Balluku Archives - Albeu.com

Pretenca ndaj saj ishte 36 vite burg dhe del e bën parada/ Berisha: Rama mbrojti Ballukun, hajduten më të madhe pas tij!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur mbështetjen e opozitës për protestat qytetare kundër qeverisë, gjatë një mbledhjeje me deputetët demokratë në selinë blu.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se mijëra qytetarë kanë dalë në protestë me kërkesa që ai i cilësoi legjitime, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tij, bien ndesh me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Kreu i demokratëve kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj protestuesve, duke e akuzuar për gjuhë përçmuese, etiketime dhe sulme ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Ai tha se ka kërkuar edhe mbështetje ndërkombëtare për lëvizjen protestuese dhe ka informuar partnerët e huaj për situatën politike në Shqipëri.

Berisha theksoi se protestat nuk janë organizuar nga Partia Demokratike, por shtoi se opozita i mbështet plotësisht kërkesat e qytetarëve. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë për korrupsion dhe mungesë legjitimiteti, duke u ndalur edhe te çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën pretendoi se është mbrojtur politikisht nga mazhoranca. Sipas Berishës, zgjedhjet e fundit nuk garantuan standarde demokratike, ndërsa ai kërkoi krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte zgjedhje të reja. Në përfundim, kreu i PD-së deklaroi se opozita do të vijojë të mbështesë protestat dhe kërkesat e qytetarëve për ndryshim politik.

“Dhjetëra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit, me kërkesa të drejtë për dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë në shkelje flagrante dhe kundër direktivave të BE. Denoncova qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore më të rëndësishme që ka njohur vendi. Kërkova nga drejtuesit e PPE të ushtrojnë autoritetin e tyre që kriza e thellë që ka përpirë vendin të zgjidhet në mënyrë paqësore, përgatitjen e qeverisë teknike për zgjedhjet e reja.

Ky është rekomandimi im dhe pati interes për situatën në Shqipëri. Kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta. Set up psikologjik lidhjet me krimin nuk i lejojnë të marrin vendime të drejta. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk mund të përdoret dhuna përveç plotësimit të kërkesave politike. Informova se kjo protestë nuk është thirrur nga PD por mbështet fuqishëm nga PD.

Pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze. Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik, i egër i kombit shqiptar i demokracisë i integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë. PD mbështet Edi Ramën si një narko diktator që përdori shtypjen e pluralizmit politik, arrestimin e liderëve të opozitës në vit elektoral. Mbrojtjen dhe refuzimit të kërkesës së PS për arrestimin të hajdutes më të madhe në Shqipërisë pas Edi Ramës, Lubi Ballukut. Mbrojtjes që i bëri Lindave të tij edhe ato të pangopura në vjedhjen dhe plaçkitjen e fondeve publike bashkë me Edi Ramën. Për ne, demokratët dhe demokrate, pas Enver Hoxhës ai është armiku më i egër që shqiptarët kanë patur në histori. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti. Nuk ka legjitimitet dhe ne jemi të parët, jemi krenarë se kemi arritur të rrëzojmë falsifikimin e tij për legjitimitet zgjedhor.

Një qeveri që zhvillon zgjedhje në kushtet parti shtet zhvillon farsë elektorale dhe nuk ka legjitimitet. Insistimi bëri që të vijë në Shqipërisë Komisioni i Jashtëm i PE dhe të miratojë një raport të tillë. Në të cilën thotë se u zhduk linja mes partisë institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Prokurorë guximtare sollën në parlament dosjen e Ballukut, 60% ku ishin lidhje të Edi Ramës, ku sipas tij pretenca do ishte burg për 60 vite dhe ajo sot bën parada. Drejton partinë e krimit. Shpërndan medalje, kockave mafioze të partisë së krimit.”, tha ai.

The post Pretenca ndaj saj ishte 36 vite burg dhe del e bën parada/ Berisha: Rama mbrojti Ballukun, hajduten më të madhe pas tij! appeared first on Albeu.com.

Akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave/ SPAK zbardh skemën: Si Balluku favorizoi një kompani në tenderin e Albcontrol, tentoi të fshehë vilën luksoze në Dhërmi në emër të vartëses së saj
Ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, tashmë i janë shtuar edhe akuza të reja, ajo e dyshimit për korrupsion dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme (SPAK), me anë të një njoftimi sot (4 qershor) ka bërë të ditur se Belinda Ballukut i është sekuestruar një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro.

Pasuria e sekuestruar është një vilë dykatëshe e tipit “Begonia”, me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë, e ndodhur në Gjilekë të Dhërmiut, në Himarë.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri lidhet me një përfitim të parregullt të kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik Eurocol gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Hetimet lidhen me procedurën e prokurimit për “Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë, si dhe me një shtesë kontrate me vlerë mbi 14.1 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, gjatë kohës kur drejtonte Albcontrol-in, Balluku, së bashku me persona të tjerë nën hetim, dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me legjislacionin e prokurimeve publike, duke krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese.

SPAK pretendon se përfitimi i dyshuar i parregullt konsiston në vilën e sekuestruar, me një vlerë prej 145 mijë eurosh sipas kontratës së porosisë. Gjithashtu, sipas hetimit, janë përdorur kontrata dhe veprime juridike të dyshuara si fiktive për të fshehur origjinën dhe pronësinë reale të pasurisë.

“Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024″, thote SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Belinda Balluku, e cila aktualisht është marrë e pandehur për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”*, në bashkëpunim dhe pas kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 136/2025, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin nr.412, datë 3.6.2026, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasurinë e paluajtshme, në pronësinë indirekte të shtetases Belinda Balluku, që ndodhet në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë.

Sipas rezultateve të deritanishme të hetimit, ekzistojnë dyshime se pasuria e sekuestruar lidhet me përfitimin e parregullt, të kërkuar dhe marrë nga shtetasja Belinda Balluku, në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik, përmes një procedure prokurorimi publik të zhvilluar nga Albcontrol sh.a. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e veprimeve juridike të dyshuara si fiktive, me qëllim fshehjen e origjinës dhe pronësisë reale të pasurisë.

Pasuria e vendosur nën “sekuestro preventive” përbëhet nga një “Vilë individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, parcela e rrethuar në dispozicion të vilës është jo më pak se 300 m2. Vila F6, brenda kësaj parcele, ka një sipërfaqe prej 103m2 (kati përdhe 54 m2 dhe kati i parë mbi përdhe 49 m2). Vila F6 ka edhe verandën 34m2. Vendparkimi ndodhet brenda sipërfaqes së parcelës. [Referuar kontratës së porosisë me nr.1059 rep, nr.650 kol, datë 05.12.2018]

Nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ndjekja e hetimeve me metoda speciale, grumbullimi i provave dixhitale dhe provave të tjera të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, rezultojnë të dhëna për fakte penale të reja në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, shkronja “b” e Kodit Penal, në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundërligjshme të shtetases Belinda Balluku në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”, me fond limit 88,651,633 (tetëdhjetë e tetë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) lekë, si dhe “Shtesë kontrate për ‘Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve’”, me vlerë 14,161,814 (katërmbëdhjetë milion e njëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) lekë pa TVSH.

Në lidhje me procedurën e sipërcituar, rezulton se shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Albcontrol” sh.a, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol” sh.a, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, me detyrën e Shefit të Sektorit të Prokurimeve, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit S.P., E.N. dhe A.M., kanë kryer veprime të kundërligjshme në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (i ndryshuar).

Këto veprime lidhen me fazën e përgatitjes së projektit dhe zhvillimit të procedurës, në përcaktimin e kritereve dhe miratimin e dokumenteve të tenderit, duke paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të procedurës së prokurimit, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k.

Favorizimi i shoqërisë fituese ka vazhduar edhe në momentin e lidhjes së kontratës, duke i ofruar parapagim të menjëhershëm në vlerën 50% të kontratës, si dhe gjatë zbatimit të kontratës dhe shtesës së saj.

Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.

Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”.

Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Kështu, rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit I.T dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit P.C.

Veprimet e kundërligjshme në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale kanë vijuar nga shtetasit Belinda Balluku, I.T dhe J.B, duke kryer veprimin tjetër fiktiv, atë të kontratës së qirasë (kontratë dore), datë 25.5.2022, dhe amendamentin e kësaj kontrate, datë 26.4.2024.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si edhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse penale.

The post Akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave/ SPAK zbardh skemën: Si Balluku favorizoi një kompani në tenderin e Albcontrol, tentoi të fshehë vilën luksoze në Dhërmi në emër të vartëses së saj appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rrugët e kashtës Rama-Balluku po shemben, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, ai mbrojti Belindën dhe krimet e tij
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtare të PD-së, ka sjellë në vëmendje investimet infrastrukturore gjatë kohës së qeverisë së tij, ku theksoi se ato janë ndërtuar nga kompani të huaja që kishin oferta të mira dhe ofronin garanci, ndryshe nga ndërtimet e qeverisë Rama.

“Ju jeni dëshmitarë se në vitet 2005-2013 u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, autostrada, tunele. Ato i ndërtuan kompanitë më të mëdha të Europës dhe SHBA-së. Po pse i ndërtuan ato?

Mendoni se diskriminonim shqiptarët? Absolutisht jo, por sillnin oferta më të mira dhe kishin garanci. Shikoni rrugët e tyre 13 vite më parë dhe rrugët e kashtës Rama-Balluku që shemben njëra pas tjetrës”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se mbrojti veten e tij dhe Belinda Ballukun duke refuzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar ndonjëherë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit dhe kryeministri ta mbrojë atë. Edi Rama mbron veten e tij, nuk po mbron Lubinë, nuk mbron Lindat e tij, por krimet e tij”, tha kryedemokrati.

Në fund, Berisha e cilësoi Ramën “plaçkitës i votës” dhe “hajdut të pasurive publike dhe fondeve” dhe e paralajmëroi duke deklaruar se: “ti mendon se i mbylle dosjet, por ne ato dosje nuk t’i mbyllim kurrë.”

Berisha: Ne do të bëjmë çdo gjë për të zbatuar ligjin e konfliktit të interesit, që Edi Rama e ka përjashtuar. Do të bëjmë gjithçka për transparencën.

Miq, ku jemi sot, ju jeni dëshmitarë se në vitet 2005-2013 u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, autostrada, tunele. Ato i ndërtuan kompanitë më të mëdha të Europës dhe SHBA-së. Po pse i ndërtuan ato? Mendoni se diskriminonim shqiptarët? Absolutisht jo, por sillnin oferta më të mira dhe kishin garanci. Shikoni rrugët e tyre 13 vite më parë dhe rrugët e kashtës Rama-Balluku që shemben njëra pas tjetrës.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar ndonjëherë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit dhe kryeministri ta mbrojë atë. Edi Rama mbron veten e tij, nuk po mbron Lubinë, nuk mbron Lindat e tij, por krimet e tij.

Tani, duhet t’i them këtu, ti mendon se i mbylle dosjet, por ne ato dosje nuk t’i mbyllim kurrë. Tani, Edi Rama, beteja jonë do të jetë ajo që s’e ke parë ndonjëherë. Je kapur plaçkitës i votës, si hajdut i pasurive publike dhe fondeve, ke zero legjitimitet.

The post Berisha: Rrugët e kashtës Rama-Balluku po shemben, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, ai mbrojti Belindën dhe krimet e tij appeared first on Albeu.com.

Gazetarja Klodiana Lala: Akuzat ndaj Ballukut mund të ashpërsohen, pas Agron Tares, për këtë çështje ka dy fletë-thirrje në SPAK edhe ndaj Igli Tares
Këtë të mërkurë, gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “News24” se, akuzat ndaj ish-zv/kryeministres së pandehur për abuzim me detyrën Belinda Balluku, mund të ashpërsohen më tej nga SPAK-u.

