balla Archives - Albeu.com

Balla i drejtohet Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë, provoje po ta mbajti
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi me kreun e PD-së, Sali Berisha në Kuvend në lidhje me protestuesit që kanë dalë pasdite prej dy javësh kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.

Balla i tha Berishës se është i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve, ndërsa e sfidoi që t’u bashkohej atyre në shesh. Balla theksoi gjithashtu se ai ka kontribuuar në një nga kërkesat e protestuesve, të cilët kanë bërë thirrje edhe për burgosjen e Sali Berishës, pasi ka bërë kallëzim ndaj tij në institucionet e drejtësisë.

“I fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu (drejtuar Berishës). Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj Sali Berisha sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.

Personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim se kam kontribuuar në një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesit thonë “Sali Berisha në burg”. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj ta marrin në shqyrtim.

E mbani mend ditën e parë të protestës i quajte sikur i kemi nxjerrë ne. Ditën e dytë the që je kundër protestës. Ndërkohë që sot del zotrote jam përfaqësues i protestës. Pashë një gjë qesharake në Bruksel se pashë disa që thanë kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve. Je i fundit që mund të na bësh ndërmjetësit me protestuesit.”, tha Balla.

Ndërsa Balla fliste, ndërhyn edhe Flamur Noka duke i thënë se do të jetë ai që do të shkojë në burg, duke e akuzuar si vrasës dhe trafikant.

“Ti do të shkosh në burg. Në të sëmës do të shkosh. Je vrasës, trafikant”, i drejtohet Noka.

The post Balla i drejtohet Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë, provoje po ta mbajti appeared first on Albeu.com.

Balla ironizon Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD-së! Nuk dihej kush do të fitonte, ishte garë e fortë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen në krye të PD-së. Gjatë fjalës së tij në foltore, balla u shpreh me ironi se ajo ishte një garë shumë e fortë dhe nuk dihej se kush do të fitonte. Balla foli edhe për investimin që pritet të bëhet në Zvërnec. Sipas Ballës ky investimi është historik dhe më i madhi që ka pasur Shqipëria ndonjëherë.

“Natën e mirë. Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifrat dhe fakte. Në parantezës nuk mund të mos e vlerësoj faktin e qëndrimit për investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë, për të cilin do të flas pak më poshtë, pasi të kem sqaruar publikun. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Tani, Investimet e Huaja Direkte, në vitin 2012, që mbahet viti i fundit i plotë i juaj, z.Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, se 2026 është më pak se në gjysmën e vetë, shifra e investimeve të huaja direkte shkon 1.64 miliardë euro.

Tani me matematikën e Lulit mund të jetë 1.64 miliardë më e madhe se 666 milionë. Por me matematikën normale, 666 te 1.64 hyn të paktën 2.5 herë. Investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë. Zotëria, urime për zgjedhjen në krye të PD-së, se nuk dinte kush do të fitonte, por pas kësaj gare kaq të fortë, të luftuar deri në fund, fitoi z.Sali. sa i përket prodhimit të brendshëm bruto, 2012 ishte diku poshtë 10 miliardëshit, ndërkohë në 2025 e kemi kaluar 27 miliardë euro,. Pra e kemi trefishuar ekonominë e Shqipërisë në një kohë kaq të shkurtër,” tha Balla.

The post Balla ironizon Berishën: Urime për zgjedhjen në krye të PD-së! Nuk dihej kush do të fitonte, ishte garë e fortë appeared first on Albeu.com.

“Prisnit që COELA të mos e kalonte raportin për integrimin”, Balla-opozitës: T’i përgjigjemi këtij momenti historik, shërbejini Shqipërisë dhe lërini urdhrat e partisë
Kreu i grupit parlamentar të PS-së në Kuvend, deputeti Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme (21 maj) që të vazhdonin frymën e bashkëpunimit në të mirën e Shqipërisë dhe të miratonin marrëveshje dhe ligje që i shërbenin procesit të integrimit të vendit në BE.

Duke ‘thumbuar’ kundërshtarin politik ai u shpreh se shumë prej tyre prisnin sot që grupi i COELA të mos e kalonte raportin e IBAR për miratim tek ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë, duke nënvizuar se edhe ata kishin pasur kontributin e tyre, ndaj ta vazhdonin këtë bashkëpunim siç bënë edhe me rezolutën javën e kaluar që e votuan unanimisht.

Balla tha se raporti mori 27 vota, teksa shtoi se besonte që Shqipëria nëse do të vijonte ky vullnet politik mes forcave, mund ta arrinte anëtarësimin që në vitin 2027.

