ballkan Archives - Albeu.com

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit, e kryer në pranverë të këtij viti.

Derisa ata të BE-së mbeten të përqendruar në çështje të sigurisë që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës, në Ballkanin Perëndimor më të shqetësuar janë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, krimin, korrupsionin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Anketa shpërfaq, gjithashtu, dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbisë dhe pjesës tjetër të rajonit, për sa i përket optimizmit, besimit në BE, mosbesimit në NATO dhe mbështetjes për anëtarësimin e mundshëm.

Për tre vjet me radhë, më shumë se një e katërta e të anketuarve nga 27 vende pajtohen se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e BE-së, ndërsa një e pesta i jep përparësi mbrojtjes dhe sigurisë.

Ballkani Perëndimor, në anën tjetër, përqendrohet te mbijetesa e përditshme. Krahasuar me anketën e njëjtë të kryer në vjeshtë, Maqedonia e Veriut regjistroi rritjen më të madhe të shqetësimeve në lidhje me krimin, ndërsa Kosova regjistroi rritjen më të madhe të shqetësimeve në lidhje me rritjen e çmimeve.

Kosova dallohet krahasuar me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor për optimizmin, ku 76 për qind e të anketuarve shprehen të kënaqur me tregun e punës.

Rreth 40 për qind e të anketuarve në vendet e tjera mendojnë se mundësia për të gjetur punë në vendin e tyre është e mirë, që është në përputhje me mesataren e Bashkimit Evropian.

Krahasuar me sondazhin e Eurobarometrit në vjeshtë, Shqipëria shënon rritjen më të madhe të optimizmit – për 17 për qind, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina rritjen më të madhe të pesimizmit – për 6 për qind.

Sa i përket gjendjes së përgjithshme në vend, dy të tretat e të anketuarve në Serbi mendojnë se ajo është e keqe. Njëkohësisht, kjo është edhe rritja më e madhe e perceptimit negativ: 19 për qind.

Ndryshe nga të tjerët, 80 për qind e të anketuarve në Kosovë e kanë vlerësuar gjendjen në vendin e tyre si të mirë. Pesimizmi për këtë çështje është rritur më së shumti në Serbi – për 19 për qind – krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Të anketuarit në Kosovë dhe në Mal të Zi janë optimistë sa i përket drejtimit që po ndjekin vendet e tyre. Ndërkohë, në Bosnje dhe Hercegovinë është rritur ndjeshëm pesimizmi – 14% më shumë njerëz se në vjeshtën e vitit 2024 mendojnë se vendi është në rrugë të gabuar.

Rritje e ngjashme e mendimit negativ është shënuar edhe në Serbi, me 11%. Ndërsa shumica e qytetarëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor besojnë se jeta e tyre nuk do të ndryshojë vitin e ardhshëm, në Kosovë dhe në Shqipëri dominon optimizmi.

Në këto dy vende, shumica besojnë se jeta e tyre do të përmirësohet, ndërsa çdo i pesti i anketuar në Serbi dhe në Maqedoni të Veriut ka frikë se e ardhmja do të jetë më e vështirë.

Në krahasim me të njëjtën anketë të kryer në vjeshtën e vitit 2024, në Mal të Zi është rritur për 20 për qind numri i atyre që mendojnë se gjithçka do të mbetet e njëjtë, ndërsa në pjesën tjetër të rajonit rezultatet janë afërsisht të njëjta.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë, shumica e qytetarëve parashikojnë përkeqësim të situatës së përgjithshme në vendet e tyre, gjatë vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Shqipëria dallojnë nga ky trend, pasi shumica e të anketuarve presin përmirësim në të ardhmen, madje më shumë se në vjeshtën e kaluar.

Pesimizmi është rritur më së shumti në Bosnje e Hercegovinë, për 6 për qind. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, ndërkaq, mbetet i dëshirueshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë.

Entuziazmi është më i lartë në Shqipëri dhe Mal të Zi, ku shumica e të anketuarve besojnë se anëtarësimi do të sjellë përfitime për vendet e tyre.