Ndërsa lidhi edhe zhvillimet e fundit mbi procesin hetimor, ku u mor dje në pyetje edhe Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, në lidhje me këtë dosje, ajo tha se kishin lidhje me kontrollet e ushtruara dhe se gjithashtu pritet një thirrje edhe ndaj drejtorit sportiv të Milanit.

“Për zonjën Balluku kemi pasur një pyetje të Agron Tares, që ka dhënë dëshmi në SPAK për pasurinë e Balluku dhe kontrollet e kryera. Kjo në kuadër të hetimit penal por edhe verifikimit të pasurisë që po i bëhet zonjës Balluku. Po ashtu janë bërë dy fletë-thirrje dhe për ish-futbollistin Igli Tare”, tha ajo.

Dhe më tej ajo shpjegoi procesin në këtë fazë për ish-futbollistin Tare:

“Deri tani nuk i është përgjigjur interesit të Prokurorisë. Thirrja e parë u kthye mbrapsht sepse nuk u gjet adresa e tij, kurse te fletë-thirrja e dytë ende nuk ka një përgjigje të tij. Prokurorët e cilësojnë si tejet thelbësore dëshminë e zotit Tare në lidhje me këtë proces, në kuadër të hetimeve për pasurinë dhe lidhjet financiare të tij me zonjën Balluku”.

Dhe referuar këtyre zhvillimeve të reja, shpjegoi se për celularët e sekuestruar pritet një vendim i gjykatës dhe kërkohet kohë për shkak se vijon ekspertimi.

Por ajo theksoi se akuzat mund të rëndohen në vijim mbi bazën e provave të reja që do gjenden.

“Sa i përket celularëve që u sekuestruan në kontrollet e fundit nga SPAK për çështjen Balluku, pritet vendimi i gjykatës. Por kjo çështje kërkon shumë kohë. Mendoj se ndaj zonjës Balluku dhe të personave të tjerë, mund të ketë ashpërsim të akuzave penale”, shtoi Lala.

Lala shpjegoi se:

“Bëhet fjalë për një sërë tenderash të rrugëve, duhet pritur nëse do lejohet ekspertimi i mëtejshëm i tyre. Nga mënyra si po zhvillohen hetimet priten ashpërsime të akuzave por vendimet i marrin prokurorët”.

The post Gazetarja Klodiana Lala: Akuzat ndaj Ballukut mund të ashpërsohen, pas Agron Tares, për këtë çështje ka dy fletë-thirrje në SPAK edhe ndaj Igli Tares appeared first on Albeu.com.

BE ka vendosur vijën e kuqe për Ballukun/ Ish-ministrja e Integrimit: Anëtarësimi në vitin 2027 i pamundur, ja shkaqet e bllokadës
Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI (sot PL), Klajda Gjosha, shprehet se shkaku kryesor i bllokimit të integrimit të Shqipërisë është Belinda Balluku, pasi mazhoranca vendosi që me shumicën e saj të kartonëve ta mbrojë në Kuvend, duke penguar drejtësinë për heqjen e imunitetit.

Ndërsa komentoi raportin e IBAR-it, aktualitetin politik në vend, rezolutën për integrimin në Kuvend dhe ecurinë e procesit, Gjosha dha disa teza gjatë intervistës në studion e “News24”.

Ajo shpjegoi se procesi me shumë gjasa do të jetë i bllokuar deri në vitin 2027, pasi BE ka vendosur një vijë të kuqe për rastin “Balluku”, që tashmë mazhoranca e ka shkelur.

“Raporti që sapo është prodhuar nga KE, është i gjerë. Ka shumë çështje të ngritura, ku mendoj se dhe në misionin fakt mbledhës që kanë pasur në Shqipëri, janë informuar mirë. Siç ishte çështja e imunitetit, ka pasur peshën e vetë. Mendoj se është pesha më madhore që rëndon ndaj kësaj bllokadë, apo proces pezull momentalisht. Nuk është çështja Balluku, por është një fenomen. Këtu besoj ka pyetje; pse nuk u dha vendimi? Pse nuk u ekzekutua. Këtu besoj se BE ka vijë të kuqe, nuk toleron. BE nuk është vetëm çështje letrash”, tha Gjosha.