“Lërini urdhrat e partisë, shërbejini Shkodrës dhe Shqipërisë, votojeni këtë marrëveshje. Në një moment dhe një ditë historike si kjo e sotmja. Unë e di që shumë prej jush, jo të gjithë, prisnit që grupi i punës së zgjerimit dhe vendet në proces anëtarësimi në BE, COELA të mos e kalonte sot raportin e piketave të ndërmjetme, e kaluan. 27 vota pro. Ky është lajm i mirë për këdo, për Shqipërinë. Unë nuk bëj pjesë te ata që them se ky është vetëm kontributi ynë, kanë edhe të tjerë që kanë kontributet e tyre, janë qindra ekspertë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme, kemi shumë punë përpara”, tha Balla mes të tjerash në fjalën e tij.

Ai e ilustroi me shembullin e Malit të Zi procesin, duke theksuar se Shqipërinë e priste ende një rugë e gjatë përpara. Por shtoi se ata si deputetë të kësaj legjislature ndodhen në një moment historik, pasi kanë mundësinë t’i shërbejnë vendit.

“Ishim edhe me kolegë nga Mali i Zi, që na thanë se vetëm dy muajt e fundit kanë kaluar të paktën 200 ligje pjesa më e madhe që lidhej me përafrimin e legjislacionit për integrimin në BE. Ne kemi nderin e madh që kemi përfaqësuesit e popullit në këtë moment të madh historik. Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj periudhë historike që na ka rënë si nder i madh. Nga sot deri në 2027 duhet ta mbyllin procesin e anëtarësimit në BE. Duhet të kemi të gjithë besim. Jemi brenda kalendarit dhe ambicien e kemi bazuar te pritshmëritë që vijnë nga Komisioni dhe vendet anëtare”, vijoi deputeti socialist.

Balla përshëndeti edhe propozimin dhe pozicionin zyrtar të kancelarit gjerman Merz dhe qeverisë gjermane për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit me faza. Ai ftoi opozitën që gjithashtu të vijonte bashkëpunimin siç bënë për rezolutën dhe së fundmi në seancën e sotme për Rregulloren.

“Dua ta përshëndes dhe falënderoj pozicionin e bërë publik të kancelarit Merz dhe qeverisë gjerman, për këtë udhëheqje historike. Dua ta përshëndes dhe falënderoj pozicionin tani zyrtar. Lajm i mirë për këtë pozicionim në udhëheqjen historike. Në frymën e asaj rezolute që miratuam javën e kaluar nga të gjithë deputetët, ju falenderoj, në frymën e përbashkët që u bëmë të gjithë bashkë, e po e vijojmë edhe me ndryshimet për Rregulloren këtë frymë”, tha ai.

Në lidhje për marrëveshjen e investimit për Alpet në qarkun e Shkodrës dhe financimin 100 mln euro për projektin, Balla ftoi gjithashtu kolegët opozitarë që ta votonin në këtë kuadër bashkëpunimi që i shërben qytetit verior dhe zhvillimit të vendit.

Madje ai bëri edhe krahasime investimesh mes dy qeverive në kohë.

“Rrallë ndodh që të jemi këtu e të diskutojmë një projektligj që çon në një bashki të vetme 100 mln euro. Kjo dëshmon se kjo qeveri e ka Shkodrën siç ka edhe bashkitë e tjera, prioritet themelor, 1,3 mld euro të investuara në Shkodër nga qeveritë tona në këto vite. Dhe 1,3 mld euro është disafish se buxheti juaj gjatë qeverisjes. Ne nuk krahasohemi asnjëherë me ju, kurrë, se ne krahasohemi me veten tonë. Mjaftuan këto vitet e para që Shkodra i dha votëbesimin PS për të kuptuar se si ishte marrë peng ajo bashki. Bëhet fjalë për një projekt mbarëkombëtar, me Bankën e Investimeve dhe KFV-në gjermane duke shkuar te një investim strategjik për të zhvilluar turizmin e integruar. Synojmë të ndërtojmë një korridor të zhvilluar që t’i zbresë Alpet në Adriatik dhe Shëngjin, Velipojë dhe më tej. Ky është investim historik, që garanton infrastrukturë rrugore që do krijonin aksesin në Alpe dhe Adriatik, hapësirat urbane, transportin publik, infrastrukturën mjedisore dhe kulturore dhe turizmin për Shkodrën e bukur dhe ndërlidhjen me malësinë. Duhet të bashkoheni bashkë me ne për ta votuar këtë. Ne jemi të gatshëm për gjithçka, kur bëhet fjalë për më tepër për këto investime dhe për të mirën e Shqipërisë”, deklaroi ai.