Në Serbi, mendimet për anëtarësimin në BE janë të ndara në mënyrë të barabartë midis atyre që e përkrahin, e kundërshtojnë ose janë indiferentë.

Në Mal të Zi është shënuar rritja më e madhe e optimizmit për anëtarësim në BE, krahasuar me anketën e mëparshme të vjeshtës – për 13 për qind.

BE-ja gëzon besim të madh në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë – gjë që përputhet me orientimet e tyre proevropiane. Në anën tjetër, 57 për qind e të anketuarve në Serbi thonë se nuk besojnë në BE.

Sa u përket qytetarëve të BE-së, 52 për qind besojnë në institucionet evropiane, ndërsa 41 për qind nuk besojnë. Në krahasim me anketën e mëparshme, besimi ka mbetur thuajse i pandryshuar – me një rritje për 9 për qind në Kosovë.

Mungesa e besimit ndaj NATO-s në Serbi është edhe më e theksuar, ku 92 për qind e të anketuarve nuk besojnë në këtë organizatë. Ndryshe është situata në Kosovë, ku 95 për qind e njerëzve shprehin besim në NATO.

Shumica e qytetarëve të BE-së dhe mbi 60% e banorëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – të dyja vende anëtare – kanë besim në Aleancën Veriatlantike. Rritja më e madhe e besimit në NATO është regjistruar në Bosnje e Hercegovinë – për 11 për qind./ REL

The post Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa appeared first on Albeu.com.

Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantë të deportuar nga SHBA-të
Administrata e Presidentit Donald Trump po nxit Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “Bloomberg”.

Kërkesat drejtuar vendeve në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të deportuar.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokonte statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanezë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar deportimet.

Administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit.

The post Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantë të deportuar nga SHBA-të appeared first on Albeu.com.

Ballkani Perëndimor pa emisar gjerman, çfarë efekti do të ketë për Kosovën?
Mëdyshjet se mos është stepur pak Gjermania nga angazhimi ndaj çështjeve që e prekin rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ardhjen e kancelarit Friedrich Merz, u ngritën pas shfuqizimit të vendimit të vitit 2022 për postin e emisarit gjerman për këtë pjesë të Evropës.

Nga ky vendim u prek drejtpërdrejt Manuel Sarrazin, përfaqësuesi i Partisë së Gjelbër që e mbajti këtë pozicion për tre vjet, e që vitin e fundit u përmend shpesh për qasjen e tij ndaj ndalesës së importit të mallrave që vijnë nga Serbia, por në përgjithësi, rreth 25 zyrtarë të tjerë në vende të ndryshme humbën pozitat e tyre, pas shfuqizimit të disa vendimeve nga kabineti federal gjerman.

Kjo lëvizje ngrit pyetjen thelbësore: Çfarë efekti do të ketë kjo për Kosovën dhe proceset e saj të rëndësishme politike, veçanërisht në kuadër të marrëdhënieve me Serbinë? Duke qenë se Gjermania ka qenë prej kohësh një nga faktorët kyç në vendimmarrjet strategjike që ndikojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, një reduktim i angazhimit të saj mund të krijojë boshllëqe në negociata dhe të ndikojë në dinamikat e dialogut mes dy vendeve.

Në këtë kontekst është thelbësore të vlerësohet nëse kjo lëvizje është një strategji për riformatim të politikës gjermane në rajon apo një sinjal i mundshëm për një ulje të përqendrimit dhe prioritetit ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në kërkim të kësaj përgjigje, Ambasada Gjermane në Kosovë tha se vendimi i kabinetit federal për të shfuqizuar disa komisionerë dhe koordinatorë ndikon gjithashtu në Zyrën e të Dërguarit Special të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, të themeluar në vitin 2022.