Ish-ministrja, foli edhe për procesin dhe hapat e tij dhe arsyen përse do të jetë i bllokuar deri vitin e ardhshëm.

“Nuk do të doja të më dilte fjala, pasi bëhet fjalë për procesin e integrimit në BE. Më vjen keq që nuk është miratuar. Pikëpyetjet janë të mëdha. Disa nga vendet anëtare, madje disa prej tyre s’janë bërë kurrë pengesë e procesit, kanë ngritur paqartësi për këtë proces. Ajo që është për t’u marrë në analizë, është se kanë kaluar disa muaj. Sot kemi një shtyrje prej 4-5 muajsh nga ky proces. Kam ndjekur dhe me vëmendje se çfarë është thënë. Viti 2027 duket i paarritshëm për t’u integruar. 2028-ta është vit zgjedhor. Kur përfundon procesi? Politikisht, e shoh të pamundur. Vendet anëtare nuk marrin vendime avancuese, për sa kohë do të jenë zgjedhjet. E shoh që është e vështirë të arrihet deri në 2027 gjë. Nëse nuk ka gjë të re në Maj, është qershori, dhe vijojmë me shtyrje të mëtejshëm, ndaj i bën të pamundur negociatat në vitin 2027”, komentoi Gjosha.

Për ish-deputeten, rezoluta e fundit në Kuvend ka një fjalor “fëminor”.

“Kur lexoj rezolutën, është me fjalor fëmijëror. S’e di nëse është e qëllimtë aty. S’mund të themi ne që të themi në një rezolutë; që zotohemi se do t’i japim hapësirën opozitës për të dhënë kontributin e vetë në Kuvend. Madje unë pashë edhe mungesë deputetësh në sallë. Nuk ka transparencë për qytetarët. Integrimi s’është debat politik por për qytetarët dhe të ardhmen”, u shpreh ajo.

Në fund ajo ndau mendimin se integrimi do shumë punë dhe dialog politik, sepse kjo çështje i bën bashkë shqiptarët dhe mbetet i shumëpritur.

“Integrimi në BE i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Proces tejet i vështirë për t’u arritur. Për mua ngrihen pikëpyetje se kur do të ndodhë ky integrim i vendit. Për të ndërtuar një vend në BE duhet shumë punë”, tha Gjosha.

The post BE ka vendosur vijën e kuqe për Ballukun/ Ish-ministrja e Integrimit: Anëtarësimi në vitin 2027 i pamundur, ja shkaqet e bllokadës appeared first on Albeu.com.

Berisha thumbon Spiropalin: Balluku e quan “pallosh i gjatë” dhe Rama e mbron, ndërsa ti e quan “Skënderbe” dhe ai të flak
Këtë të enjte, kreu i PD-së Sali Berisha, akuzoi mazhorancën nga foltorja e Parlamentit gjatë seancës plenare, se ka përgatitur një raport të trilluar dhe me mashtrime për integrimin në BE, që qytetarët nuk e kanë lexuar dhe as opozita nuk e di çfarë përmban, ndaj kërkoi heqjen e tij.

Gjithashtu ai e cilësoi një skandal, teksa theksoi se raporti ka burokraci.

Berisha tha se ky raport përmbante vetëm një performancë që nxihej nga figura e “Ramës dhe Lubisë” (Belinda Ballukut).

“Kemi paraqitur sot në Parlament raportin mbi integrimin në BE, që nga alfa në omega, nga fjala e parë te e fundit, është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është akt jashtëzakonisht i rëndë, në një moment të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Paraqisni një raport që nuk guxoni as ta lexoni, në mënyrë antikushtetuese vendosni që të mos lexohet ky raport, nuk ka akt më jo serioz se sa ky. Ndaj urdhëroj të tërhiqet menjëherë raporti. Raporti është fund e krye mashtrime e burokarci. Përsa i përket performancës janë të gjitha trillime. Nxijnë nga një figurë, Rama dhe Lubia”, tha Berisha mes të tjerash.

