ballokume Archives - Albeu.com

Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra/ Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare
Me këngë, valle, hare dhe ngjyra, kështu iu urua mirëseardhja Ditës së Verës në të gjithë vendin. Qyteti i Elbasanit mbetet kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës, ku qe nga fillimi i javës u zhvilluan aktivitete dhe koncerte, të cilat kulmuan më 14 Mars. B

anda Frymore e qytetit mbajti një paradë në sheshin kryesor të Elbasanit, ndërsa fëmijë e të rritur u bënë pjesë e aktiviteteve të shumta.

Sipas traditës, amvisat elbasanase kishin përgatitur ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste, ballokumen, e cila gjendej në çdo stendë të panairit te kulinarisë të ngritur në qytet.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe emigrantë të shumtë iu bashkuan festës në Elbasan.

Edhe në Tiranë u kremtua Dita e Verës, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan festës së organizuar në kryeqytet. Vëmendja më e madhe në këtë ditë iu kushtua fëmijëve, të cilët vunë veroret dhe shijuan atmosferën festive të ditës që shënjon ardhjen e pranverës.

Festimet për Ditën e Verës në juglindje të vendit nisën mbrëmjen e 13 marsit, ku sipas riteve pagane u ndezën zjarre që simbolizojnë largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Festimet vijuan edhe përgjatë 14 Marsit.

Gjirokastra mirëpriti Ditën e Verës me një atmosferë të ngrohtë, duke e shndërruar Parkun Natyror të Viroit në qendrën e aktiviteteve për të gjithë të pranishmit. Festimet nisën me koncertin e fëmijëve, ndërsa panairi i ushqimeve tradicionale tërhoqi vëmendjen e vizitorëve.

Edhe në Durrës e Vlorë u mbajtën aktivitete të shumta, ku dy qytetet bregdetare janë veshur me petkat e pranverës, për të mirëpritur kështu turistë nga e gjithë bota.

Me ngjyrat e pranverës, plot këngë dhe valle u kremtua Dita e Verës edhe në Lushnje e Kavajë, ku performancat artistike të fëmijëve i dhanë jetë kësaj feste.

The post Këngë, aktivitete, ballokume dhe ngjyra/ Si u festua Dita e Verës në disa nga qytetet shqiptare appeared first on Albeu.com.

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, u bashkohet festimeve dhe vendos veroren
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që Ditën e Verës ta festojë në Elbasan, që është qyteti që simbolizon këtë festë.

Berisha është pritur me entuziazëm nga mbështetësit e tij, me thirrjet; ‘o yll’, “Berisha, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”.

Ndërkohë, që ish-kryeministri është pritur siç e ka dhe tradita nga disa vajza të veshura me kostume popullore, me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen, të cilën e ka provuar, ndërsa i kanë vendosur dhe një verore në dorë.

“Urimet më të përzemërt qytetarëve të Elbasanit, për këtë ditë gëzimi, feste për Elbasanin, i cili sot është edhe kryeqyteti i saj dhe mbarë shqiptarët. Këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria, në këtë kontekst, Elbasani është sot kryeqytet i pelegrinazhit shqiptar. Por nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit. Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.”, tha Berisha.

The post Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, u bashkohet festimeve dhe vendos veroren appeared first on Albeu.com.

Si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, përbërësi sekret për t’i bërë të shkrifëta
Në Ditën e Verës, janë gatuar e tregtuar gjithandej nëpër Shqipëri, ballokumet. Por shija e tyre e vërtetë mund të dallohet vetëm në qytetin që i krijoi, Elbasan.

Gjithsesi, ne ju sjellim sot recetën tradicionale të ballokumeve. Ju këshillojmë të përdorni përbërës të freskët fshati.

Përbërësit:

1 kg miell misri

500 g gjalpë i freskët

8 kokrra vezë

Pak finjë zjarri

500 gr sheqer

Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

The post Si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, përbërësi sekret për t’i bërë të shkrifëta appeared first on Albeu.com.

Përgatitja e ballokumeve perfekte, zonjat nga Elbasani zbulojnë 2 sekretet e recetës tradicionale
Sa herë vjen Dita e Verës, tregjet shqiptare mbushen me Ballokumet e Elbasanit. Shumë zonja vazhdojnë t’i përgatisin vetë në shtëpi, vit pas viti, por sekretet i dinë vetëm ato nga Elbasani.