Mirëpo, sipas Ambasadës, “duke ecur përpara”, përgjegjësitë e mbikëqyrura më parë nga i Dërguari Special do të integrohen në divizionet përkatëse brenda Ministrisë së Jashtme Federale. Poashtu, sipas Ambasadës, pavarësisht këtij ndryshimi strukturor, Ministria Federale e Jashtme në Berlin do të vazhdojë të punojë ngushtë, intensivisht dhe në mënyrë konstruktive me partnerët e saj.

“Në veçanti, Ambasada jonë në Prishtinë, së bashku me të tjerët në Ballkanin Perëndimor, mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të çuar përpara këto përpjekje në të gjitha fushat përkatëse”, shkruan në përgjigjen e Ambasadës gjermane për KALLXO.com.

Çfarë nënkupton mungesa e emisarit gjerman?

Johanna Deimel, eksperte e lartë për Ballkanin Perëndimor/Evropën Juglindore ka përshtypjen se arsyeja për largimin e këtij posti është se së bashku me përfaqësuesin e posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor janë shfuqizuar edhe 26 pozita të ngjashme.

Në këndvështrimin e Deimel, largimi i postit të emisarit për Ballkanin Perëndimor nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në vetë dialogun Kosovë-Serbi, meqenëse është në dorën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, të punojë me të dyja palët – i mbështetur, sigurisht, nga Brukseli, Berlini, Parisi dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, “si dhe shpresoj ende në mënyrë konstruktive nga SHBA”.

“QUINT-i është po aq i rëndësishëm këtu”, tha ajo. QUINT-i përbëhet nga SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia.

Ajo përmendi faktin që Manuel Sarrazin ka qenë gjithashtu shumë i qartë publikisht ndaj Prishtinës gjatë Procesit të Berlinit në tetor të vitit të kaluar, kur bëhej fjalë për arritjen e një marrëveshjeje për zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Albin Kurti refuzonte për një kohë të gjatë të hiqte ndalimin e importit për mallrat serbe.

Sipas saj, nëse do të jetë sërish e nevojshme të ndërhyhet ndaj Beogradit apo Prishtinës si pjesë e Procesit të Berlinit, këtë detyrë do ta kryejnë aktorë të tjerë, si për shembull, këtë vit, Britania e Madhe do të jetë nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit.

Ambasada gjermane theksoi se Gjermania mbetet një avokate e fortë e procesit të pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përforcuar përkushtimin e saj ndaj të ardhmes së tyre evropiane.

“Bashkëpunimi brenda kornizës së Procesit të Berlinit mbetet një instrument thelbësor në këtë përpjekje. I iniciuar nga Gjermania, Procesi i Berlinit synon të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe të kultivojë marrëdhënie të forta fqinjësore midis kombeve në rajon”- u përgjigjen nga kjo ambasadë.

Megjithatë, Deimel vlerëson se vendimi i tillë është një sinjal për popullin gjerman se qeveria e re federale dëshiron të thjeshtojë aparatin dhe duhet të bëjë kursime për arsye financiare. Nga ana tjetër, sipas saj, Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë (CDU)- konservator, ka marrë tani për herë të parë që nga viti 1966 Ministrinë e Jashtme Federale.

Ajo përkujton se sa ka qenë Angela Merkel kancelare është parë shpesh që kur ministria drejtohej nga Partia Demokratike e Lirë (FDP), Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) dhe së fundmi nga të Gjelbrit nën kancelarin Olaf Scholz nga partia SPD, kishte një lloj gare mes ministrisë dhe Zyrës së Kancelarisë Federale.

“Por në fund të fundit, kjo e dobësonte Ministrinë e Jashtme, pasi vendimet kyçe merreshin në Kancelari. Tani, si Kancelaria Federale ashtu edhe Ministria e Jashtme janë në duart e CDU-së”- tha ajo.

Sipas saj, ministri i ri i Jashtëm, Johann Wadephul, mund ta përdorë këtë në favorin e tij dhe kjo mund t’i japë më shumë peshë punës së tij në politikën e jashtme nëse këto dy institucione bashkëpunojnë.