Gjithashtu, ai iu drejtua edhe ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropali, duke e pyetur se si kishte mundësi që Balluku e quante Ramën pallosh dhe ai e mbronte, kurse atë që e quante Skënderbe e flaku.

“E kanë mbushur me mashtrime të dashur qytetarë, nuk guxojnë t’i dalin zot raportit, skandal. Nuk arrini gjer këtu. Keni detyrime ndaj qytetarëve. Të dalë këtu e të lexohet raporti. Si mund të diskutoj unë kur është një raport që s’e dinë qytetarët. Të flasësh për integrimin dhe në raport qytetarët të mos dinë çfarë është thënë. Çfarë jeni ju, mafie, po! Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha ai.

The post Berisha thumbon Spiropalin: Balluku e quan “pallosh i gjatë” dhe Rama e mbron, ndërsa ti e quan “Skënderbe” dhe ai të flak appeared first on Albeu.com.

E pandehur për abuzim me tendera mln euro/ U pezullua dhe më pas u shkarkua nga detyra, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë
Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit të vendosur ndaj saj.

Balluku është marrë e pandehur në një çështje që lidhet me abuzime të dyshuara në procedura tenderimi me vlera miliona euro, ndërsa masa e pezullimit është vendosur në kuadër të hetimeve.

Kryeministri Edi Rama, shfrytëzoi një mbledhje të grupit parlamentar socialist për të shkarkuar nga postet qeveritare Belinda Ballukun, katër muaj pasi Prokuroria e Posaçme e mori atë të pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku mbante prej 2019 postin e Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë dhe nga 2022 edhe atë të zv.kryeministres.

The post E pandehur për abuzim me tendera mln euro/ U pezullua dhe më pas u shkarkua nga detyra, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama mban të fshehtë punën dhe raportet e grupit COELA! Hodhi në kosh Reformën në Drejtësi për Ballukun
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se interesi i Bashkimit Evropian, por edhe partnerëve ndërkombëtarë për Shqipërinë ka qenë më i lartë se në çdo periudhë tjetër.

Berisha tha se gjatë muajve të fundit, Shqipëria është vizituar nga disa misione të rëndësishme evropiane për të monitoruar procesin e integrimit dhe reformat në vend.

Por lideri demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po përpiqet të minimizojë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të shmangë përgjegjësitë politike.

“Disa muaj më parë në Shqipëri erdhën përfaqësuesit diplomatikë të 27 vendeve anëtare të BE, të cilët formojnë grupin e punës që quhet COELA dhe që funksionon si një forum jashtëzakonisht i rëndësishëm. Funksionon pranë Këshillit të Ministrave të BE si një institucion me mision shumë të rëndësishëm.

Për përgatitjen e negociatave dhe monitorimin e reformave në vendet që janë aspirante për integrimin, vlerësimin e këtij monitorimeve, paraqitjen e qëndrimeve të përbashkëta në konferencat ndërqeveritare. Paraqitjen e raporteve në Këshillin e Ambasadorëve dhe prej aty në Këshillin e Ministrave.

Ky grup pune i BE është mbledhur dhe ka diskutuar gjatë tre muajve të fundit pothuaj çdo javë për Shqipërinë, për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, në diskutim të raportit të ndërmjetëm që vlerëson proceset themelore, pavarësinë e drejtësisë, të drejtat ë qytetarëve, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, etj. Pra, çështjet më themelore, të cilat në letrën me Vuçiçin, Edi Rama kërkonte t’i hiqte nga rendi i ditës. Shikoni djallëzinë e Edi Ramës. Por e mori përgjigjen.