The post “Prisnit që COELA të mos e kalonte raportin për integrimin”, Balla-opozitës: T’i përgjigjemi këtij momenti historik, shërbejini Shqipërisë dhe lërini urdhrat e partisë appeared first on Albeu.com.

Balla i drejtohet deputetëve të PD-së: Mjaft me sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve! Në GJKKO do doja të kisha përballë njërin prej personave në akuzë
Kreu i grupit parlament socialist Taulant Balla mbajti fjalën e tij nga foltorja e parlamentit seancën e sotme plenare.

Balla fillimisht u ndal te aksidenti i rëndë në Durrës, ku i bëri thirrje policisë së shtetit që të fortët e lagjeve duhet të bëhen shembull dhe të mos kenë më fare patentë.

Sakaq, iu drejtua Berishës dhe demokratëve, që të ndalojnë sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, pasi reforma në drejtësi është një sukses.

Më tej iu drejtua dhe Belind Këlliëi, në lidhje me debatin në Komisionin e Jashtëm me ministrin Ferit Hoxha.

Balla: Kam dhe një thirrje për policinë e shtetit, që këtë rast duhet ta analizojë, këta të fortët e lagjeve duhen bërë shembull të gjithë. Duhen kontrolluar mëngjes drekë darkë. Këta nuk kanë pse të kenë fare patentë. Këta të fortit duhen bërë shembull në çdo komunitet.

Dëgjova sot që sulmoni reformën e bën dy herë në muaj te dera e SPAK dhe GJKKO. Dhe mendoj se reforma në drejtësi është një sukses. Jemi një vend që nga 1912 nuk kemi patur drejtësi. Reforma ka të djathtë të majtë që përballen me drejtësinë. Nuk do ia kishim arritur që para drejtësisë të arrinin të gjithë. Padyshim që radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Lini sulmet personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Bëjnë një punë që ia kemi besuar ne në ndryshime kushtetuese. Koha kur ky parlament emëronte prokuror dhe gjyqtarë ka mbaruar. Sa i përket akuzave, ka një standard, kushdo që ka një akuzë ta depozitojë atje. Javën e kaluar isha në GJKKO do kisha dëshirë që njëri prej personave të ishte aty. Kam vlerësuar lart procedurën që bënte gjykatën. Respektimi i rregullave dhe ligjit duhet të jetë rregull për të gjithë. E fundit, sa i përket një raportimi normal në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtëm, ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në komision duhet të jetë një punë e përjavshme për të mbajtur të informuar Kuvendin. Zoti Këlliçi atë që ju thashë në Komision, po ja them edhe këtu ,ministri ynë është më i suksesshme që ka patur Shqipëria. Ka punuar me dy qeveritë. Dhe e vërteta që Ferit Hoxha po bën një punë të shkëlqyer në një kohë kaq të shkurtër. Sa i përket dhe sulmeve personale që i bëni ndaj një ambasadoreje dhe ministre, ne nuk merremi me vëllezërit as me motrën e secilit prej jush. E vërteta që përgjigjen ta dha ministri. Duhet ta kishe ndarë dhe me kolegët e PD. keni 2 muaj që bërtisni jo IBAR ka dështuar, rrëzuar. IBAR ende nuk është shqyrtuar nga Këshilli. Erdhi Tritani e ka rrëzuar këshilli tha.

The post Balla i drejtohet deputetëve të PD-së: Mjaft me sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve! Në GJKKO do doja të kisha përballë njërin prej personave në akuzë appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Balla përfundon dëshminë: I qëndroj kallëzimit tim, shpresoj të thirrem edhe për “21 Janarin”
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO për dosjen “Partizani”, e cila zgjati gati 3 orë. Gjatë një prononcimi për mediat, Balla u shpreh se i qëndron kallëzimit të tij.

Balla tha se shpreson që të thirret edhe për “21 Janarin”, pasi ka qenë i pranishëm në protestë. Në fund ai tha se beson se drejtësia do të marrë vendimin e duhur për ktë çështje.