Këto sekrete i ka treguar Dasha Sejdini.

“Ballokumja dhe revania janë dy ëmbëlsirat e Ditës së Verës. Receta e ballokumes është një recetë që ka ardhur brez pas brezi. Sekreti i ballokumeve qëndron te lënda e parë dhe te kujdesi i masave që bashkohen me njëra-tjetrën, duke e mbyllur me rrahjen e vazhdueshme.

Madje edhe ena në të cilën bëhet procesi i rrahjes do të ishte shumë më mirë nëse është enë bakri dhe luga me të cilën bëhet përzierja të jetë druri dhe e madhe. Ballokumja është dy llojesh: ballokume brumi, që përgatitet me miell gruri dhe pak sheqer dhe tjetra është ballokume sheqeri, që në Elbasan është sinonimi i Ditës së Verës”, ka treguar zonja Dasha.

Përbërësit bazë janë: mielli i misrit, vezët dhe gjalpi.

Një tjetër qytetare elbasanese është edhe Dallandyshe Xhyra, amvisë, edhe thotë se gatimin e ballokumes e ka specialitet. Përveçse gatuan për familjen e saj, ajo këtë recetë tradicionale e ka përdorur edhe për të ndërtuar një biznes familjar ku gatuan dhe tregton ballokume.

“Përgatitja e saj behët në një tenxhere bakri, që është e posaçme vetëm për ballokumet”, rrëfen zonja.

Ajo shpjegon se përbërësit në këtë enë bakri futen sipas radhës, duke i rrahur me lugë druri, gjalpë të tretur, sheqer të shtypur, vezët një e nga një, maja, miell misri dhe finjë. Sipas saj, masa e fituar nga të rrahurit me lugë ndahet në pjesë në formë kokrrash të rrumbullakëta dhe futet në furrë.

“Sekreti për të bërë ballokume sa më të mira është rrahja me dorë dhe pjekja në furrë druri. Në fillim gjalpi bashkohet me sheqerin, derisa treten mirë dhe më pas i hidhen vezët. Mielli shtohet pak nga pak derisa përzihen mirë të 3 përbërësit. Në rast se i gatuan shpeshherë këto ëmbëlsira, edhe me sy kuptohet se kur masa është gati për pjekje. Pastaj më e mira do të ishte që pjekja të bëhej me furrë druri”, tregon ajo.

The post Përgatitja e ballokumeve perfekte, zonjat nga Elbasani zbulojnë 2 sekretet e recetës tradicionale appeared first on Albeu.com.

Kriza “prek” edhe ballokumen, sa ka arritur çmimi këtë Ditë Vere
Shtrenjtohet edhe Dita e Verës. Një ballokume në Elbasan këtë vit do të kushtojë 30% më shtrenjtë.

Kjo si pasojë e rritjes së çmimit të sheqerit dhe gjalpit.

Ka apo s’ka lidhje me karburantet, ka apo s’ka lidhje me importet, tashmë çdo produkt ka marrë të përpjetën.

Pastiçierët thonë se nuk e përballojnë dot koston ndaj dhe në rastet kur nuk do të rriten çmimet, do të ulet gramatura e produktit për të kompensuar humbjen.tch

The post Kriza “prek” edhe ballokumen, sa ka arritur çmimi këtë Ditë Vere appeared first on Albeu.com.

Zanafilla e Ditës së Verës, pse ëmbëlsira quhet ballokume?
Sot është 14 marsi e njohur ndryshe si Dita e Verës. Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit.

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit, veçanërisht në Tiranë.

Zanafillën, “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e verës, që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe “qyteti në kërthizë të Shqipërisë”, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone, si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët tregojnë se një natë para Ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit, herët në mëngjes, hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë. Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët, zakonisht, e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojëra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë, elbasanllinjtë urojnë njëri-tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumet

Mendohet se emri i vërtetë është “Kulaçi i Verës”. Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi shijoi kulaçin e vogël të gatuar me miell misri, gjithë kënaqësi thirri: “është ba si llokume”.