COELA, me një punë shumë serioze, ka bërë një seri diskutimesh, për të cilat qeveria shqiptare nuk jep asnjë njoftim, as në parlament, as në publikon. Mashtron, mashtron dhe vetëm mashtron Edi Rama me zëdhënëset e tij”, tha ndër të tjera Berisha.

Po ashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se hodhi në kosh Reformën në Drejtësi për Ballukun

“Edi Rama jo vetëm që bllokoi, që tregoi se ky e hodhi në kosh reformën e drejtësisë dhe bllokoi funksionimin, nuk lejoi Ballukun të shkojë atje ku e ka vendin, në burg. Por përkundrazi, Lubi Balluku është sot kryeministrja në hije e Shqipërisë. Dhe Edi Rama mendon se këto, partnerët tanë nuk i shohin. Lubi Balluku është de facto kryeministrja në hije e këtij vendi”, tha kreu i PD.

The post Berisha: Rama mban të fshehtë punën dhe raportet e grupit COELA! Hodhi në kosh Reformën në Drejtësi për Ballukun appeared first on Albeu.com.

PE u kujtoi se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin/ Bardhi: Me votat tuaja, penguat drejtësinë dhe mbrojtët Ballukun
Ditën e sotme, deputeti i PD-së, njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët iu kujtuan maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se Parlamenti Evropian, i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të cështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

“Evidentohen cështje dhe problematika që duhet të trajtohen nga kuvendi. Do të ishte lajm i mirë që kuvendi të luante gjatë 2025 një rol në përmbushjen e shqetësimeve të ngritura nga PE.

Për fat të keq nuk e ka luajtur këtë rol, ka kontribuar që në këtë raport të ketë njolla të zeza për Shqipërinë si vota juaj, 83 kartonat kundër për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e ish zv kryeministres. PE iu kujton se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin por institucionet.

Lajm i mirë në atë raport është se vlerësohet angazhimi i të gjitha forcave politike në procesin e integrimit në BE”, tha Bardhi.

The post PE u kujtoi se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin/ Bardhi: Me votat tuaja, penguat drejtësinë dhe mbrojtët Ballukun appeared first on Albeu.com.

Thellohen hetimet për Belinda Ballukun/ Pas kontrolleve në zyra e vila luksoze, SPAK merr në pyetje ish-bashkëpunëtorët e afërt dhe disa biznesmenë
Pas kontrolleve të kryera me urdhër të SPAK në zyra, banesa, vila luksoze në jug të vendit apo kompani të ndryshme në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, janë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë subjekte të këtyre kontrolleve.

Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave, aktualisht drejtoreshë e Koorporatës Elektro-energjitike shqiptare u paraqit të enjten në SPAK ku dha dëshminë e saj, përderisa konsiderohet një prej njerëzve të besuar të ish-ministres nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Shpjegime për hetuesit dha dhe Laureta Omeri, ish-këshilltare dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Ballukut, që po ashtu iu nënshtrua kontrollit.

Biznesmeni Arbër Abazi, kompanitë e të cilit kanë fituar tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës dha spjegime për dy procedura tenderuese, ndërsa Kujtim Hasa, i kompanisë Rruga Ura në Elbasan iu dorëzoi hetuesve të BKH-së kompjutera që mendohen si prova të vlefshme për hetimin e rastit.

Në SPAK gjatë ditëve të fundit janë paraqitur edhe biznesmenë të tjerë në kompanitë e të cilëve janë sekuestruar dokumenta apo kompjutera.

Në mesin e personave që iu nënshtruan kontrolleve ishin dhe shoferi i Belinda Ballukut, si dhe pastrueset e shtëpisë, të cilët janë pyetur lidhur me banesat e ish-ministres si dhe detaje të përditshmërisë së saj.

SPAK po e heton Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe.

Së fundmi, po heton pasuritë e ish numrit dy të qeverisë dhe personave të bashkëlidhur me të.

The post Thellohen hetimet për Belinda Ballukun/ Pas kontrolleve në zyra e vila luksoze, SPAK merr në pyetje ish-bashkëpunëtorët e afërt dhe disa biznesmenë appeared first on Albeu.com.