Taulant Balla: Është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Unë uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë te gjithkush. Unë nuk jam nga ata persona që kam bërë një kallëzim penal në një emër tjetër, unë e kam bërë në emrin tim dhe i qëndroj deri në fund. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kompleksi Partizani, sot janë 17 kulla. Uroj shumë që ditët në vijim, të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që ka të bëjë për ’21 Janarin’. Shpresoj shumë që edhe për këtë çështje të jem i thirrur si dëshmitar, sepse kam qenë i pranishëm në protestë. Unë nuk do të bëj asnjë citim të çështjeve që kam bërë në gjykatë. Besoj shumë që kjo çështje të marrë vendimin e duhur nga drejtësia.

The post Dosja “Partizani”/ Balla përfundon dëshminë: I qëndroj kallëzimit tim, shpresoj të thirrem edhe për “21 Janarin” appeared first on Albeu.com.

Kallëzimin e kam bërë si qytetar/ Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi: Si i ke marrë provat?
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është marrë në pyetje si dëshmitar për dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit.

Në seancën e sotme (30 prill ) në GJKKO, Taulant Balla, është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Në fjalën e tij, Balla ka theksuar se kallëzimi i tij është shoqëruar me dokumentacion të detajuar dhe data konkrete.

Ai ngriti dyshime mbi procedurat e ndjekura për privatizimin dhe vlerësimin e pronave, duke e konsideruar procesin të dyshimtë.

“Si dashamirës i sportit, kam dorëzuar dokumente që tregojnë mospërputhje, ku në një rast prona përfshihej në planin e përhapjes dhe në një tjetër jo. Gjithashtu, vlerësimi i dy ndërtesave ka qenë në mënyrë qesharake i ulët”, deklaroi Balla.

Sipas tij, faza e parë e procedurës është zhvilluar në një periudhë të shkurtër prej 6 muajsh, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procesit. Ai shtoi se në kallëzimin e tij ka përfshirë edhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Gjatë pyetjeve nga përfaqësuesit të SPAK, Balla u shpreh se është njohur përmes mediave me pretendime se pronarët e mëparshëm të pronës janë dëmshpërblyer vite më parë.

I pyetur nga Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e tokës, Balla sqaroi pozicionin e tij në kohën e depozitimit të kallëzimit, duke theksuar se ka qenë Sekretar i Përgjithshëm dhe më pas Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, por kallëzimin e ka firmosur si qytetar.

“Kam kryer detyrën si çdo qytetar, në dobi të interesit publik”, tha ai, duke shtuar se vendimi për kallëzimin ka qenë personal dhe jo i grupit parlamentar.

Balla deklaroi se mbledhja e provave ka qenë rezultat i një pune disa vjeçare hetimore, duke përdorur edhe të drejtën që i jep ligji për statusin e deputetit për të kërkuar informacion nga institucionet.

Ai sqaroi se një pjesë e të dhënave janë siguruar përmes institucioneve shtetërore dhe një pjesë tjetër përmes qytetarëve.

The post Kallëzimin e kam bërë si qytetar/ Dosja “Partizani”, Balla përballet në GJKKO me dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi: Si i ke marrë provat? appeared first on Albeu.com.

Balla paraqitet si dëshmitar në GJKKO për dosjen “Partizani”: I qëndroj deri në fund kallëzimit ndaj Berishës, Balluku nuk është çështje korrupsioni
Para dëshmisë në GJKKO për dosjen “Partizani”, Taulant Balla foli për mediat, duke deklaruar se sot ka politikanë që kanë bërë korrupsion dhe ata janë para drejtësisë.

Sipas Ballës, të gjithë ata politikën që paraqiten në SPAK duhet të mbështesin punën e prokurëve.

“A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri? Pa dyshim që kanë bërë korrupsion. Ajo që thamë në 2016 kur miratuam reformën në drejtësi, që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion.

Shqiptarët kanë më shumë besim tek drejtësia dhe drejtësia po forcohet dita ditës. Ajo që mendoj unë që politikanët që vijnë këtu duhet të mbështesin drejtësinë dhe punën e prokurorëve që po çmontojnë korrupsionin shumëvjeçar në Shqipëri”, tha Balla.

Po ashtu, ai deklaroi se, “kallëzimit ndaj Sali Berishës për këtë dosje i qëndron fjalë për fjalë”.

Ndërsa i pyetur për Ballukun, se mazhoranca socialiste përdor dy standarde, Balla tha “sot flasim për korrupsion, çështja për të cilën flet ti nuk është korrupsion është dallimi i madh”.

The post Balla paraqitet si dëshmitar në GJKKO për dosjen “Partizani”: I qëndroj deri në fund kallëzimit ndaj Berishës, Balluku nuk është çështje korrupsioni appeared first on Albeu.com.