Deimel theksoi se Sarrazin ishte i përkushtuar ndaj të gjithë rajonit dhe punoi veçanërisht për të bërë përparim në kuadër të Procesit të Berlinit, megjithatë, mandati i tij “ishte disi i paqartë, diku mes diplomacisë dhe ndërmjetësimit”.

“Edhe pse kjo i dha atij njëfarë hapësire për veprim, nuk ishte aspak e lehtë për sa i përket përcaktimit dhe kufizimit të përgjegjësive të tij brenda aparatit qeveritar dhe gjithashtu në perceptimin e peshës së tij politike jashtë vendit”, shtoi ajo.

Në fund të fundit, Deimel thotë se Ministria e Jashtme nuk ka vetëm departamente të veçanta për Ballkanin Perëndimor, por edhe një përfaqësues të posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë, EFTA-n, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës (Michael Reiffenstuel që nga viti 2023), i cili raporton drejtpërdrejt te ministri i Jashtëm, si dhe ministrat e shtetit.

Portofoli i tyre, sipas saj, tani përfshin edhe Procesin e Berlinit, i cili u vendos sërish qartë në agjendë në marrëveshjen e re të koalicionit.

Frauke Seebass, analiste në Institutin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë thotë se shkarkimi i Sarrazinit në mesin e emisarëve të tjerë është ishte premtuar tashmë nga Merz në prag të zgjedhjeve.

“Pra, nuk është personale për rajonin!”, tha ajo.

Kurse, për çështjen e Kosovës dhe Serbisë ajo nuk mendon që mungesa e një emisari në vetvete do të ketë efekt, por ndryshimi i personaliteteve do të ketë.

“Në varësi të mënyrës se si do ta trajtojë Ministria e Jashtme Federale dhe kush do të jetë përgjegjës, ka të ngjarë të ketë një ndryshim në qasje – por është shumë herët për të thënë se si”- shtoi ajo, duke thënë se politika zyrtare e qeverisë ka qenë dhe vazhdon të mbështesë Emisarin e BE-së për Dialogun, duke përfshirë edhe dërgimin e personelit në ekipet negociuese dhe duke e shoqëruar atë si pjesë të formatit të QUINT.

A ndryshon qasja gjermane ndaj Kosovës me kancelarin Merz?

Kancelari i ri konservator, Friedrich Merz, sapo e ka marr mandatin për të qeverisur Gjermaninë.

Analistja Deimel vlerëson se me këshilltarin më të rëndësishëm për politikën e jashtme në Kancelarinë Federale, Günter Sautter, kancelari federal Friedrich Merz po sjell në kancelari një diplomat që ish-ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, e kishte emëruar drejtor politik të Ministrisë së Jashtme.

Sipas Deimel, Sautter ka qenë në Kosovë në tetor 2024 dhe për rrjedhojë ka pasur mundësi të krijojë një përshtypje në terren dhe të zhvillojë biseda të para politike. Kurse në anën tjetër, ministri i Jashtëm Wadephul është i njohur me rajonin e Ballkanit Perëndimor prej kohësh.

“Nga deklaratat e tij gjatë viteve të fundit, mund të konkludohet se ndryshimet kufitare (ende?) refuzohen dhe se pavarësia e Kosovës mbetet e padiskutueshme. Megjithatë, Wadephul e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz “amator” kur ky i fundit deklaroi gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë në vitin 2022 se Serbia duhet ta njohë Kosovën si një parakusht për anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Përveç saj, ajo shtoi se së fundmi, Wadephul është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe, sipas asaj që ka arritur të kuptoj- bisedimet kishin të bënin ndër të tjera me marrëdhëniet serbo-gjermane.

“Serbia mbetet ende e rëndësishme për Berlinin në aspektin e sigurisë – dhe, ndër të tjera, ekonomikisht për shkak të litiumit. Fatkeqësisht, për aq sa di, Wadephul nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për protestat e vazhdueshme në Serbi. Në këtë drejtim, Aleksandar Vuçiq do të mund të vazhdojë të llogarisë në Berlinin”, mendon ajo.

