Balli Archives - Albeu.com

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës
Sëmundjet kardiovaskulare ose siç quhen ndryshe sëmundjet e zemrës, janë ndër më të frikshmet dhe më të përhapurat në botë.

Rreziku i prekjes nga ataku, infarkti apo ishemia lidhet drejtpërdrejtë me zemrën dhe trurin, ndaj dhe kujdesi duhet të jetë i jashtëzakonshëm.

Përtej besimit se këto sëmundjet vijnë pa paralajmëruar, mjekët thonë se trupi lëshon vazhdimisht sinjale.

Sidomos kur vuani nga ndonjë problem me zemrën apo arteriet, thjesht duhet të dini t’i kuptoni ato në kohë.

Rrudhat në ballë mund të jenë një tregues i fshehtë i problemeve më të mëdha se plakja e lëkurës.

Ndiqni më poshtë se si t’i kuptoni dhe t’i përktheni ato për të ruajtur shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Çfarë tregojnë rrudhat e ballit

Sipas një studimi të fundit të prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako sëmundjet kardiovaskulare japin shenja të hershme.

Këtu futen edhe rrudhat që ju shkaktohen në ballë, pavarësisht atyre që shkaktohen me kalimin e moshës.

Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, pra ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen më të thella që është dhe lloji i dytë.

Sa më të thella të jenë rrudhat e ballit aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë përfundim, mjekët morën nën studim 3.200 të rritur ndërmjet moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç.

Këtyre personave iu mat fillimisht thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si rrudha të thella.

Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit.

Në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët fillimisht kishin pasur një numër më të lartë të rrudhave dhe thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë.

Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.

Përse ndodh kjo

Sipas mjekëve rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit.

Kolesteroli i keq në gjak mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës.

Këto rrudha kur janë shumë të thella, janë shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut.

Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen dhe plaken para kohe.

Ekspertët këshillojnë që të kujdeseni gjithnjë për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak.

Në këtë mënyrë do të mbani larg rreziqe të ndryshme që mund të vijnë prej tij.

Mundohuni të limitoni yndyrnat e këqija nga dieta juaj e përditshme.

Pushoni dhe flini të paktën 8 orë dhe largoni stresin.

The post Çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës appeared first on Albeu.com.

Botoksi në ballë, nga efekti te gjërat që duhet të shmangni, gjithçka duhet të dini
Botoksi në ballë pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Arsyeja? Me një aplikim të vetëm, mund të “bllokoni” dhe parandaloni krijimin e rrudhave në ballë dhe rreth syve, por edhe të ngrini mimikën e fytyrës suaj, nëse keni shumë shprehi.. Natyrisht, si çdo trajtim i mjekësisë estetike, kërkohet kujdes. Ja ç’duhet të dini sipas ekspertëve:

“Trajtimi me toksinën botulinum është ndër procedurat më të përhapura në botën e mjekësisë estetike, por si të gjitha trajtimet mjekësore ai kërkon disa masa paraprake. Në ditët para trajtimit duhet të shmangni marrjen e barnave anti-inflamatore ose relaksuese të muskujve dhe është e rëndësishme t’i komunikoni mjekut tuaj çdo alergji dhe terapi të vazhdueshme, pasi disa antibiotikë mund të ndërveprojnë me toksinën. Dhimbjet janë minimale nëse përdoret mpirës dhe nuk ngelen shenja”, shpjegon Dr. Camilla di Pasquali, Drejtoreshë Mjekësie dhe themelues i Botox Bar «Jo vetëm kaq. Pas kryerjes së trajtimit me Botox në ballë, do të jetë gjithashtu e nevojshme të ndiqen masa paraprake si mosmbajtja e kapeleve, lidhëseve që shtrëngojnë flokët et., për të paktën tre ditë. Shmangni çdo aktivitet që ju kërkon të qëndroni me kokë poshtë, si yoga apo pilates dhe në fund shmangni “rrudhosjen” e zonës së trajtuar me eksfoliantët mekanikë si scrub-et”. Arsyeja? “Toksina mund të përhapet në muskuj që nuk janë objektivi i trajtimit”.

