baki ejupi Archives - Albeu.com

Mjeku i njohur nga Britania: A duhet bërë doza e katërt e vaksinës dhe ç’do të ndodhë pas disa javësh në Shqipëri
Dr. Baki Ejupi, mjek pranë Shërbimit Kombëtar Spitalor britanik, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, u shpreh se varianti Omicron nuk është kaq i rrezikshëm sa në fillim. Duke iu referuar situatës në Angli, me rritjen e përqindjes së të vaksinuarve dhe të të infektuarve me Omicron, Dr. Ejupi shtoi se në muajt e ardhshëm do të kemi kaluar në endemi.

“Shifrat kanë filluar të bien. Një numër i caktuar faktorësh ka sjellë një situatë ku Omicron nuk është më rreziku që ishte para disa javësh. Ne kemi prirë në pandemi me shumë statistika dhe Evropa ka ngecur për deri në katër javë, në kuptim të rritjes së numrit. E kemi arritur pikun të parët dhe besohet se ajo më e keqja ka kaluar për Omicron. Përderisa nuk kemi ndonjë varianti tjetër që bëhet me interes besojmë se ky është fillimi i fundit.

Është e pamundur të eliminojmë mundësinë e varianteve të reja edhe pse nuk dëgjojmë për variante të reja. Mutacionet ndodhin gjithë kohës por po shpresojmë se nuk do të ketë mutacion sikur Delta apo Omicron. Përderisa ka infeksion në popullatë, virusi lëviz dhe muton por shpresa është se nuk do të kemi një variant të kemi që të paraqesë rrezik për popullatën si variantet e tjera dhe të kulmojë në numra të mëdha.”, tha ai.

Duke iu referuar institucioneve shëndetësore britanike, Dr. Ejupi shtoi se deri më tani është vlerësuar se nuk është e nevojshme marrja e dozës së katërt të vaksinës.

“Nuk e dimë përgjigjen ende por po besojmë se deri nga pranvera do të kthehemi në normalitet, do të jetojmë në endemi, do të jetojmë me virusin. Nëse do të jepet doza e katërt apo jo, agjensia për shëndetësinë publike, deri më tani ka vlerësuar se doza e katërt nuk nevojitet por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndryshojë dhe se do të kemi përfshirjen e Covidit në vaksinimin vjetor krahas me virusin sezonal. Në pranverë do të largohen të gjitha masat nëse numri i infeksioneve shkon me këtë trend në mënyrë që popullatat dhe ekonomia të munden të zhvillohen.”, theksoi mjeku.

A do të ketë një lehtësim masash? “E vetmja masë që ka mbetur e detyrueshme është vendosja e maskave në publik. Por masat të tjera do të lehtësohen. Besoj në javët e ardhshme dhe kjo mund të afektojë dhe udhëtimet brenda dhe jashtë. Ka gjasa që dhe këshillimi në kuptim të izolimit pas infeksionit të ndryshojë. Tani ka rënë në 5 ditë, personi mund të dalë nga izolimi në ditën e 6 nëse ka një test negativ.

Kjo do të lehtësohet dhe do të zëvendësohet me një lloj udhëzimi se si njerëzit duhet të sillen nëse janë infektuar në varësi të pasqyrës klinike të sëmundjes.”, shtoi mjeku. Dr. Ejupi u ndal gjithashtu dhe tek situata në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai parashikoi se në javët e ardhshme do të ulet numri i të infektuarve që do të sjellë dhe lehtësim të masave.

“Numrat në Kosovë janë në ngritje por besojmë se nuk do të ketë rëndim të ndjeshëm të situatës. E përcjell situatën dhe në Shqipëri dhe të dyja vendet janë krahasim më mirë sesa vendet e rajonit. Besoj se deri në 4 javë dhe në dy vende numri do të bjerë dhe do të përcillet dhe me lehtësimin e masave.“, përfundoi mjeku.

The post Mjeku i njohur nga Britania: A duhet bërë doza e katërt e vaksinës dhe ç’do të ndodhë pas disa javësh në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Mjeku shpjegon arsyet pse Delta Plus nuk paraqet një shqetësim
Baki Ejupi, gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, theksoi se mutacioni i ri Delta Plus nuk paraqet një shqetësim për faktin se deri më tani nuk është vënë re një rritje e numrit të hospitalizimeve dhe vdekjeve. Ai shtoi se një arsye tjetër inkurajuese është dhe vaksina sepse nuk e humbet efektivitetin ndaj këtij mutacioni.

“Këto mutacione janë pjesë normale e shfaqjeve jo vetëm te koronavirusi, po disa prej tyre rezultojnë me veti të reja klinike dhe epidemiologjike. Delta Plus u zbulua në prill të këtij viti në Indi. Megjithëse, studimet janë të vogla dhe kanë numra të vogël pacientësh, sugjerojnë se ky mutacion mund të jetë më i trasmetueshëm por jo deri më tani më i rrezikshëm, nuk duket se po prodhon një pasqyrë më të rëndë klinike.

Nuk ka indikacione deri më tani se ky variant paraqet një mundësi të evazionit ndaj trajtimit me vaksinë. Për momentin është në Angli, është me interes por jo shqetësues. Arsyeja pse është vërejtur në Angli është se këtu ne kemi një sistem të përsosur të detektimit dhe monitorimit të varianteve të reja deri më tani delta plus është vënë re në 10 vende dhe në Angli paraqet jo më shumë e 6 përqind të infeksione momentale.

Delta është përhapur në 60 vende dhe paraqet një infeksion në 80 përqind. Është një dallim inkurajues sepse më pak njerëz janë më të prekur nga Delta Plus dhe deri më tani nuk ka të dhëna që paraqet problem me vaksinën.” u shpreh ai. /abcnews.al

The post Mjeku shpjegon arsyet pse Delta Plus nuk paraqet një shqetësim appeared first on Albeu.com.