“Mjaft me dy standarde mes Tiranës dhe Brukselit”, Balla opozitës: Sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të papranueshme
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj deputetit të PD Tritan Shehu në Kuvend duke e pyetur nëse opozita do të votojë aktet për përafrimin e legjislacionit me BE. Ai theksoi se projektligjet janë në përputhje të plotë me acquis communautaire dhe akuzoi opozitën për kundërshti të pajustifikuar, pavarësisht deklarimeve pro në Bruksel.

Balla kritikoi gjithashtu retorikën ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar të papranueshme sulmin ndaj zyrtarëve europianë dhe drejtuesve të vendeve aleate. Në fund, ai nënvizoi se Shqipëria gëzon sot një nivel të lartë respekti ndërkombëtar dhe se momentet kyçe për vendin kërkojnë përgjegjësi dhe bashkëpunim politik.

Taulant Balla replika e plotë

Takimi i Barcelonës. Tani, e para për ligjin për të qenë korrekt me procedurën: ju dëgjova me vëmendje, nuk kam lëvizur nga salla për asnjë nga folësit qofshin majtas apo djathtas. Dhe kam një pyetje: tani do ta votoni këtë ligjin apo s’do ta votoni? Se ju dëgjova kur ju tregova një përmbledhje të 6 muajve të parë të punës së Kuvendit, dhe kur ju thashë që nuk keni votuar asnjë nga ligjet që janë detyrë e shtëpisë së Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit, doli zoti Këlliçi, dhe tha që na falni, thotë, po ne nuk e kemi ditur listën se po ta kishim ditur listën, do t’i kishim votuar këto ligjet.

Tani, meqë ndoshta nuk e dini, edhe pse e thatë, shtypeni aty, shtype Tritan keni një ekran aty përpara, shtype, hap atë ekranin, zbrit poshtë, shko te ligji, aty te ligji ke edhe një tabelë përputhshmërie. Hape tabelën, janë 123 faqe. Është përputhshmëri e plotë me përjashtim të një rasti që nuk ka Acquis, pra nuk rregullohet, por në të gjitha nenet ka përputhshmëri të plotë me acquis communautaire. Pra, Shqipëria ka të zbatuar detyrën e shtëpisë që na ka vendosur Komisioni Europian. Se dëgjova njërin t’u tha: “U s’e votoj, se e di çfarë më bën ky ligji mua.” Dakord, ky s’e voton se ka një problem personal me këtë ligjin, edhe dakord. Po ti Tritan, pse nuk e voton këtë ligjin? Po ju tjerët, pse nuk e votoni? Ky është përafrim, keni marrë çfarë rregullore ka BE, i kemi vendos. Që bizneset gjermane, italiane, spanjolle, mund të funksionojnë në Shqipëri, edhe vice versa, edhe biznes shqiptar. Tani, çfarë problemi keni me këtë ligjin kot? Apo thuaj hajde, hajde? Pra, të jemi korrekt, keni thënë që kur bëhet fjalë, të paktën e thoni atje në Bruksel si këtu, pastaj e dridhni, po atje keni thënë që kur bëhet fjalë për ligjet e integrimit, jemi gatshëm t’i votojmë. Deri tani, të paktën dy veta që kanë deklaruar votën e tyre kanë thënë: “Nuk do ta votojmë.”

Ta dimë këtë gjë, edhe të jemi edhe të sinqertë me njëri-tjetrin, pastaj kur thoni që ne jo se na kanë penguar, na kanë bllokuar, na kanë refuzuar, nuk na lenë hapësirën, ne këtu si detyrë të parë kemi ligjvënien. Nëse ju përjashtoni veten nga ligjet e përafrimit të legjislacionit, shumë mirë, po dëgjoj një përshpëritje që do ta votoni, por në Komision e keni votuar kundra. Ashtu. Në Komision e keni votuar kundra dhe ky është është fakt, se nuk lëviz dot.

Tani, për ta konkluduar, mendoj që deri në momentin kur do të votojmë, edhe se dëgjova që kishte edhe një revoltë për të mos marrë pjesë në minutën e heshtjes për akademikun Rexhep Qosja. Mirë është, mos ja bëni këtë turp Parti Demokratike, nuk e meriton. Nuk e meriton këtë turp Partia Demokratike nga kushdo që ju thotë që mos ta bëni këtë akt moral të Kuvendit të Shqipërisë.