Kësisoj, ballokume u bë emri “zyrtar” i kësaj ëmbëlsire tradicionale elbasanase. Emri ballokume është shumë i vonshëm. Mendohet se daton rreth fundit të shekullit të XVIII.

Dihet si do të rrihen, si do të shtrihen, si do të piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritëm kohor. Të gjithë e dinë, për shembull, se ballokumet bëhen me miell misri. Por pak e dinë se një kg miell ballokumesh del (pas një cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (është i imët), edhe gjalpi… Pra recetat për ballakumet nuk funksionojnë kudo. Unë kam vrojtuar, madje prej shumë vitesh, përgatitjen e ballokumeve të Elbasanit. Dhe mund të pohoj me bindje se edhe sikur gjithçka materiale të jetë njësoj (duke përfshirë edhe profesionalizmin e atij që i përgatit), përsëri ballokumet e Elbasanit ndryshojnë. Ato kanë gjithnjë diçka më shumë. Sepse Elbasani fut një “element” plus në recetën e ballokumeve. Kjo është dashuria. Ballokumet e Elbasanit kanë brenda shumë, shumë dashuri. Sikurse vetë Dita e Verës në Elbasan është një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Le të përpiqemi që t’i afrohemi Elbasanit në dashurinë që jep ai në Ditën e Verës. Sado vështirë që është.

Pse kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani

Sepse gjatë shekujve Dita e Verës erdhi duke u zbehur. Aq sa diku ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës erdhi deri në ditët tona merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. Por ndryshe është të festosh e ndryshe është të bësh një pushim zyrtar. Madje ndryshe është të festosh, ndryshe të ndjesh me të vërtetë. Elbasani, pra ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndjehet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Në ç’masë Dita e Verës është një festë e mirëfilltë (mbarë)shqiptare?

Të paktën në atë masë që ajo (referuar prof. Kristo Frashërit), ka qenë pjesë përbërëse e identitetit tonë etnik. Edhe nëse në disa vise ajo filloi të venitej, përsëri duhet të rigjallërohet dhe të kthehet në një festë mbarëshqiptare, mbasi është më tradicionale se të kremtet fetare. Dita e Verës, ashtu sikurse edhe Viti i Ri, është festë e të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, ideje, bindjesh, përkatësish, apo besimi fetar.

Dita e Verës sipas Kristo Frashërit

Dita e Verës ka qenë e lidhur me ditën e parë të marsit. Në antikitet marsi ishte muaj i parë i vitit. Kjo sipas kalendarit Julian. Siç dihet, në Evropën Perëndimore, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos kalendari Gregorian. Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Duhet që viti kalendarik të fillojë me marsin që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Të tillë kanë mbetur emrat e tyre edhe pse, nga 15 tetori i vitit 1582, kohë në të cilën hyri në fuqi reforma gregoriane, ata janë respektivisht, muajt e nëntë, i dhjetë, i njëmbëdhjetë dhe i dymbëdhjetë. Por, siç argumenton akademiku i mirënjohur, prof. Kristo Frashëri, kalendari i vjetër i shqiptarëve është edhe më i hershëm se kalendari Julian, i cili u shpall nga Jul Qezari, në vitin 46 para lindjes së Krishtit. Dhe gjithnjë dita e parë e marsit shënonte, sikurse edhe sot, fillimin e stinës së pranverës. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme nga njëra-tjetra se në kohën e sotme (ngrohja globale nuk kishte filluar ende). Njerëzit mezi prisnin që të dilnin nga dimri, të shkrinte bora, të gjelbërohej natyra, të çelnin lulet, të blegërinin qengjat, të loznin fëmijët fushave e kodrave, të gëzonin të gjithë.

Faik Konica: Ç’është Dita e Verës?

Botuar më 1911

Miqve, shokëve të Lidhjes Shqipëtare “Verore”, u dërgoj kujtime miqësie, urime të zemrës, për Ditën e Verës që na afrohet. S’e festuam dot sivjet këtë ditë të bukur: po në mos e festuam me trup, do ta festojmë me zemër.

Ç’është Dita e Verës? Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve. Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë. Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.

The post Zanafilla e Ditës së Verës, pse ëmbëlsira quhet ballokume? appeared first on Albeu.com.