Ndërsa në anën tjetër, Deimel ngreh shqetësimin për Kosovën duke thënë se fakti që është në një krizë politike që nga zgjedhjet e shkurtit dhe nuk po arrin të dalë nga kjo situatë e paqartë, po e dobëson gjithnjë e më shumë në kontekstin ndërkombëtar.

The post Ballkani Perëndimor pa emisar gjerman, çfarë efekti do të ketë për Kosovën? appeared first on Albeu.com.

Bie numri i kalimeve te paligjshme në Ballkan, policia franceze: Bandat afrikane veprojnë me bekimin e kontrabandistëve shqiptarë
Kalimet e parregullta kufitare në Bashkimin Evropian ranë me 31 për qind në tremujorin e parë të 2025-ës në 33,600, shifra këto të publikuara nga Frontex, Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare.

Rënia më e madhe e hyrjeve të parregullta ishte rruga e Ballkanit Perëndimor, me 64 për qind më pak në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo i atribuohet kryesisht aderimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Shengen më 1 janar të këtij viti.

Si rezultat, më shumë policë kufitarë, janë vendosur dhe me sa duket ata kanë qenë të suksesshëm në kontrollin e kufijve.

Frontex tha gjithashtu, se kishte një rënie ‘të konsiderueshme’ të emigrantëve që kaluan Mesdheun Qendror në mars. Kjo për shkak të stuhive që përfshiu Italinë në gjysmën e dytë të muajit.

Më 13 mars, Frontex publikoi shifra duke deklaruar se në dy muajt e parë të 2025, rruga e Mesdheut Qendror kishte përjetuar një rritje prej 48 për qind në një periudhë të ngjashme në 2024, me afro 7,000 migrantë që kaluan. Shumica e këtij numri erdhi nga Pakistani, Bangladeshi dhe Siria.

Prandaj, ka të ngjarë që numri i vërtetë i hyrjeve të parregullta në Evropë këtë vit të jetë më i lartë se shifrat e Frontex, pasi ato i referohen vetëm hyrjeve të zbuluara. Sa emigrantë janë zbarkuar të pazbuluar nga autoritetet?

Vendosmëria e bandave përputhet me atë të emigrantëve të dëshpëruar për të ardhur në Evropë dhe, më shpesh, në Britani.

Deri më tani këtë vit, më shumë se 8,000 kanë arritur të kalojnë Kanalin pavarësisht faktit se policia ka shkatërruar dhjetë rrjete kontrabande në tre muajt e parë të 2025 dhe çmontuan 22 rrjete në vitin 2024.

Policia franceze ka vënë re shfaqjen e një fenomeni të ri muajt e fundit: bandat që janë ‘100 për qind afrikane’, por që veprojnë me bekimin e kontrabandistëve shqiptarë dhe irako-kurdë, të cilët prej vitesh kanë dominuar tregtinë e emigracionit të paligjshëm.

The post Bie numri i kalimeve te paligjshme në Ballkan, policia franceze: Bandat afrikane veprojnë me bekimin e kontrabandistëve shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Të hënën Kallas nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, por “shmang” Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill do të vizitojë disa shtete në Ballkanin Perëndimor.

Siç u mësua më herët, në vizitën e parë të saj në rajon si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas do të qëndrojë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë, ndërsa ka zgjedhur të shmangë Kosovën.

Kallas e cila deklaroi vetëm disa javë më parë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur, duket se ka zgjedhur të tregojë edhe një here tjetër qëndrimin e Brukselit Zyrtar ndaj qeverisë së Prishtinës.

Kjo pasi vendet e Unionit 27 anëtarësh kanë kritikuar shpesh qeverinë e Kurtit. Ata shpesh kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk po bën hapat e duhur që dicka e tillë të ndryshojë.

Në ditën e saj të parë të turit në Ballkan, Kallas do të vizitojë Malin e Zi. Më 8 prill do të vizitojë Shqipërinë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për media. Në ditën e fundit, shefja europiane do të zhvillojë vizitë në Bosnje Hercegovinë.

