që po ndodhin”, tha zoti Ratner para anëtarëve të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Ne duhet të komunikojmë përparësitë tona. Ushtritë tona duhet të kenë biseda serioze rreth çështjeve strategjike”, tha ai. “Kjo vazhdon të jetë një çështje problematike.”

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë thënë se partnerët dhe aleatët e Amerikës janë gjithashtu gjithnjë e më të zemëruar me refuzimin e Pekinit për të gjetur mënyra komunikimi gjatë krizave të mundshme. Edhe vendet e tjera të rajonit kanë shprehur të njëjtin shqetësim.

“Pika kyçe lidhur me këtë është se vendet duhet të veprojnë me përgjegjësi”, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Patrick Ryder, kur u pyet për çështjet e komunikimit.

“Ne kemi qenë gjithmonë dhe do të mbetemi të hapur ndaj komunikimit në përpjekje për të shmangur incidentet”, tha ai, duke shtuar, “Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë linjat e komunikimit të hapura”.

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë vënë në dukje se refuzimi i Kinës për të komunikuar bie ndesh me sjelljet e fuqive të tjera të mëdha, të cilat, pavarësisht konfliktit dhe tensioneve, kanë rënë dakord të vendosin linja të posaçme komunikimi për shmangien e konfliktit, të paktën për të shkëmbyer mesazhe.

“Në administratën e mëparshme dhe në këtë administratë, Sekretari i Shtetit mund të flasë në telefon me homologun e tij rus në çdo kohë”, i tha Zërit të Amerikës ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Sirinë, Joel Rayburn.

“Kjo mundësi për të folur me njëri-tjetrin ka ekzistuar gjithmonë për ushtrinë, përfaqësuesit e lartë ushtarakë, përfaqësuesit ushtarakë me uniformë”, tha Rayburn, i cili tani tani është ekspert për çështje ndërkombëtare në organizatën Amerika e Re në Uashington.

“Kjo ishte jashtëzakonisht e dobishme në kohët kur kishte tensione ose kishte vija të kuqe të dukshme të mundshme dhe mund të jepeshin paralajmërime, mesazhe për ulje të tensioneve ose sqarime të qëllimeve.”

Linjat e shmangies së konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë përdorur të paktën dy linja të veçanta të shmangies së konfliktit gjatë dekadës së fundit.

E para, i krijuar në tetor të vitit 2015, synonte fillimisht të parandalonte konfliktin ose përplasjet mes avionëve rusë dhe amerikanë që vepronin në hapësirën ajrore të Sirisë.

Dhe pavarësisht nga disa problemeve të vogla, zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se linja e shmangies së konfliktit me Rusinë për Sirinë vazhdoi të ishte në funksion deri në qershor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia krijuan një linjë të dytë të shmangies së konfliktit në Mars të vitit 2022 pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, megjithëse Pentagoni nuk e ka përdorur atë shpesh.

Refuzimi i krijimit të një linje të tillë komunikimi nga ushtria kineze që nga koha e administratës së ish-presidentit Trump është një veprim i papërgjegjshëm, thotë zoti Rayburn. “Kjo ndoshta nënkupton se kinezët nuk do të dëshironin një kanal komunikimi për të parandaluar përshkallëzimin e situatave taktike. Kjo nuk është një gjë e mirë.”

Ish-zyrtarë të tjerë amerikanë e shohin refuzimin e ushtrisë kineze për të vendosur linja të shmangies së konfliktit me Pentagonin më shumë si një funksion të mënyrës se si funksionon ushtria kineze sesa një qëllim keqdashës.

“Mendoj se ata po e bëjnë këtë sepse nuk kanë një mekanizëm të mire brenda qeverisë së tyre për të shkëmbyer informacione mes departamenteve të ndryshme brenda saj”, thotë John Schaus, ekspert për çështjet e Kinës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Por rritja e numrit të incidenteve dhe ashpërsisë së tyre mund ta deyrojë ushtrinë kineze të ndryshojë stilin e saj të komunikimit ose të përballet me pasojat e një përshkallëzimi të paqëllimshëm.