E treta, për diçka që ju kam dëgjuar e dëgjova në mëngjes kolegun Shehu, po kam dëgjuar edhe udhëheqësin tuaj legjendar. Tani, ne respektojmë të gjitha angazhimet e partisë tuaj në forumet politike ku ju bëni pjesë. Ju jeni anëtarë të asociuar të Partisë Popullore Europiane, dhe po ashtu aktivizoheni edhe në organizatat ndërkombëtare të së djathtës, botërore. Shumë mirë bëni. Edhe pse nuk keni dëgjuar ndonjëherë komente tona.

Tani, Partia Socialiste e Shqipërisë është anëtare e Internacionales socialiste, është anëtare e asociuar e Partisë Socialiste Europiane, mbështetës grupi socialist dhe demokrat, sikurse grupi i partive popullore europiane, gjej rastin sa herë të më jepet mundësia t’i falënderoj të dy palët dhe e kam bërë dhe dje këtë, për dy raporterët Andreas Schider dhe Andrej Kovacev, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer për raportin e fundit, për të negociuar dhe për të gjetur formulimet përfundimtare që do të dalin në AFET në datë 5, por dikush këtu nga udhëheqësit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është e papranueshme që të dalë një deputet i Partisë Demokratike, dhe t’i thotë zëvendëskancelarit gjerman, se si u drejtua zotëria në fjalë. Zëvendëskancelari gjerman ishte bashkë me kryeministrin Rama aty…

O Tritan, ai ishte aty dhe po ta them që SPD-ja gjermane është ndër iniciuesit kryesorë të aleancës progresiste dhe tani ky mobilizim botëror në mbrojtje të vlerave të demokracisë. Edhe kryeministri spanjoll. Një vend mbështetës 100% i Shqipërisë. Po mirë, po me presidentin e Këshillit Europian c’pate Antonio Costa, edhe ky kështu ishte siç the, prandaj ju lutem shumë, unë e kuptoj që ju këtu rregullin brenda vetes, po të paktën për gjërat e rëndësishme të Shqipërisë, nuk mund të cohet një njeri që për fat të keq ke qenë ministër i jashtëm, edhe të thuash ato që the. Të sulmosh zëvendëskancelarin gjerman, të sulmosh kancelarin, kryeministrin e Spanjës, të Danimarkës, kryetaren e opozitës italiane, miken time Eli Schlein, që edhe ti zotërote e njeh, Partia Demokratike italiane, o se edhe ke mik Kazinin se është aty te ne? Mos i bëj këto gjëra se është turp? Gjithë kjo eksperiencë 70-80 vjet sa vajte, vjen këtu dhe flet në mënyrë të papërgjegjshme. Nuk shkon. Ne. Ju shkoni, ishte zotëria deri në Brazil, shkoi atje, s’thamëgjë në… Shkoi në Brazil, bëri ato takimet, shumë mirë, puna juaj. Dhe ndërkohë keni 3 ditë, jo… Po mirë, kur shkoi kryeministri te Trumpi, bërtisni pse shkoi te Trumpi. Po atë ç’e kishit? Se atë filluat… Por një gjë, është fakt, dhe besoj që bien të gjithë dakord, kurrë më parë në jo në ’35 vite, po që nga 1912-ta, nëse doni ju, Shqipëria nuk ka qenë në këtë nivel të politikës ndërkombëtare. Në këtë nivel respekti, në këtë nivel roli, që luan Shqipëria.

Lexoni me radhë të gjitha raportet e Komisionit Europian nëse doni. Shqipëria vlerësohet si vendi me politikën e jashtme të njësuar 100% me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Është fakt, kështu Tritan apo jo. Koha kur ti, bashkë me atë atje që tani është në gjumë, se helbete pasdite, e pranonit Shqipërinë e në konferenca të papranueshme, ndërkohë që është fakt që sot Shqipëria jonë është një vend i cili gëzon respekt të të gjithë fqinjve, të partnerëve, ndërkombëtarë, dhe tani mbyllini këto zgjedhjet që keni në parti, shumë mirë bëni me këto, dhe filloni tani ambientohuni me faktin që vitin tjetër Shqipëria do të jetë kryeqyteti jo i Europës. Po në kuptimin e mirëfilltë i botës.