The post Të hënën Kallas nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, por “shmang” Kosovën appeared first on Albeu.com.

Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pritet t’i mbledhë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme, pak ditë pasi ta ketë marrë detyrën.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike se ai këtë takim do ta organizojë të martën e 3 dhjetorit në Bruksel.

Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, do të nisë zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit të dielën, më 1 dhjetor, pasi është emëruar në këtë pozitë si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Ky takim do të jetë gjithashtu mundësi për të për t’u njohur personalisht me liderët e vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.

Samitet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë bërë të rregullta dhe zhvillohen së paku një herë në vit. Këtë traditë pritet ta mbajë edhe presidenti i ri i Këshillit.

Të njëjtën ditë kur e fillon mandatin Costa, pritet të nisë edhe mandati i Komisionit të ri Evropian.

Zakonisht, në takimet e nivelit të lart mes BE-së dhe vendeve të rajonit, kur mikpritës është presidenti i Këshillit Evropian, marrin pjesë edhe komisionarët për zgjerim dhe përfaqësuesit e lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Është paralajmëruar jozyrtarisht se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe përfaqësuesja a ardhshme e lartë e BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për zgjerim, Marta Kos.

Kjo do të ishte edhe hera e parë që këto dy anëtare të Komisionit të ri Evropian takohen me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor./REL

The post Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Ballkani Perëndimor me tre milionë njerëz më pak më 2050
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 2050 do të jetë për tre milionë banorë më e vogël se tani.

Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën.

Më poshtë është grafika e publikuar nga Radio Evropa e Lirë:

The post Ballkani Perëndimor me tre milionë njerëz më pak më 2050 appeared first on Albeu.com.

Zhgënjen Ballkani, mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Larne
Ballkani është mundur 1-0 nga irlandezo-veriorët e Larne në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League.

Një gol i shënuar nga Doneli në minutën e 89-të të takimit, ka vendosur fatin e sfidës së luajtur në “Fadil Vokrri”.

Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Kosovës, që nuk arrijnë të marrin maksimumin në këtë ndeshje të parë. Duhet theksuar se një vit më parë djemtë e Ilir Dajës mposhtën thellë këtë kundërshtar.

Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën tjetër në Irlandën e Veriut.

The post Zhgënjen Ballkani, mposhtet në “Fadil Vokrri” nga Larne appeared first on Albeu.com.

Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde – Severe Weather Europe tregon edhe sa ditë do të zgjasë
Kosova nuk është i vetmi vend i prekur nga një valë jashtëzakonisht e gjatë e të nxehtit.

I gjithë Ballkani dhe pjesë të Evropës Lindore janë nën një valë të nxehtit që nga fillimi i korrikut dhe parashikohet që vapa të zgjasë edhe dy javë, shkruan shërbimi meteorologjik i Severe Weather Europe.

“Kjo është një valë historike e të nxehtit me temperatura ditore që e kalojnë pragun prej 40 gradë Celsius. Më intensive është në Gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore. Detet në rajonin e Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 gradë Celsius në vende. Sipas parashikimeve të modelit global të motit, temperaturat do të mbeten shumë mbi mesataren në të gjithë Evropën Jugore dhe Lindore gjatë korrikut. Për Gadishullin Ballkanik parashikohen vlera rekord për këtë javë”, njofton SWE.

Temperaturat arritën mbi 30 gradë Celsius në shumë zona dhe mbi 40 gradë Celsius u regjistruan në Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut dhe Greqia në ditët e fundit.

Korriku njihet si muaji më i nxehtë i verës, por temperaturat në këto ditë dhe në 7-10 ditët e ardhshme do të jenë dukshëm më të larta se mesatarja. Mesatarja ditore në shumë rajone do të jetë rreth 10 gradë më e lartë se mesatarja, njofton SWE. Ata shtojnë se përgjegjëse për këtë situatë është kupola termale.

Çfarë është kupola e nxehtësisë?