Përfitimet për rrudhat e konturit të ballit dhe syve

Ndër avantazhet kryesore të Botox-it në ballë është sigurisht reduktimi i rrudhave dinamike, pra të gjitha atyre rrudhave që krijohen gjatë kryerjes së lëvizjeve të mëdha ekspresive. Në fakt, me kalimin e kohës muskujt e përdorur mund të bëhen të hipertonizuar, ose të jenë tkurrur, dhe pikërisht në këto raste na ndihmon toksina botulinum”.

Si? “Duke relaksuar muskujt dhe duke shmangur mekanikisht që shtresa derma e lëkurës në atë zonë t’i nënshtrohet stresit të vazhdueshëm”, shpjegon ekspertja.

“Botoksi sjell efekte edhe në teksturën e lëkurës, duke i dhënë një pamje më kompakte dhe të lëmuar, si dhe në prodhimin e sebumit, duke ndihmuar në bllokimin e hiperhidrozës (djersitjes së tepërt) së fytyrës, duarve, këmbëve dhe sqetullave (nëse aplikohet aty)”, specifikon ekspertja.

“Toksina e botulinumit është një medikament injektues, prandaj administrohet në zonat që do të trajtohen me mikroinjeksione që ndryshojnë sipas nevojave të pacientit”, vijon ajo.

Kohëzgjatja e efektit relaksues të muskujve është afërsisht katër muaj, por përfitimi mund të vazhdojë deri në gjashtë muaj, prandaj nuk rekomandohet të përsëritet trajtimi para kësaj periudhe kohore, duke shmangur gjithashtu zhvillimin e rezistencës ndaj krijohen toksina ose rezultate të panatyrshme”.

Çfarë duhet të bëni nëse doni të “ktheheni prapa”

“Ndryshe nga mbushësit me acid hialuronik, për të cilët është e mundur të kryhet hialuronidaza për të shmangur një rezultat të padëshiruar, për Botox-in nuk ka “antidot”” – specifikon Dr. Camilla di Pasquali “Aktivizimi maksimal i toksinës zgjat rreth dy muaj, pas së cilës rezultati do të natyralizohet, duke u kthyer ngadalë në lëvizshmëri më të plotë. Ajo që është thelbësore është të mbështetemi në duart e ekspertëve, të cilët i njohin mirë karakteristikat e toksinës dhe janë në gjendje të formulojnë diagnozën dhe administrimin më të saktë, pa nënvlerësuar rreziqet e mjekësisë estetike”, përfundon ekspertja./Living

The post Botoksi në ballë, nga efekti te gjërat që duhet të shmangni, gjithçka duhet të dini appeared first on Albeu.com.

Klevis Balliu: Kjo nuk është qeveri por bandë, ka ardhur koha për t’i larguar
Në fjalën e tij në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu,  tha se lufta e opozitës për të rrëzuar qeverinë bandite, do të vazhdojë deri në fitore.

Gjithashtu, Balliu tha se tashmë me opozitën e bashkuar ka ardhur koha për të vepruar.

“Këta bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tyre. Vodhën flamurin e opozitarizmit, flamurin e Partisë Demokratike. Por sot, kjo opozitë është më e bashkuar se kurrë. Koha ka ardhur për të vepruar dhe për ti larguar hajdutët që sot kanë vjedhur këto institucione të shtetit. Sot qënkeni mbledhur të gjithë këtu.

Po nëse siç jeni kështu të shkonin të gjithë në Fushë Krujë, a do ndodhnin ato vrasje? Po të kishit qënë sic jeni të gjithë kështu në Shkodër ditën e zgjedhjeve, a do të vidhej vota e shqiptarëve? Sot jemi i vetmi vend i botës demokratike që mban kryetarin e opozitës në arrest pa asnjë pa asnjë prove e akuzë”.

The post Klevis Balliu: Kjo nuk është qeveri por bandë, ka ardhur koha për t’i larguar appeared first on Albeu.com.