Vitin e ardhshëm ne mirëpresim samitin më të madh të sigurisë në botë, samitin e NATO-s. Do të vijë ngreje kokën Tritan, do të vijë Trumpi këtu, edhe do të sillesh mirë? Po, patjetër, atje ti nuk do të hysh dot fshehurazi atje, se ti i ke mësu që hyn fshehurazi, po s’hyn dot aty, se ka rregulla. PPastaj do të vijë nëse nuk do të jetë zgjedhur ende presidenti francez, datat janë brenda atyre, brenda atij afati, por normalisht do të jetë në datat që është samiti do të vijë presidenti Macron, do të vijë kryeministri Starmer, do të vijnë kryeministrja Meloni, do të vijë presidenti Erdogan, dhe do të vijë udhëheqësit e gjithë aleancës. Prandaj filloni ambientohuni me këtë, sepse ju e dini fare mirë, deri në 2013-ën i kishim çik me pikatore vizitat. Ndërkohë që i juaji i shkreti, nuk e priste askush asgjëkundi, shumë faleminderit.

The post “Mjaft me dy standarde mes Tiranës dhe Brukselit”, Balla opozitës: Sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të papranueshme appeared first on Albeu.com.

Samiti i Diasporës/ Juristja shqiptare ia plas në sy Ballës: Jeni larg realitetit, i keni mbyllur dyert Shqipërisë (VIDEO)
Samiti i Diasporës në Tiranë në disa panele nuk ka shkuar ashtu siç edhe mund të ishte parashikuar nga organizatorët, pasi ka pasur edhe kritika të forta.

Një qytetare shqiptare, me profesion juriste, e cila jeton dhe punon në Prokurorinë e Bolonjës të Italisë, Eva Baçi, ka folur me tone të ashpra duke theksuar se, pavarësisht dëshirës së madhe për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri, mungon hapësira reale për përfshirje.

Në panelin ku ishin të pranishëm, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ajo u shpreh se Samitet e organizuara për Diasporën shpesh mbeten në nivel e deklaratave, ndërsa zëri i vetë diasporës nuk dëgjohet sa duhet.

“Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri është shumë e madhe, ndaj marrim pjesë në Samite sepse presim një dritare te hapur nga toka mëmë, për t’u kthyer, që të na hapë derën. Skenari është shkruar shumë bukur, si ai regjisori që shkruan shumë bukur, dëgjojmë narativa, por mungojnë aktorët kryesorë që është Diaspora. Ky është Samiti i Diasporës. Mendoj se përveç hapjes që fjala duhet t’u jepet ministrit, kryeministrit dhe presidentit, aktorët kryesorë jemi ne. Unë doja që të bëja një diskutim dhe nuk m’u dha e drejta e fjalës. Duhet t’i mbarojmë këto filmat e bukur, që ne vetëm të dëgjojmë”, tha Eva Baçi.

Gjithashtu, ajo theksoi se, pavarësisht përgatitjes së lartë profesionale, shumë shqiptarë jashtë vendit ndihen të papërfaqësuar dhe të papërkrahur nga institucionet shqiptare. Eva Baçi ngriti shqetësimin se Diaspora shpesh trajtohet vetëm si statistikë dhe jo si potencial real për zhvillimin e vendit.

“Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Kemi kërkuar shumë herë, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për Shqipërinë. Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra. Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Unë kam ngelur shumë keq dje, kur u dhanë çmimet. Në krahun tim është njëri nga sipërmarresit shqiptarët që i jep punë 350 familje dhe ju nuk i dhatë një çmim, Astrit Poti.

Ju jeni larg realitetit, flas për politikanët, jeni larg realitetit, nuk jeni afër me ne. Jemi pa përkrahje dhe kur nuk të përkrah shteti yt, kur ti nuk jep kontribut në shtetin tënd. Unë për Italinë jam më e përgatitura, por jam thjesht e huaj. Ne duam të kthehemi në vendin tonë.

Këto panelet e ndara nuk janë mirë. Ne aktorët kryesore duhet të flasim, të sjellim problemet. Jo të dëgjojmë politikanët, narativa është shumë e bukur, por ju nuk e keni idenë cfarë do të thotë sakrifica, pa asnjë përkrahje dhe asnjë ndihmë.

Hapni dyer, sepse Shqipërisë nuk i mungon truri. I keni mbyllur dyert, të gjitha personave që janë të përgatitur”, tha ndër të tjera përfaqësuesja e Diasporës.

Në fund, Eva Baçi pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën, duke përmendur Taulant Balla, dhe duke theksuar se drejtuesit politikë janë të shkëputur nga realiteti i diasporës:

“Kam edhe shumë gjera, por po të më jepet mundësia unë diskutimin e kisha përgatitur. Zoti Taulant Balla, je i pari që je shumë larg realitetit. Votën mund ta kalosh edhe 4 vite të tjera, por në histori duhet të lesh një emër”.