Kupola e nxehtësisë është një fenomen meteorologjik në të cilin një masë e madhe ajri i nxehtë bllokohet mbi një zonë të caktuar, duke shkaktuar temperatura ekstreme. Normalisht, ajri i ngrohtë, duke qenë më i rrallë se ajri i ftohtë, ka tendencë të ngrihet. Megjithatë, një sistem i fortë me presion të lartë mund të parandalojë atë ngritje e përhapje dhe të detyrojë ajrin e ngrohtë të mbetet i bllokuar pranë sipërfaqes në një zonë të caktuar.

Në këtë kuptim, sistemet me presion të lartë veprojnë si një mbulesë ose kube mbi një zonë të caktuar. Fizikani atmosferik, Branko Grisogono, profesor nga Fakulteti i Arteve i Zagrebit, interpreton se “rritja e pezullimit në një fushë të fortë ajri anticiklonike nuk lejon konvekcionin dhe avullimin e thellë të lagësht, por bën të kundërtën me ‘kapakun’ e tij të fortë – pengon përzierjen dhe ventilimin e ajrit”.

“Kjo ndodh më shpesh kur rryma e aeroplanëve, polare ose subtropikale, është shumë e dobët dhe ky dobësim është diçka që po ndodh në këto ndryshime aktuale klimatike”, shton Grisogono.

Rreth vicioz

Energjia diellore ngroh tokën dhe ajo tokë e nxehtë më pas ngroh ajrin mbi të. Pa aftësinë për t’u ngritur dhe shpërndarë, ajri i nxehtë mbetet afër tokës, ku vazhdon të nxehet. Ajo e nën kupolë kondensohet dhe gjersa nxehtësia e saj totale është e bllokuar në një vëllim më të vogël, temperatura e saj rritet më tej.

Presioni i lartë gjithashtu parandalon formimin e reve dhe reshjeve, që do të thotë se zona nën kupolën termike mbetet e thatë dhe me diell, gjë që, nga ana tjetër, rrit më tej temperaturën.

Një nga shembujt ekstremë të kupolës së nxehtësisë ndodhi në vitin 2021 në Amerikën e Veriut, kur pjesët perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë përjetuan temperatura rekord mbi 40 gradë Celsius duke shkaktuar probleme të shumta shëndetësore të njerëzve dhe zjarre pyjore.

The post Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde – Severe Weather Europe tregon edhe sa ditë do të zgjasë appeared first on Albeu.com.

Vuçiç: Kurti është i vetmi që kërkon luftë, “dëshiron të aktrojë në Ballkan si një Zelensky i vogël”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë në gazetën amerikane “New York Times” lidhur me armatosjen e Serbisë dhe afërsinë e saj me Rusinë

Vuçiç është shprehur se Kurti është i vetmi që dëshiron luftë.

Të premten në NYT u publikua një reagimi i Kurtit, në të cilin kishte thënë se “një front i ri në Ballkan do t’i shërbente Rusisë po aq sa Serbisë”.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se hapja e një fronti të ri në Ballkan do t’i mundësonte Serbisë që të përpiqet të pushtojë territorin me agresion.

Duke iu përgjigjur shkrimit, Vuçiçi në një konferencë për media akuzoi Kurtin se “vuan të veshë uniformën e të aktrojë si një Zelensky i vogël”.

“Siç po armatosen ata, në fakt po armatoset nga turqit nëpërmjet gjermanëve e amerikanëve shumë më tepër sesa unë dua, e shumë më pak sesa që ai do të dëshironte. E sa u përket atyre marrëzive të tij se kush dëshiron luftë, ai është i vetmi që do luftë, pasi gjithë jetën e tij dëshiron që ta veshë uniformën dhe të shtiret në Ballkan si Zelensky i vogël”, ka thënë Vuçiçi.

The post Vuçiç: Kurti është i vetmi që kërkon luftë, “dëshiron të aktrojë në Ballkan si një Zelensky i vogël” appeared first on Albeu.com.