“Shpresoj që situate aktuale shërbejë si një mësim për udhëheqjen në Kinë”, thotë eksperti amerikan Schaus për pasojat nga rrëzimi i balonës kineze nga Shtetet e Bashkuara.

“Nëse do të ishim në një krizë shumë më intensive, situata do të mund të ishte shumë e rrezikshme”, tha ai./Voa

The post Ekspertët: Heshtja e Kinës për balonën spiune mund të rrisë më tej tensionet appeared first on Albeu.com.

Presidenti Biden: SHBA do të veprojë me vendosmëri përballë agresionit rus e kinez
Presidenti Joe Biden foli drejtpërdrejt me popullin amerikan dhe një Kongres të ndarë mbrëmjen e së martës, në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit. Rritja e tensioneve me Kinën dhe vazhdimi i luftës në Ukrainë ishin çëshjet kryesore të politikës së jashtme.

Fjalimi i Presidentit Joe Biden mbi gjendjen e vendit, vjen në një kohë tensionesh të thelluara me Kinën. Përplasja më e fundit erdhi për shkak të një balone që fluturoi për disa ditë mbi hapësirën ajrore amerikane, e që dyshohet se është përdorur për spiunazh. Çështja tërhoqi vëmendjen e ligjvënësve dhe amerikanëve të zakonshëm.

Pa e përmendur në mënyrë specifike balonën, zoti Biden u përpoq të qetësonte amerikanët, ndërsa përcolli një mesazh për Kinën.

“Jam i përkushtuar të punoj me Kinën aty ku mund të avancojnë interesat amerikane dhe bota të përfitojë. Por mos u gaboni, siç e bëmë të qartë javën e kaluar, nëse Kina kërcënon sovranitetin tonë, ne do të veprojmë për të mbrojtur vendin tonë. Dhe ne e bëmë.”

Të shtunën, një avion luftarak amerikan rrëzoi balonën mbi oqeanin Atlantik në brigjet e Karolinës së Jugut. Kina e ka quajtur “të papranueshme” rrëzimin e balonës dhe një “reagim të tepruar”.

Disa republikanë e kritikuan zotin Biden se nuk urdhëroi rrëzimin e balonës më herët teksa ajo vazhdonte të fluturonte në të gjithë vendin. Ata mund të kërkojnë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës, thotë për Zërin e Amerikës Michael Kugelman me Qendrën Wilson.

“Ai nuk mbajti një qëndrim të ashpër, duke lënë hapësirë për pajtim. Nuk mendoj që pjestarët e Kongresit që dëshironin një qëndrim më të ashpër do të ishin të kënaqur me atë që tha presidenti në fjalim”.

Presidenti Biden foli gjithashtu lidhur me luftën në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi 27 miliardë dollarë ndihma për sigurinë në Ukrainë. Presidenti Biden tha se agresioni i Presidentit Vladimir Putin një vit më parë ishte një provë që Amerika e tejkaloi.

“Ne bashkuam NATO-n dhe ndërtuam një koalicion global. Ne qëndruam kundër agresionit të Putinit. Ne qëndruam me popullin ukrainas. Sonte na bashkohet edhe një herë ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara. Ajo përfaqëson jo vetëm vendin e saj, por edhe kurajon e popullit të saj.”

Disa republikanë kanë qenë skeptikë lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën. Megjithatë republikanët përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, dukej se mbështetën qëndrimet e zotit Biden.

Elizabeth Shackelford e Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale, thotë për Zërin e Amerikës se mbështetja republikane u duk qartë.

“Vura re më shumë mbështetje nga ana republikane kur ai fliste për Ukrainën, veçanërisht në momentin kur ai tha, ‘ne jemi aty për aq kohë sa duhet’. Kemi dëgjuar republikanë të jenë shprehur se nuk do të mbështesnin një çek të bardhë për Ukrainën”.

Përveç luftës në Ukrainë dhe një udhëtimi të planifikuar prej kohësh në Azi, Presidenti Biden po planifikon vizitën e parë në Afrikën Nënsahariane nga një president amerikan që nga viti 2015./voa

The post Presidenti Biden: SHBA do të veprojë me vendosmëri përballë agresionit rus e kinez appeared first on Albeu.com.