The post Samiti i Diasporës/ Juristja shqiptare ia plas në sy Ballës: Jeni larg realitetit, i keni mbyllur dyert Shqipërisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Balla i drejtohet opozitës: Kemi 83 mandate dhe nuk hamë presione, ju s`keni votuar asnjë ligj të BE-së
Këtë të enjte, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, iu përgjigj Jorida Tabakut dhe deputetëve të tjerë të opozitës mbi debatin për zhvillimin e mocionit me debat për procesin e integrimit.

Balla u shpreh se në thelb opozita e kërkon me ngulm debatin edhe në Konferencën e Kryetarëve, por nuk jep datë se kur të zhvillohet, ndërsa propozimi socialist është për datën 14 maj, në Javën e Europës.

Gjithashtu, Balla u shpreh se mazhoranca nuk e ha presionin e PD-së për miratimin me ngulm të propozimeve të tyre për ligje, për shkak të fitores së mandatit të katërt dhe 83 deputetëve në parlament.

Ai shtoi se, PD nuk ka votuar asnjë ligj të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, duke dëftyer një listë me 23 ligje ku sipas tij nuk ka asnjë votë të PD-së.

Balla: Zonja që sapo foli nuk ka qëndruar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deri kur ramë dakord për kalendarin. Është larguar për punët e veta. Janë këtu në këtë sallë anëtarët e KK. Nuk kemi diskutuar për çështje për ndryshimet e rregullore, por për detyrimin që ka Kuvendi, kur GJK zbardh vendimin e saj, GJK është në shkelje të ligjit të vet brenda 30 ditësh, deri në 25 mars duhej të kishte zbardh vendimin e vet. Këtë kemi thënë. Nuk kemi hyrë fare te ndryshimet e rregullores. Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin. E papranueshme të vish këtu dhe të thuash nuk kemi rënë dakord. Ke ikur nga salla. Për mocionin me debat jam dakord.

Sa i përket çështjeve të mocionit me debat të kërkuar. Kemi bërë një KK në nëntor. Kemi bërë një bashkim të dy çështjeve raportin e DASH dhe mocionin me debat për nenin 18 të ligjit e Kuvendit në procesin europian. Duhet të vijmë te pjesa për këtë debat. diskutimi në Konferencën e Kryetarëve, kam thënë në datën 7 apo 14 maj të zhvillojmë debatin që ramë dakord. Ju thoni e duam menjëherë, ne themi ta zhvillojmë më 7 apo 14 maj.

Ju thoni që mazhoranca u ka kufizuar, mohuar të drejtën që ju të sillni iniciativa ligjore, atë të miratimit të nismave. Nuk di, që shumica aktuale mes CDU dhe SPD të miratojë nisma ligjore nga AfD apo Green. Nuk ndodh. Ju thoni biem propozime, ju miratoni. Jemi të gatshëm të miratojmë propozimet, por jo me dhunë. As më forcë dhe gërdufje. Duhet të vini dhe ta prezantoni, diskutojmë dhe hajde miratojmë. Sot ju dashnorët integrimit, e kemi filluar legjislacionin në fund të shtatorit. Prej asaj dite ja ku kemi ligjet e përafrimit të legjislacionit të parakushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, 23 ligje. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD. Ju vini dhe thoni pse nuk votoni ligjet tona. Këto nuk janë ligjet tona, por janë ligje të përafrimit të Shqipërisë me BE. Ka nga radhët tona që në grupe nuk kanë qenë dakord, ka qenë e vështirë për mua për ta sjellë në gërmën e legjislacionit europian.

Nëse ju e doni integrimin, anëtarësimin, sillni propozimet tuaja, për ligje komisione hetimore, mocione me debat por me variantin që o pranojeni këtë o ne.. nuk e bëjmë dot. Presione nuk hamë. Sa i përket fasadës së normalitetit të rremë apo përjashtimin nga procesi. Kush ju ka përjashtuar ju? Ju keni përjashtuar veten. Një qëndrim i deputetëve të PD ishte të zhvillohet mocioni me debat por pa datë, propozimi ynë të zhvillohet me 14 maj. Për çështjet e Europës.

The post Balla i drejtohet opozitës: Kemi 83 mandate dhe nuk hamë presione, ju s`keni votuar asnjë ligj të BE-së appeared first on Albeu.com.